AIM: start



TUE, 25 SEP 2001 20:28:01 GMT

Tugjmani dinte pėr krimet

Aim, Zagreb, 15.9.2001.

"Mendoj se kam gabuar qė kam lejuar operacionin nė Likė", tha Franjo Tugjman nė seancėn e Kėshillit tė mbrojtjes dhe sigurisė nacionale (KMSN) qė u mbajt mė 12 shtator 1993 nė oborrin presidencial nė Pantovēak. Krahas krerėve ushtarak nė mbledhje ishte e pranishme gjithė pėrbėrja e atėherėshme shtetėrore, kurse fjalėn e morrėn Nikica Valentiē, kryetar i Qeverisė, Gojko Shushak, ministėr i mbrojtjes, Ivan Jarnjak, ministėr i punėve tė brendshme, Mate Graniē, ministėr i punėve tė jashtme, gjeneral Janko Bobetko, kryeshefi i Shtatmadhorisė, Antun Vrdoljak, drejtori i pėrgjithshėm i HRT (Radiotelevizioni kroat), Franjo Greguriē... Konteksti i seancės ishte kėshtu: dy ditė para sesionit tė KMSN-sė nė Pantovēak - pra mė 10 shtator 1993. - trupat kroate filluan ofanzivėn ushtarake nė Medaēki Xhep afėr Gospiēit. Duke luajtur nė kartėn e befasisė sė pėrgjithshme, pjesėtarėt e Brigadės sė dhjetė gardiane (komandant Mirko Noraē) tė forcuar me forcat speciale policore (komandant gjenerali Mlladen Markaē) pėr njė kohė tė shkurtė pushtuan njė hapėsirė tė gjėrė rreth Divosellės, Citlukut dhe Pocitelit.

Nė afat tė shkurtėr, gjithashtu, njėsitė e pėrmendura bėnė varg krimesh ndaj civilėve serb qė jetuan nė Medaēki Xhep: fletarresti i Gjyqit tė Hagės kundėr gjeneralit Rahim Ademi (komandant i atėhershėm i Zonės Operative tė Gospiēit) thotė se gjatė aksionit janė vrarė 38 persona, ka pasur qindra tė burgosur lufte dhe janė djegur qindra shtėpi tė serbėve tė atjeshėm, ėshtė vjedhur gjithēka qė ka mundur tė vidhet... Kreu shtetėror, megjithatė, krimet i pėrmend pėrciptazi dhe nė kontekst tė vėrejtjeve ndėrkombėtare, kurse pėr vrasjen e civilėve e dinin qė atėherė: pėrmenden kritikat e ashpra qė vijnė nė adresė tė operacionit nga bashkėsia ndėrkombėtare, kurse sovrani Tugjman - duke e ditur se sesioni i KMSN inēizohet dhe se procesverbali njė ditė mund tė shėrbejė si rrethanė lehtėsuese- me gjithė zemėr pohon se ishte pajtuar me propozimin e gjeneral Bobetkut qė tė goditen serbėt nė Medaēki Xhep.

Tugjmani nė disa vende madje tenton tė bėjė me dije se ishte manipuluar dhe shkaku i manipulimit rezultoi me marrjen e aksionit nė rrethinėn e Gospiēit. Sovrani nuk e apostrofon se kush e ka manipuluar, nė tė vėrtetė bėhet fjalė pėr Janko Bobetkun: sipas mendimit tė tij u ndėrmorr aksioni i pėrmendur, kurse nė tė vėrtetė i autorizuari pėr Gospiēin, admiral Davor Domazet - udhėhoqi me tė gjitha aktivitetet luftarake nė Medaēki Xhep. Nė Hagė, megjithatė, shkaku i kėtij operacioni ka shkuar gjeneral Rahim Ademi.

"Zotėrinj, ne gjatė ditėve tė fundit me operacionit e Gospiēit kishim mjaft sukses ushtarak. Por, objektivisht jemi para njė situate delikate politike", e filloi diskutimin e vet nė seancėn e KMSN-sė Franjo Tugjmani pasi qė gjenerali Bobetko dhe ministri Jarnjak informuan pėr situatėn qė mbretėroi atė mėngjes, mė 12 shtator 1993, nė Medaēki Xhep. Tugjmani vazhdon tė flasė: "Nė ēastin kur e gjithė bota edhe ata nga rradhėt e miqve, dhe tė tjerėt, na sugjeruan pėrmbajtje tė skajshme dhe fleksibilitet politik, megjithatė ramė nė provokimin e tyre, por nė kundėrshtim me vendimin tonė. Nė kėsi situate, pa marrė parasyshė se si do tė ma interpretoni, ata e kanė parasyshė, e duke marrė parasyshė edhe pėrgatitjet tona, qė nuk mund tė fshehen, del se Kroacia, nė situatėn e tanishme, pėrgatit ballafaqim luftarak me serbėt nė Kroaci."

Kryetari kroat gjatė shqiptimit tė kėtyre fjalėve frikėsohet nga reagimi i bashkėsisė ndėrkombėtare. Tetė vjet mė vonė, kur gjeneral Ademi dorėzohet nė Hagė, do tė bėhet e qartė se frika e tij ėshtė e logjikshme dhe nuk ėshtė edhe aq e pabesueshme se ato ditė tė shtatorit tė vitit 1993 Franjo Tugjmani - gjykuar sipas tė gjithėve, nė pajtim me Gojko Shushakun dhe Janko Bobetkun - gjithė fajet pėr krimet nė Medaēki Xhep vendosėn t'ia hudhnin nė shpinė Ademit.

"Mė duhet tė pranoj ", flet Tugjmani, "kėtu ėshtė edhe pėrgjegjėsia ime qė kam lejuar operacionin e Gospiēit. Kur gjeneral Bobetko erdhi me njė propozim tė kėtillė, unė e kisha parasyshė provokimin e tij, tė imtė, provokim i imtė, siē ishte hyrja e trupave nė Velebit, ku neve na vranė tre pjesėtarė tė forcave speciale, njėrit ia kishin kėputur veshin, pastaj vendosja e minave nė Pakrac, por edhe klima politike qė ishte krijuar nė opinionin publik dhe nė Kuvend, prandaj e pranova propozimin qė tė shkojmė me kėtė operacion, edhe pse mė vonė u vėrtetova se nuk isha informuar me tė gjitha elementet. Tė themi, unė e kam menduar, e kam ditur, se Divoselo ėshtė serbe, por nuk i kam ditur se janė gjithė ata fshatra qė i kemi marrė. Nuk e kam ditur se gjithė ata fshatra ishin serbe. Nė kėtė mėnyrė, pėr kėtė shkak, unė jam qė tė zhvillohen bisedime pėr ndėrprerjen e zjarrit, sepse jemi nė njė situatė qė vėshtirė se mund ta arsyetojmė; nė momentin kur bisedohet pėr ndėrprerjen e operacioneve ushtarake ne shkuam nė njė operacion luftarak, siē ndodhi nė muajin janar, mė 22 janar, qė me shumė vėshtirėsi justifikuam rastin, pra kur gjithashtu kishte bisedime e doli se sėrish kroatėt nuk dėshironin bisedime, por duan vetėm luftė, siē ndodhi tani me pastrimin e kėtyre viseve Citluk, Pocitel, Divoselo."

Sovrani, me fluturimet e veta, jep njė pėrshtypje tė njė paqėsori tė rrejshėm: sqaron sesi Kroacia do tė ketė probleme diplomatike shkaku i aksionit nė rrethinėn e Gospiēit, kurse pastaj aspak nuk ka gajle pėr serbėt e vrarė nė kėto vende, as interesohet t'i gjejė dhe dėnojė kryerėsit e krimeve. Ai nuk urdhėron asfarė hetimi pėr krimin, prandaj deri tek urdhėri i ardhshėm urdhėron ndėrprerjen e aktiviteteve ushtarake.

"Pra zotėrinj", vazhdon Tugjmani, "siē e shihni jemi nė gjendje mjaft delikate politike. Kemi mundur tė arsyetojmė sulmet ndaj nesh shkaku i situatės nė Bosnjė, kurse tani janė shtuar me kėto nė Kroaci, por ėshtė e qartė se do tė tentojmė tė shfrytėzojmė sulmet e tyre ndaj popullatės civile dhe tė flakim kėto akuza kundėr nesh, por kuptojeni se ėshtė edhe nė interesin tonė qė me rrugė politike tė vijmė deri tek zgjidhja pa marrė parasyshė se ka 50 dhe kam dėgjuar shifrėn prej 200 tė vdekurve. Njėkohėsisht ėshtė e sigurtė se ne kemi pasur nė kėto operacione 20 tė vdekur dhe nuk e di 40 tė plagosur e mė shumė, prandaj nėse vazhdojmė do tė kemi humbje mė tė mėdha, e ēka do tė ndodhė deri nė Baranjė e Vukovar".

Kėtu kryetari merr pak kurajo dhe vazhdon me njė varg kritikash ndaj pushtetit: "prandaj, nė kėtė kuadėr, tek e shoh nė tėrėsi, nuk ėshtė dashur tė lejoja,assesi s'ėshtė dashur tė lejoja. Mendoj se kam gabuar qė kam lejuar operacionin e Likės. Pa marrė parasyshė se ēka mund t'u bėnim serbėve. Pėr shkak tė kėtij momenti, pėr shkak tė ngjarjeve, pėr reaguan edhe nė Bashkėsinė Ndėrkombėtare, kurse kryetari i Kėshillit tė Sigurisė Evropiane qė tė dorėzojė kėtė notė zyrtare e luti ambasadorin qė personalisht tė shkonte nė Zagreb dhe t'i apelonte Kroacisė, kryetarit tė Kroacisė, qė tė kėrkohet zgjidhje politike. Prandaj gjithsesi duhet tė jemi nė vijė tė kėsaj politike, pėr tė cilėn jemi pėrcaktuar.Pėrndryshe kėtė gjė do ta kishim zgjidhur pėr disa ditė, por sikur tė mos kishim shkaktuar hidhėrimin e botės, qė madje na vėnė sanksione. Kjo do tė ishte ndryshe, kurse kėshtu?"

Pėr ta marrė fjalėn paraqiten dy njerėzit e sferės sė ekonomisė: Nikica Valentiē dhe Franjo Greguriē, tė armatosur me sasinė imagjinare tė vazelinit, dhe fillojnė ta bindin kryetarin pėr domosdoshmėrinė e marrjes sė kėtij aksioni pėr sulmim tė Medaēki Xhepit. Kėto dy tipa qė vazhdimisht u pasuruan gjatė luftės preferojnė qėrrim definitiv tė hesapeve me serbėt pėrmes luftės, kurse njeriu qė pritej tė ishte ithtari mė i zjarrtė i opcionit tė luftės hesht menēurisht. Gojko Shushak, paraqitet tė marrė fjalėn rrallė dhe atė vetėm kur duhet tė vėrtetojė fjalėt e Tugjmanit. Dialogu ndėrmjet Tugjmanit dhe Valentiēit ia vlen tė citohet integralisht.

Nikica Valentiē: Zoti kryetar, unė doemos duhet ta them njė fjali. Kryetar, me serbėt e Kroacisė ne nuk kemi probleme politike pėr tė zgjidhur, ėshtė ēėshtje, se nė ē'kohė apo tajming kėtė ta zgjedhin nė mėnyrė tjetėr.

Tugjman: Po, kėtė e di.

Valentiē: Pra, edhe kjo ėshtė diēka qė mund t'ju bind plotėsisht, si njeri qė gjithė jetėn e kam kaluar atje poshtė, ata nuk pranojnė asnjė zgjidhje politike. Mendoj, edhe njė fjali, duhet qė sa mė mirė tė pėrgatitet dhe tė ndėrmerret nė tė gjitha anėt. Falemnderit.

Tugjman: Kryetar i Qeverisė, me serbėt e Kroacisė, ata qė tani udhėheqin me Kninin dhe Baranjėn - jo. Por kjo ėshtė vetėm njė shuplakė, dhe ata megjithatė janė tė varur nga Beogradi. Problemi qėndron se a dėshiron Bashkėsia Ndėrkombėtare t'i detyrojė qė tė mos pajisen. Nė momentin kur Serbia do tė detyrohet ta bėjė kėtė, atėherė do tė zgjidhim problemin e serbėve nė Kroaci, atėherė me njė shuplakė 10 deri 20 pėrqind do tė ikin nga Kroacia dhe problemi do tė zgjidhet.Por nėse do tė nisemi vetėm nga kjo gjė, atėherė kėtė luftė nuk do tė na pranojė bota. Unė ju them, prandaj ua them, kam qenė mjaft i pėrcaktuar, dhe kam gabuar pėrsa i pėrket operacionit, mė kuptoni. Sikur bota tė na lejonte, dhe sikur tė kishim mundėsi brenda njė afati, njė afati mjaft tė shkurtė, kėtė ta zgjidhnim, atėherė unė do tė isha pėr kėtė. (...) Te ne krijohet njė atmosferė se Kroacia ėshtė kundėr njė orientimi tė kėtillė botėror, e orientuar qė tė zgjidhė me luftė, e kjo do tė thotė qė serbėt t'i pastrojė nga Kroacia, kjo ndodh nė praktikė. Nuk mund ta pastrojmė e ata tė kenė tė dhėna se nė Sllavoni, nė Sllavoninė Perėndimore madje 30 fshatra serbe janė fshirė nga faqja e dheut, edhe tani tre-katėr fshatra serbe janė fshirė etj. Kjo krijon njė imazh pėr Kroacinė, pėrmes tė cilit nuk realizojmė dot as statusin tonė politik, as raportet ekonomike me botėn. A e kuptoni kėtė.

Valentiē: Kjo, kryetar, nuk ėshtė kontestuese, kjo brenda vitit na pret sėrish. Ėshtė ēėshtje tajmingu. Kjo pėrsėri na pret.

Tugjman: Po, nėse kjo na pret atėherė kjo do tė thotė se duhet tė pėrgatitemi mė mirė politikisht dhe ushtarakisht, e pastaj pas aksionit tonė, duhet tė pėrgatitemi tė mos krijojmė mundėsi qė dikush tė na godas nė Zagreb.

Valentiē: Mbase tani janė mė tė dobėt se mė parė.

Tugjmani: Kryetar i Qeverisė, tė lutem orientohu nė ēėshtjet ekonomike. Nikica Valentiē gjithnjė ishte i heshtur nė kėtė vend, por pas leximit tė kėsaj pjese tė transkriptit kuptojmė se Franjo Tugjmani ishte thellėsisht i prirė pėr krimet individuale tė trupave ushtarake kroate. Gjatė viteve qė do tė pasonin disa persona do tė dėrgoheshin nė Mirogo, disa nė freskun e pasurive tė tyre, disa nė Hagė, e pas gjithė kėsak ėshtė e ditur se Franjo Tugjmani ka pasur dijeni pėr tė gjitha krimet, por nuk i ka shkuar nė mend t'i procesuonte. Ky njeriu kishte vetėm njė frikė, atė tė bashkėsisė ndėrkombėtare, pikėrisht shkaku i kėsaj frike herė pas here paraqitej nė rolin e paqėsorit tė rrejshėm.

IVICA GJIKIĒ