AIM: start



SUN, 16 SEP 2001 23:20:15 GMT

Regjistrimi, njė hap deri te zgjedhjet

Prishtinė, 16.09.2001.

Misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) vendosi tė zgjasė afatin e regjistrimit tė votuesve pėr zgjedhjet e pėrgjithshme tė 17 nėntorit nė Kosovė, dy ditė para se ky afat i pėrcaktuar mė parė tė pėrfundonte mė 8 shtator. Ajo ēka ishte mė interesante, njė vendim i tillė ishte publikuar nga disa mjete tė informimit nė gjuhėn serbe disa ditė para se tė publikohej zyrtarisht nga autoritetet ndėrkombėtare, tė cilat ndėrkaq pohonin se nuk do tė ketė shtyrje tė afatit tė regjistrimit.

Megjithatė dy ditė para pėrfundimit tė afatit tė caktuar mė parė, zėvendėsadministratori i Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn, Gary Mathews, dhe shefi i Organmizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė, ambasadori holandez Daan Everts, thanė se i shtohen edhe dy javė tė tjera kėtij afati. Zoti Mathews tha se autoritetet janė shumė tė kėnaqura me me shtimin e numrit tė tė interesuarve pėr t'u pėrfshirė nė kėtė proces, prandaj Misioni i Kombeve tė bashkuara ka sjellė kėtė vendim. Tė dy zyrtarėt e lartė u bėnė thirrje tė gjitha komuniteteve qė ta shfrytėzojnė kėtė periudhė pėr tė dalė nė vendregjistrime meqė, siē tha ambasadori Everts, shtyrja e afatit nėnkupton shpenzime tė reja dhe mjaft tė mėdha, prandaj ky ėshtė rasti i fundit pėr tė gjithė ata qė janė hamendur deri tash pėr t'u regjistruar, "pasiqė nuk do tė ketė njė shtyrje tė re". Duke arsyetuar zgjatjen e afatit pėr regjistrim, ambasadori Everts tha se ėshtė shėnuar njė shtim, siē u shpreh ai, spektakolar i numrit tė serbėve tė regjistruar. "Brenda Kosovės deri tash janė regjistruar afro 20 mijė veta, numėr qė pėrfaqėson gjysmėn e votuesve tė mundshėm tė kėtij komuniteti. Ndersa nė Serbi janė regjistruar afro 60 mijė veta", tha zoti Everts, pėr tė shtuar se nė Mal tė Zi numri i tė regjistruarve ėshtė mė i vogėl. Sipas Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė, vlerėsohet se nė listat e votuesve duhet tė pėrfshihen rreth 130 mijė pjesėtarė tė komunitetit serb, tė cilėt kishin bojkotuar deri tash kėtė proces, sikurse edhe vetė procesin e zgjedhjeve. Synimi i zyrtarėve ndėrkombėtarė ėshtė qė procesi i regjistrimit tė jetė sa mė gjithpėrfshirės, nė mėnyrė qė tė sigurohet njė pjesėmarrje sa mė e gjerė edhe nė zgjedhjet e pėrgjithshme. Mirėpo, autoritetet pohojnė se ekzistojnė probleme, posaēėrisht nė veriun e qytetit tė ndarė tė Mitrovicės, ku ka rezistencė nė pėrfshirjen e serbėve nė kėtė process, ndėrkaq qė nė pjesėt tjera tashmė problemet janė tejkaluar. Graēanica, njė nga enklavat kryesore serbe, ėshtė shndėrruar nė "shembull" tė mirėkutpimit tė komunitetit serb, i cili po del nė qendrat e regjistrimit, posaēėrisht pas thirrjeve tė bėra nga liderėt lokalė dhe zyrtarėt e Beogradit. Peshkopi i Rashkės dhe Prizrenit, Artemije Radosavleviq, u regjistrua duke "pozuar" para aparateve fotografike dhe kamerave qė po pėrcillnin kėtė rast "historik" tė vendimit tė serbėve pėr tė marrė pjesė nė procesin e regjistrimit. Ftesė pėr rėgjistrim bashkėkombėsve tė tyre u kanė bėrė edhe presidenti i Jugosllavisė, Vojisllav Koshtunica, si dhe dy njerėzit kyē tė qeverisė sė Serbisė, Zoran Gjingjiq e Nebojsha Ēoviq, duke nėnvizuar se kjo ėshtė madje "njė detyrė kombėtare".

Njė vit mė parė, pjesėtarėt e komunitetit serb e bojkotuan procesin e regjistrimit tė votuesve pėr zgjedhjet e atėhershme lokale, duke theksuar se pėr kėtė nuk ekzistojnė kurrfarė kushtesh. Kjo, rrjedhimisht, e kushtėzoi edhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale tė 28 tetorit tė vitit tė kaluar, mirėpo ata fituan vendet e tyre nė bazė tė emėrimeve politike tė bėra nga administratori i Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn. Nėrkaq, kėtė viti gjėrat ndryshuan. Pjesėtarėt e kėtij komuniteti filluan tė dalin nė vendregjistrime me "bekimin" e Beogradit, i cili pohoi se ky ėshtė njė rast i mirė pėr tė vėrtetuar edhe "numrin e vėrtetė tė serbėve tė Kosovės". Ky numėr, i cili gjithmonė ishte shumė i diskutueshėm gjatė historisė sė "bashkėjetesės" serbo-shqiptare, sėrish ėshtė ngritur nė njė problem debatesh. Pėrfaqėsuesit e serbėve pohojnė nė shumė raste se "mbi 300 mijė serbė janė larguar nga Kosova pas pėrfundimit tė luftės nė qershor tė vitit 1999", ndėrsa rreth 100 mijė tė tjerė vazhdojnė tė jetojnė nė enklavat serbe nė Kosovė. Ndėrkohė, Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė, nė bazė tė shėnimeve tė Komisariatit tė Lartė pėr Refugjatė tė Kombeve tė Bashkuara, pohon se jashtė Kosovės ndodhen rreth 170 mijė serbė tė larguar prej kėndej nė periudhėn e pasluftės. Pėr shqiptarėt, ndėrkaq, kėto janė shifra tė papranueshme. Zyrtarė tė entit tė statistikės pohojnė se asnjėherė nė Kosovė numri i serbėve nuk e ka kaluar 200 mijėshin, duke vlerėsuar se pohimet serbe janė "njė pėrpjekje pėr manipulim me organizatat ndėrkombėtare", ndėrsa pėr kėto tė fundit ata pohojnė se "janė nė lajthitje, apo tė lajthitura nga pohimet serbe dhe dėshira pėr tė motivuar kėta tė fundit qė t'i japin fund bojkotimit tė procesit politik"! Kėto ēėshtje, sipas tyre, do tė mund tė sqaroheshin nėpėrmjet njė procesi tė mirėfilltė tė regjistrimit tė popullsisė, mirėpo pėr kėtė nevojiten pėrgatitje tė mėdha dhe sė paku 13 milionė0 dollarė amerikanė.

Sido qė tė jetė, pėrfaqėsuesit e qeverisė nė Beograd kanė provuar tė pėrfitojnė nga procesi i regjistrimit tė votuesve. Fillimi i kėtij procesi, ku do tė pėrfshihen tė gjithė personat e moshės mbi 18 vjeēare, u pasua nga njė marrėveshje tė arritur midis Organizatės Ndėrkombėtare pėr Migrim (IOM- International Organization for Migration) dhe Komisariatit pėr Refugjatė tė Serbisė. Mirėpo, dy ditė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes, zyrtarėt serbė kėrkuan qasje tė plotė nė dokumentat e regjistrimit, duke kėkruar qė t'i kenė kopjet e plota tė tyre. Pas bisedimesh tė gjata, mė nė fund u arrit njė marrėveshje qė pėrfaqėsuesit e Komisariatit tė Serbisė pėr Refugjatė tė kenė mundėsi tė vėzhgojnė procesin e pėrpunimit tė tė dhėnave nė Prishtinė dhe nė Vjenė, nė selinė e Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė.

Ishte ky, si duket, edhe fillimi i koncesioneve qė, sipas vėzhguesve vendorė, vazhdojnė t'u bėhen serbėve nė funksion tė pėrfshirjes sė tyre nė procesin e regjistrimit dhe tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė Kosovė qė do tė mbahen mė 17 nėntor tė kėtij viti. Zyrtarėt ndėrkombėtarė u kanė bėrė thirrje vazhdimisht pjesėtarėve tė komunitetit serb qė t'i japin fund bojkotimit tė deritashėm tė zgjedhjeve, duke tėrhequr vėrejtjen se nė parlamentin e ardhshėm tė Kosovės ata kanė dhjetė vende tė caktuara qė mė parė, ndėrsa pjesėmarrja unike nė zgjedhje do tė mund t'u sillte edhe 8 apo 9 vende tė tjera, duke iu siguruar kėsisoji njė pėrfaqėsim mjaft tė qėndrueshėm.

Mirėpo, dalja nė regjistrim sipas liderėve serbė nuk do tė thotė edhe dalje nė zgjedhje, meqė pėr kėtė, sipas tyre, nevojitet pėrmbushja e disa kushteve themelore, siē janė siguria, kthimi i tė zhvendosurve, liria e lėvizjes etj. Megjithatė, njė vendim konkret pritet tė sillet nė muajin tetor, ndėrsa autoritetet po nguten qė atyre t'u krijohen sa mė shumė mundėsi qė tė marrin pjesė nė kėtė proces. Ndonėse asnjė parti serbe ende nuk ėshtė certifikuar pėr pjesėmarrje nė zgjedhje, Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė po e shqyrton seriozisht zgjatjen e afatit pėr certifikim vetėm pėr entitetet politike serbe.

Nuk janė tė paktė ata qė konsiderojnė se me mbėshtetjen e Beogradit zyrtar, megjithatė, edhe komuniteti serb do tė pėrfshihet nė procesin politik nė Kosovė. Kjo, faktikisht, do tė thotė qė pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė parapara pėr muajin nėntor, do tė konstituoheshin parlamenti dhe qeveria e parė demokratike e Kosovės ku do tė merrnin pjesė pėrfaqėsuesit e tė gjitha komuniteteve nacionale tė Kosovės. Njėkohėsisht, kėshtu do tė realizohej edhe njė prej qėllimeve kryesore tė pėrcaktuara nga pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė nė Kosovė - krijimi i institucioneve multietnike.

AIM Prishtinė, Besnik BALA