AIM: start



SUN, 09 SEP 2001 18:29:30 GMT

Fajtorė janė gazetarėt

Afera e duhanit, e cila tashmė disa muaj e ka tronditur opinionin publik malazez, e shkaktuar nga njė seri shkrimesh tė botuar nė javoren "Nacional" tė Kroacisė, kėtyre ditėve arriti epilogun e vetė nė gjyq. Pas ankesave private u dėnua kryeredaktori i gazetės "Dan", i cili kishte ribotuar tekstet e "Nacional"-it

AIM Podgoricė, 06.09.2001

Pesė muaj me kusht gjatė dy viteve - kėshtu tingėllon aktakuza ndaj Vladislav Asaninit, kryeredaktor dhe redaktor pėrgjegjės i gazetės "Dan" , tė cilin e kishte paditur pėr mashtrim Stanislav Cane Subotiē.

Kėshtu gazeta e Podgoricės e para pagoi kėstin nė aferėn e duhanit, edhe pse kjo aferė asaj ia rriti dukshėm tirazhin gjatė muajve tė fundit. Rritja e tirazhit tė kėsaj gazete, mes tjerash, ishte si pasojė e transmetimit mjeshtėror tė teksteve tė "Nacional-it" kroat. Dhe ishin kėto tekste tė javores kroate ku demaskohej mafia malazeze e duhanit, qė e ēuan gazetėn "Dan" nė bankėn e tė akuzuarve.

Gjatė kėtyre ditėve nė adresė tė gazetės podgoricase arrijnė edhe padi tjera private tė "aktorėve" tė aferės sė njohur tė duhanit. Pas padisė qė e ngriti biznesmeni Stanko Subotiē Cane dhe tre njerėzit e parė tė basketbollit malazez, Branko Vujoseviē, Veselin Baroviē dhe Danilo Mitroviē, padi pėr mashtrim kundėr gazetės "Dan" ka paralajmėruar edhe kryetari malazez Milo Gjukanoviē.

"Nuk mė ėshtė e qartė se pse paditė adresohen nė adresėn tonė, kur "Dan" vetėm ka transmetuar tekstet e botuara nė "Nacional-in" kroat - thotė drejtori i gazetės "Dan" Dushko Jovanoviē. "Ėshtė njė proces i pastėr politik " - thotė ai. "Gjithė kėto padi janė njė aksion i sinkronizuar kundėr "Dan"-it, shprehet kryeredaktori i gazetės Vladisllav Asanin, i cili shton se pas aktakuzės sė parė gazetarėve malazez u mbetet qė tė "lexojnė vetėm 'Mikijev zabavnikun', (gazetė argėtuese - shėnim pėrkth.) nėse nuk duan qė tė gjykohen'.

- Gazetari nė Mal tė Zi tani ėshtė para njė provimi tė madh. Shtrohet pyetja duam dhe a mundemi tė punojmė dhe shkruajmė lirisht, thotė Asanin.

Nė redaksinė e gazetės "Dan", e cila para gjysmė viti ishte nėn kontrollin e Partisė Popullore Socialiste tė opozitės, thonė se mezi e arritėn lirinė gazetareske, kurse tani i padisin nga tė gjitha anėt.

Por, athua ėshtė nė pyetje cenimi i lirive gazetareske apo thyerja e ligjit? Personat udhėheqės tė gazetės "Dan" konsiderojnė se ligji ėshtė nė anėn e tyre. Dushko Jovanoviē thirret nė nenin 31 tė Ligjit pėr informim publik: "Pėr vėrtetėsinė e informatės sė botuar ėshtė pėrgjegjės personi qė e jep informacionin, gjegjėsisht autori ". "Pra, unė mund tė jem pėrgjegjės vetėm nėse jam themelues, kryeredaktor ose korrespondent i 'Nacionalit', qė ka lansuar kėto tekste " - distancohet Jovanoviē.

Megjithatė, sekretari i Sekretariatit Republikan pėr Informim Bozhidar Jarediē sugjeron se bazėn pėr padinė duhet kėrkuar nė nenin e 30 tė Ligjit pėr Informim Publik. "Kryeredaktori dhe redaktori pėrgjegjės, ėshtė pėrgjegjės pėr ēdo informatė nė medium, pėrveē informacioneve qė ėshtė i detyruar t'i botojė nė pajtim me ligjin. Pra, tekstet e huazuara janė pjesė pėrbėrėse e njė gazete prandaj janė pėrgjegjės kryeredaktori dhe redaktori pėrgjegjės".

Jarediē madje pėrmend edhe pikėn 2 tė nenit nė tė cilin thirret Jovanoviēi: "Nėse nė medium botohet informatė e pavėrtetė, qė cenon imazhin dhe interesin e personit pėr tė cilin ka tė bėjė informacioni ose i cenohet nderi dhe intgriteti…", personi i interesuar ka tė drejtė pėr padi nė gjykatėn pėrkatėse pėr tė kėrkuar kompenzimin e dėmit tė shkaktuar nga autori, kryeredaktori dhe redaktori pėrgjegjės, themeluesi ose botuesi i mediumit tė shtypur.

Dhe derisa rrėfimi pėr gjykimin e personave pėrgjegjės nė gazetėn "Dan" vazhdon ata thonė se qėllimi i tyre nuk ishte tė "ofendonin" dikėnd, por vetėm qė opinionit tė kėtushėm t'ia transmetonin atė qė shkruhej pėr Malin e ZI nė shtetin fqinj.

"Nuk ka qenė qėllimi ynė qė ta njollosim dikėnd me kėto tekste. Kemi shfrytėzuar rrezen e lirisė sė gazetarisė dhe nuk mė vjen keq qė i kemi marrė tekstet nga "Nacional", thotė Vladislav Asanin.

Por, numri i padive nė adresė tė gazetės "Dan" flet vetvetiu. "E lėshuar me inteligjencė nė eter, gėnjeshtra ka veprim mė tė rrezikshėm se eksplodimi " - thotė avokati i Subotiēit nė fjalėn e tij kryesore tė diskutimit.

Edhe pse kryeredaktori i gazetės "Dan" thotė se kjo gazetė gjithnjė u angazhua qė tė mos ndryshonte qėllimin e tekstit tė Nacionalit, Bojoviē pohon se gazeta podgoricase e kishte transmetuar integralisht vetėm artikullin e parė.

"Njė analizė mė e thuktė e teksteve tregon se gazeta 'Dan' punoi nė krijimin e aferės dhe nė kėtė mėnyrė praktikisht dha instruksione pėr publikun lexues se nė ēfarė drejtimi duhet tė mendojė pėr gjithė atė qė ėshtė thėnė nė 'Nacional'" - thotė Bojoviē duke konsideruar se gjykata ka vepruar drejt.

Por nuk pėrfundojnė kėtu problemet e gazetės "Dan". Njėri nga ata qė e paditėn - Danilo Mitroviē, drejtor i KB "Buduēnost" - shkoi njė hap mėtej nė padinė ndaj gazetės podgoricase, duke thėnė se tekstet e botuar nė "Nacional-in" kroat kanė dalė nga kuzhina e gazetės "Dan". Mitroviē megjithatė paralajmėron padi edhe ndaj javores kroate.

"Dan" u bazua nė informatat e huaja dhe rregullisht transmetoi gjithė tekstet ku flitet pėr pėrzierjet e ndryshme tė funksionarėve malazezė. Pėrse vetė nuk e kishin hulumtuar aferėn e "Nacionalit", e pyetėm drejtorin e gazetės.

"Tė merresh me gazetari hulumtuese nė Mal tė Zi ėshtė punė mjaft e rrezikshme " - thotė Jovanoviēi. "Por mbase do tė fillojmė edhe hulumtimin tonė, sepse gjysma e lojės pėrfundoi, kurse tani pason tjetra", paralajmėron Jovanoviēi.

"Dan" ėshtė gjetur nė njė situatė tė vėshtirė. Ėshtė sfiduar shkaku i informacioneve tė transmetuara. Pritet tė shihet se a do ta paguajė edhe mėtej nė gjyq ēmimin e kėtij "ekskluziviteti". Sepse pas padisė sė Subotiēit dhe gjykimit nė gjykatėn e Podgoricės, pason diskutimi edhe pėr paditė tjera private.

Por, kjo ėshtė vetėm njė pjesė e rrėfimit. Ai tjetri, sa i pėrket shtetit, ka mbetur disi nė mjegull. Asnjėherė deri tani organet gjyqėsore nė Mal tė Zi nuk kanė qenė kaq nervoz. Kryeprokurori shtetėror, gjatė dy viteve tė fundit, mbeti shurdhmemec ndaj shumė teksteve nė mediumet malazeze qė nxitėn urrejtje fetare dhe nacionale, ku rol tė madh pati edhe "Dan-i" podgoricas. Gjithashtu numėr i madh aferash mbetėn "jashtė kornizės" ligjore.

Tani, kur nė aferė ėshtė pėrmendur edhe kryetari malazez Gjukanoviqi, gjyqi reagoi nė mėnyrė tė shpejtė. Nga dhėnia nė gjyq deri tek dėnimi kaloi njė muaj. Prandaj me tė drejtė mund tė parashtrohet pyetja - sa ėshtė e pavarur drejtėsia malazeze? Por edhe kjo: athua pėrveē kreut shtetėror edhe dikush tjetėr mund tė jetė i mbrojtur.

PETAR KOMNENIĒ