AIM: start



SAT, 29 SEP 2001 13:07:29 GMT

Solidariteti i "ndėrsjellė"

Prishtinė, 25.09.2001.

Syzet e avulluara tė ambasadorit amerikan ne Prishtinė, John Menzies, po i ndihmonin atij pėr tė fshehur sytė e pėrlotur derisa po fliste nė njė shėrbesė nė nderim tė viktimave tė sulmeve terroriste nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Duke qenė nė krah tė krerėve fetarė tė bashkėsive islame e katolike nė Kosovė, ambasadori Menzies tha se "Shtetet e Bashkuara kurrė nuk do tė mund tė shpaguajnė popullin e Kosovės pėr mbėshtetejen e tij ndaj popullit dhe qeverisė amerikane pas sulmeve terroriste. Kjo na bėn qė ne tė mos ndjehemi tė vetmuar nė dhembjen tonė", tha ai nėn tingujt e kėngės "Zoti e bekoftė Amerikėn".

Mbase mund tė thuhet se ky varg ishte refreni i ditėve tė fundit edhe nė Kosovė. Sulmet terroriste nė World Trade Center dhe nė Pentagon kanė tronditur shqiptarėt e Kosovės. Qė nė ditėn kur edhe ndodhėn sulmet, qindra sish u mblodhėn nė orėt e vona tė mbrėmjes para Zyrės Amerikane nė Prishtinė me flamuj amerikanė dhe qirinj nė duar pėr tė bėrė homazhe pėr viktimat.e sulmeve dhe pėr tė shprehur "mbėshtetjen ndaj mikut tė madh tė Kosovės", siē u pėlqen shqiptarėve t'i quajnė Shtetet e Bashkuara. Ndonėse ishte mbyllur pėr publikun dhe kishte shtyrė tė gjitha takimet diplomatike si dhe kontaktet me mjetet e informimit, shefi i zyrės amerikane, ambasadori Menzies, thirri tė nesėrmen njė konferencė shtypi pėr tė shprehur falėnderimet e tij. "Ashtu sikurse ne kemi qėndruar pėrkrah jush nė ditėt mė tė errėta, ashtu po qėndroni ju pranė nesh nė kėto ditė tė rėnda pėr Amerikėn", u tha ai qytetarėve tė Kosovės duke mos fshehur emocionet jo fort tė zakonshme pėr diplomatėt. Po tė njėjtėn ditė rrugėt e Prishtinės, por edhe tė qyteteve tė tjera tė Kosovės, u mbushėn me disa dhjetėra mijėra qytetarė qė po protestonin kundėr terrorizimit dhe po shprehnin solidaritetin e tyre me popullin dhe qeverinė amerikane. Flamujt, lulet dhe qirinjtė u shndėrruan nė pjesė tė jetės sė pėrditshme, ndėrsa nė ēdo rrugė e ēdo qoshe tė mundshme qėndronin pankartat ku shkruante: "Amerikė - jemi me ty".

Pėrfaqėsuesit e Misionit tė Kombeve tė bashkuara dhe tė forcave paqerujatėse ndėrmorėn masa tė posaēme tė sigurisė, por mohuan tė ketė ndonjė kėrcėnim pėr ta nė Kosovė. Trupat amerikane qė kontrollojnė sektorin lindor tė Kosovės thanė se "e patėn mė tė lehtė dhembjen pėr shkak tė solidaritetit tė shqiptarėve", duke ju shprehur atyre mirėnjohjen pėr qėndrimin ndaj tragjedisė sė madhe amerikane. Pėrfaqėsuesit politikė tė shqiptarėve dėnuan ashpėr sulmet, duke i cilėsuar ato si "goditje ndaj lirisė dhe demokracisė botėrore".

Ndėrkohė, Trupat Mbrojtėse tė Kosovės (organizatė civile qė ka trashėguar ish Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės) filluan aksionin pėr grumbullimin e rezervave tė gajkut pėr tė plagosurit nė Shtetet e Bashkuara. Nė rreshta tė gjatė para Entit pėr Transfuzionin e Gajkut, pjesėtarėt e kėtyre trupave thanė se "kjo ėshtė tėrė ajo qė mund tė japin pėr popillin mik amerikan". Nė radhė po prisnin madje edhe persona qė tashmė janė nė "listėn e sanksioneve" tė presidentit amerikan George Bush. Aksioni filloi tė zgjerohet, ndėrsa kamerat e mjeteve vendore tė informacionit regjistruan pamje prekėse ku anėtarė tė Shoqatės sė Invalidėve tė Luftės nė komunėn e Malishevės, njė qytezė nė Kosovėn Qendrore, iu bashkuan kėtij aksioni. Njė nga drejtuesit e tyre tha se "edhe pika e fundit e gjakut nuk iu dhimbset pėr popullin amerikan". Komandnati i Trupave Mbrojėtse tė Kosovė, gjeneral Agim Ēeku, ofroi edhe ndihmėn fizike duke lėnė nė dispozicion trupat e tij pėr tė marrė pjesė nė aksionet e shpėtimit nė World Trade Center.

Ėshtė e njohur qė shqiptarėt e Kosovės janė shumė tė lidhur pėr Shtetet e Bashkuara. Ata i cilėsojnė ato si shpėtimtaren e tyre pėr shkak tė rolit tė Washingtonit nė zgjidhjen e konfliktit tė Kosovės. Nismat amerikane pėr t'i dhėnė fund sundimit tė regjimit tė ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq, organizimi i Konferencės sė Rambouilletit, udhėheqja amerikane e fushatės sė bombardimeve tė NATO-s kundėr caqeve ushtarake serbe, sikurse edhe vendosja e trupave tė NATO-s nė Kosovė, i kanė shndėrruar Shtetet e Bashkuara nė njė simbol tė lirisė para shqiptarėve tė Kosovės. Solidarizimi i tyre "ishte shprehje e dhembjes pėr tragjedinė e mikut tė madh", thanė komentuesit e kėtushėm, duke shprehur bindjen se njė "komb i madh do tė arrijė tė tejkalojė edhe dhembjen e madhe". Mijėra njerėz janė nėnshkruar nė librin e pėrkujtimeve tė hapur nė Hotelin 'Grand' nė qendėr tė Prishtinės, ndėrsa mijėra tė tjerė kanė kėrkuar forma nga mė tė ndryshmet pėr tė shprehur mbėshtetjen e tyre. Ndonėse nė Shtetet e Bashkuara, pėrkatėsisht nė New York, vepron njė komunitet i madh shqiptar, mediat kosovare nuk i kushtuan shumė hapėsirė fatit tė bashkėkombėsve tė tyre, duke dashur tė sugjerojnė kėsisoji se tė gjitha viktimat pėr ta ishin tė njėjta, pavarėsisht nga pėrkatėsia kombėtare. Njė nga intelektualėt shqiptarė nė Prishtinė tha se "tė gjithė ne sot jemi amerikanė".

Diplomatėt amerikanė nė Prishtinė, ndėrkaq, krahas falėnderimeve pėr mbėshtetjen, u bėnė thirrje shqiptarėve qė "tė keqen ta luftojnė nė vendin e tyre". Ambasadori Menzies tha se "ndihmė pėr Amerikėn do tė jetė nėse qytetarėt japin gjak pėr pėrdorim nė Kosovė". Por, ndihmė pėr Shtetet e Bashkuara sipas tij ėshtė "edhe luftimi i ekstremizimit brenda nė Kosovė". Ai nė kėtė kuadėr bėri thirrje pėr tolerancė etnike, fetare e politike, pėr liri tė lėvizjes dhe liri tė fjalės, duke nėnvizuar se nė kėtė mėnyrė mbrohen edhe vlerat mė tė larta tė vendit tė tij. Ambasadori hodhi poshtė ēdo spekulim pėr mundėsinė e "pėrplasjes sė civilizimeve".

Tragjedia amerikane ka bėrė qė tash e tutje jeta tė duket krejt ndryshe, tha ndėrkaq njė nga udhėheqėsit e pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė. Bota, sipas tij,, po pret me ankth mundėsinė qė gjatė ditėve tė shohė konflikte me pėrmasa apokaliptike pėr shkak te ekzistimit tė terrorizmit ndėrkombėtar. Droja e ndonjė shpėrthimi tė tillė vazhdon tė jetė e pranishme edhe nė Kosovė. Vendi me tolerancė shembullore fetare nuk ka frikė nga ndeshja e religjioneve, por nga mundėsia qė "miku i tyre i madh" tė rrėshqasė nė njė "kurth tė tillė". Kosovarėt nuk e shohin veten nė taborrin e kundėrt me Amerikėn, pėrkundrazi, ata e shohin veten pėrkrah saj. Ish ndihmėssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, tha se "shqiptarėt e kanė dėshmuar veten se janė properėndimorė, kushdo qė e thotė tė kundėrtėn dėshmon se nuk ėshtė mik i Amerikės".

Sidoqoftė, shqiptarėt vazhdojnė tė ndjekin me vėmendje zhvillimet nė skenėn botėrore, ndėrsa sytė i kanė tė drejtuar nga kampi i forcave amerikane "Bondstill" afėr Ferizajt, nė Kosovėn Lindore. Pėrderisa ai kamp qėndron atje, ata vazhdojnė tė ndjehen afėr Amerikės. Kjo, ndėrkaq, nuk mund tė thuhet edhe pėr njė pjesė tė mire tė pjesėtarėve tė komunitetit serb nė Kosovė. Liderėt e tyre politikė e kanė dėnuar gjithashtu publikisht terrorizmin, qė nė Amerikė shkaktoi mijėra viktima tė pafajshme. Mirėpo, vetė qytetarėt - serbė tė Kosovės kanė treguar njė 'indiferencė'. Madje, nuk ngurronin qė kėtė ta shprehin nė forma tė ndryshme edhe para kamerave tė tv-ve. Shumė nga ata deklaronin se "Zoti e ka dėnuar kėshtu Amerikėn", se "Amerika e ka merituar kėtė", se "ėshtė dėm qė nuk e ka pėsuar edhe vetė Klintoni". Qėndrimi refuzues i serbėve tė Kosovės ndaj realiteteve tė reja tė krijuara nė Kosovė, por edhe barra e rėndė e jetės sė tyre tė pėrditshme plot pasiguri, kėsaj here nuk ishte parėsor pėr pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė. Mė parėsore ishte mbėshtetja e parezervė e shqiptarėve tė Kosovės, me tė cilėn nė njėfarė mėnyre edhe u ėshtė dhėnė mirėnjohja pėr angazhimin e tyre nė Ballkan.

AIM Prishtinė, Arbnora BERISHA