AIM: start



SUN, 30 SEP 2001 08:10:21 GMT

Regjistrimi i serbėve

Mitrovicė, 26.09.2001.

Mė 22 shtator ka pėrfunduar regjistrimi i popullatės civile dhe elektoratit nė Kosovė pėr zgjedhjet e parapara tė mbahen mė 17 nėntor. Ajo qė, ndėrkaq, nuk ėshtė saktėsuar ende ėshtė sa i janė pėrgjigjur kėtij procesi pjesėtarėt e komuniteteve minoritare - serbe, turke, boshnjake... Zyrtarė tė Misionit Civil nė Kosovė ende nuk i kanė shpallur tė dhėnat e pėrgjithshme. Pėr njė moment, pėr shkak tė prezentimit tė tyre jo tė saktė, kjo ka shkaktuar edhe kundėrshtimet e pėrfaqėsuesve tė shumicės shqiptare, tė cilėt kuptuan fillimisht se janė regjistruar rreth 170 mijė serbė tė Kosovės, gjithnjė derisa nuk u dhanė shpjegimet se kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėr popullatėn serbe, por edhe pėr boshnjakėt, romėt, ashkalinjtė dhe grupe tė tjera etnike. Tė dhėnat qė i publikuan shefi i Misionit tė OSBE-sė, Dan Everts, dhe zėvendėskomisari republikan pėr refugjatėt, Dragisha Dabetiq, janė mjaft tė ngjashme. Nė tė vėrtetė, Dabetiqi ka publikuar se janė regjistruar gjithsejt, pėrfshirė kėtu edhe ata qė kanė mbetur nė Kosovė, mė shumė se 170 mijė, ndėrsa nė vetė Kosovėn janė regjistruar diē mė shumė se 69 joshqiptarė, tė cilėt do tė kenė tė drejtėn e votės nė zgjedhjet kosovare tė parapara pėr muajin nėntor. Zėdhėnėsi i UNMIK-ut nė Mitrovicė, z. Kuk, ka deklaruar se nė tėrė Kosovėn janė regjistruar 92 300 persona, ndėrsa sa i pėrket regjionit tė Mitrovicės janė regjistruar gjithsejt 31 811 persona. Sipas pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė dhe tė atyre serbė tė pushtetit, procesi i regjistrimit ka qenė i suksesshėm - si nė territorin e Kosovės, ashtu edhe nė Serbi dhe nė Malin e Zi. Megjithatė, duket se pjesėtarėt e komunitetit serb as tani nuk janė mė pak tė hutuar sesa gjatė procesit tė regjistrimit...

Mė 30 korrik, pra para rreth tetė javėsh, kur zyrtarisht qe caktuar dita e fillimit tė regjistrimit, serbėt e Kosovės e kishin njė qėndrim tė prerė: "Nuk ka dalje nė regjistrim". Me muaj tė tėrė mė parė liderėt politikė pėrsėrisnin qėndrimin se serbėt duhet ta bojkotojnė procesin e regjistrimit pėr tė mos ia dhėnė legjitimitetin "krijimit tė shtetit shqiptar nė Kosovė". Beogradi zyrtar nė atė kohė priste nė heshtje. Apelet e drejtuara nga bashkėsia ndėrkombėtare pėr tė dalė nė procesin e regjistrimit, me shpjegimin shtesė se kjo nuk do tė thotė edhe dalje nė zgjedhje, hasnin nė veshė tė shurdhėr. Por, duket se edhe pėr kėtė ekziston njė shpjegim. Me qėllim ose jo, qytetarėve askush nuk ua ka shpjeguar qė ekzistojnė dy procese regjistrimi: ai civil dhe regjistrimi i zgjedhėsve potencialė pėr zgjedhjet e ardhshme. Nga ana tjetėr, OSBE, i cili ėshtė i nngarkuar pėr realizimin e tė dy regjistrimeve, e filloi fushatėn e vet me hapjen e qendrave tė regjistrimit. Por, mund tė thuhet se edhe aty janė bėrė lėshime. As aty nuk ėshtė veēuar procesi i regjistrimit civil nga ai i votuesve. Sllogani i tyre qė ėshtė dashur t'i pėrfitojė qytetarėt serbė pėr t'u regjistruar ishte: "Nėse nuk regjistroheni kėsaj vere, nuk do tė keni tė drejtė tė merrni pjesė nė zgjedhjet kosovare tė kėtij viti"...

Pėr qytetarėt, qė tanimė kishin dėgjuar se bashkėsia ndėrkombėtare do t'i detyronte tė dalin nė zgjedhje, ky sllogan ishte vetėm edhe njė dėshmi mė shumė. Nė pjesėn veriore tė Mitrovicės u shfaq problemi lidhur me selitė e qendrave tė regjistrimit. Qytetarė tė atjeshėm nuk dėshironin tė ofronin lokale pėr kėtė qėllim. Fillimi i procesit tė regjistrimit kėshtu u vonua, tek pastaj u gjetėn zgjidhje alternative. U vendos mė nė fund njė shtėpizė-kontejner pranė stacionit policor tė UNMIK-ut. Pikėrisht pėr tė gjitha kėto arsye tė cekura, pėrgjigjja e serbėve ndaj procesit tė regjistrimit nė fillim ishte minimale. Ata qė dėshironin tė regjistroheshin - nuk guxonin, sepse, siē thonė ata, kanė qenė tė kėrcėnuar... Edhe pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare nuk rrinin duarkryq. Duke shpjeguar me kėmbėngulje se me mosregjistrim komunitetet minoritare nė Kosovė do tė humbasnin shumė, ajo ka ushtruar edhe njė presion tė fuqishėm nė Beograd. Kėtė e kishte pėrjetuar personalisht edhe nėnkryetari i qeverisė serbe, Nebojsha Ēoviq, gjatė qėndrimit javėn e kaluar nė Kėshillin e Sigurimit nė Nju Jork bashkė me shefin e Misionit tė OKB-sė nė Kosovė, Hans Haekkerupin. Nė tė vėrtetė, anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit kanė kėrkuar nga Ēoviqi qė Beogradi zyrtar ta pėrdorė autoritetin e tij dhe ta motivojė popullatėn serbe nė Kosovė qė nė njė numėr sa mė tė madh t'i pėrgjigjet procesit tė regjistrimit. Kthesa e shpejtė nė qėndrimet rreth regjistrimit nė Kosovė te politikanėt nė Serbi i pati efektet e duhura. U prononcua edhe kryetari i Jugosllavisė, Vojisllav Koshtunica, ndėrsa patriarku Pavle edhe vetė u regjistrua nė Kosovė, ku me vite tė tėra kishte shėrbyer. Vetėm nė Mitrovicė kishte ende hezitime, ku kishte dhe ende ka pėrplasje mendimesh midis politikanėve lokalė rreth ēėshtjes se a duhet regjistruar a jo. Me qėllim tė nxitjes sė pjesėmarrjes sa mė tė madhe nė procesin e regjistrimit, kryetari i komunės sė Leposaviqit, Nenad Radosavleviq, nuk ngurroi qė tė regjistrohej publikisht, nė prani tė mediave, derisa mitrovicasit edhe mė tej i mundonin dilema tė ndryshme rreth ēėshtjes sė regjistrimit, qė midis tjerash ishte edhe pasojė e mosinformimit. Por para sė gjithash, ajo ishte pasojė e mosbesimit tė serbėve ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare, respektivisht frikės nga manipulimet e mundshme me numrin e personave tė regjistruar tė ncionalitetit serb. Nga ana tjetėr, ka edhe pėrfaqėsues ndėrkombėtarė tė tillė qė nuk e kanė tė qartė pse nė regjistrin civil nuk mund tė pėrfshihen edhe personat q nuk i kanė mbushur 16 vjet, nė kohėn qė nė vendvotime mund tė dalin vetėm personat e moshės madhore, respektivisht ata qė i kanė mbushur 18 vjet. Vėrejtjet mė tė mėdha rreth procesit tė regjistrimit, tė cilin e organizon dhe realizon OSBE, i kishte anėtari i sekretariatit tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė SPS pėr Pejėn dhe kryetari i kėsaj partie pėr Kosovėn, Dobrosav Radoviq. Ai ka deklaruar se serbėt nė Kosovė i janė ekspozuar njė presioni tė "paparė" pėr tė dalė nė zgjedhjet e 17 nėntorit dhe se regjistrimi i zgjedhėsve ėshtė "shndėrruar nė njė farsė tė zakonshme, ndėrsa presionet, mashtrimet dhe shantazhet kanė arritur kulminacionin e tyre". Sipas tij, UNMIK-u dhe KFOR nuk u ofrojnė ndihmė as pėrcjellje pėr konvojet dhe masa tė tjera sigurie atyre qė nuk i pėrgjigjen procesit tė regjistrimit, ndėrsa nė anėn tjetėr Koshtunica, Gjingjiq, Ēoviq, Momēillo Trajkoviq dhe tė tjerė i ftojnė vazhdimisht qė tė regjistrohen me pohimin e rrejshėm se ashtu do tė shihet sa ka serbė dha cila ėshtė prona e tyre. Radoviq ka thėnė se me regjistrim nuk mund tė pėrcaktohet vėrtet "sa ka serbė dhe ēka ėshtė serbe, sepse kurrė nuk regjistrohen anėtarėt dhe shtėpitė". Mirėpo, Dobrosav Radoviq nuk ėshtė i vetmi qė pohonte se UNMIK-u dhe KFOR-i po i "shantazhojnė" serbėt pėr t'u regjistruar duke mos u ofruar siguri.

Megjithatė, fushata pėr dalje nė vendregjistrime ka filluar. Radiostaacionet lokale gjithnjė e mė shumė hapėsirė i kushtonin kėsaj ēėshtjeje, janė shpėrndarė afishe dhe gazeta qė, mė nė fund, numri i tė regjistruarve tė rritej edhe nė Mitrovicė.

Me vendimin e shefit tė OSBE-sė, affati i regjistrimit u shty edhe pėr 14 ditė dhe mu nė kėtė periudhė u shėnua numri mė i madh i qytetarėve tė regjistruar nė pjesėn veriore tė Mitrovicės. Mirėpo, ky nuk ėshtė fundi i storjes. Pasojnė zgjedhjet e pėrgjithshme nė Kosovė. Pėr pjesėmarrje nė to ėshtė paraqitur edhe "Koalicioni Kthimi", tė cilin e pėrbėjnė tri parti politike dhe njė nismė qytetare: Partia Demokristiane me pėrfaqėsuesen e saj Rada Trajkoviq, pastaj Demokracia e Re me Nenad Radosavleviqin nė krye, ndėrsa Lėvizjen Serbe tė Rimėkėmbjes e pėrfaqėson Rangjell Nojkiq. Nismėn qytetare e pėrbėjnė qytetarė tė Pejės qė pėr momentin nuk jetojnė nė kėtė qytet. Njė ndėr kandidatėt e mundshėm ishte edhe Serbia e Re, por kryetari i saj Vela Iliq u tėrhoq me arsyetimin se nė zgjedhje do tė marrin pjesė tė gjitha partitė ose asnjėra nga ato. Rada Trajkoviq ka theksuar para disa ditėsh se "Koalicioni Kthimi" e gėzon mbėshtetjen e DOS-it, mirėpo askush nuk ėshtė pronocuar ende rreth kėtij pohimi. Vetėm presupozohet se kėtij koalicioni do tė mund t'i bashkoheshin nė ēastin e fundit edhe 15 parti politike tė tjera, organizata joqeveritare dhe nisma qytetare. Qytetarėt janėė pėrsėri tė hutuar dhe shumė nga ata konsiderojnė se nuk duhet dalė nė zgjedhje. Ka edhe tė atillė qė nuk e dinė "as si tė sillen as ēfarė tė mendojnė". Ende pritet qėndrimi zyrtar i Beogradit, i cili qė nga pėrfundimi i regjistrimit nuk ėshtė prononcuar rreth ēėshtjes - tė dilet nė zgjedhje a jo. Natyrisht, nėse pėrjashtohen disa deklarata tė nėnkryetrit tė qeverisė serbe, Nebojsha Ēoviq, me tė cilat pohonte se nuk ekzistojnė kushte pėr daljen e popullatės serbe nė zgjedhje. A bėhet fjalė vetėm pėr kalkulime politike a diē tjetėr, do tė mėsohet mė 3 tetor, kur edhe fillon zyrtarisht fushata paraelektorale.

AIM Mitrovicė, Valentina ĒUKIQ