AIM: start



SAT, 08 SEP 2001 20:06:32 GMT

Dallaveret me viza dėbuan ambasadori francez nga Sofja

Barierat e Shengenit - ushqim pėr nėnpunėsit e korruptuar

AIM Sofje, 04.09.2001

Kariera diplomatike e ambasadorit tė deridjeshėm francez nė Bullgari Dominik Shasar u ndėrpre pa lavdi. Dy vjet pasi e kishte filluar misionin nė Sofje, u kthye nė Paris pas skandalit tė madh - aferės sė vizave. Katėr persona janė nėn hetime se kishin "ndihmua pėr emigrim joligjor" tė shtetasve bullgarė drejt vendeve tjera dhe kishin qenė "bashkėpjesėmarrės nė kodoshllėk". Ata tani janė klientė tė gjyqtarit hetues nga Strazburgu Zhan Lik Zhakob.

Pėr pasardhėsin e z. Shasar - Zhan Lu Tin nuk ka rrezik tė ngatėrrohet nė njė aferė tė ngjashme, sepse nga muaj prill bullgarėt udhėtojnė pa viza pėr nė Evropėn Perėndimore. Por afera ka provokuar pyetjen se athua ishte e kuptimtė viza e Shengenit pėr tė cilėn, para pesė muajsh, njerėzit prisnin nė rende kilometrike para ambasadės nė Sofje, duke u pėrballur me vėshtirėsi gjatė proēedurės nėnēmuese. Nė fund tė fundit u pa se heqja e barierave nuk shkaktoi ndonjė valė tė udhėtimeve drejt vendeve perėndimore.

Afera me vizat, njė triler i llojit tė vetė, nisi kah fundi i vitit 1999 kur nė Francėn Lindore policia arrestoi njė grup laviresh bullgare. U dėshmua se pėr dallim nga simotrat e tyre ato nuk kishin hyrė me viza turistike, por me viza biznesi, tė dhėna nė ambasadėn franceze nė Sofje. Sipas dokumenteve tė sakrifikuesit tė dashurisė kishin shkuar nė Francė qė tė vazhdonin stazhin nė firma tė ndryshme nė Strazbur, Land dhe Kalvados. Firma qė asnjėherė nuk i kishin ftuar.

Gjatė marrjes nė pyetje laviret bullgare kishin sqaruar se nė ē'skemė bėnin pjesė, duke tėrhequr vėmendjen drejt nėnpunėsve nė konsullatėn e ambasadės franceze nė Sofje. Hetuesia nė Strazburg alarmoi misionin diplomatik, por munguan rezultatet. Pas kėsaj hetuesi i Strazburit vendosi tė niste njė procedurė hetimore. Disa muaj mė vonė shefi i ri i konzulatit nė Sofje Patrik Vajan, i akredituar kah fundi i shtatorit tė vitit 2000, alarmoi Ke d' Orse (MPJ tė Francės) pasi kishte vėrtetuar "parregullėsi" nė shėrbimin pėr dhėnien e vizave nė konzulat. U dėshmua se numri i vizave tė dhėna nė fund tė vitit 2000 arriti nė 60 mijė, nė raport me 30 mijė sa ishte nė vitin e kaluar dhe 85 mijė kėrkesa pėr dhėnie vize. MPJ bėri inspektimin e parė nė nėntor tė vitit 2000. Konkludimi i raportit thotė se janė vėrtetuar "parregullėsi serioze nė shėrbimin e vizave". Nė dhjetor tė 2000 shefi i shėrbimit Rudi Demanzh u thirr nė Paris dhe u transferua nė shėrbimin e pasaportave nė Nant. Nė pranverė tė kėtij viti afera rreth tėrheqjes sė Demanshit u shpėrnda dhe gazetat bullgare bėnė publike gjithė skemėn e dhėnies sė vizave. U bė e ditur se z. Demanzh dha viza me kėrkesė tė dashnores sė tij, pėrndryshe nėnpunėse e firmės turistike "Kiptur", qė mė vonė u shit sipas tarifave tė shtrenjta. Nė vendin e ngjarjes, nė mars tė vitit 2001, u dėrgua inspeksioni i dytė qė t'i shqyrtonte rrethanat. Nė pranverė u ngrit procedurė disciplinore kundėr z. Demanzh, kurse ministri i punėve tė jashtme Iber Vedrin vendosi tė ndėrronte ambasadorin Dominik Shasar.

Nė maj udhėtoi drejt Sofjes zėvendės kryeprokurori i Gjykatės sė Strazburit Zhan Lik Zhakob sėbashku me majorin e policisė kufitare franceze Mark Montanen dhe sekretaren gjyqėsore. Gjatė qėndrimit tė tyre njėjavor ata dėgjuan 250 qytetarė nė lidhje me skandalin rreth vizave tė rrejshme. U vėrtetua se nė konzulatin francez u dhanė rreth 400 viza nė ditė tek 120-130 bullgarė qė hyrėn zyrtarisht. Ēmimi ishte 500 deri 1000 DM. Vizat jepeshin vetėm duke lėnė pasaportėn dhe fotografitė. U dhanė edhe viza pune me ftesė fiktive tė shtetasit francez Bernar Keks qė kishte ndėrmarrje nė Francė dhe Bullgari, i cili thirrte bullgarėt pėr "specializim". Nė vend qė vizat tė jepeshin pėr dhjetė ditė, sa ėshtė afati normal, ato jepeshin brenda 24 orėve.

Pėr momentin janė katėr persona qė gjenden nėn hetime shkaku i ndihmesės sė tyre pėr emigrim tė paligjshėm nė Francė dhe bashkpjesėmarrės nė kodoshllėk: z. Demanzh, mikja e tij bullgare dhe dy pronarė tė firmės pėr prodhimin e ambalazhit nė Sofje. Hetimet vazhdojnė.

Natyrisht se ambasadori Dominik Shasar hodhi poshtė "ēdo pėrzierje tė emrin tė tij nė dhėnien e vizave".

Sipas fjalėve tė ish-nėpunėsit tė tij Rudi Demanzhit, shef i misionit diplomatik dhe konsulli, ishin nė rrjedhė tė asaj qė ndodhte, sepse ambasadori banonte afėr rrugės sė konsullatit dhe pėrmes dritares sė tij pėr ēdo ditė kishte mundėsi tė shihte "gjithė ato faunė".

"Kur sheh faunė para konzullatit, e kupton mjaft mirė se ėshtė njė mjedis mafioz", deklaroi mė 27 gusht Demansh pėr televizionin "Frans 2".

Nė tė vėrtetė Demanzhi nuk ėshtė diplomat, ai ishte njė nėnpunės i thjeshtė qė firmoste vizat franceze qė dilnin nga shėrbimi i konzullatit nė Sofje. Sė kėndejmi nuk duhet tė gjykohet pėr shkak tė mungesės sė taktit diplomatik. Por duhet tė ketė sė paku njė kulturė elementare - qė duhet tė jetė e domosdoshme pėr njė zyrtar tė kėtillė. Edhe mė fyese tingėllon fjala "faun" qė u tha nė adresė tė njerėzve tė cilėt, pa dėshirėn e tyre, ishin tė detyruar tė prisnin nė rende tė gjatė dhe tė maltretoheshin vetėm pėr shkak tė procedurės nėnēmuese tė Shengenit. Nuk ėshtė nė nderin e Parisit qė tė zgjedhė kuadro qė bėjnė shaka jashtė shtetit. Sepse z. Demanzh nuk ėshtė francezi i parė i cili u tėrhoq nga Sofja. Paraardhėsja e saj Natali Kolombel, e cila nė vitin 1999 iu drejtua atyre qė prisnin viza me britma, fjalė tė ndyta madje edhe kėrcėnime, gjithashtu u detyrua para kohe tė braktiste Sofjen.

Dihet se nė 11 misione nė botė, tė Parisit, ka probleme qė janė analoge me vizat franceze tė dhėna nė Sofje. Ē'del nga e gjithė kjo - del se Shengeni ėshtė ushqim pėr nėnpunėsit diplomatik tė korruptuar. Vetėm se askujt nuk i bie ndėrmend t'i kualifikojė si "faunė".

Falė Zotit, bullgarėt tani nuk janė tė detyruar t'u ikin shėrbimeve tė nėnpunėsve sikurse z. Demanzh. Megjithatė, a nuk do tė ishte mė e menēur qė barierat e vizave tė hiqeshin edhe pėr shtetet tjera, qytetarėt e tė cilėve mė me dėshirė paguajnė mito se sa t'u nėnshtrohen procedurave nėnēmuese. Kėshtu, njėkohėsisht, do t'i iknin mundėsisė qė nėnpunėsit, sikurse z. Demanzh, t'i fusnin nė kategorinė e "faunave".

Plamen KULINSKI (AIM)