AIM: start



SAT, 29 SEP 2001 14:42:39 GMT

Antiislamizmi nėn pėrkrahjen e antiterrorizmit

AIM, Zagreb, 25.09.2001.

Drejtėsia e pakufishme - siē e quajnė amerikanėt luftėn e tyre kundėr terroristėve arab - nė Kroaci ende nuk ka goditur asnjė islamist, qė do tė thotė se asnjė bombė nuk ėshtė hudhur nė dritaren e ndonjė boshnjaku dhe nuk ėshtė thyer asnjė ėmbėltore pronė e ndonjė Shqiptari - mysliman. Opinioni publik ndoshta nė njė masė tė konsideruar tė gjithė myslimanėt i identifikon dhe barazon me ata radikalėt tė cilėt islamin e shtrembėrojnė dhe e keqpėrdorin pėr qėllime politike, mirėpo deri tani mosdurimi ndaj myslimanėve ėshtė i natyrės pasive, sikur tė jetė fashitur gjatė luftės kroato-boshnjake tė vitit 1993. As atėherė, ndėrkaq, nė Kroaci nuk mbretėronte ndonjė energji aktive pėr konflikte, prandaj edhe tani dėnimi parimor tingėllon poashtu mjaft seriozisht. Ai pėrafėrsisht shprehet kėshtu: fajtor kryesor ėshtė islami, dhe nė pėrgjithėsi - islamėt janė tė tillė…Si ta mendojė njeriu bashkėjetesėn me ta, si t’u besojė atyreve, deri sa mbi qytete pėrplasin aeroplanėt me gjithė udhėtarė?

Nga ekceset antimyslimane nė Kroaci mund tė veēohet tensioni rreth xhamisė sė Zagrebit, tė cilėn nga dita e krimeve terroriste nė Amerikė kujdesi policor e mban nėn kontroll tė vazhdueshme. Njė paralajmėrim i rrejshėm pėr vėnie tė bombės, si dhe disa thirrje provokative telefonike, nuk janė aq tė tmerrshme nė raport me frikėn e myslimanėve nė Kroaci. Me tė vėrtetė, menjėherė duhet tė shtojmė se droja e tyre ėshtė shtuar, se pėr shkak tė terrorizmit botėror - ndihen tė stigmatizuar. Lidhur me tėra kėto njė paraqitje ekstreme nė afėrsi tė xhamisė ishte diēka frikėsuese: pėrballė policėve qėndroi njė golf i zi nga i cili u dėgjua thirrja kėrcnuese e vozitėsit: “Ruaje mė mirė, sepse sonte do ta fluturojmė lart nė qiell”…Golfi atėherė u zhduk, vozitėsi po kėrkohet, xhamia ėshtė nė vendin e saj. Ėshtė e mundshme qė vetura tė ketė qėnė pa targa, por edhe policia nuk tregon detajet e hetimeve qė janė nė rrjedhė e sipėr. Mirėpo policėt nuk janė as edhe aq korrekt nė tė gjitha anėt e Kroacisė.

Pikėrisht atyre mund t’ua pėrshkruajmė fajin pėr rastin e dytė tė keqtrajtimit tė dukshėm tė qytetarėve tė fesė myslimane. Nė disa fshatra kroate, nė kufirin e Kroacisė me Bosnjėn dhe Hercegovinėn, ndėrmjet zhupanisė sė Sisakut dhe tė Karllovcit, jetojnė rreth dyqind mijė Boshnjakė. Kanė nėnshtetėsinė kroate, mirėpo kjo ėshtė e pamjaftueshme. Pėr shkak tė fajit tė pėrkatėsisė kombėtare dhe fetare, thuaj ēdo ditė policia e atjeshme u futet nėpėr shtėpia dhe kontrollon lėvizjet e tyre, i pyet se ku kanė qenė dhe ēfarė kanė bėrė disa fshatarė. Nė mė shumė raste njerėzve ua kanė vėnė nė dijeni se kjo ndėrlidhet me Amerikėn, jehona e kataklizmės sė tė cilės ka arritur nė kėtė mėnyrė deri nė Pounjen kroate. “Ēfarė faji kemi ne lidhur me terrorizmin arab? Vallė vetėm nga shkaku se jemi tė fesė sė njėjtė? A i nevojitet kėtij populli njė ndarje, largėsi ende mė e madhe?” pyet aktivisti politik boshnjak vendas, Atif Nuhanoviq. Ende askush nuk po i kthen pėrgjigjen e drejtė.

Megjithatė, e tėrė kjo ėshtė vetėm njė lojė fėmijėsh nė krahasim me tėrė atė qė bėjnė disa nga mediat kroate, lojė nė kuptim tė mobilizimit potencial dhe fyerjes ndaj myslimanėve. Jo vetėm disa media, por nė tė vėrtetė, madje shumica e tyre, sėpaku me qėndrimet nonshalante ndaj kėsaj teme. Dallohen gjithėsesi e pėrditshmja zagrebase “Jutarnji list” dhe televizioni kombėtar i Kroacisė. Media e parė shpifjet i filloi ditėn e dytė pas sulmit nė Amerikė, duke raportuar se si “myslimanėt nėpėr botė kremtojnė terroristėt”. Kolumnisti i rregullt i kėsaj gazete, prifti katolik Zhivko Kustiq, myslimanėt e kėtushėm i ftoi nė pendesė. Mė drejtė dhe mė qartė, sipas qėndrimit tė nėpunėsit inkvizitor, kėrkoi prej tyre qė tė deklarohen, dhe ashtu njė nga njė tė vėrtetojnė se nuk janė fajtorė, se si nuk pėrkrahin terrorin ndaj pjesės tjetėr tė botės, pėr dallim nga ajo qė sugjeron feja e tyre. Ishte kjo njė vėrsulje e ndyrė dhe aq e rrezikshme e gjuetarit tė njohur tė shtrigave, Kustiq.

Mirėpo, sidoqoftė, gazetat nuk kanė ato efekte qė mund tė ketė televizioni. Nga dita e parė e programit special nė temėn Amerika dhe terrorizmi, nė ekranin e HTV ndėrrohen konferansierėt dhe komentatorėt tė cilėt thuaj aspak nuk mbajnė llogari pėr pasojat qė mund tė kenė pohimet dhe sypozimet e tyre pėr bashkėqytetarėt e fesė islame. Disa prej tyre shkojnė aq larg dhe ende mė keq, duke nėnēmuar nė mėnyrė direkte islamin dhe myslimanėt nė pėrgjithėsi, madje duke nėnēmuar ndarjen dhe largimin nga i cili frikėsohet Atif Nuhanoviqi. Spikerja e re e HTV-sė, Mirjana Hrga, rendit tallje sarkastike pėr fėmijėt e shehitėve ( tė mbrojtėsve tė vrarė) nė Bosnjė dhe Hercegovinė, duke i barazuar edhe etėrit edhe fėmijėt me fundamentalizmin islam dhe terroristėt e proklamuar tė Osama bin Ladenit. Njė kolege tjetėr e saj citon dikė qė nuk di tė dallojė mėsimin fetar nga manipuluesit e tij, mirėpo e citon nė mėnyrė tė tillė sa qė spektatorėt nuk mund tė dallojnė veprimin e diskutueshėm tė talljes ndaj atyreve tė besimit tjetėr.

Profesori i Fakultetit juridik tė Zagrebit, Urosh Dujshin, nė televizion u dallua me paraqitjen e tij kur nė- njė emision islamin e quajti religjion nėn shenjėn e shpatės, kurse Ku’anin libėr qė ndjellė dhunėn. Pa marrė parasysh atė se paragjykimet e tij nuk janė tė vėrteta as nga aspekti formal, e njė rėndėsie tė posaēme tani ėshtė fuqia e tyre e skėterrshme nė luftėn pėr drejtėsinė e pakufishme. Kėtė emision televiziv tė HTN-sė e kanė parė qindra mija njerėz, dhe mjafton qė ēdo i dhjeti tė besojė nė pohimet e shprehura, qė akcioni i profesor Dujshinit tė pjellė tė keqen konkrete. Hakmarrje kundėr islamit si tė tillė nxit edhe korrespondentja e HTV nga Sarajeva, Ankica Posavljak, e cila tė gjithė refugjatėve tė vendosur nė Bosnjė dhe Hercegovinė u ngjesh atributin e radikalizmit islamik. Marrė nė pėrgjithėsi, shumica e mediave nė Kroaci shfrehet me numrin e muxhahedinėve dhe madje tė talibanėve nė Bosnjė dhe Hercegovinė pa kurrfarė kujdesi dhe frenimi, duke e fryrė numrin dhe rolin e tyre deri nė pėrmasa tė padurueshme fantastike.

Ndjekja e myslimanėve kėtu vazhdon pa kurrfarė pengesash e kufizimesh, krahas asaj se kėtė deri tani e realizojnė pothuaj vetėm gazetarėt. Askush nuk ndihet i obliguar qė tė vėrtetojė faktet sipas ndėrgjegjes sė vet ose pėrgjegjėsisė zyrtare, askush nuk do tė merret nė pyetje pėr shkak tė pėrhapjes sė urrejtjes, dhe pėr shkak tė rrezikimit tė tė drejtave qytetare tė tjetrit, gjė qė ėshtė e ndaluar edhe nė Kushtetutė. Kuptohet se fushata kryqtare e mediave kroate ėshtė e motivuar qė nga lufta kroato- boshnjake, kur shumica e gazetarėve tė kėtushėm heshtur ose zėshėm aprovonin agresionin e Kroacisė nė Bosnjė e Hercegovinė, kėshtu qė tani satanizimi i islamit dhe i Boshnjakėve pėr ta ėshtė i mirėseardhur pėr tė shplarė ndėrgjegjen dhe fajėsinė e vet para botės. Qėndrimi i gazetarėve kroatė dhe i tė ashtuquajturve antiislamistė vėrtetė ėshtė i ndėrlidhur ekskluzivisht me Boshnjakėt dhe shtetin fqinj, dhe kurrsesi me arabėt dhe terroristėt tjerė. Shkurtė e qartė - drejtėsia e pakufishme kroate ka rast tė kontrabandohet nė pako me atė amerikanen.

IGOR LASIQ