AIM: start



SUN, 16 SEP 2001 20:30:14 GMT

Ēka fitojnė apo humbin serbėt nga "zgjedhjet shqiptare"

Shteti deri nė fund tė shtatorit do tė dalė me qėndrim rreth daljes sė serbėve nė zgjedhje, pėrkundėr polarizimeve tė mėdha nė Serbi. Pakica mendon se vetėm me dalje nė zgjedhje serbėt mund tė kenė ndonjė ndikim kurse ēėshtje mbetet se nė kushte tė barabarta a munden ata tė marrin pjesė nė to. Tė tjerėt qėndrojnė nė bindjen se duhet krijuar pushteti i tyre, kurse argumenti kryesor i tyre ėshtė se 14 ose 16 vende nė Kuvendin qė do tė numėrojė 120 deputetė nuk mund tė mbrojnė interesin vital tė serbėve.

AIM, Beograd,14.09.2001.

Kur ekziston cak i qartė, gjithēka tjetėr ėshtė e lehtė. Kjo u dėshmua edhe nė rastin e regjistrimit tė personave tė shpėrngulur dhe tė dėbuar nga Kosova, qė e kishte filluar OSBE mė 30 korrik tė kėtij viti. Serbėt kishin bojkotuar zgjedhjet lokale nė Kosovė, kurse mė 17 nėntor janė zgjedhjet pėr Parlamentin e Kosovės. Me kėtė rast OSBE ka paraparė njė afat 6-javor ku serbėt dhe popullata tjetėr joshqiptare duhet tė pėrmirėsojnė gabimin, kurse 901 mijė shqiptarė qė ishin regjistruar gjatė vitit tė kaluar, duhet tė vėrtetojnė regjistrimin e tyre. Kushti pėr regjistrim ėshtė qė personi tė ketė 18 vjet ditėn e zgjedhjeve dhe mė 1 janar 1998 tė ketė qenė nė territorin e Kosovės, dhe njė nga katėr kushtet: tė jetė i lindur nė Kosovė, njėri nga prndėrit e tij tė jetė nga Kosova, tė ketė jetuar mė shumė se pesė vjet nė territorin e krahinės ose nėse ka qenė i dėbuar. E gjithė kjo dėshmohet me njė nga 46 dokumentet e mundshme: nga lejenjoftimi apo pasaporta deri tek llogaria pėr rrymė apo telefon, nga libreza e kursimit e deri tek leja e peshkimit.

Edhe pse nė premtimet parazgjedhore tė gjitha partitė politike rreth Opozitės Demokratike tė Serbisė pėrmendėn si njė nga detyrat e tyre mė tė rėndėsishme problemin e Kosovės, duket se data e fillimit tė regjistrimit u prit pa ndonjė qėndrim tė prerė rreth asaj se a duhej serbėt tė regjistroheshin ose jo. Kryetari i Komitetit Federal pėr Kosovėn Momēilo Trajkoviē tha se bashkėsia ndėrkombėtare qė tė mashtrojė serbėt i detyron qė tė marrin pjesė nė zgjedhje, nė vend se tė plotėsojė kushtet qė i ka paraqitur pala serbe. Reagimi i serbėve nga Kosova ishte nuk duam tė votojmė pėr Thaēin dhe Rada Trajkoviēin, e cila ėshtė tradhėtare e serbėve. Nėse nuk dalim nė zgjedhje, kurse serbėt nga Kosova kėtė nuk do ta bėjnė me ēfarėdo ēmimi, nuk ka kuptim qė zgjedhėsit tė regjistrohen, tha Marko Jakshiē, nėnkryetar i PDS.

Nė fillim tė gushtit zyrtarisht u tha se shteti do t'u bėjė thirrje serbėve nga Kosova qė t'i pėrgjigjen ftesės pėr regjistrim, qė nuk do tė thotė edhe dalje nė zgjedhje. Kah mesi i gushtit, nė takimin e 17 shoqatave interne tė personave tė shpėrngulur nga Kosova dhe Metohia, Sanda Rashkoviē-Iviē, komesar pėr refugjat dhe Nebojsha Ēoviē, koordinator i Qendrės sė sapoformuar koordinative jugosllave, u angazhuan qė tė bindin pėrfaqėsuesit e shoqatave tė pėrkrahnin regjistrimin sepse "perėndimorėve nuk u ėshtė e rėndėsishme historia, por statistika dhe doemos duhet tė tregojmė se sa jemi dhe haptas t'ua kumtojmė se nuk kemi hequr dorė nga Kosova, por kemi tė drejtėn pėr ta patur". Me fjalė tjera, komesari pėr refugjatė i Serbisė e tha zėshėm atė qė mė pas do tė ishte kryefjalė e krerėve mė tė lartė shtetėror dhe kishtar.

-"Nėse nuk i pėrgjigjeni regjistrimit do tė konsideroheni se asnjėherė nuk keni jetuar nė Kosovė, e kjo do tė thotė edhe humbje e tė gjitha tė drejtave tuaja.

Por, vetėm dy ditė pas kėsaj Shoqata e Serbėve nga Kosova "Pragu i shtėpisė" nga Nishi e vlerėsoi si absolutisht tė papranueshėm vijimin e regjistrimit tė tė dėbuarve, duke kėrkuar regjistrimin e tė dėbuarve nga 6 prilli i vitit 1941 dhe pasardhėsve tė tyre dhe paralajmėroi se Shoqata e sapoformuar e organizatave joqeveritare serbe do tė organizonte zgjedhje paralele pėr Kuvendin e Kosovės e Metohisė mė 19 nėntor. Kėshtu u bė e qartė se pas shoqatave tė ndryshme veprojnė liderėt e PSS dhe JUL-it nga Kosova qė shfrytėzojnė mjaft mirė dobėsitė pėrsa i pėrket metodave tė zgjidhjes sė problemit kosovar, qė ekziston nė mesin e anėtarėve tė ODS-sė si dhe bėjnė ēmos tė pamundėsojnė regjistrimin me pohimin, siē e sqaroi Milan Ivanoviē, nėnkryetar i Lidhjes sė shoqatave joqeveritare serbe se " mė shumė 70 pėrqind e pėrfaqėsuesve tė shoqatave tė serbėve tė shpėrngulur nga Kosova janė deklaruar kundėr regjistrimit".

Atyre nga regjimi i kaluar, qė kundėrshtojnė regjistrimin, iu bashkangjitėn edhe tė PDS. Nė seancėn e zjarrtė tė Qendrės Koordinative pėr Kosmetin, kah fundi i korrikut Zoran Angjellkoviq, funksionar i lartė i PSS, kėrkoi qė tė mos merrej pjesė nė regjistrim, sepse regjistrimi ishte pjesė e procedurės zgjedhore. Nėnkryetari i PDS Marko Jakshiē u pajtua me kėtė qėndrim duke thėnė se "respekton qėndrimet e partisė sė tij dhe tė kryetarit", por ai "si dhe serbėt nga Kosova dhe Metohia" nuk duan tė pranojnė kėtė regjistrim qė ka tė bėjė me zgjedhjet qė i ka caktuar OSBE-ja.

Njė qėndrim i kėtillė i PDS shkaktoi hamendje te personat e shpėrngulur nga Kosova qė ēdo mbrėmje kishin rastin ta shohin Voisllav Koshtunicėn se si bėnte thirrje tė regjistroheshin, sepse nė tė kundėrtėn do tė bėheshin tė paemėr, kėshtu ata do tė mund tė dėshmonin praninė nė Kosmet, tė realizonin tė drejtat nė lidhje me kontestet juridiko-pronėsore dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishme mbrojtjen e pronės sė tyre, kurse nėnkryetari i kėsaj partie kėtė e kishte kundėrshtuar. Nė Serbi zyrtarisht vlerėsohet se ka 200 mijė, kurse nė Kosovė 60 deri 80 mijė persona joshqiptar tė shpėrngulur, kurse njė javė para pėrfundimit tė afatit pėr regjistrim janė evidentuar 20 mijė serbė, nga tė cilėt 4200 nė Kosovė, kurse 134 nė Mal tė Zi. Ndryshimi ndodhi pasi tė shpėrngulurve u ishte drejtuar patriarku Pavle, mitropolit Amfilohije, dhe kur peshkopi pėr Rashkė dhe Prizren Artemije me tė gjithė banorėt e Graēanicės kishte shkuar tė regjistrohej, duke e bėrė kėtė edhe Momēilo Trajkoviē, lider i SPOT-it dhe Oliver Ivanoviē, kryetar Kėshillit nacional serb tė Kosovės dhe anėtar i Qendrės koordinative pėr Kosovėn. Pas thirrjes sė patriarkut vetėm pėr njė ditė u regjistruan 4 mijė persona. Sipas tė dhėnave zyrtare tė OSBE-sė pėr njė muaj e gjysmė ishin regjistruar nė territorin e Serbisė 65 mijė persona, kurse nė Kosmet 30 mijė. Dhe atė nė pesė komuna, me ēka problem mė tė madh pati nė pjesėn veriore tė Mitrovicės sė Kosovės ku veprojnė mjaft liderė tė korpusit nacional serb. Sipas vlerėsimit tė shefit tė misionit tė OSBE-sė pėr Kosovėn Dan Everts do tė ishte njė dėm i njėmendtė nėse ndėrpritet ky proces, prandaj afati i regjistrimit ishte zgjatur pėr dy javė, me shpresėn se deri nė fund tė regjistrimit do tė evidentoheshin 150 mijė serb tė shpėrngulur nė Serbi dhe 60 mijė nė Kosovė. Vlerėsimet e autoriteteve serbe janė ndryshe. "Nė Kosovė do tė duhej tė regjistroheshin rreth 140 mijė banorė joshqiptarė, nė Serbi ndėrmjet 200 deri 250 mijė", thotė Natasha Mandiē nga Komesariati pėr refugjatė tė Serbisė.

Gjatė vitit janė dhėnė tė dhėna tė ndryshme rreth asaj se sa serb dhe persona tjerė joshqiptarė ka tė shpėrngulur nga Kosova dhe Metohia, dhe sa shqiptarė ka kjo krahinė. U manipulua me numrat duke u zvogėluar njėra popullatė dhe duke u zmadhuar tjetra. Gjatė vitit tė kaluar shqiptarėt ishin regjistruar. Mes tjerash pėr kėtė gjė ishte e rėndėsishme qė tė thirreshin edhe serbėt nga Kosova qė ta bėnin kėtė gjė. Lėkundjet me tė cilėn kjo gjė u bė me siguri ishte pėrfitimi i njė pjese me dėshirėn qė "tė mos punohet nėn diktatin e bashkėsisė ndėrkombėtare", mbase edhe me qėllimin qė tė prodhohet numri pėr popullatėn nė Kosovė pėr pėrdorime tė sėrishme, por edhe nga moskuptimi i asaj qė ndodh nė Kosovė dhe qė do tė ndodh nė tė ardhmen. Atėherė kur u kuptua se tė dhėnat nga regjistrimi nė tė ardhmen do tė paraqesin tė dhėnat e vetme valide, i pėlqen kjo apo jo autoriteteve nė Beograd, dhe nė bazė tė tė cilave do tė bėhet gjithēka, madje edhe nė sferėn e arsimit, shėndetėsisė dhe ndihmave humanitare p.sh., iu bė thirrje serbėve tė dilnin nė regjistrim. "Ėshtė koha", siē tha Nebojsha Ēoviē, "qė serbėt tė ta kenė parasyshė dhe kur ėshtė nė pyetje Kosova dhe Metohia tė gjithė tė sillemi me pėrgjegjėsi".

Provimi i parė i kėsaj pėrgjegjėsie po jepet shpejt. Shteti doemos duhet tė marrė qėndrim rreth daljes sė serbėve nė zgjedhje. Ėshtė paralajmėruar se ky qėndrim do tė dihet deri kah fundi i muajit, pėrkundėr polarizimit tė madh nė Serbi. Tė paktėt janė tė mendimit se vetėm me dalje nė zgjedhje serbėt mund tė kenė ndonjė ndikim kurse ēėshtje mbetet se nė kushte tė barabarta a munden ata tė marrin pjesė nė to. Tė tjerėt qėndrojnė nė bindjen se duhet krijuar pushteti i tyre, kurse argumenti kryesor i tyre ėshtė se 14 ose 16 vende nė Kuvendin qė do tė numėrojė 120 deputetė nuk mund tė mbrojnė interesin vital tė serbėve. Zėri i klerikut Artemije, qė thotė se bojkoti i zgjedhjeve zyrtare dhe krijimi i institucioneve paralele nė Kosovė ėshtė i pamundshėm, sepse nė Kosovė nuk ka strukturė qė do ta toleronte kėtė, siē i kishte toleruar pėr dhjetė vjet Millosheviqi shqiptarėt dhe se kjo do tė ēonte deri tek shpėrngulja e tėrėsishme e serbėve nga Kosova, deri tani nuk has nė mirėkuptimin e shumicės qė jeton me mitet e sė kaluarės ose me vizionet e dėshirave tė tyre. Mbisundon mendimi se zgjedhjet e 17 nėntorit janė vetėm njė formė e detyrueshme qė tė legalizohet gjendja momentale nė Kosovė.

"Serbėt me bojkotimin e zgjedhjeve nuk fitojnė shumė, por nuk humbin asgjė tė rėndėsishme. Por, mosdalja nė votime do tė dėshmojė se serbėt nuk duan tė verifikojnė njė bashkėsi tė re shqiptare nė tė cilėn ata do tė ishin vetėm njė dekor i thjeshtė dhe i pambrojtur nga vendimet diskriminuese tė forumit shqiptar", ėshtė vlerėsimi i Mark Jakshiēit. "Duhet gjetur zgjidhje normale rreth gjendjes momentale", bėn me dije Nebojsha Ēoviē.

"Do tė ishte njė gabim i madh nėse serbėt nuk e pranojnė rastin qė ua afrojnė zgjedhjet, sepse nuk do tė kenė shans tjetėr, do tė jenė tė margjinalizuar, tė izoluar dhe do t'i shkaktojnė dėm tė madh vetvetes", thotė Dan Everts, duke i ftuar serbėt nė garėn zgjedhore dhe duke sugjeruar qė tė bėjnė njė lloj koalicioni qė tė mos humben votat e tyre.

Unioni socialdemokrat, njė nga partitė e rralla qė preferon daljen nė zgjedhje, vlerėson se nė tė kundėrtėn "rrezikojmė qė zėri ynė tė mos dėgjohet askund". "Vetėm pėrmes bashkėpunimit politik e jo konfliktit mund t'i realizojmė qėllimet tona: kthim tė tė dėbuarve, deri tek paqa, siguria dhe respektimi i tė drejtave njerėzore", konsideron Vllatko Sekuloviē, kryetar i KE tė USD.

Pėr shtetin mbetet qė tė mos e pėrsėris gabimin me regjistrimin. Doemos duhet qė tė vendos shpejt duke mos i lėnė nė pritje serbėt e Kosovės ta humbin kėtė rast, pa marrė parasyshė se ata nuk mund t'i detyrojmė qė tė dalin nė vendvotime. Varianti mė i keq ėshtė zvarritja.

Bashkėsia ndėrkombėtare nuk do tė ndryshojė rregulloren e bėrė, as nuk do tė organizojė zgjedhje tė veēanta pėr serbėt. Zvarritja e zyrtarėve mund tė shfrytėzohet vetėm nga ata qė pėrmes pazarllėqeve, manipulimeve dhe politikės realizuan interesat personale gjatė dhjetėvjeēarit tė kaluar. Si duket edhe sot kur flitet pėr "jelekun patriotik" lejohet qė enklava e madhe serbe prej 13 mijė serbėve tė lihet nė mėshirėn apo pamėshirėn e kontrabanduesve tė nacionaliteteve tė ndryshme, vetėm shkaku se serbėt refuzojnė qė firmat e tyre t'i regjistrojnė tek UNMIK-u, kurse ky nuk u lejon bashkėatdhetarėve tė vetė tė furnizohen as me gjėrat elementare jetėsore, por kėtė e bėjnė ata qė UNMIKU nuk u jep leje.

TATJANA STANKOVIQ