AIM: start



FRI, 14 SEP 2001 20:44:13 GMT

Amerikanėt nė Stuhia

AIM, Zagreb, 10.09.2001.

Gazetari i njohur amerikan Roy Gutman botoi para disa javėsh, nė revistėn Njusuik, tekstin qė dėshmon se SHBA dhe shėrbimet e saj tė zbulimit morrėn pjesė nė mėnyrė aktive nė aksionin ushtarak "Stuhia 1995", ku Ushtria Kroate morri tė ashtuquajturėn Republika e Srpska Krainės. Prej atėherė kjo temė mbetet nė qendėr tė vėmendjes sė mediumeve. Tema ėshtė aq e nxehetė shkaku se Gutman nuk ofron vetėm faktografi tė thatė tė luftės nė ish- Jugosllavi dhe as ka ambicje qė tė ndriēojė detajet mė pak tė njohura tė historisė sė kėsaj hapėsire.

Ai kėtė temė e gėrshetoi me aktualitetin rreth Gjyqit tė Hagės, duke ia zėnė pėr tė madhe, sė pari nė mėnyrė implicite, e pastaj tė drejtpėrdrejtė, kėtij gjyqi se nuk shfrytėzon tė gjitha tė dhėnat dhe burimet e nevojshme pėr gjykimin e gjeneralit tė Ushtrisė Kroate Ante Gotovinės, kundėr tė cilit, gjatė verės, u ngrit fletarrest. Gutman shpreh dyshim se Tribunali i Hagės po shkon drejt fundosjes nė tė gjitha politizimet e rrezikshme, kurse ngjashėm ėshtė kritik dhe cinik ndaj SHBA, pėr tė cilėt thotė se me praninė e vetė tė zbulimit nė Kroaci doemos duhet t'i kenė shėnuar krimet e luftės gjatė dhe pas operacionit Stuhia, nėse jo atėherė duhet vėrtetuar se kėto krime nuk janė kryer.

Gutman kėshtu hapi njė diskutim disi skolastik, mė shumė pėr tė pastruar disa ēėshtje tė brendshme, sepse faktet pėr kėto krime ekzistojnė dhe konsiderohen si kulme nė sferėn e kriminalistikės, pra trupat e civilėve tė vrarė serb. Kėto tė dhėna i kanė mbledhur organizata tė ndryshme mbrojtėse dhe humanitare, qė shumė shpejt kishin njoftuar edhe autoritetet kroate, kėshtu qė amerikanėt kishin mundėsinė lehtėsisht tė shkarkonin barrėn e kėrkesave tė Gutmanit. Por, teksti i tij duket se ka shkuar aq larg sa citohen edhe disa funksionarė shtetėror amerikan, tė paemėruar, qė pranuan bashkėveprimin e amerikanėve nė operacionin "Stuhia" (Oluja), duke mohuar pėrzirjen e SHBA-ve nė krimet e bėra gjatė dhe pas kėtij aksioni.

Kėtyre ditėve, megjithatė, ndėrroi edhe kjo. Teksti i Gutmanit humbi pėr nga befasia dhe tani amerikanėt kthehen nė fortesėn e tyre tė heshtjes dhe asgjėsė. Ambasadori amerikan nė Kroaci Lawrence Rossin dha njė intervistė grupore pėr gazetarėt kroat ku preras pohon se "nuk kishte kurfarė angazhimi amerikan nė Stuhia". Lawrence madje refuzon tė pranojė se amerikanėt ishin njoftuar me pėrgatitjen e kėtij aksioni - nė vend tė kėsaj thotė se ishin "tė vetėdijshėm", edhe pse paraardhėsi i tij nga vitet e luftės, Peter Galbright, haptas pranoi se pėr kėtė kishte biseduar nė Brione me Tugjmanin dhe atė nė prag tė Stuhisė.

Tani pranon se ai humbi diku. Lawerence i pėrshkruan marrėdhėniet amerikano-kroate si tė "zakonshme", kurse theksin kryesor e vė nė angazhimin amerikan nė kėtė hapėsirė. ( "Jo vetėm qė nuk jemi angazhuar, por disa herė para vetė operacionit, nėpėrmjet diplomacisė sonė kemi bėrė presion tė vazhdueshėm nė tė gjitha palėt - ndaj autoriteteve kroate, autoriteteve nė Beograd si dhe ndaj liderėve tė Srpske Krajinės - qė problemet doemos duhet zgjidhur me bisedime e jo me konfrontime"). Asnjė angazhim tjetėr, sipas Rossinit, nuk ka ekzistuar, qė natyrisht ėshtė larg njohurive elementare qė ekzistojnė nė vetė Kroacinė.

Prandaj, gazetarėt ia pėrkujtuan ambasadorit amerikan disa deklarata tė zyrtarėve kroat, sipas tė cilave SHBA-tė kishin pėrgatitjet e veta nė bazėn ushtarake nė Shepurin, qė shėrbente pėr kontrollin e fluturimeve pa pilot. Rossin, megjithatė, kėtu pėrgjigjet nė mėnyrė shumė diplomatike - "ne kemi njė princip tė pėrgjithshėm qė tė mos komentojmė ēėshtjet e zbulimit" - dhe kėtu biseda pėrfundon. Pra SHBA, siē mund tė pritet, bėjnė embargo nė veprimin e shėrbimeve tė zbulimit nė Kroaci, qė sipas disave, do tė shkojė aq larg sa do tė refuzojė ftesėn e Gjyqit tė Hagės pėr tė dėshmuar nė kėtė temė.

Rossin nuk e vėrtetoi kėtė, por vetėm theksoi pa precizuar asgjė se njė ftesė e kėtillė "do shqyrtohet" dhe "do vendoset se a ėshtė adekuate dhe relevante". Qėndrim interesant! Kėshtu u shpreh edhe gjenerali i ikur Ante Gotovina, i cili konsideronte se fletpadia kundėr tij ėshtė e pabazuar. Por, instancat ndėrkombėtare juridike-policore nuk e morrėn parasyshė qė ai vetė tė vlerėsonte se ftesa nga Haga ishte "adekuate dhe relevante", por para disa ditėsh lėshuan fletarest ndėrkombėtar pėr tė. Rossin nė njė vend tė intervistės sė pėrmendur e shpalli veten si tė

paautorizuar tė fliste pėr hollėsitė e bashkėpunimit tė SHBA-ve dhe Hagės, duke sqaruar se nuk kishte informacione tė mjaftueshme dhe pėr kėtė shkak vetėm mund tė spekulonte e kėtė e konsideroi si tė pahijshme.

Por, ishte mjaft i qartė kur duhej qė tė shprehte qėndrimin e pėrgjithshėm tė Shteteve tė Bashkuara pėr pjesėmarrjen nė operacionin "Stuhia". Ky bashkėveprim nuk ka ekzistuar, pa marrė parasyshė "detyrimet individuale qė kanė marrė persona tė caktuar". Ja gjėrat e reja interesante! Angazhimi amerikan nė kėtė hapėsirė shpallet pothujase ēėshtje private e individėve amerikan, prandaj athua ėshtė private edhe deklarata e ambasadorit tė dikurshėm amerikan nė Kroaci Galbright. Kėshtu edhe distancimi i papenguar i SHBA-ve nga gjithēka qė ka lidhje me "Stuhia", nėse ka nevojė edhe nga personat zyrtar, duket se ėshtė disi i nxitur dhe pėrafėrsisht ėshtė e qartė dhe pėrse.

Javėve tė fundit nė Kroaci, nė rradhėt e BDK-sė dhe partive, shoqatave dhe asociacioneve gravituese rreth saj u ngrit njė fushatė e vėrtetė pėr

tė dėshmuar se amerikanėt ishin bashkėkreator, madje edhe planifikues kryesor tė "Stuhisė", ndėrkohė qė njė mendim i kėtillė dikur quhej heretik, sepse Stuhia u quajt "fitorja mė e madhe ushtarake nė historinė kroate",kurse t'i pėrshkruheshin merita pėr kėtė ndonjė ushtrie tė huaj,

kuptohet, kjo nuk vinte parasyshė. Tani entuziazmi romantik ka pėrfunduar. Sipas mendimit tė rrėnjosur, BDK ėshtė e prirė qė sa mė shumė tė tėrhjekė amerikanėt nė zhvillimet luftarake gjatė pjesės sė parė tė dhjetėvjeēarit tė 90-tė qė tė lehtėsojė pozitėn e Gotovinės dhe Ademit, deri tani tė akuzuarit e vetėm nga Kroacia, tė cilėve pas ca kohe shumė lehtė mund t'u bashkangjitet edhe ndonjė emėr tjetėr.

Menjėherė u paraqitėn edhe pohime se amerikanėt do tė reagonin ndaj tyre me shumė nervozė dhe se nuk pėrjashtohej edhe ndonjė hakmarrje shkaku i fillimit tė kėsaj fushate nga ana e BDK-sė. Hakmarrje nuk ka deri tani - pėrveē se Lawrence me hidhėrim mohon se SHBA ishin nė ndonjė "partneritet" me Kroacinė e viteve 90-ta, edhe pse ky term ishte aq shumė nė qarkullim - mbase edhe pėr shkakun se revizionizmi mė i ri amerikan nuk ėshtė i fokusuar vetėm nė Kroaci dhe nė luftėn kroato-serbe gjatė pjesės sė parė tė dhjetėvjeēarit tė 90-tė.

Pas kryengritjes shqiptare nė Maqedoni, ėshtė vėnė nėn llupė edhe angazhimi i pėrgjithshėm amerikan nė hapėsirėn e ish-Jugosllavisė. E ky angazhim ishte mė i kontestueshėm mu aty ku amerikanėt u angazhuan nė marrėveshjet bilaterale, si nė Kroaci, e me siguri edhe nė Maqedoni. Me kėsi turpi fshihen edhe ato aranzhmane qė pėrfshihen nė bashkėsinė e gjėrė ndėrkombėtare dhe pėrkrahja nė skenėn publike, siē ishte rasti me Marrėveshjen e Daytonit. Kėtu do tė pėrfshiheshin edhe angazhimet nė Jugosllavi dhe Kosovė, qė u kishte paraprirė marrėveshja ndėrkombėtare nė Francė, por me siguri se edhe kėtu ka ndonjė marrėveshje tė fshehtė, qė njė ditė, mu siē ndodh tani me aksionin "Stuhia", o tė dalė nė sipėrfaqe.

Marinko ĒULIĒ