AIM: start



SUN, 30 SEP 2001 00:20:59 GMT

Kosova nė terr

Prishtinė, 29.09.2001.

Njė teori pohon se dinosaurėt i ka mbytur mosha dhe pesha e tyre e madhe. Teoria tjetėr thotė, ndėrkaqa, se ata u zhdukėn pėr mungesė tė ushqimit. Dikur edhe vlerėsimet e administratorit tė Kosovės, z. Bernard Kushner, se termocentralet do tė kenė fatin e dinosaurėve, mė shumė kuptoheshin si deklarata tė njė njeriu i cili nuk ėshtė shumė i afėrt me realitetin kosovar.

Energjetika, sė bashku me xehetarinė, nga shqiptarėt e Kosovės janė ngritur nė mit. Ato pėrbėnin tėrė kuptimin ekonomik tė Kosovės, perspektivėn e saj, kapitalin qė do ta lidhė me botėn, por edhe fuqinė revolucionare kur ėshtė nė pyetje krijimi dhe mbrojtja e shtetėsisė.

Ka analistė qė thonė se situatėn energjetike nė Kosovė nuk duhet kuptuar aq tė errėt, pa marrė parasysh se mungesat e rrymės janė tė gjata dhe tė shpeshta. Kėta analistė, tė mbėshtetur mė shumė nė anėn patriotike e revolucionare, thonė se kjo ėshtė njė gjendje momentale. "Do ta tejkalojmė kėtė situatė, posa tė shkojnė tė huajt", pohojnė ata duke fajėsuar UNMIK-un dhe strukturat e tij pėr uzurpim tė tė gjitha kompetencave nė Korporatėn Elektroenergjetike tė Kosovės.

Por, realiteti e demanton kėtė grup tė analistėve. Termocentralet e Kosovės do t'i nėnshtrohen teorisė sė parė pėr dinosaurėt. Ata do t'i mbytė mosha dhe pesha, pėrndryshe ushqim kanė mjaft.

Pas luftės, Korporata Elektrenergjetike e Kosovės, ka zėnė vendin e parė nė listėn e kompanive qė kanė pėrfituar mė sė shumti nga donacionet e huaja. Investimi kaq i madh nė kėtė degė ėshtė arsyetuar me faktin se zhvillimi ekonomik i Kosovės ėshtė shumė i ndėrlidhur me energjinė elektrike, siē e tha z.Andy Bearpark, numri njė i Bashkimit Evropian nė Kosovė. Rreth njė miliardė marka gjermane janė vlerėsuar nevojat e pėrgjithshme financiare tė KEK-ut. Me kėto para Korporata... ėshtė dashur tė revitalizohet si nė aspektin prodhues ashtu edhe financiar, ndėrsa qytetarėt tė kenė energji elektrike me "bollėk".

Qė tė rrumbullakėsohet kjo shumė duhet tė sigurohen edhe 220 milionė marka, ndėrsa qė shuma tjetėr nė mbi 700 milionė tashmė ėshtė investuar, thuhet nė njė raport tė mėhershėm tė Departamentit pėr Shėrbime publike, nėn qeverisjen e sė cilit ndodhen "instalimet" elektroenergjetike tė Kosovės.

Sipas zyratėve tė lartė, qė nga korriku e deri nė fund tė dhjetorit tė vitit 2000, janė investuar 375 milionė marka nė riparimin dhe transformimin e sektorit tė energjisė, ndėrsa donatori kryesor ka qenė Agjensioni Evropian pėr Rindėrtim. Po kėshtu, sivjet rreth 330 milionė marka janė premtuar nga donatorėt. Pos AER-it, donatorė tė tjerė tė rėndėsishėm janė edhe Britania e Madhė, qė investoi 38,5 milionė marka, pastaj Gjermania me 31,1 milionė, Danimarka me 24 milionė, Japonia me 19,20 milionė, etj. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėrmes USAID-it kanė ndihmuar me 15 milionė marka, kryesisht sistemin e distribuimit tė energisė nė komuna, si Mitrovica e Gjilani, dhe trajnimin pėr menaxhimin financiar nė regjione.

Vitin e shkuar Agjencia Evropiane pėr Rindėrtim investoi gjithsejt 110 milionė marka gjermane.

Qėllimi i pėrcaktuar sivjet ishte qė nga prodhimi vendor tė plotėsohej 80 pėr qind tė konsumit nė Kosovė. Parakushtet pėr kėtė gati sa ishin plotėsuar: duke importuar rrymė gjatė muajve tė dimrit qė shkoi, ishte arritur qė tė bėhen rezerva tė mjaftueshme thėngjilli pėr punėn e termocentraleve. Megjithatė, riparimi afatgjatė i dy "gjeneratorėve" nė TC "Kosova B", dhe riparimet emergjente tė blloqeve tė TC "Kosova A", ėshtė dashur tė jetė rruga me tė cilėn do tė arrihej synimi qė Kosova tė prodhojė rreth 580 MW energji elektrike. Investimi mė i madh nė elektroenergjetikė ėshtė ai prej 130 milionė markash, qė u realizua nga AER-i pėr kompletimin e riparimit tė bllokut B2 dhe pėr riparimin e pėrgjithshėm tė bllokut B1, si dhe 40 milionė tė tjera pėr mihjet e thėngjillit. Blloku i parė i TC Kosova B ėshtė nxjerrė nga prodhimi kah fundi i muajit prill pėr tė "shkuar" nė riparim gjeneral, i cili, sipas zyrtarėve , duhet tė zgjasė deri nė fund tė muajit shtator.

Riparimi i kėtij blloku kushton 50 milionė Euro (100 milionė marka), ndėrsa kryerja e punėve i ėshtė besuar firmės gjermane "Bapcock". Drejtori i TC Kosova B, z. Sabri Hashani, ka deklaruar se " ky bllok do tė riparohet vetėm pjesėrisht, edhe pse ėshtė thėnė se riparimi do tė jetė gjeneral'.

Pos investimeve tė bėra sivjet, njė shumė e konsiderueshme e parave, vlera e plotė e tė cilave nuk ėshtė berė e ditur asnjėherė, ėshtė investuar nė kėtė bllok edhe gjatė dy viteve tė mėhershme. Blloku B2 i ėshtė nėnshtruar fazės sė dytė tė riparimit, i cili ka filluar nė muajin korrik dhe ka marrė fund mė 11 shtator. Viti i dytė i riparimit tė bllokut ka kushtuar rreth 40 milionė marka, ndėrsa kur kėsaj vlere t'i shtohen edhe 80 milionė marka, shuma e pėrgjithshme e mjeteve tė investuara nė tė ėshtė 120 milionė marka. Sipas deklaratave tė mėhershme, 15 shtatori do tė duhej tė shėnonte fundin e riparimit tė pėrgjithshėm tė kėtij blloku, i cili ksihte nisur verėn e kaluar. Nė ditėt e para tė testimit, blloku ka prodhuar vetėm 190-200 MW energji elektrike, ndėrsa nė bazė tė kontratės kryesi i punės nė fund tė riparimit ėshtė dashur tė garantojė se ai do tė prodhojė 270 MW. Njė ditė mė vonė nė bllok janė shėnuar rrjedhje nė kazanėt, dhe ai ka rėnė nga sistemi.

Derisa TC Kosova B i ėshtė kushtuar mė shumė kujdes, pėr faktin se ai ėshtė njė termocentral me nje moshė mesatare dhe mund tė aftėsohet pėr prodhim, nė TC Kosova A pėrpjekjet mė shumė kanė qenė tė sferės emergjente. I quajtur me tė drejtė njė "dinosaur", ky termocentral ėshtė shumė i vjetėr dhe i amortizuar pėr tė bėrė pėrpjekje pėr ta revitalizuar, por tė gjitha paratė qė investohen nė tė kanė pėr qellim qė ky termocentral me aq mundesi sa ka tė ndihmojė nė "konton" e prodhimit tė energjisė. Investime janė bėrė nė riparimin e blloqeve A1, A3 dhe A4, kryesisht nga firma gjermane KfW. Por, nė termocentralin "Kosova A" ka ndodhur qė pėr riparimet, pėrkatėsisht sigurimin e mjeteve kanė participuar KEK-u dhe donatori. Riparimi i Bllolokut A4 ėshtė ende duke u bėrė.

Ndėrmjet shifrave tė investimit dhe atyre tė prodhimit ėshtė njė sekret i relacioneve ndėrmjet ndėrkombėtarėve dhe i stafit lokal nė termocentrale. Kėta tė dytėt thonė se punėt dhe pajimet janė shumė tė shtrenjta, me ēka dėshirojnė tė asociojnė nė keqpėrdorime.

Ndėrkombėtarėt, kryesisht ata tė Agjencia pėr Rindėrtim thonė se po japin para, po punojnė, por nė termocentrale ballafaqohen edhe me sabotime. Ka derdhje tė shopeshta nė kazan, nė vend tė qymyrrit vjen edhe baltė, ka ndodhur qė nė mulli pėr blurajen e qymyrit tė hedhen gurė... Ata flasin edhe pėr ndėrprerje tė qėllimshme tė linjave nė rrjetin elektrik...

Konfrontimi i tillė, megjithatė i hap udhė dushimit se kėtu nuk ėshtė diēka nė rregull. Nuk ėshtė e kuptueshme qė tė investohen 120 milionė marka pėr riparimin e njė blloku, i cili prodhon mė pak se para riparimit.

Kosova, me njė potencial tė instaluar prej 1.350 MW, sot nuk mund tė sigurojė as 400 MW. Ēfarė do tė ndodhė dimrit, kur konsumuesit kėrkojnė dy herė mė shumė energji elektrike, apo nė kohėn kur industria do tė jetė mė aktive se tani.

Ēėhstje, kėto, qė nuk kanė shumė pėrgjigje. Ashtu si nuk ka pėrgjigje nė pyetjen deri kur nė Kosovė do tė mbretėrojė terri.

AIM Prishtinė, Ibrahim REXHEPI