AIM: start



TUE, 25 SEP 2001 20:27:30 GMT

Bin Ladeni shkakton dhembje koke ne Tirane

AIM TIRANA, 24.09. 2001

Zeri unik,me te cilin qeveria dhe opozita, partite e majta dhe te djathta ne Shqiperi denuan aktet terroriste te 11 shtatorit ne SHBA, u shpernda shume me shpejt nga sa pritej ne nje shtet, ku i gjithe spektri politik eshte zyrtarisht aleat i sigurte i SHBA. Hija e te dyshuarit kryesor te atentateve,Osama Bin Laden, u shtri edhe ne politiken shqiptare, duke ringjallur tensione te vjetra brenda kesaj politike dhe duke shkaktuar probleme te reja.

Nje nga pasojat e para politike ketu te ngjarjes tragjike te SHBA ishte efekti i nje acarimi ne marredheniet e Shqiperise me disa prej shteteve te rajonit, te cilet ne reagimet e tyre ndaj ngjarjeve ne SHBA, nuk ngurruan te perziejne edhe emrin e Shqiperise me emrin e terroristit te famshem saudit. Hapin e pare te akuzave ndaj Shqiperise per strehim te kryeterroristit Bin Laden e ndermori kryeministri i Maqedonise Lupco Georgievski, i cili zgjodhi kryeqytetin bullgar gjate vizites se tij ne Bullgari me 19 shtator, per te deklaruar se Bin Ladeni ka qene vitin e kaluar ne Shqiperi. Deklarata e kryetarit te qeverise maqedonase shenoi piken me te larte te nje fushate te perditeshme me mediat maqedonase, e cila nisi qe diten e pare pas atentateve ne SHBA, per te perzier Shqiperine dhe shqiptaret ne lidhjet terroriste me Bin Ladenin dhe fondamentalistet islamike.

Tirana, qe nuk kishte reaguar ndaj mediave maqedonase,nuk mundi te ruante te njejten qetesi edhe ndaj akuzave qe vinin nga nje kryeminister, te cilin Qeveria e Ilir Metes e kishte ndihmuar dy here me rradhe qe te dilte nga nje krize qeveritare. Burime te mireinformuara te MPJ te Shqiperise i bene te ditur AIM-it se me 19 shtator zevendesministri i jashtem shqiptar thirri ambasadorin maqedonas ne Tirane per t’i shprehur protesten per kete akuze te leshuar nga kryeministri maqedonas. Fakti qe ne MPJ te Shqiperise nuk eshte thirrur asnjehere ambasadori maqedonas gjate tete muajve te konfliktit ne Maqedoni, ku anetare te kabinetit qeveritar maqedonas kane bere vazhdimisht akuza ndaj Tiranes se eshte perzier ne konflikt duke ndihmuar dhe stervitur njesite e UCK-se, por u thirr per akuzen maqedonase te lidhjeve me Bin Ladenin, tregon se autoritetet shqiptare jane teper sensibel ne nje ceshtje, e cila mund te vere sado pak ne dyshim lojalitetin e tyre ndaj SHBA dhe NATO-s.

Nje vale te ftohti shkaktoi Bin Ladeni edhe ne marredheniet e sapovendosura diplomatike midis Shqiperise dhe RF te Jugosllavise. Ministri i brendshem jugosllav Dushan Mihajllovic deklaroi me 17 shtator se Bin Ladeni ka qene dhe ka baza ne Shqiperi. Pakenaqesia, qe u manifestua ne Tirane per keto akuza jugosllave me sa duket beri qe ministri jugosllav i mbrojtjes S.Krapovic gjate nje vizite ne Londer me 20 shtator ne nje forme pergenjeshtrimi te deklaronte se Jugosllavia nuk disponon te dhena se Bin Ladeni ka qene ne Shqiperi.

Por vala e te ftohtit mund te thuhet se u perserit edhe ne marredheniet shqiptaro-bullgare, ku nje fushate gjithashtu pothuaj e perditeshme konstatohet me njoftime dhe tregime mbi lidhjet e Bin Ladenit me Tiranen. Duke mbajtur parasysh se qe nga kriza maqedonase mediat bullgare kane mbajtur nje qendrim gjithnje e me pak miqesor ndaj Shqiperise, duhet te pritet qe prononcimet e fundit ne Sofie per lidhje te Bin Ladenit me Shqiperine, do te kene pasojat e tyre edhe ne marredheniet midis dy vendeve, te cilat nuk jane ne ditet e tyre me te mira.

Nje pasoje tjeter politike ketu e akteve terroriste ne SHBA ishte nje acarim i ri i marredhenieve, edhe ashtu teper te ndera, midis koalicionit te majte qeverises ne Shqiperi i drejtuar nga Partia Socialiste e ish kryeministrit Fatos Nano dhe koalicionit te djathte te opozites te drejtuar nga Partia Demokratike e ish presidentit Sali Berisha. Sikur te mos mjaftonte fakti i pakendeshem i zhvillimit ne menyre te ndare dhe jo sebashku nga pozita dhe opozita i ceremonive perkujtimore per viktimat e terrorizmit ne New York, te dy palet kane akuzuar njera tjetren per lidhje me terrorizmin dhe Bin Ladenin. Organi i PS “Zeri i Popullit” akuzoi me 14 shtator PD-ne dhe ish presidentin Berisha se ne kohen qe kane qene ne fuqi i kane dhene mbeshtetje dhe kane pasur lidhje me celulat terroriste te Bin Ladenit. Madje u bene akuza se Bin Ladeni ka pasur lidhje te ngushta me ish shefin e sherbimit sekret shqiptar B.Gazidede , te cilit i eshte dhene strehim politik ne nje shtet arab. Mirepo ish kryeministri i Qeverise se PD, Aleksander Meksi, me 20 shtator mohoi se gjate qeverisjes se tij Bin Ladeni ka qene ne Shqiperi.

Po aq i ashper ishte edhe organi i PD “Rilindja Demokratike”, e cila me 14 shtator akuzoi koalicionin e majte qeverises se e ka kthyer Shqiperine ne nje strehe te terrorizmit nderkombetar. Ndonese te dy palet, te nisur nga motive ideologjike te kunderta, akuzojne njera tjetren, fakti eshte se me dashje apo padashje ne nje fare menyre ata i sherbyen perhapjes se pretendimit se Bin Ladeni ka qene vertete ne Shqiperi dhe ka pasur e ka baza ketu.

Kjo ishte kaq serioze sa qe ministri i rendit publik Ilir Gjoni e quajti te nevojshme me 19 shtator te mbante nje konference te posacme shtypi per te deklaruar zyrtarisht se Bin Ladeni nuk ka qene ne Shqiperi dhe se ai nuk ka asnje baze ne Shqiperi. Ministri u lavderua se Shqiperia eshte nje vend qe ka goditur ekstremistet islamike, duke pasur parasysh se ne vitet 1997-1998 jane arrestuar nga policia shqiptare ne bashkepunim me CIA-n dhe FBI-ne dhjete shtetas arabe te dyshimte, nder te cilet njeri u vra ne perleshje me policine shqiptare.

Ne te vertete diskutimi per terrorizmin islamik nuk eshte i ri ne Shqiperi ne debatet politike midis pozites dhe opozites, por ngjarja e New Yorkut qe rinxorri Bin Ladenin ne skenen nderkombetaree e rindezi me shume kete debat edhe ne Shqiperi. Dhimbjet e kokes qe shkaktoi hija e Bin Ladenit ne Tirane vijne edhe nga nje pozicion i paqarte i vete politikes shqiptare, qofte te djathte apo te majte. Duke qene nje shtet ish komunist, ku per 50 vjet me rradhe eshte kufizuar feja dhe sidomos per 30 vjet me rradhe i vetmi shtet ne bote i shpallur zyrtarisht ateist dhe ku feja denohej me burg, eshte teper e veshtire te besohet se fondamentalizmi mund te hedhe rrenje ne Shqiperi, pavaresisht se shumica e popullsise eshte e besimit islam. Dhe partite politike me shume e kane perdorur karten e rrezikut islamik si pretekst per te sulmuar njera tjetren se sa ka qene nje shqetesim real i tyre per ndonje zhvillim te rrezikshem brenda.

Vala e re e perpjekjeve ne rajon per te krijuar opinionin se Shqiperia ka lidhje me Bin Ladenin shpjegohet ketu me synimin e disa qarqeve ne Ballkan dhe sidomos ne ato shtete, ku ka popullsi shqiptare, per te komprometuar kerkesat e asaj popullsie per te drejta me te medha. Dhe qe rrefimet per lidhjet apo hijen e Bin Ladenit ne Shqiperi nuk duket se jane reale apo se kane zene vend ne shtetet e Perendimit e provoi edhe siguria qe dha ambasadori amerikan ne Tirane Jozef Limpreht. Pikerisht me 14 shtator kur Shqiperia kishte shpallur dite zie kombetare per viktimat e terrorizmit ne Amerike, ambasadori deklaroi se Shqiperia eshte vend i sigurte dhe se nuk ka rrezik terrorist dhe se qeveria amerikane u sugjeron amerikaneve qe te vijne ne Shqiperi. Duke qene se keto sigurime vijne nga perfaqesuesi i shtetit qe pesoi tragjedine terroriste, kjo deklarate ishte me shume se nje ilac qetesues ne kete stine dhimbjesh koke, qe shkaktoi hija e Bin Ladenit ne politiken shqiptare.

ARJAN LEKA