AIM: start



WED, 19 SEP 2001 20:16:26 GMT

Kush ėshtė fajtor pėr vdekjen e 16 punėtorėve tė RTS?

Njė muaj pas fillimit tė procesit gjyqėsor nė Beograd, anėtar tė familjeve tė tė punėsuarve tė RTS, tė vrarė gjatė bombardimeve tė NATO-s nė prill tė vitit 1999, do tė dėshmojnė para Gjykatės evropiane pėr tė drejtat e njeriut, pasi kishin ngritur padi kundėr 17 vendeve anėtare tė Aleancės.

AIM, Beograd, 16.09.2001.

Gati dy vjet e gjysmė pasi kishin humbur jetėn 16 punėtorė tė Radio Televizionit tė Serbisė (RTS) gjatė sulmeve ajrore tė NATO-s, nė Beograd, mė 13 shtator, filloi gjykimi i Dragolub Milanoviēit, ish-drejtorit tė pėrgjitshėm tė RTS, i akuzuar pėr nxitjen e rrezikut tė pėrgjithshėm, gjegjėsisht se nuk kishte ndėrmarrė asgjė pėr shpėtimin e jetės sė punėtorėve tė tij.

Tė premten u ndėrpre gjykimi, shkaku i vendimit tė avokatit tė Milanoviqit, Branimir Gugl qė tė tėrhiqej, dhe u vendos qė gjykimi tė vazhdonte mė 9 tetor, deri kur shefi i dikurshėm i televizionit shtetėror duhet tė gjejė avokat tė ri.

Gugl e arsyetoi vendimin e tij me pamundėsinė pėr tė pėrgatitur mbrojtjen, sepse nuk i kishte nė shqyrtim dokumentet origjinale tė lėndės. Sipas vlerėsimit tė gjykatėses Radmila Dragiēeviē Ciciē, familjeve tė tė vrarėve dhe tė akredituarve tė tyre, fjala ėshtė pėr njė obstruksion ndaj kėtij gjykimi.

Familjet e tė vrarėve, kryesisht punėtorė tė rinj nė RTS, tė cilėt nga dita e kobshme e 23 prillit tė vitit 1999, insistuan tė gjendej fajtori dhe tė nxirrej para drejtėsisė, nuk ishin tė kėnaqur me fillimin e gjykimit kundėr njeriut qė konsiderohet si mė pėrgjegjės. Gjykimi i Dragolub Milanoviē, mbėshtetet nė dy akuza: pėrgjegjėsi pėr vdekjen e 16 njerėzve, por edhe keqpėrdorim tė autorizimeve nė ndėrmarrje. Dėnimi pėr tė dyja veprat, sipas fjalės sė avokatit, Borivoje Boroviē, parasheh dėnim deri nė 15 vjet heqje lirie.

"Gjykimi i pėrnjėhershėm pėr vrasjen e punėtorėve dhe kriminalitetit tė bėrė devalvon pėrgjegjėsinė e Milanoviēit dhe pėrmasat e tragjedisė", ka vlerėsuar pėrfaqėsuesi i tė tė dėmtuarve, avokati beogradas Slobodan Zhizhiē, duke komentuar vendimin e Trupit Gjykues qė kishte refuzuar kėrkesėn e tij pėr procedura tė ndara.

Gjykuar sipas "avokatit nė dorėheqje" tė Millanoviqit, Branimir Gugl, drejtori i dikurshėm i RTS do tė vazhdojė me pėrpjekjet pėr tė dėshmuar se "kacacitetet prodhuese nga Aberdareva nuk janė tė shpikura, sepse nuk ka pasur vend tė sigurtė", si dhe nuk e ka e ditur se do tė bombardohej ndėrtesa e RTS-sė. Avokati Boroviē megjithatė beson se pėrmes procesit gjyqėsor do tė vėrtetohet drejt ajo qė e kėrkojnė familjet e tė tė dėmtuarve, pra se Millanoviqi e ka ditur se ndėrtesa do tė bombardohej. Me kėtė rast, sipas fjalėve tė tyre, akuza do tė mund tė zgjerohej si vrasje me paramendim (Nė Ligjin Penal tė Serbisė pėr kėtė vepėr ėshtė paraparė madje edhe dėnim me vdekje, por qė ėshtė paralajmėruar se do tė suspendohet kjo mundėsi).

Kėshtu, sė paku teoritikisht, u paraqit mundėsia qė edhe Millanoviēi tė dalė nė rolin e dėshmitarit dhe tė shfrytėzojė pėrparėsitė e ligjit tė ri qė parasheh lehtėsim dėnimi pėr kryerėsit dhe bashkėpjesėmarrėsit nė krim nėse zbulojnė autorizuesin. Duke vlerėsuar se autorizues kryesor mund tė ishte kryetari i dikurshėm jugosllav, Sllobodan Millosheviqi, Boroviēi, megjithatė, nxjerr pėrfundimin se Millanoviēi si bashkėpunėtor shumėvjeēar i Millosheviqit, nuk do ta shfrytėzojė kėtė rast qė e mundėson ligji i ri.

Gugl tė enjten pohoi se "nga ngritja e akuzės deri tek caktimi i paraburgimit ėshtė bėrė vetėm mosrespektimi i masave tė sigurisė, kurse pastaj duhej kėrkuar fakte se a e kishte ditur se RTS-ja do tė bombardohej". Duke pėrmendur dy refuzimet e kryeprokurores sė Hagės Karla del Pontes pėr ekzistimin e dėshmive tė mjaftueshme para gjyqit holandez, ai tentoi tė nxirrte konkludimin pėr "proces tė montuar". Argumentimi i tij shtesė bazohej nė faktin se mbrojtja, pėr dallim nga tė akredituarit e tė dėmtuarve, nuk kishte pasur mundėsinė tė shihte materialin dėshmues nė tė cilin bazohet akuza.

"Dėgjimi procedural" qė nė fillim rezultoi me ndėrprerjen e gjykimit, me arsyetimin e gjyqtarit se duhej t'i mundėsohej mbrojtjes qė vetė tė njihej me dokumentet, kopjimi i tė cilėve nuk ėshtė i lejuar sepse paraqesin fshehtėsi ushtarake. Sipas vlerėsimit tė Boroviēit, ishin kėto vetėm formalitete tė imėta "qė mund tė hudhin nė hije vetė procedurėn, pa kurfarė preteksti, sepse ekzistojnė dėshmi mjaft bindėse kundėr Milanoviēit".

Avokati Boroviē tė enjten shprehu shpresė se gjyqi gjatė procesit do tė pranojė propozimet e palės sė dėmtuar qė si dėshmitarė tė ftohen funksionarė tė lartė ushtarak dhe policor, qė tė mund tė zbardhet tėrėsisht e vėrteta rreth asaj se kush i kishte tė gjitha informacionet pėr bombardimin e planifikuar tė RTS-sė dhe si u morr vendimi qė punėtorėt tė mos evakuoheshin nga ndėrtesa e cila ishte e shpallur si cak.

Gjatė gjykimit ditėn e premte, megjithatė si dėshmitarė u paraqitėn vetėm gazetarėt e RTS Angelina Vuēiē, Milorad Komrakov dh Milosh Markoviē. Ishte thirrur edhe kryetari i Serbisė Milan Milutinoviē, i cili mosprezencėn e tij e kishte arsyetuar shkaku i sėmundjes, dhe ish-ministri i brendshėm i policisė serbe Vlajko Stoillkoviē, pėr tė cilin u dėshmua se nuk i ishte dėrguar ftesė pėr tė dėshmuar.

Milanoviē ėshtė arrestuar mė 13 shkurt "shkaku i rrezikut qė tė mos ndikonte ndaj dėshmitarėve gjatė hetimit tė vrasjes sė tė punėsuarve nė RTS". Hetimin e kishte kėrkuar Hetuesia Qarkore, kurse padinė pėr vepėr penale e kishin bėrė familjet e tė punėsuarve tė vrarė. Gjykatėsi hetues nė kėtė rast paralajmėroi se gjatė hetimit do tė tentonte tė vėrtetonte se athua Milanoviēi kishte mundur tė shmangte rrezikun dhe pasojat e bombardimit tė ndėrtesės sė RTS-sė.

Nė ndėrkohė, kundėr tij ėshtė ngritur procedurė hetimore pėr shkak se dyshohet se ka dėmtuar RTS pėr tetė milionė dinarė, sa i kishte mbetur borxh televizionit shtetėror pėr materialin e xhiruar nė fushatėn parazgjedhore partia e dikurshme nė pushtet Partia Socialiste e Serbisė (PSS).

Pikėrisht nė pėrvjetorin e bombardimit tė ndėrtesės sė RTS-sė, Millanoviqi u lėshua nga paraburgimi, duke tmerruar familjet e tė vrarėve, qė e morrėn kėtė lajm derisa luteshin pėrpara pėrmendores tė tė vrarėve, nė Parkun e Taxhmejdanit, pranė ndėrtesės sė RTS. RTS "i ri" kėtė ngjarje tė pazakonshme e shėnoi me njė protestė gjysmėminutėshe tė nxirrjes sė ekranit. Dy javė mė pas, gjyqtari hetues sėrish caktoi paraburgim, kurse akuza se ka shkaktuar rrezik tė pėrgjithshėm dhe malverzime finansiare u ngrit nė fillim tė muajit gusht.

Sipas vlerėsimeve tė Boroviqit, procedura do tė zgjasė disa muaj, kėshtu qė kryeshefit tė mediumit kryesor tė Millosheviqit do t'i jepte mjaft kohė tė vėrtetojė akuzat ndaj tij.

Gjatė kėsaj kohe tė afėrmit e tė vdekurve, me ndihmėn e Qendrės beogradase pėr tė drjtat e njeriut do tė zhvillojnė betejė edhe nė njė drejtim tjetėr. Katėr familje tė tė vrarėve dhe njė punėtor i lėnduar kanė ngritur padi nė Gjyqin evropian pėr tė drejtat e njeriut kundėr 17 shteteve nėnshkruese tė Konventės evropiane, njėkohėsisht edhe anėtare tė NATO-s. Fakti se Gjyqi Evropian nuk e hodhi qė nė fillim kėrkesėn e tyre si tė pabazuar duke u mbėshtetur nė rregulloren e kėtij Gjyqi qė parasheh vetėm paditje tė njė shteti e jo edhe tė organizatave ndėrkombėtare, nga paditėsit shihet si sukses i parė. Qėndrimin e tyre e bazojnė nė argumentin se pamarrė parasyshė qė vendimet nė NATO sillen vetėm me pėlqim tė tė gjithė shteteve, anėtaret e NATO-s janė pėrgjegjėse pėr fatin e punėtorėve tė RTS-sė, sepse kishin mundėsi qė me zėrin e tyre tė pengonin bombardimin e ndėrtesės sė televizionit.

"NATO ka vrarė fėmiun tim, kurse kėta tanėt janė bashkėpjesėmarrės. Prandaj kėrkojmė pėrgjegjėsi nga tė dyja palėt", thotė Borka Bankoviē, nėna e njėrit nga punėtorėt e vrarė tė RTS. Lufta konkrete pėr vėrtetimin e pėrgjegjėsisė sė "vrasėsve" fillon njė muaj pas gjykimit tė "bashkėpjesėmarrėsve": nė fund tė muajit tetor para Trupit tė madh tė Gjyqit evropian pėr tė drejtat tė njeriut ėshtė caktuar dėshmimi i familjeve qė janė tė vendosur nė betejėn pėr tė vėrtetėn edhe nė planin ndėrkombėtar.

VERA DIDANOVIQ