AIM: start



SAT, 29 SEP 2001 22:39:44 GMT

Zgjedhjet kosovare - pėrgatitjet dhe mėdyshjet

Prishtinė, 29.09.2001.

Pėrfaqėsuesit e 26 entiteteve politike tė Kosovės, nė njė ditė tė ngrohtė shtatori u gjetėn para njė mikseri ku ishin 26 toptha tė vegjėl. Ata po vendosnin kėsisoji nėpėrmjet shortit renditjen e tyre nė fletėvotimin e disenjuar nga Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė pėr zgjedhjet e pėrgjithshme tė 17 nėntorit nė Kosovė. Dhe kjo formė e renditjes u cilėsua si mėnyra mė e drejtė dhe mė e paanshme. Paraqitja e subjekteve nė fletėvotim fillon nga numri 10, e jo nga numri njė, gjė qė sipas OSBE-sė ėshtė bėrė me qėllim tė shmangies sė ēdo keqkuptimi, pėrkatėsisht krijimi tė ndonjė avantazhi simbolik pėr ndonjėrin nga entitetet politike. Njė elektorat ende i pamėsuar me votimin demokratik, apo i mėsuar qė gjėrat t'i servohen nė stilin "unė jam i pari" edhe mund tė lajthitej.

Ky moment, i cili madje u vlerėsua si "solemn" nga zyrtarėt e OSBE-sė, nė fakt shėnoi njėfarė kufiri ndėrmjet procesit tė regjistrimit tė votuesve dhe fushatės parazgjedhore. Procesi i regjistrimit edhe njėherė u "glorifikua" si njė sukses i jashtėzakonshėm. Autoritetet gati sa nuk kanė "fluturuar" nga gėzimi qė pjesėtarėt e komunitetit serb dolėn nė vendregjistrime dhe kėsisoji hapėn rrugėn pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet e pėrgjithshme. Pjesėmarrja e tyre, sikurse edhe e komuniteteve tė tjera joshqiptare, ka ēuar nė mbi njė milion e njėqindmijė numrin e votuesve pėr dallim nga zgjedhjet vendore tė vitit tė kaluar kur ishin regjistruar 930 mijė votues. Ambasadori Everts tha se 83 pėr qind e tyre janė shqiptarė, ndėrsa 17 pėr qind nga komunitetet tjera.

Partitė politike shqiptare, sikurse edhe ato tė komunitetve tjera joserbe tė Kosovės, nuk kanė pasur shumė probleme nė certifikimin e tyre pėr zgjedhjet e pėrgjithshme. Shumica kanė respektuar afatet pėr plotėsimin e kritereve tė pėrcaktuara nga OSBE-ja, ndėrsa disa parti mė tė vogla nuk janė certifikuar pėr shkak tė "parregullsive", pėrkatėsisht falsifikimit tė nėshkrimeve. Kėtė vit njė parti politike duhej tė siguronte 1 mijė nėnshkrime tė qytetarėve me tė drejtė vote, pėrkatėsihst 500 nėnshkrime pėr partitė e minoriteteve. Ndėrsa, pėr minoritetin serb autoritetet ndėrkombėtare, por edhe ato vendore, kėtė viti kishin zgjedhur nja qasje ca mė "zemėrgjerė". Premtimi pėr 10 vende tė rezervuara nė Parlamentin e ardhshėm tė Kosovės, pėr kthimin e tė zhvendosurve, lirinė mė tė madhe tė lėvizjes, zgjatja e afateve pėr regjistrimin e votusve dhe certifikimin e subjekteve politike, ishin vetėm njėra anė e "pėrkėdheljeve" qė u janė bėrė pėrfaqėsuesve politikė serbė pėr t'i bindur qė tė marrin pjesė nė zgjedhje. Njė ditė para hedhjes sė shortit pėr renditje nė fletėvotim, OSBE-ja certifikoi si "nismė qytetare" koalicionin e serbėve tė Kosovės mė emrin "Kthimi". Paraqitja e kėtij koalicioni ishte nė vijėn e veprimit nė stilin "tėrhiq e mos kėput" qė vazhdon tė pėrcillet tash e disa muaj me radhė nga pėrfaqėsuesit politikė tė serbėve. Ndonėse dolėn nė regjistrim dhe certifikuan koalicionin e tyre, pėrfaqėsuesit e kėtij komuniteti thanė se "duhet tė plotėsohen disa kushte themelore para se tė merret vendimi pėr dalje nė zgjedhje". Shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK), Hans Haekkerup, tha se ėshtė shumė me rėndėsi qė serbėt tė marrin pjesė nė zgjedhje, mirėpo tėrhoqi vėrejtjen se ai nuk do tė pranojė kurrfarė kushtesh pėr kėtė pjesėmarrje. Fundi i fundit, tha ai, kjo ėshtė zgjedhja e tyre. Pėrfaqėsuesit shqiptarė po ashtu bėnė thirrje qė serbėt tė dalin nė zgjedhje, mirėpo pa kushtėzime. Ata kanė kėrkuar po ashtu qė nė listat e kandidatėve serbė tė mos ketė njerėz qė janė tė implikuar nė krimet kundėr njerėzimit nė Kosovė. Administratori Haekkerup premtoi se asnjė njeri qė ėshtė nė ēfarėdo liste nuk do tė mund tė jetė kandidat nė kėto zgjedhje. Nė kėtė kuadėr ai i ka dėrguar "instruksione" Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve qė tė mos lejojė kandidimin e personave qė janė tė pėrfshirė nė njė urdhėr ekzekutiv tė presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, George Bush. Shefi i OSBE-sė, Daan Everts, tha se "ky instruksion ėshtė marrė nė bazė tė autoriteteit qė ka administratori nė bazė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, si dhe nė bazė tė informacioneve qė i janė ofruar atij nga ana e qeverisė amerkane". Nė njė situatė tė tillė, tha zoti Everts, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve "nuk kishte rrugė tjetėr - pos ta pranojė dhe zbatojė kėtė instruksion".

Ndėrkohė, pak ditė para fillimit tė fushatės parazgjedhore, Kėshilli i Pėrkohshėm Administrativ i Kosovės, si organi mė i lartė i administratės sė pėrbashkėt, ka vendosur qė Kėshilli Kalimtar i Kosovės (qė deri tash luante rolin e njė miniparlamenti pa fuqi ligjvėnėse) tė shpėrndahet nė fillim tė muajit tė ardhshėm, atėherė kur edhe zyrtarisht fillon fushata parazgjedhore. Po ashtu, tė gjithė "ministrat" vendorė do tė dėrgohen nė pushim me pagesė deri nė fund tė procesit zgjedhor. Ndėrkaq, ėshtė vendosur qė Kėshilli i Pėrkohshėm Administrativ tė vazhdojė punėn deri nė formimin e qeverisė sė re tė Kosovės. Kėshilli i Pėrkohshėm Administrativ nė kėtė periudhė do tė vazhdojė tė funksionojė si njė organ mė i lartė, nė mėnyrė qė tė sigurojė njė kontinuitet tė administratės sė Kosovės.

Mirėpo, "pritja" deri nė themelimin e qeverisė pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme ngre ēėshtjen e kompetencave tė qeverisė sė ardhshme. Misioni i Kombeve tė Bashkuara ka vendosur qė kjo qeveri tė ketė kryeministrin dhe nėntė ministri. Por, aty nuk janė pėrfshirė tri, pėr akterėt politikė vendorė, resoret kyēe: ministria e jashtme, ajo e mbrojtjes dhe ajo e punėve tė brendshme. Kėto, sipas UNMIK-ut, vazhdojnė tė jenė nė kuadėr tė pėrgjegjėsive tė administratorit tė Kombeve tė Bashkuara, i cili edhe mė tej mbetet "njeriu numėr njė nė Kosovė", pavarėsisht se parlamenti i ardhshėm do tė zgjedhė edhe presidentin e Kosovės. UNMIK-u pohon se ėshtė duke kėrkuar vendqėndrim tė ri pėr veten, pėr t'ia liruar vendin qeverisė sė ardhshme tė Kosovės, si dhe po kėrkon vend pėr selinė e presidentit tė ardhshėm tė Kosovės. Kritikėt thonė se kjo ėshtė pėrpjekje qe "vizuelisht" tė krijohet pėrshtypja se nė Kosovė po krijohen institucionet e vetėqeverisjes dhe se pamja e jashtme e gjėrave do tė jetė mbulesė pėr zbraztėsirėn e brendshme. Edhe mė tej, sipas tyre, pėrfaqėsuesit vendorė do tė jenė vetėm njė "dekor" i qeverisjes sė UNMIK-ut, qė do tė vazhdojė t'i mbajė frenat nė duart e tij.

AIM Prishtinė, Besnik BALA