AIM: start



SUN, 09 SEP 2001 18:28:03 GMT

Kapja e mjegullės

A mundet qė dhia tė ruajė lakren. Si varianti i kėsaj thėnie popullore ėshtė krijimi i asociacionit pėr aksionin mė tė ri tė Qeverisė sė Malit tė Zi nė pengimin e ekonomisė sė egėr. Sepse, gjitha tė dhėnat flasin se deri tani shteti ishte mburoja kryesore e ekonomisė sė egėr nė Mal tė Zi

AIM Podgoricė, 06.09.2001.

Ekonomia e egėr njė kohė tė gjatė paraqet njėrin ndėr problemet kryesore me tė cilin ballafaqohet shoqėria malazeze. Vlerėsimet, pavarėsisht nėse arrijnė nga burimet zyrtare apo jozyrtare, thonė se 40 - 60 pėrqind tė aktiviteteve tė gjithėmbarshme ekonomike nė Mal tė Zi zhvillohen nė sferėn e ekonomisė sė egėr. Paramendohet se pėrmes formave ilegale ekonomike ekzistencėn e vetė arrijnė ta sigurojnė njė e treta e banorėve tė aftė pėr punė nė Mal tė Zi, pra 70 deri 100 mijė njerėz.

Pėr kėtė shkak nuk duhet askėnd ta ēudisė vigjilenca me tė cilėn opinioni publik nė Mal tė Zi e ndoqi Programin qeveritar pėr marrjen e masave pėr pengimin e ekonomisė sė egėr. Ishte ky, njėherit, njė nga veprimet e parė tė qeverisė sė pakicės tė udhėhequr nga Filip Vujanoviqi, e zgjedhur kah mesi i korrikut, pas bisedimeve disajavore tė koalicionit Fitorja me Lidhjen Liberale.

Hapi i parė konkret pėr eliminimin e tregut tė zi ishte bėrė nė dhjetėditėshin e parė tė muajit gusht. Pronarėt e mallrave me doganė tė papaguar, tatim dhe akcizė, mundeshin nė atė periudhė, pa u dėnuar, t'ia tregonin mallin Drejtorisė sė tė hyrave publike dhe pas pagesės sė njė shume tė caktuar tė hynin nė kanalet legale tė tregėtisė. Mundėsinė e dhėnė e shfrytėzuan afėr 3.5 mijė tregėtarė zyrtarė dhe jozyrtarė duke paraqitur mallin me vlerė prej 20 milionė markash gjermane.

Vetėm pėrmes kėtij aksioni nė buxhetin shtetėror u shtuan 2.5 milionė marka tė paplanifikuara. Ashtu siē pritej, malli mė i paraqitur ishin cigaret, nė vlerė prej 5 milionė markash gjermane (sipas ēmimit furnizues). U dėshmua gjithashtu se ishte paraqitur vetėm njė pjesė e mallit qė tashmė po shitet apo qė ėshtė shpėrndarė nė gjithė Malin e Zi. Kontrolli i parė i policisė finansiare dhe policisė nga njėsia pėr pengimin e kriminalitetit ekonomik, solli deri tek konfiskimi i mallit me vlerė prej 1,3 milionė markash gjermane (edhe kėtu dominuan cigaret).

"Nga 1 gushti tė hyrat tatimore u rritėn pėr 31 pėrqind nė krahasim me muajin e mėparshėm, kurse kur ėshtė nė pyetje tatimi i qarkullimit pėrqindja ėshtė edhe mė e favorshme dhe arrin deri nė 47 pėrqind", thotė drejtori i Drejtorisė pėr tė hyra publike Predrag Markoviē, duke pėrmbledhur efektet e deritanishme tė qeverisė nė luftė kundėr ekonomisė sė egėr. Shikuar nga ky kėndvėshtrim gjithēka ėshtė nė rregull.

Megjithatė, nė jetėn e pėrditshme nuk duken kėshtu efektet e aksionit tė organeve shtetėrore. Shitėsit e mallit ilegal, kryesisht tė alkoolit dhe cigareve, sėrish janė nė vendet e njėjta tė punės, pas njė tėrheqje tė shkurtė nė "pozitat rezerve".

Ndryshimi i vetėm qė duket ėshtė shtrenjtimi i mallrrave tė importuar, atyre legal dhe ilegal. Pra, gjithēka qė gjendet nė treg.

Tregėtia me importimin e cigareve dėshmon shumė haptas kėto pohime. Kur Qeveria paralajmėroi aktivitetet e Programit pėr pengimin e ekonomisė sė egėr ishte e logjikshme tė paramendoje se "biznesi i duhanit" do tė pėsonte goditjen e parė. Llogaritjet tregojnė se nga pagesa e "dhurratave tė duhanit" mund tė shtohet dukshėm buxheti republikan.

Nė Malin e Zi, brenda ditės, harxhohen rreth 200 mijė pako cigare. Nėse secila prej tyre, sipas pėrqindjes, do tė sillte nė arkėn shtetėrore nga njė markė, atėherė buxheti shtetėror brenda vitit do tė ishte mė i pasur pėr 70 miliona marka gjermane. Por shteti, nė vend tė kėsaj, me vite, kėnaq njė pakicė. Nėnkryetari i Qeverisė sė Malit tė Zi dhe nėnkryetar i Ekipit koordinativ pėr pengimin e ekonomisė sė egėr Zharko Rakēeviē thotė se gjatė gjashtė muajve tė parė tė kėtij viti nė buxhetin malazez nga prodhimet e duhanit kanė hyrė rreth 6,5 milionė marka, ndėrkohė qė vlerėsimet flasin se tė hyrat reale brenda njė viti duhet tė jenė shumė mė tė mėdha. Rakēeviē mendon se duhet tė hynė 40 milionė marka.

Duket sheshit se kajmakun e kanė mbledhur organizuesit e "tranzitit". Kėtė e bėjnė ende. Njėzet ditė pas atakut tė parė ndaj shitėsve tė cigareve nė rrugė nga ana e policisė finansiare, u panė ndryshime vetėm nė rritjen e ēmimeve. Shitėsit e frikėsuar, "birra e fundit e kavallit" nė kurorėn e gjatė tė tregėtisė sė duhanit, i shtrenjtuam mjaft ēmimet. Cigaret mė tė kėrkuara nė treguan malazez ("Laki strajk", "Pal mal"...) u shtrenjtuan prej 50 deri 70 pėrqind. Nė shikim tė parė u duk se rritja e (pa)pritur e ēmimeve u motivua shkaku i "frikės". Dyert e mbyllura tė depove nė dhe rreth Podgoricės, ku me vite pa u penguar fare janė shitur tė gjitha llojet e cigareve tė importuara, sikur shkuan nė drejtim tė thėnieve se tregėtia ilegale kishte mbaruar.

Por, me dobėsimin e ēdoditshėm tė kontrollit u bė gjithnjė e mė e qartė se shteti - ose dikush nė emrin e tij - pjesėmarrėsve tė shumtė nė tregėtinė ilegale tė duhanit u mundėsoi krijimin e njė ekstraprofiti tė llojit tė vetė.

"Qėllimi i aksionit tė ekstraprofitit, qė e kėrkuam nga ana e organeve kompetente, nuk ishte tė 'sulmonte' njerėzit qė shisnin nė rrugė mallin ilegal. Detyra e projektuar e kreut tė Qeverisė, nė ēka kam insistuar personalisht, ishte 'goditja' e bosave qė marrin pjesėn mė tė madhe tė pogaēes qė i takon shtetit", thotė Rakēeviē, duke konstatuar se nė kėtė drejtim "nuk janė arritur rezultate adekuate".

- Konkretisht, nuk jam i kėnaqur me sasinė e cigareve tė konfiskuara, thotė nėnkryetari i Qeverisė sė Malit tė Zi.

Nė ndėrkohė, nė mėnyrė mjaft pedante, janė mbyllur magazinat. Ėshtė ndryshuar vetėm mėnyra e "punės". Sipas pohimeve tė tė mirėinformuarve shitja tani bėhet nė atė mėnyrė sa blerėsi "i besuar" furnizohet duke lėnė paratė dhe "specifikacionin e konsumit". Malli porositet duke u caktuar edhe dėmshpėrblimi (kryesisht gjatė natės), jo rrallė herė edhe nė adresė tė atij qė cakton blerėsin.

Kur do tė paraqiten pullat e akcizave do tė jepet autorizim qė tė veprohet ashpėrsisht ndaj gjithė atyre qė shesin ilegalisht cigare. Pra edhe ndaj shitėsve tė vegjėl dhe nė shitore, paralajmėron Rakēeviē.

Deri tani krijohet pėrshtypja se shpėrndarėsit e vegjėl mė sė shumti janė duke e paguar luftėn malazeze kundėr ekonomisė sė egėr. Nga ana tjetėr, shpėrndarėsve tė mėdhenj sikur iu ėshtė dhėnė "greis periudhė" nė tė cilėn pa u penguar fare mund tė shesin mallin e siguruar dhe tė paparaqitur (sipas disa burimeve me vlerė deri nė 15 milionė marka). Gjithashtu edhe kohė qė tė mund tė orientohen nė ndonjė biznes legal.

Gjatė kėsaj kohe, tė gjithė tė interesuarit qė tregėtia e mallrave me akciza tė inkuadrohet nė mėnyrė legale, edhe mėtej presin qė shteti tė caktojė vlerėn e tatimeve dhe ta "zgjidh" problemin me shtypjen e pullave tė akcizave". Athua pas njėmbėdhjetė vjetėsh proklamim tė "biznes - anarkisė" edhe kjo mund tė jetė e mjaftueshme?

Zoran RADULOVIĒ