AIM: start



SUN, 30 SEP 2001 19:01:36 GMT

Pingpong politik Tirane me Konferencen islamike

AIM TIRANA, 30.09. 2001

Nje ftese e derguar ditet e fundit ne Tirane, krahas 56 kryeqyteteve te tjera te vendeve anetare nga Sekretariati i Pergjithshem i Organizates se Vendeve Islamike, per te marre pjese javen e pare te tetorit ne nje sesion te jashtezakonshem te ministrave te jashtem te kesaj organizate ne Doha te Katarit, ka shkaktuar nje siklet jo te vogel ne Tirane. Ndonese pas pak javesh mbushen dhjete vjet nga koha kur Shqiperia u pranua vezhguese ne Organizaten e Vendeve Islamike dhe nente vjet qe kur u be anetare e saj, ne Tirane vazhdon ende si ne nje teater absurd diskutimi politik a eshte apo nuk eshte Shqiperia anetare e Organizates se Vendeve Islamike. Debati politik mori nje shkalle me te larte nxehtesie pas atentateve terroriste kunder WTC ne New York dhe kur mbare mediat shqiptare u dominuan nga tema e nje terrorizmi islamik dhe e lidhjeve te mundeshme te celulave terrroriste me Shqiperine. Ne kete kuader ka dale perseri ne plan te pare diskutimi a eshte apo nuk eshte Shqiperia anetare e Organizates se Vendeve Islamike.

Ceshtja e anetaresimit te Shqiperise ne Organizaten e Vendeve Islamike eshte nje nder temat me kontraverse te luftes politike midis dy partive kryesore politike, Partise Socialiste, qe drejton koalicionin qeveritar dhe Partise Demokratike, qe drejton opoziten .Me te plasur debati per ceshtjen e terrorizmit islamik pas tragjedise se re amerikane, mediat prane Partise Socialiste me fuqi nisen akuzat per ish qeverine e Partise Demokratike te ish presidentit Sali Berisha, (1992-1997), se eshte ajo qe e ka futur Shqiperine ne Organizaten e Vendeve Islamike, se eshte ajo qe ka tentuar ta coje Shqiperine drejt Orientit e jo drejt Perendimit,etj. Nga ana e tyre mediat prane Partise Demokratike, nga pozita mbrojtjeje kundersulmuan me akuzen se ka qene Partia Socialiste ajo qe e ka futur e para Shqiperine si vezhguese ne Organizaten e Vendeve Islamike. Eshte nje ping-pong i vertete politik, i cili ka krijuar nje peshtjellim real per kete teme te grindjeve te tyre rreth politikes se jashtme te vendit.

Elementet interesante te debatit ne politiken shqiptare per pjesemarrjen ne Organizaten e Vendeve Islamike jane dy. Se pari, qe si njera ashtu dhe tjetra parti kryesore, pavaresisht se njera me shume e tjetra me pak, kane krijuar ne publik opinionin se anetaresimi ne Organizaten e Vendeve Islamike ka qene nje herezi, nga e cila duhet gjetur menyre per t’u terhequr.Se dyti, as njera dhe as tjetra parti, qe kane drejtuar qeverisjen e vendit, nuk guxojne t’i referohen dokumenteve te anetaresimit, por njera pale, PS, deklaron se nuk ekzistojne dokumente dhe pala tjeter, PD, hesht dhe nuk mbron vendimin qe ka marre vete.

Ne te vertete dokumentet ekzistojne dhe ato jane te depozituara si cdo lloj dokumenti i nje organizate nderkombetare. Shqiperia eshte pranuar vezhguese e kesaj organizate me 7 dhjetor te vitit 1991, gjate qeverisjes se presidentit te fundit komunist te Shqiperise, Ramiz Alia dhe eshte pranuar anetare gjate presidences se presidentit Sali Berisha ne dhjetor 1992. Nje leter e nenshkruar nga ministri i jashtem i atehershem i Shqiperise, Alfred Serreqi (i besimit katolik), me 23 tetor 1992 i kerkonte zyrtarisht Organizates se Vendeve Islamike qe te pranohej anetare me te drejta te plota Shqiperia sepse” eshte e lidhur me nje miqesi te vjeter dhe me tradita te njejta historike, kulturale dhe religjioze me boten islame”. Me 2 dhjetor 1992 ne sesionin e jashtezakoneshem te konferences se ministrave te jashtem te kesaj organizate ne Xhedah te Arabise Saudite, Shqiperia pranohet anetare me te drejta te plota. Nuk eshte sekret se nje nga motivet me te forta te qeverise se atehershme per anetaresim te vendit me te varfer te Evropes ne kete organizate ishin shpresat e saj te medha per ndihma te fuqishme financiare nga vendet arabe. Por zhgenjimi ne kete drejtim ka qene i madh.

Partia Socialiste, qe vjen nga nje background politik i afert me Partine Komuniste te Punes dhe me ateizmin e saj, dhe e cila ne vitin 1992 ishte ne opozite, qe ne fillim e ka sulmuar anetaresimin ne organizaten e vendeve islamike, me synimin qe te fitoje kapital politik ne Perendimin antikomunist e katolik. Kur Partia Demokratike e Berishes u rrezua nga pushteti ne qershor 1997, Partia Socialiste qe e zevendesoi ate, jo vetem vazhdoi kursin e akuzave, por i uli ne minimum kontaktet dhe nivelin e pjesemarrjes ne veprimtarite e Organizates se Vendeve Islamike. Por edhe ajo nuk duket se ka fituar ndonje gje te madhe me kete qendrim.

Ajo qe e ben situaten disi komike eshte fakti se zyrtaret e larte te qeverise se koalicionit te majte, qe erdhi ne fuqi me 1997, deklaruan zyrtarisht se nuk kane gjetur asnje dokument zyrtar qe te vertetoje se Shqiperia eshte pranuar antare e organizates se mesiperme. Madje nje delegacion i parlamentit shqiptar te legjislatures se mepareshme ndermori me buje edhe nje udhetim ne Iran dhe kur u kthye andej deklaroi se nuk ka gjetur asnje dokument. Edhe ish zyrtaret e larte te qeverise se mepareshme demokratike, ne vend qe deklaronin dhe deshmonin hapat zyrtare te tyre ne marredheniet me Organizaten e Vendeve Islamike, heshtin, duke kujtuar se mbrojne veten, por ne fakt duke shtuar konfuzionin ne publik.

Eshte e habiteshme, por reale, se sensibiliteti ndaj anetaresimit ne Organizaten e Vendeve Islamike ka qene dhe eshte me i madh brenda ne Shqiperi se sa ne shtetet e perendimit. Lufta e Bosnjes dhe e Kosoves ,ku SHBA dhe Evropa u rreshtuan ne mbrojtje te popujve myslimane qe nje deshmi per kete. Eshte per t’u vene ne dukjes se fill pas anetaresimit te Shqiperise ne Organizaten e Vendeve Islamike, Tiranen e vizituan si Papa Gjon Pali i Dyte ashtu edhe sekretari i pergjitshem i NATO-s Manfred Verner. Ne te vertete ata qe e mbajne ndezur dhe duke se e fryjne me shume ceshtjen e anetaresimit te Shqiperise ne kete organizate jane disa shtete te rajonit dhe disa qarqe politike ne Tirane jane teper te ndjeshem se cfare thone fqinjet e saj per hapat e ndryshme te politikes se jashteme.

Duke mos fituar ndonje gje te madhe nga kjo intransigjence e pakerkuar nga Perendimi ne drejtim te Organizates, Shqiperia nga ana tjeter mund te shkoje drejt mundesise se humbjes se mbeshtetjes se votave te 56 vendeve te kesaj organizate, e cila e njelloj si Perendimi, i ka mbeshtetur shqiptaret me rezolutat per Kosoven.

Organizata e Vendeve Islamike eshte kthyer ne nje ping pong politik, ku lojtaret e politikes shqiptare midis tyre nuk dine kujt t’ia lene topin, ku spektatoret nga shtetet e Perendimit tregohen indiferente dhe ku spektatoret nga shtetet e rajonit duartrokasin humbjet e topave, si nga pozita ashtu dhe nga opozita shqiptare.

ARJAN LEKA