AIM: start



SAT, 29 SEP 2001 14:42:23 GMT

Mbrojtėsit e “thesarit” tė Millosheviqit

Dhjetėvjetorin e shpėrbėrjes sė Jugosllavisė “sė madhe” kjo e reja, RF Jugosllave, po e pret me bindje pėr zvoglim tė mėtejshėm. Ajo qė ėshtė paradoksale, nė skenėn e saj politike dominojnė forca tė cilat nė programet e tyre mbrojtjen e Jugosllavisė e kanė ofertė kryesore ndaj zgjedhėsve tė vet. Kėtė ofertė nė zgjedhje qytetarėt e pranuan, mirėpo fituesit, tani nė pushtet, premtimin e braktisėn.

AIM, Beograd, 26.9.2001.

Nė fushatėn elektorale tė vitit tė kaluar koalicioni i nja njėzet partive tė mbledhura nė Opozitėn Demokratike Serbe (DOS) dhanė fjalėn se do tė mbronin shtetin e pėrbashkėt tė Malit tė Zi dhe Serbisė, kurse Vojisllav Koshtunica, i cili pas zgjedhjeve do tė bėhej kryetar i RFJ-sė, paralajmėroi se brenda njė viti e gjysėm shteti do tė vendosej nė baza tė reja tė qėndrueshme demokratike kushtetutare. Deri nė fund tė kėtij afati nuk kanė ngelur mė shumė se gjashtė muaj, por gjasat janė gjithnjė mė tė vogla se do tė vijė deri nė biseda serioze rreth kėsaj teme, kurse raportet ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi kanė rėnė nė njė numėr mė tė vogėl funkcionesh tė pėrbashkėta nga qė janė, pėr shembull, ato midis Francės dhe Gjermanisė. Ajo qė poashtu ėshtė paradoksale, mund tė thuhet se pushteti i ri nė Serbi gjatė vitit tė kaluar mė shumė ka bėrė pėr “mbetjen” formale tė Kosovės, se qė ka treguar interesim pėr “ ikjen” e Malit tė Zi nga Jugosllavija. Ajo qė ėshtė poashtu e vėrtetė tė gjitha pėrpjekjet lidhur me bisedat pėr fatin e RFJ-sė Podgorica i ka dekurajuar vendosmėrisht, duke kushtėzuar ekzistimin e shtetit tė pėrbashkėt me - mė shpėrbėrjen e saj paraprake.

Millo Gjukanoviq gabimin politik tė refuzimit tė zgjedhjeve federative tė shtatorit tė vitit tė kaluar, nė tė cilat regjimi i Sllobodan Millosheviqit u rėnua, vetėm e shtoi dhe zmadhoi me mospranimin e mėvonshėm tė rezultateve zgjedhore. Mė drejtė, me “mospranimin e pjesėrishėm” tė legjitimitetit tė pėrfaqėsuesve malazez nė qeverinė dhe kuvendin federativ, me tė cilėn vetė ai, me vendimin qė Partia Demokratike Socialiste (DPS) mos dalė nė zgjedhje, ndihmoi fitoren e tė tjerėve. Millo Gjukanoviq taniVojisllav Koshtunicėn “e njeh”pėr kryetar tė RFJ-sė, por jo edhe kryeministrin federativ i cili, sipas Gjukanoviqit, pėrfaqėson “pakicėn” e Malit tė Zi.

Nga ana tjetėr, antarja mė e fortė e DOS-it, Partia Demokratike Serbe e Koshtunicės (DSS), hyri nė konflikt tė hapur me qeverinė e Serbisė tė udhėhequr nga Zoran Gjingjiqi, tė pėrkrahur nga njė pjesė e koalicionit qeveritar. Shkak pėr shpėrthimin e konfliktit ishte arestimi i njė prillit, pastaj dorėzimi i Sllobodan Millosheviqit nė tribunalin e Hagės nė ditėn e Vidovdanit, dhe, mė nė fund, vrasja e pasqaruar e njė ish puntori tė sigurimit shtetor nė muajin gusht, nė ditėn kur ishte takuar me ndonjėrin nga antarėt e kabinetit tė Koshtunicės. Nė ndėrkohė, ashpėrsia e akuzave tė ndėrsjella brenda DOS-it i arriti dhe thuaj i tejkaloi caqet verbale me tė cilat nė kohėn e tij regjimi i Millosheviqit u vėrsulej kundėrshtarėve tė vet. Nė rrethana tė tilla Vojisllav Koshtunica arrin tė vėrė kontakt tė drejtpėrdrejtė me Millo Gjukanoviqin me anė tė Kėshillit Suprem diē tė fyer tė mbrojtjes, organit qė vendos pėr ēėshtjet mė tė rėndėsishme tė sigurimit ushtarak dhe tė mbrojtjes sė vendit. Nė mbledhjen qė rastėsisht qėlloi tė mbahet nė Podgoricė mė 11 shtator, nė ditėn kur ndodhi sulmi terrorist ndaj SHBA-ve, morėn pjesė, pėrveē tre kryetarėve (Koshtunica, Gjukanoviq, Millutinoviq) edhe kryeministri federativ Dragisha Peshiq, ministri i mbrojtjes Sllobodan Krapoviq dhe kryeshefi i Shtatmadhorisė sė UJ, Nebojsha Pavkoviq. Nė mbledhje u shqurtuan ēėshtjet e sigurimit tė kufirit shtetor me Maqedoninė dhe Shqipėrinė, gjegjėsisht vija e ndarjes me Kosovėn dhe transformimi i UJ-sė; vendimi pėr hyrjen e RFJ-sė nė Partneritetin pėr paqė u anulua pėr “ pas zgjidhjes demokratike tė ēėshtjes sė marrėdhėnieve tė ardhshme ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi”. Atėherė dukej se biseda serioze pėr ardhmėrinė ishte ēelur nė takimet e veēanta tė Vojisllav Koshtunicės me Millo Gjukanoviqin, tė mbajtura po atė ditė. Koshtunica konstatoi se “ekzistonin dallime rreth ēėshtjes sė zgjidhjes sė statusit shtetror, tė “ pyetjes mbi tė gjitha pyetjet tjera”…” mirėpo dialogu ndėrmjet organeve federative dhe pėrfaqėsuesve tė pushtetit Serb dhe atij Malazez duhet tė shpejtohej sa mė shumė qė tė vinte deri nė zgjidhje”. Sa i pėrkiste atij vetė, ai ngelte nė bindjen se zgjidhja mė e mirė e marrėdhėnieve tė Serbisė me Malin e Zi ishte njėlloj shteti me njė numėr tė caktuar funkcionesh tė pėrbashkėta, mirėpo qė ishte i mirėseardhur dialogu pėr platformat e qeverisė jugosllave dhe serbe nga njera anė dhe qeverisė sė Malit tė Zi, nga ana tjetėr. Gjukanoviq, ndėrmjet tjerave, deklaroi se dallimet egzistuese rreth rregullimit tė bashkėsisė shtetrore nuk mund tė tejkaloheshin vetėm me njė mbledhje, por edhe se “ shfaqim pajtimin tonė rreth asaj se kjo pyetje duhet tė zgjidhet pėr njė afat mundėsisht sa mė tė shkurtėr dhe…nė mėnyrė demokratike”.

Leximi i mundshėm inkurajues i porosive tė theksuara ose madje vetė fakti se erdhi deri nė mbledhjen e Kėshillit suprem tė mbrojtjes dhe nė ndalimin e menjėhershėm tė shpjegimeve tė kėshilltarėve zyrtarė dhe jozyrtarė, grada tė cilat nė Serbi dhe Mal tė Zi pėrjetuan njė lulėzim tė paparė gjatė vitit tė kaluar. Kėshtu pėr shembull, Bllagoje Grahovac, kėshilltari i Millo Gjukanoviqit pėr ēėshtje ushtarake, mbledhjen e vlerėsoi si farsė, sepse nė tė kishte marrė pjesė Gjukanoviqi! i cili “nuk pranon shtetin federativ” dhe Millan Millutinoviq-i, i cili vetėm formalisht quhet kryetar i Serbisė”. Nga ana “serbe” u paraqit koloneli Dragan Vukshiq,deputeti i Lėvizjes pėr Serbinė demokratike (PDS), i cili ndėrrimet nė UJ i vlerėsoi si formale, gjegjėsiht se ato “zhvilloheshin ashtu siē dėshironin kryetari Koshtunica dhe kryeshefi i Shtatmadhorisė, Nebojsha Pavkoviq, i cili duhet tė ndėrrohej i pari”.Vlerėsimet e sipėrme nė lexim tė drejtė tregojnė qartė vetėm atė se njėrin nga institucionet mė tė rėndėsishme, sadoqoftė “ tė dyshimtė” - nuk e pranon askush, ose vetė ata qė qėndrojnė nė tė nuk i pranojnė antarėt tjerė.Qė e tėrė kjo tė bėhet ende mė e paqartė ka ndikuar edhe Sllavko Peroviq, zėdhėnėsi i Lidhjes liberale tė Malit tė Zi (LSCG) - partisė sė vetme e cila aktualisht mundėson ushtrimin e qeverisjes sė DPS-it tė Gjukanoviqit - duke vlerėsuar mbledhjen e Kėshillit Suprem tė mbrojtjes si “opstrukcion tė konstituimit tė Malit tė Zi si shtet i pavarur” dhe sinjal “se ėshtė e mundur qė tė jenė arritur disa marrėveshje rreth bashkėsisė sė ardhshme dhe se Gjukanoviq me kohė ėshtė i informuar pėr ato”.

Megjithatė Vojisllav Koshtunica rundin e parė tė bisedave pėr ardhmėrinė e RFJ-sė e cakton pėr 19 shtator. Qeveria serbe qė nė fillim i miratoi orientimet themelore pėr rregullimin kushtetues tė shtetit tė pėrbashkėt, propozim ky i cili i kundėrvihet konceptit tė Gjukanoviqit sipas tė cilit RFJ mė parė duhet tė ndahet nė dy shtete tė pranuara ndėrkombėtare dhe vetėm atėherė tė bashkohet nė ndonjė lloj bashkėsie. Dragan Shoq, kryetar i Partisė Popullore Malazeze (NS), vlerėson se “ ekziston njė konsenzus i heshtur politik qė tė gjindet zgjidhje e pėrherėshme, e cila tė mos shpjerė kah destabilizimi i mėtejshėm nė kėto hapsira” dhe mendon se deri te zgjidhja do tė vijė mė sė voni deri nė fund tė majit tė vitit tė ardhshėm ( afat qė pėrputhet me mbarimin e njė viti e gjysėm nga zgjedhja e Koshtunicės). Nevojėn e domosdoshme pėr bisedime e thekson edhe Partia Popullore Socialiste (SNP), partner i koalicionit tė DOS-it nė qeverinė federative dhe njėkohėsisht kundėrshtari mė i fortė i Millo Gjukanoviqit nė Mal tė Zi, partia qė refuzon ofertėn pėr formimin e qeverisė sė koncentruar, tė propozuar nga Gjukanoviqi, qėllimi i fshehtė i tė cilit ėshtė qė tė dobėsoj presionin e Partisė liberale pėr ndarje tė pakushtėzuar tė Malit tė Zi.

Nė biseda ishin ftuar kryeministri federativ Dragisha Peshiq, kryetari i Malit tė Zi, Millo Gjukanoviq, kryeministri malazez Filip Vujanoviq dhe kryeministri i Serbisė Zoran Gjingjiq. Njė ditė pas shpalljes sė ftesės, mė 15 shtator, kėshilltari i Gjukanoviqit Miodrag Vukoviq vėrtetoi pjesėmarrjen e kryetarit malazias, duke theksuar se biseda e caktuar do tė jetė “ rast qė pėrfundimisht tė krahasojmė argumentet e dy platformave”, gjegjėsisht se “ tė gjithė argumentet janė nė anėn tonė dhe se Serbia gjithnjė mė shumė i afrohet ofertės sonė” sepse Jugosllavija ėshtė njė “ide e shpenzuar”. Liberalėt e pėrsėritėn atė se bisedat e paralajmėruara “ vėrtetojnė se kryetari i Malit tė Zi i afrohet idesė pėr shtetin e pėrbashkėt”, e cila ėshtė njė taktizim qė vėrteton edhe pėr “ikjen e Gjukanoviqit nga referendumi, gjegjėsisht paralajmėron qeverinė e koncentruar”.

Dy ditė mė vonė njė funkcionar i paemruar i DPS-it lajmėron se Gjukanoviqi nuk do tė marrė pjesė nė bisedimet nė Beograd “sepse Koshtunica nuk ka pranuar kėrkesėn e tij qė nė biseda tė mos marrė pjesė kryeministri federativ Dragisha Peshiq”. Pėrkundėr kėsaj, mbledhja nuk ėshtė anuluar deri nė pasditėn e 19 shtatorit, kur nė Pallatin e Federatės nė Beograd nuk u paraqitėn jo vetėm Gjukanoviqi dhe Vujanoviqi, por as edhe Zoran Gjingjiqi. Nė pėrgjigjen e parė tė Podgoricės u pėrsėrit idea e vjetėr e Gjukanoviqit se do tė bisedonte vetėm me pėrfaqėsuesit e Serbisė, sepse Mali i Zi nuk njeh qeverinė federative. Nuk kishte shpjegim se si tolerohej prezenca e kryeministrit federativ nė mbledhjen e Kėshillit Suprem tė mbrojtjes, kurse nuk tolerohej nė bisedat pėr ardhmėrinė e shtetit tė pėrbashkėt. Nė reagimin e parė tė Koshtunicės, nė mbrėmjen e 19 shtatorit, u theksua pikėrisht kjo ēėshtje, si edhe fakti se Mali i Zi plus (ose shteti federtativ i Gjukanoviqit plus) ose kryeministri federativ bartin pėrgjegjėsi kur ėshtė nė pyetje mbrojtja e kufinjve (edhe tė Malit tė Zi), konferenca e donatorėve pėr ndihmė RF Jugosllavisė, por jo edhe kur bėhet fjalė pėr ardhmėrinė e shtetit tė pėrbashkėt.

Zoran Gjingjiq mosardhjen e vet e arsyetoi duke u shėrbyer me fjalorin sportiv: “Nėse keni lojė dhe njė skuadėr nuk vjen, sa vlen ajo qė tė 11 lojtarėt e skuadrės kundėrshtare dalin nė fushėlojė - lojė nuk mund tė ketė”. Nė atė mes nuk u gjend ndonjė gazetar i sportit qė t’i tregonte se nė raste tė tilla skuadra qė nuk shfaqet nė fushėn e lojės e humb ndeshjen me 3:0. Mirėpo, pavarėsisht nga krahasimi jo i qėlluar, Gjingjiq-sipas qėndrimit tė vet “pragmatik” -i bėri kritikė mbledhjes derisa kėshilltarėt dhe ekspertėt e tė gjithė pjesėmarrėsve paraprakisht nuk ishin dakorduar pėr ēėshtjet rreth tė cilave lojtarėt kryesorė ishin pajtuar; deklaratė kjo vėrtetė e pakuptueshme derisa dihet se qeveria e Gjingjiqit pėrkrah platformėn “jugosllave” pėr ridefinimin e marrėdhėnieve nė RFJ.

Vojisllav Koshtunica po atė ditė lajmėroi se ftesa pėr mbledhje do t’u dėrgohet rishtas tė gjithė atyreve qė nuk u pėrgjigjėn, kėsaj rradhe me kėrkesė qė tė vėrtetonin edhe me shkrim pjesėmarrjen ose argumentet pėr refuzimin e saj. “Nėse kanė ndonjė vėrrejtje pėr pjesėmarrėsit e bisedimeve, pėr vendin e mbajtjes sė bisedimeve, pėr kohėn nė tė cilėn mbahen, ndoshta edhe pėr stinėn e vitit, vėrrejtjet e tilla thjeshtė le tė na i sjellin edhe me shkrim”, tha Koshtunica, duke shtuar se, nėqoftė se bisedat pėr shtetin e pėrbashkėt nuk fillojnė, “atėherė pėrgjegjėsia, me emėr dhe mbiemėr, do tė bjerė nė tė gjithė ata tė cilėt nuk kanė qenė tė disponuar pėr biseda tė kėtilla”. I shqetėsuar pak mė tepėr se herė tjera, Koshtunica konstatoi se personalisht atij si kryetar shteti nuk i pengonte aq shumė nėnēmimi, por se nuk do tė lejonte tė nėnēmohej shtetit federativ.

Siē duket jo aq i shqetėsuar me vlerėsimet e SNP-sė rivale se si “ befasi mė e madhe do tė kishte qenė sikur tė kishte shkuar nė bisedimet nė Beograd, se sa qė kish apstenuar” sepse kjo ishte “edhe njė luping nė varguan e lupingjeve politike tė Gjukanoviqit”, kryetari i Malit tė Zi herėn e parė deklaroi se Malit tė Zi “nuk mund t’i hudhet faji pėr mosgadishmėri pėr dialog”, se “qeveria malazeze sinqerisht dhe me vendosmėri i ėshtė pėrkushtuar ripėrtrirjes sė shtetėsisė sė Malit tė Zi, sepse kėtė e vlerėson si kusht pėr ardhmėrinė e sigurtė tė Malit tė Zi nė Evropėn e zhvilluar dhe se prandaj pėrpiqet pėr biseda tė hapura me tė gjitha subjektet politike”, kurse me Serbinė! vetėm “pas harmonizit paraprak tė elementeve tė dialogut”.Analistėt partiakė, dėgjuesit dhe shikuesit e habitur heshtnin para qėndrimeve tė liderėve tė tyre: DSS i Koshtunicės pėr tė gjitha mossukseset akuzonte ata qė nuk kishin ardhur, kurse DS i Gjingjiqit ata tė cilėt nuk e kishin pėrgaditur mbledhjen siē duhet; disa anėtarė tė SPS tė Millosheviqit pa emocione tė dukshme vlerėsonin se si “ nė mesin e pėrfaqėsuesve tė pushtetit nuk ekzistonte vullnet i mirė pėr zgjidhjen e krizės nė marrėdhėniet ndėrmjet njėsive tė federatės. Nė rast se regjimi nė Beograd dhe Podgoricė do ta kishin kuptuar ashtu si duhet interesin nacional ata do ta kishin organizuar mirė atė mbledhje dhe do tė ishin marrė vesh shumė shpejt”. Njė antar i SPS pėrkujtoi se DOS-i nė fushatėn e vet paraelektorale kishte thėnė se problemi me Malin e Zi do tė zgjidhej kur tė shkonte Sllobodan Millosheviqi, “ mirėpo kjo nuk kishte ndodhur. Fjala ėshtė pėr shkatėrimin e mėtejshėm tė Jugosllavisė”.

Nė vigjiljen e pėrvjetorit tė “revolucionit tė tetorit” shihet se, sa i takon rregullimit tė statusit tė vet tė brendshėm, RF Jugosllavisė nuk ka bėrė as njė hap tė sigurtė pėrpara. Mali i Zi ėshtė mė larg se nė kohėn e regjimit tė Millosheviqit, DOS-i ėshtė aq keq i pėrēarė sa nuk do ta kishin bėrė tė tillė as kundėrshtarėt e tij mė tė mėdhenj, opozita - e margjinalizuar si kurrė mė parė, pėrēarja e Malit tė Zi gjithnjė mė e shprehur. Krahas tė gjithave, DPS- i Gjukanoviqit - nėpėrmjet juniorėve tė vet, tė cilėve u prin Sasha Millosheviq-i - mė 21 shtator akuzon Koshtunicėn se “ tubon, tėrheq dhe promovon politikisht ato forca tė cilat ishin mbėshtetje e diktaturės sė rrėzuar nė Serbi”. Edhe mė tej, se “nėn pamjen e legalizmit, kurse nė tė vėrtetė me ruajtjen e mekanizmave tė pushtetit tė vjetėr, Koshtunica, mbron trashgiminė e sė kaluarės, duke penguar ndryshimet me arėsyetime formale dhe mesazhe pseudopatriotike”. Si plotėsisht e qėlluar pėr kėtė mund tė citohet sentenca de te fabula narratur. Pėr kėtu pyetja e besimit ndaj politikanėve jugosllav, ndoshta nė nivel relevant, mund tė barazohet me atė vallė njeriu atyre do t’ua besonte qė t’ia ruajnė delen e vizatuar. Delen apo dhentė, nė kėtė rast trupin zgjedhor dhe zgjedhjet, tani dhe nė kėsi kohe nuk i kujton mė askush.

ALEKSANDAR QIRIQ