AIM: start



MON, 27 AUG 2001 20:11:16 GMT

Paqa ne Shkup shoqerohet me acarime me Tiranen

AIM Tirana,21.08.2001

Marreveshja politike e arritur pas gjashte muajve te konfliktit nderetnik ne Maqedoni u prit ne Shqiperi me nje lehtesim shume te madh dhe duket se qarqet zyrtare e politike ne Tirane kishin vuajtur nga nje lloj ankthi per konfliktin, i cili jo vetem zhvillohej prane kufijve te Shqiperise, por, per me teper, njera pale ishte shqiptare. Fakti eshte se pavaresisht qe nuk eshte pohuar zyrtarisht as nga Tirana e as nga Shkupi, kriza maqedonase i ka ftohur marredheniet midis dy shteteve. Tirana ishte nder kryeqytetet qe nxitoi ta pershendeste sa me pare marreveshjen-kuader te arritur mes liderve politike shqiptare e maqedonas ne Shkup me 13 gusht. Brenda dites Qeveria shqiptare dhe Ministria e Jashtme bene deklarata pershendetese per hapin e pare te madh te paqes,qe u arrit ne kryeqytetin e Maqedonise. Ne menyre te vecante autoritetet e larta shqiptare vleresuan kontributin dhe rolin e Bashkimit Evropian, SHBA dhe NATO-s ne zgjidhjen e kesaj krize te gjate. Edhe dy partite kryesore politike, Partia Socialiste e kryeministrit Ilir Meta,qe sapo fitoi zgjedhjet parlamentare te 24 qershorit dhe mori nje mandat tjeter qeverises, dhe Partia Demokratike, partia me e madhe e opozites, gjithashtu nxituan te pershendesin me deklarata te posacme marreveshjen politike te Shkupit.

Mirepo ne menyre krejt te papritur entusiazmi i Tiranes per marreveshjen politike te arritur ne kryeqytetin maqedonas nuk prodhoi lehtesimin qe ajo priste ne marredheniet dypaleshe. Menjehere pas kesaj ngjarjeje ne marredheniet mes Tiranes dhe Shkupit erdhi nje vale e re te ftohti, pikerisht kur pritej qe te ngjiste e kunderta dhe marreveshja per dhenien fund te konfliktit te ndihmonte ne rivendosjen e besimit qe qeverite e te dy vendeve kishin midis tyre para konfliktit.

Dy dite pas nenshkrimit te marreveshjes se paqes ministri i mbrojtjes i Maqedonise Vlado Buckovski me 15 gusht akuzoi Shqiperine per involvim te saj ne krizen maqedonase, nepermjet trajnimit ne Shqiperi te njesiteve te guerileve shqiptare dhe nepermjet trafikut te armeve nga Shqiperia. Ishte hera e pare qe nje minister rendesishem i qeverise Georgievski shenonte me gisht Qeverine shqiptare, megjithese gjate krizes zyrtare maqedonas dhe mediat maqedonase kane folur vazhdimisht per kalime kufiri e trafik armesh nga Shqiperia. Kjo beri qe ndryshe nga heret e tjera Tirana te reagonte menjehere duke e hedhur poshte akuzen dhe duke perseritur sigurimet se ajo do ta perforconte akoma me shume kufirin midis dy vendeve per te parandaluar cdo mundesi trafiku. Akuza e re maqedonase nxiti jehone edhe ne mediat shqiptare, te cilat pergjithesisht nuk e kane trajtuar krizen maqedonase si ceshtje te dores se pare gjate ketyre muajve dhe per here te pare ato u rreshtuan ne mbeshtetje te Qeverise per ceshtjen e involvimit ne Maqedoni. Kjo nuk eshte dukuri e shpeshte ne Shqiperi ku zakonisht Qeveria ndodhet nen kritikat e mediave per qendrim te bute ndaj qeverise maqedonase. Kritika te tilla vazhdojne te jene te zakoneshme per Qeverine shqiptare nga ana e politikes dhe propagandes ne Kosove, humorin e te cileve e shprehte me 17 gusht ne shtypin e Tiranes edhe publicisti i njohur kosovar Shkelzen Maliqi, i cili kritikonte Tiranen se ka frike nga hija e vet dhe ka ndjekur nje politike te pazeshme ne krizen maqedonase.

Nuk eshte e qarte pse qeveria maqedonase nepermjet ministrit te saj te mbrojtjes e quajti te udhes te formulonte nje akuze per Shqiperine pikerisht pas nenshkrimit te marreveshjes dhe ardhjes se njesiteve te para te forcave te NATO-s qe do te bejne carmatosjen e UCK-se. Por deklarata e ministrit zbuloi nje humor te prishur dhe ne rritje te Shkupit zyrtar ndaj Tiranes dhe kjo nuk kishte te bente me vetem me ceshtjen e guerileve. Burime te Qeverise shqiptare bejne te ditur se nje perplasje diplomatike ka ndodhur keto dite midis dy vendeve. Kur Ministria e Jashteme e Shqiperise deshtoi ne perpjekjen e saj per te arritur ne nje Deklarate te Perbashket te vendeve te Procesit te Bashkepunimit te Evropes Juglindore, SEECP, kryesine e se ciles e ka Shqiperia kete vit, ministri i jashtem Paskal Milo beri nje deklarate personale ne cilesine e tij si president i rradhes i SEECP, ku pershendeste arritjen e marreveshjes ne Shkup. Dhe ndersa shpresohej nje mirepritje per faktin e pershendetjes se marreveshjes se paqes, MPJ e Maqedonise krijoi menjehere nje rast diplomatik. Me 15 gusht ajo u dergoi nje leter te gjithe ministrive te jashtme te vendeve te SEECP, ku protestonte pse Shqiperia beri nje deklarate ne emer te presidences, pa marre ne konsiderate konsensusin. Ajo shkoi edhe me tej dhe po ate dite thirri ne MPJ ambasadorin shqiptar ne Shkup per ti paraqitur nje proteste per ceshtjen e Deklarates ne nje kohe, kur ambasadori nuk eshte thirrur asnjehere gjate krizes dhe madje as kur ministri i mbrojtjes beri deklaraten zyrtare per involvim te Shqiperise.

Ndonese ne Shkup kerkuan ta shpjegojne kete acarim te tyre kundrejt Shqiperise me kujdesin per respektimin e procedurave, ne Tirane nuk jane te bindur se shqetesimi per procedurat duhej te tejkalonte rendesine e pershendetjes se marreveshjes se paqes dhe se ia vlente nje acarim diplomatik ne marredheniet dypaleshe dhe aq me teper pas arritjes se marreveshjes se paqes. Ne kete linje autoritetet shqiptare u perpoqen qe te mos i shkojne acarimit dhe ambasadori maqedonas ne Tirane nuk u thirr per reciprocitet ne MPJ te Shqiperise. Por ministri i jashtem shqiptar u dergoi edhe ai me 16 gusht nje leter homologeve te tij te 8 vendeve anetare e vezhguese te SEECP per te sqaruar rastin e Deklarates se tij per marreveshjen e Shkupit.

Pas luftes ne Maqedoni, paqa duket e brishte atje, por po kaq te brishta jane bere edhe marredheniet midis dy fqinjve. Maqedonia e ka te veshtire te kaperdije faktin se edhe ajo, njelloj si Shqiperia me 1997, u be vater e nje krize te ashper te brendeshme, qe kerkon nderhyrjen dhe pranine nderkombetare. Ne Ballkan asnjeri shtet nuk desheron ti ngjaje tjetrit, por te gjithe, duan s`duan, i ngjajne njeri tjetrit.

ARJAN LEKA