AIM: start



FRI, 28 SEP 2001 22:22:22 GMT

Ēoviqi nė Kosovė

Prishtinė, 28.09.2001.

Zyrtarėt e Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) u dukėn shumė tė zhgėnjyer nė gjysmėn e dytė tė shtatorit derisa po jepnin e merrnin me gazetarėt duke komentuar, pėrgėnjeshtruar e kundrėshtuar deklaratat e njėpasnjėshme, jo rrallė "skandaloze", tė zėvendėskryeministrit tė Serbisė, Nebojsha Ēoviq. Njeriu qė muaj mė parė pati ngazėllyer praninė ndėrkombėtare nė Kosovė me qėndrimet e tij "tė moderuara", tashmė i nxori "dhėmbėt".

"Ylli" i zotit Nebojsha Ēoviq, njeriut tė dytė tė qeverisė sė Serbisė, "shkėlqeu" nė pranverėn e kėtij viti nė Luginėn e Preshevės, nė kufijtė jugorė tė Serbisė, qė pėr rreth 18 muaj me radhė ishte skenė e pėrleshjeve tė armatosura ndėrmjet guerilėve shqiptarė dhe forcave serbe tė sigurimit. Nė njė fushatė tė gjatė "dialogu" me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe me disa raunde bisedimesh (ē'ėshtė e vėrteta mė shumė improvizimesh) me pėrfaqėsuesit e shqiptarėve, Nebojsha Ēoviq siguroi heqjen e Zonės Tokėsore tė Sigurisė, njė zonė kjo e vendosur nė fund tė luftės nė Kosovė, si hapėsirė ndarėse ndėrmjet ushtrisė jugosllave dhe forcave paqeruajtėse tė udhėhequra nga NATO-ja nė Kosovė. Nė pak ditė atje u permbyll procesi i ēmilitarizimit dhe ēarmatimit tė kryengritėsve shqiptarė, qė veten e quanin Ushtria Ēlirimtare e Preshevės, Medvegjės e Bujanocit (tri komuna kėto me shumicė shqiptare nė jug tė Serbisė). Pasi premtoi, liri, shkolla, polici multietnike dhe tė gjitha tė drejtat e njeriut, zoti Ēoviq "mėsoi pėrmendėsh" rrugėn pėr nė Bruksel dhe mė pastaj u hodh nė ofensivė diplomatike nė Kosovė. Disa takime joformale nė vendkalimin kufitar ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė nė Merdare, ne veri tė Prishtinės, ndėrmjet zotit Ēoviq dhe shefit tė UNMIK-ut, Hans Haekkerup, sė shpejti e hapėn serinė e vizitave tė tij nė Kosovė. I emėruar nga qeveritė serbe e jugosllave si i dėrguar i posaēėm pėr Kosovėn, zoti Ēoviq fillimisht "mori nė dorė frerėt" e politikės sė komunitetit serb nė Kosovė (frerėt edhe ashtu ishin nė Beograd) dhe i siguroi vetes njė "bazė tė fuqishme tė pėrfaqėsimit tė inetersave tė Beogradit dhe tė serbėve tė Kosovės".

UNMIK-u, ndėrkaq, u "kėnaq" nga fakti se mė nė fund kishte gjetur njė "interlokutor" tė shkėlqyeshėm dhe njė bashkėbisedues tė "moderuar" pėr tė trajtuar tėrė ato probleme tė hapura nė Kosovė qė kanė tė bėjnė me komunitetin serb. Njė bazė e forcave britanike nė kuadėr tė forcave paqeruajtėse nė Kosovė (KFOR) u shndėrrua nė vendtakim tė shpeshtė tė zotit Ēoviq me administratorin e Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn, Hans Haekkerup, por edhe me komandantin e KFOR-it, gjeneralin norvegjez Thorstein Skiaker. Ndėr rezultatet e para tė kėtyre takimeve ishte edhe "heqja e tėrėsishme e zonės tokėsore tė sigurisė dhe kthimi i ushtrisė jugosllave pėrgjatė vijės kufitare me Kosovėn". Gjatė orėve tė gjata tė bisedimeve (ka pasur raste kur eshtė biseduar edhe nga 7 orė me radhė), autoritetet nėpėrmjet komunikatave shumė tė shkurtra pėr opinion (madje tepėr tė shkurtra nė krahasim me kohėn e gjatė tė bisedimeve) pohuan se janė ngritur tė gjitha ēėshtjet e hapura: ēėshtja e personave tė zhdukur, mėnjanimi i strukturave paralele, kryesisht nė veriun e Kosovės, arsimi nė gjuhėn serbe, regjistrimi i votuesve dhe, nė veēanti, pjesėmarrja e pjesėtarėve tė komunitetit serb nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 17 nėntorit nė Kosovė. Kjo e fundit, ndėrkaq, duket tė jetė shfrytėzuar me mjeshtėri nga zoti Ēoviq. Ai u bėri thirrje zyrtarisht qytetarėve serbė qė tė dalin nė vendregjistrime, duke e cilėsuar kėtė madje "detyrė patriotike". Kjo thirrje i siguroi atij reputacionin e "bashkėpunėtorit tė shkėlqyeshėm dhe shumė tė pėrkushtuar", komplimente kėto qė nuk munguan tė derdhen lumė nga pėrfaqėsues tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė. Hap pas hapi, zoti Ēoviq fluturoi pėr nė New York, nė selinė e Kombeve tė Bashkuara, pėr t'u paraqitur para Kėshillit tė Sigurimit sė bashku me administratorin Haekkerup. Fill pas kthimit prej andej ai deklaroi se "nuk ekziston pėrkrahje ndėrkombėtare pėr pavarėsinė e Kosovės", ndėrsa siguroi bashkėkombėsit e tij se ka "entuziazmuar Kėshillin e Sigurimit me pikėpamjet e tij pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės". Bashkudhėtari i tij, zoti Haekkerup, tha ndėrkaq se "nė Kėshillin e Sigurimit nuk ka pasur kurrfarė diskutimesh pėr statusin final tė Kosovės". Ai pohoi se zoti Ēoviq ka kėkruar lidhje mė direkte tė serbėve tė Kosovės me Beogradin, por "nuk ka siguruar ndonjė mbėshtetje tek anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit". Zoti Haekkerup tha se "anėtarėt e kėtij Kėshilli kanė pėrshėndetur angazhimin e zotit Ēoviq dhe qeverisė sė tij pėr regjistrimin e serbėve nė listat e votuesve pėr zgjedhjet nė Kosovė dhe e kanė vlerėsuar si shumė tė rėndėsishme pjesėmarrjen e tyre nė kėto zgjedhje".

Por, ende pa u shuar mirė jehona e deklaratave tė tij pėr "pėrshtypjet nga New Yorku", zoti Ēoviq u zuri frymėn bashkėbiseduesve tė tij nė UNMIK. Nė njė takim tė Kėshillit Kombėtar Serb nė Graēanicė, njė fshat i banuar me serbė rreth 6 kilometra larg Prishtinės, ai lėshoi njė vistėr deklaratash qė u duk se zhgėnjyen UNMIK-un. Zoti Ēoviq tha se serbėt nuk do tė marrin pjesė nė zgjedhje pa u pėrmbushur disa kushte, nė radhė tė parė 'lirimi i tė gjithė serbėve qė mbahen nė burgjet e Kosovės". Ish prefekti "disident" i qytetit tė Beogradit, Nebojsha Ēoviq, po tė njėjtėn ditė tha se "nė Kosovė ekzistojnė me qindra Bin Ladenė tė vegjėl".

Drejtori i Qendrės pėr Informim tė UNMIK-ut, Simon Haselock, i quajti tė "pasinqerta e tė pakuptueshme dhe si tė tilla tė papranueshme" deklaratat e zotit Ēoviq. Ndėrsa akuzat pėr ekzistimin e terroristėve nė Kosovė, pėrkatėsisht tė "Bin Ladenėve tė vegjėl", ai i cilėsoi thjesht si "ekstreme" . Pėrfaqėsuesit e shqiptarėve, ndėrkaq, thanė se kėto janė deklarata tė rrezikshme qė vetėm mund tė nxisin shtimin e tensioneve ndėretnike dhe tė destabilizojnė Kosovėn. Ibrahim Rugova, kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, tha se "kjo ėshtė propagandė serbe e cila vazhdon qė njė shekull, dhe tash nė 10 vitet e fundit ata dėshirojnė pėrsėri t'i njollosin shqiptarėt". Ai tha se nuk ėshtė e vėrtetė se kėtu ka pasur apo ka dikush lidhje me terroristėt ndėrkombėtarė tė tipit tė Bin Ladenit. Akuza tė tilla ka pasur edhe nė tė kaluarėn, posaēėrisht gjatė luftės nė Kosovė, kur qarqet politike serbe pohonin se "nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės ka pasur "muxhahedinė". Dr. Rugova tha se "kėtu ka qenė njė lėvizje e pėrgjithshme pėr liri, pėr ēlirim dhe ndėrtim tė Kosovės, prandaj edhe bota na ka pėrkrahur".

Zoti Ēoviq, ndėrkaq, ka bėrė akuza pėr ekzistimin e "terroristėve" edhe nė Luginėn e Preshevės, madje ka tėrhequr vėrejtjen se "terroristėt shqiptarė po pėrgatisin sulme mbi vetė Beogradin".

Analistė tė huaj, por edhe vendas, thanė se akuzat e tilla janė pėrpjekje pėr tė shfrytėzuar situatėn e re tė krijuar pas sulmeve terroriste nė Shtetet e Bashkuara. Ata tėrheqin vėrejtjen se "akzua tė tilla janė dėgjuar nė Serbi edhe nė vitin 1999, veēse atėherė nga goja e ish presidentit jugosllav, tash tė akuzuar pėr krime lufte, Sllobodan Millosheviq. Deklaratat akuzuese tė Ēoviqit nuk janė tjetėr "veēse pėrpjekje e qarqeve tė caktuara pėr tė shfrytėzuar tragjedinė amerikane pėr agjendat e tyre", pohojnė analistėt. Ish ndihmės sekretari i shtetit, James Rubin, tha nė njė intervistė pėr njė gazetė prishtinase se "shqiptarėt janė nė anėn e perėndimit - ata qė i lidhin me Bin Ladenin nuk janė miq tė Amerikės".

Me gjithe zemėrimin dhe zhgėnjimin qė ka shkaktuar me qėndrimet e tij, Nebojsha Ēoviq vazhdon tė mbetet njė "faktor i rėndėsishėm" nė relacionet ndėrmjet autoriteteve ndėrkombėtare dhe serbėve tė Kosovės. Gjykuar nga interesimi qė zgjedhjet e pėrgjithshme nė Kosovė tė jenė gjithpėrfshirėse, duket se ai do tė vazhdojė edhe pėr njė kohė tė mbetet "i pėrkėheluri i zyrtarėve ndėrkombėtarė". Kėtė periudhė ai ka vendosur ta shfrytėzojė pėr, siē ėshtė shprehur, "kthimin e Serbisė dhe tė Jugosllavisė nė Kosovė". Edhe koalicioni politik serb qė ėshtė certifikuar pėr zgjedhjet e pėrgjithshme e mban njė emėr simbolik -"Kthimi".

AIM Prishtinė, Besnik BALA