AIM: start



TUE, 31 JUL 2001 00:25:09 GMT

Tė jesh polic apo i papunė?

Prishtinė, 30.07.2001.

Forcave tė Shėrbimit Policor tė Kosovė do t'u shtohen edhe 1 mijė e 500 pjesėtarė tė rinj deri nė vitin e ardhshėm, ndėrsa tashmė ka filluar procesi i pėrzgjedhjes sė kandidatėve qė do t'u nėshtrohen fazave tė pėrgatitjes shkollore dhe strėvitjes. Me ditė tė tėra para dyerve tė stacioneve tė policisė kanė pritur nė rreshta tė gjatė mijėra njerėz pėr tė marrė aplikacionet pėr konkurim. Interesimi pėr tė konkuruar ishte i jashtėzakonshėm, thotė zėdhėnėsi i policisė sė Kombeve tė Bashkuara, Charlie Johnson, sipas tė cilit "tė njėzet mijė aplikacionet e para janė shpėrndarė gjatė tri ditėve, ndėrsa ėshtė dashur tė shtypen edhe njėzet mijė tė tjera. Mirėpo, duket se ndėrkohė edhe 5 mijė aplikacione tė reja u shpėrndanė, pėr ta ēuar nė 45 mijė numrin e pėrgjithshėm tė konkuruesve. Zyrtarėt e policisė ishin entuziazmuar nga numri i tillė i jashtėzakonshėm i njerėzve qė duan tė veshin uniformat "blu". Ata, thjesht, thanė se janė tė mahnitur pėr disa arsye. Zėdhėnėsi i policisė thotė se nė radhė tė parė "kėtu bėhet fjalė pėr njė shoqėri, e cila deri para tri vjetėsh kishte frikė nga forcat ekzistuese tė policisė, ndėrsa ata tash shihen policė tė rinj nė rrugė dhe kjo ka bėrė qė uniforma dhe kushtet e punės tė jenė tėrheqėse pėr tė rinjtė". Pėr ēdo ditė nė rrugėt e Kosovės shihen policė, tė cilėt pėrshėndesin njerėzishėm, zbatojnė rregullat dhe janė tė "pakorruptueshėm", pohojnė zyrtarėt ndėrkombėtarė. Organizatat humanitare, si Kėshilli pėr Mbrotjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, nuk kanė shėnuar ndonjė rast tė shkeljes sė tė drejtave tė qytetarėve nga ana e pjesėtarėve tė Shėrbimit Policor tė Kosovės. Ndoshta ishte ky burimi i entuziazmit tė zyrtarėve, tė cilėt kujtojnė periudhėn kur vendi kontrollohej nga uniformat "blu" qė ishin shndėrruar nė simbol tė terrorit.

Por, entuziazmi dhe mahnitja e zyrtarėve ndėrkombėtarė duket se ėshtė vetėm njėra anė e medaljes. Nėse nuk ka pasur shkelje tė tė drejtave tė njeriut, jo rrallė janė shėnuar shkelje tė tė drjetave tė policėve tė rinj nga qytetarėt e rėndomtė. Njė zėdhėnės i policisė sė Kombeve tė Bashkuara, Derek Chapell, publikoi shifra shqetėsuese tė dhunės kundėr policisė. Zoti Chapell tha se "Shėrbimi Policor i Kosovės ėshtė gurthemel pėr ardhmėrinė e Kosovės dhe refuzimi i njerėzve pėr tė pranuar legjitimimin dhe zbatimin e drejtė tė ligjit, ėshtė dėshmi pėr papjekurinė e shoqėrisė". Dhe kjo deklaratė pasoi njė seri sulmesh dhe kėrcėnimesh qė qytetarėt e Kosovės u kanė bėrė pjesėtarėve tė Shėrbimit Policor. Vetėm gjatė dy javėve tė para tė muajit korrik, janė shėnuar 17 sulme fizike dhe kėrcėnime mbi pjesėtarėt e policisė nga civilėt kosovarė, thuhet nė raportin e policisė sė Kombeve tė Bashkuara. "Ne jemi duke i dhėnė Kosovės njė shėrbim policor demokratik dhe profesional. Shumė nga kėta policė janė tė rinj, idealistė, pėrplot me krenari dhe shpresė pėr tė adhmen. Qėndrimi dhe paraqitja e tyre e pėrditshme do tė varen nga respekti qė do tė marrin nga opinioni. Dhuna dhe jorespekti vetėm do t'i dekurajojė dhe ashpėrsojė ata", tėrhoqi vėrejtjen Derek Chapell.

Shumica e incidenteve, sipas statistikave, rrjedhin nga njė ndalim i thjeshtė i veturės pėr shkelje tė vogla tė rrgullave nė trafik, derisa ka pasur edhe kėrcėnime nga tė dyshuar kriminalė kundėr oficerėve qė nuk kanė qenė nė detyrė pėr arrestime qė kanė bėrė gjatė detyrės.

Chapell tha se nė Kosovė edhe mė heret ėshtė parė "dėshira" pėr tė pėrdorur dhunėn ekstreme pėr tė zgjidhur ngatėrresa tė vogla. "Tani duket se ka njė 'gatishmėri tė rastit' pėr tė pėrdorur dhunėn kundėr kėtyre njerėzve, tė cilėt me kurajo kanė vendosur t'u shėrbejnė dhe tė mbrojnė qytetarėt e tyre si policė tė Kosovės," tha ai.

Megjithatė, policia e UNMIK-ut sė bashku me Shėrbimin Policor tė Kosovės duket se nuk do tė tolerojnė zhvillimin e "kulturės tė mosrespektimit tė shfrenuar". Sipas Chapellit, nė tė 17 rastet e pėrmendura kėrcėnuesit dhe sulmuesit e policėve janė arrestuar dhe shumica prej tyre kanė marrė dėnimet e duhura, por pa saktėsuar se cilat janė ato dėnime. Vėzhguesit dhe psikologėt i kėrkojnė arsyet e rasteve tė tilla nė "traumat" e tarshėguara nga lufta dhe e kaluara jo fort e largėt. Uniformat nė vazhdimėsi nė Kosovė kanė personifikuar "ligjin, forcėn dhe shtetin e huaj", prandaj shoqėrisė kosovare i duhet kohė pėr t'u mėsuar me uniformat e reja. Megjithatė, ky nuk ėshtė i vetmi shpjegim. Policėt e rinj tė Kosovės janė tė 'urtė' dhe tė trajnuar sipas "vlerave tė demokracive perėndimore, ku ligji ėshtė zot edhe pėr vetė mbrojtėsit e tij". Respektimi i procedurave gjatė legjitimimit e kontrollimit krijon te civilėt ndjenjėn e epėrsisė dhe mundėsisė pėr tė kundėrshtuar me apo pa tė drejtė. Policėt kosovarė janė mė pak tė mbrojtur, ndėrsa kompetencat e tyre edhe mė tej janė shumė tė kufizuara. Pėr njė periudhė tė gjatė ata kanė patrulluar sė bashku me policėt ndėrkombtarė, por pa mundėsi tė veprimit tė pavarur dhe tė paarmatosur.

Megjithėkėtė, zyrtarėt ngulin kėmbė se policia kosovare ėshtė bėrė shumė joshėse pėr shumė qytetarė, tė cilėt luftojnė pėr t'u pėrfshirė nė radhėt e saj. Pėr ta dėshmia mė e mirė ėshtė shifra prej 45 mijė vetash qė konkurrojnė pėr 1 mijė e 500 vende nė polici. Tė gjithė ata duhet t'i nėnshtrohen pėrgatitjes nė Akademinė Policore dhe stėrvitjeve disamuajshe para se tė veshin uniformat pėr tė luftuar 'krimin'.

Por, ky ėshtė edhe njė tregues tjetėr i realitetit kosovar. Njė paraqitje e njė numri kaq tė lartė tė konkurruesve ėshtė njėkohėsisht pėrpjekje e dėshpėruar pėr tė siguruar njė vend pune. Departamenti i punės nė strukturat e pėrbashkėta administrative vlerėson se shkalla e papunėsisė ėshtė shumė e madhe. Llajosh Hejti, nga ky departament, pohon se sipas tė dhėnave tė tyre numėrohen rreth 200 mijė tė papunė, por duket se numri i njerėzve qė nuk kanė njė vend pune e nuk janė tė regjistruar ėshtė shumė mė i lartė. Nė departamentin e punės pohojnė se 60 deri nė 80 pėr qind tė popullatės aktive nė Kosovė ėshtė e papunė, qė paraqet shkallė rekorde nė Evropė!

Konkursi i Shėrbimit Policor tė Kosovės ėshtė treguesi mė i mirė, pohojnė nėpunėsit e kėtij departamenti, se pėr njė vend pune nė Kosovė konkurrojnė hiē mė pak se 30 e mė shumė persona.

AIM Prishtinė, Besnik BALA