AIM: start



TUE, 31 JUL 2001 18:13:25 GMT

"Trepēa" udhėhiqet nga UNMIK-u, apo nga Qeveria serbe?

Prishtinė, 31.07.2001.

Nebojsha Ēoviq, nėnkryetar i Qeverisė serbe, javėn e kaluar ishte nė veri tė Kosovės, ku solli njė befasi pėr UNMIK-un dhe strukturat politike tė Kosovės. "Nė mbledhjen e Kėshillit Drejtues dhe tė Kuvendit tė Akcionarėve tė 'Trepēės', tė mbajtur nė Zveēan, Nebojsha Ēoviq ėshtė zgjedhur kryetar i Kėshillit Drejtues tė Kombinatit", thuhet midis tjerash nė kumtesėn e shkurtėr tė lėshuar nga kjo mbledhje.

Befasia e lajmit qėndron nė faktin se administrata ndėrkombėtare nė Kosovė, UNMIK-u, e ka formuar njė resor qė merret vetėm mė "Trepēėn". Pastaj, qė nga gushti i vitit tė kaluar, kur nga Zveēani me intervenimin e KFOR-it punėtorėt (serbė) u nxorėn nga shkritorja, UNMIK-u thotė se administron me "Trepēėn" dhe janė duke u bėrė pėrgatitjet pėr aktivizimin e saj.

Lajmi nuk pritej nga askush, pohojnė edhe ekspertė kosovarė tė ekonomisė, madje ishte krijuar njė bindje se problemi i "Trepēės" ėshtė i zgjidhur. "Ne nuk kemi arsye tė mendojmė se z. Qoviq nė ēfarėdo mėnyre do tė ndikojė nė administrimin e kėsaj prone nga UNMIK-u", tha Susan Manuel, zėdhėnėse e UNMIK-ut. "Ne e kuptojmė se kjo kompani (serbe) ėshtė njė ndėr pretenduesit e pronėsisė pėr kompleksin e 'Trepēės', por ky kompleks nė Kosovė ėshtė nėn administratėn dhe menaxhimin e UNMIK-ut", tha ajo.

Mike Todd, zėdhėnės i shtyllės IV tė UNMIK-ut mendon se emėrimi i Ēoviqit si udhėheqės tė bordit drejtues "pretendon tė drejtėn e pronėsisė mbi `Trepēėn". Nė kėtė kontekst, tha ai, "nuk do tė ketė pronėsi, pasi qė kompleksi i 'Trepēės' ndodhet nė Kosovė nėn administrimin e UNMIK-ut dhe nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 dhe tė konfirmuar me nenin 6 tė rregullores sė UNMIK-ut 1999/1".

Z. Todd ka prekur kėshtu problemin mė tė dhimbshėm nė "Trepēė", atė tė pronėsisė. Pretendimet pėr kėtė janė tė shumta, madje ato datojnė edhe nė kohėt e paraluftės, kur kompani gere dhe franceze ishin mjaft tė angazhuara pėr ruajtjen e aksioneve tė tyre nė kėtė konglomerat.

Pa marrė parasysh kėtė, UNMIK-u disa herė ėshtė deklaruar se tė drejtat pronėsore tė paraluftės nė "Trepēė" janė njė kaptinė e mbyllur. Pretendentėt mund tė dėshmojnė pronėsinė vetėm pėrmes gjyqit.

Emėrimi i nėnkryetarit tė Qeverisė sė Serbisė, z. Nebojsha Ēoviq nė krye tė Kėshillit Drejtues tė "Trepēės" aludon edhe nė sigurimin e aksionarėve nė tė drejtėn e tyre mbi pronėsinė e kombinatit. Tek e fundit, besimin atij ia kanė dhėnė aksionarėt nė kuvendin e tyre, tė mbajtur nė Zveēan.

Pėr kėtė arsye reagimet e shqiptarėve ishin mjaft tė ashpra. Ato shkojnė nė dy drejtime - nga qeveria serbe dhe nga UNMIK -u. Kryetari i KK tė Mitrovicės, Faruk Spahija, emėrimin e zėvendės kryeministrit serb pėr udhėheqės tė bordit tė "Trepēės" e quajti si "iluzion tė serbėve tė Kosovės pėr tė zotėruar menaxhimin dhe pronėsinė ndaj "Trepēės". Spahija tha se tė gjithė ata qė mendojnė se jashtė Kosovės mund tė kėrkohet trashėgimia e "Trepēės", duhet tė heqin dorė. "Pa marrė parasysh se nė tė kaluarėn ka patur investitorė dhe njerėz qė kanė menaxhuar me `Trepēėn', ajo tani duhet tė konsiderohet si pasuri e Kosovės," shtoi ai.

Po ashtu, emėrimi i z. Ēoviq nė krye tė "Trepēės", ėshtė cilėsuar si thyerje e Rezolutės 1244. Emėrimi, nga Qeveria serbe, i Ēoviqit pėr drejtor tė kombinatit 'Trepēa' politikanėt kosovarė thonė se nuk ėshtė bėrė pėr qėllime ekonomike. "'Trepēa' ėshtė pasuri e Kosovės dhe me kėtė pasuri administron administrata e UNMIK-ut," tha Naim Jerliu, nėnkryetar i Lidhjes Demokratikė tė Kosovės. "Ekziston udhėheqėsi ndėrkombėtar dhe nė asnjė mėnyrė nuk ka kurrfarė baze qė dikush tjetėr tė pretendojė menaxhimin me 'Trepēėn' dhe pasurinė e Kosovės," tha ai. Pėr Hajredin Kuēin, nėkryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės, ky emėrim ėshtė politik edhe nuk ėshtė bėrė pėr pėrparimin ekonomik tė 'Trepēės', por pėr tė treguar njė forcė politike. Nė anėn tjetėr, z. Muhamet Kelmendi, nėnkryetar i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, tha se njė emėrim i tillė ėshtė provokim dhe nė kundėrshtim me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit.

Nė faqet e tė pėrditshmeve nė Kosovė ka ditė qė botohet njė konkurs pėr "menaxher tė 'Trepēės', zona jugore dhe qendrore". Ndėr tė tjera thuhet se "kandidati do tė punojė ngusht me menaxhmentin e shqiptarėve tė Kosovės dhe do tė jetė pėrgjegjės pėr udhėzimet nė "Trepēė" nė procesin e tranzicionit nga gjendja e saj jooperuese nė gjendje prodhimi, aty ku ka mundėsi". Madje, sipas konkursit, do tė ishtė ideale qė kuadri tė ketė pėrvojė nga "Ballkani, Evropa Qendrore dhe Lindore, ose nga ish-Bashkimi Sovjetik".

Konkursi ka krijuar befasi sa edhe emėrimi i Ēoviqit. Opinioni kėtu tashmė po e shtron pyetjen: a thua qė tė gjitha faktet flasin pėr njė ndarje pėrfundimatre tė "Trepēės"? UNMIK-u hesht rreth kėsaj ēėshtjeje, por mė heret ekspertėt pranė administratės ndėrkombėtare kanė vlerėsuar se "Trepēa" do tė aktivizohej mė lehtė nėse do tė ndahej nė ndėrmarrje mė tė vogėla!

AIM Prishtinė, Ibrahim REXHEPI