AIM: start



MON, 30 JUL 2001 01:41:28 GMT

Serbia kėrkon formulėn e kthimit nė Kosovė

Prishtinė, 29.07.2001.

Pas ndryshimit tė regjimit nė Beograd, pushteti i ri nuk ka pasur ndonjė politikė konzistente ndaj ēėshtjes sė Kosovės. Fakti se Kosova qė nga qershori i vitit 1999 ishte nėn administrimin e OKB dhe kontrollin e trupave tė KFOR-it (NATO + Rusia), me nje mandat tė pacaktuar kohor, nuk ka lejuar hapėsirė manovruese pėr autoritetet e Beogradit, sidomos nė fazėn kur ato ishin tė preokupuara me konsolidimin e pushtetit dhe eliminimin e problemeve tė shumta tė trashėguara nga regjimi i mėparshėm. Njėri prej problemeve qė kishte prioritet ishte zgjidhja e krizės nė Luginėn e Preshevės, ku grupet e armatosura shqiptare, tė pakėnaqura me statusin dhe represionin e vazhduar policor dhe ushtarak, gjatė sundimit tė Milosheviqit kishin filluar kryengritjen qė sfidonte rendin dhe integritetin territorial tė Republikės sė Serbisė. Duke u pėrcaktuar pėr zgjidhje politike tė problemit, dhe jo vazhdimin e konfliktit, qeveria serbe arriti qė nė bashkėpunim me NATO-n dhe UNMIK-un, ta zgjidhė krizėn e Preshevės.

Pas kėtij suksesi, kohėve tė fundit, qeveria serbe po tregon shenja se ka vendosur qė tė ndėrmarrė njė politikė mė aktive dhe mė tė pėrcaktuar ndaj ēėshtjes sė Kosovės. Pasi qė Nebojsha Ēoviq, kryenegociatori serb nė bisedat pėr zgjidhjen e krizės sė Luginės sė Preshevės ėshtė caktuar pėrgjegjės i qeverisė serbe pėr ēėshtjen e Kosovės, nga Beogradi kohėve tė fundit janė lancuar disa nisma tė reja dhe mė ambicioze.

Janė disa arsye pse qeveria e Gjingjiqit pėrcaktohet pėr njė ballafaqim mė tė hapur me Kosovėn. Nė krye tė radhės pėr lancimin e iniciativave janė agjendat e zhvillimeve nė vetė Kosovėn, qė nuk lejojnė politikė pasive. Njėra prej sfidave pėr Beogradin janė zgjedhjet e pėrgjithshme qė do tė mbahen nė Kosovė nė nėntor tė kėtij viti. Qeveria serbe nuk ka mundur tė mbetet indiferente ose pa platformė tė pėrcaktuar rreth zgjedhjeve, para sė gjithash pėr shkak tė ēėshtjes sė participimit ose mosparticipimit tė minoritetit serb nga Kosova nė kėto zgjedhje. Skena politike serbe nė Kosovė, e cila mė parė ishte pėrkrahėse e politikės sė Milosheviqit, dhe pas luftės e pėrcaktuar pėr bojkotin e administratės ndėrkombėtare, nė ndėrkohė ka hyrė nė fazėn e vlimeve tė brendshme dhe tė krijimit tė lidhjeve tė varėsive tė reja me qendrat e vendosjes nė Beograd. Forcat politike serbe nė Kosovė nuk kanė mundur tė krijojnė njė program dhe projekt tė pavarur dhe tė pėrbashkėt, por shpresat e tyre i kanė lidhur me pushtetin e ri, ose mbeturinat e regjimit tė vjetėr. Bojkoti i zgjedhjeve nė Kosovė, qė imponohej si njė vazhdimėsi e politikės sė vjetėr tė mospajtimit me realitetin e ri nė Kosovė, nuk u ka premtuar shumė as serbėve tė Kosovės e Beogradit. Nė ndėrkohė, pas konsultimeve intensive me pėrgjegjėsit e UNMIK-ut dhe tė OSBE-sė nė Kosovė, autoritetet serbe janė pėrcaktuar pėr njė qasje mė fleksibile, jo tė refuzimit tė participimit tė serbėve nė zgjedhjet kosovare, por tė kushtėzimit tė tyre me pėrmbushjen e disa kushteve dhe favoreve, tė cilat do tė avanconin jo vetėm pozitėn dhe ndikimin e serbėve tė Kosovės, por edhe ndikimin e qeverisė sė Beogradit.

Platforma e posasajuar e serbėve tė Kosovės dhe e Beogradit mund tė quhet njė platformė e obstruksionit tė sofistikuar tė proceseve qė duhet ta avancojnė institucionet e vetadministrimit nė Kosovė. Kjo platformė konsiston nė kėrkesėn qė tė sigurohet kthimi i serbėve tė shpėrngulur pas qershorit tė vitit 1999 nė Kosovė, ngritjen sinjifikative tė sigurisė dhe tė mobilitetit tė tyre, regjistrimin e tė gjithė banorėve tė Kosovės qė jetojnė nė Kosovė ose si pėrkohėsisht tė shpėrngulur, si dhe participimin nė zgjedhje tė partive qė janė tė regjistruara nė Serbi. Nė negociatat e zhvilluara me pėrgjegjėsit e UNMK-ut dhe tė OSBE-sė, partive serbe u ėshtė dhėnė koncesioni i participimit nė zgjedhjet kosovare pa detyrimin qė tė riregjistrohen nė Kosovė. Atyre u mbetet vetėm detyrimi qė tė parashtrojnė para UNMIK-ut dėshminė se nė Kosovė i kanė 500 anėtarė.

Disa parti nga Serbia, me degėt e tyre nė Kosovė, tashmė kanė shfrytėzuar kėtė mundėsi tė paraqitjes sė kushtėzuar pėr zgjedhjet kosovare. Se cilat janė kėto parti, ende mbetet sekret, por supozohet se ato i takojnė krahut tė partive qė tani janė nė pushtet nė Serbi dhe nė Jugosllavi. Por, vetė formula lejon qė nė zgjedhjet e Kosovės tė participojnė pa asnjė kufizim dhe kushtėzim edhe Partia Socialiste Serbe, Partia Radikale Serbe dhe Partia Serbe e Unitetit (e themeluar nga krimineli famėkeq Zhelko Razhnatoviq Arkan), parti kėto qė me vite tė tėra kanė udhėhequr politikė diskriminuese, raciste dhe gjenocidiale ndaj shqiptarėve nė Kosovė, ēka edhe e ka provokuar luftėn me viktima dhe shkatėrrime tė mėdha. Pjesėmarrja eventuale e kėtyre partive nė zgjedhjet e Kosovės do tė ishte njė provokim i madh dhe i papresedencė, pa marrė parasysh se ato objektivisht do tė mund tė siguronin vetėm njė numėr tė kufizuar tė mandateve tė rezervuara pėr minoritetin serb nė Kosovė, i cili nė rastin mė tė mirė pėrbėn vetėm 6-7 % tė trupit votues tė Kosovės, dhe kėtė pėrqindje nuk mund ta tejkalonte as nė Parlementin e ardhshėm tė Kosovės.

Nė Kosovė mendohet se partive siē janė PSS, PRS dhe PSE ėshtė dashur qė t'u ndalohet veprimtaria nė Kosovė, ashtu siē janė tė ndaluara partitė fashiste nė vendet perėndimore. Por problemi i UNMIK-ut dhe OSBE-sė konsiston nė faktin se shumica e serbėve tė Kosovės nė tė kaluarėn kanė votuar mu pėr kėto parti, dhe supozohet se ndikimi i tyre ende ėshtė shumė i madh. Ndalimi eventual i tyre do tė nėnkuptonte pėrjashtimin e njė numri tė konsiderueshėm tė serbėve tė Kosovės nga procesi i zgjedhjeve. Administratorėt e huaj tani mund tė llogarisin vetėm nė vetėpėrjashtimin e kėtyre partive, ngase ato publikisht janė deklaruar pėr bojkotin e zgjedhjeve.

Motivi tjetėr pėr prezencėn mė aktive tė Serbisė nė Kosovė ėshtė nevoja e Beogradit pėr definimin e njė strategjie mė afatgjate tė interesave tė Republikės sė Serbisė dhe tė kombit serb. Kjo lidhet me krizėn aktuale tė federatės jugosllave, e cila ka mbetur vetėm federatė nė letėr pėr faktin se Republika e Malit tė Zi, e cila ėshtė anėtare e kėsaj federate, nuk i njeh dhe i bojkoton institucionet federale, duke pėrgatitur referendumin pėr pavarėsi. Nevoja e ridefinimit ose e mbylljes sė kapitullit tė Jugosllavisė, si shtet i pėrbashkėt i sllavėve tė Jugut, doemos shtron edhe ēėshtjen e ridefinimit tė statusit tė Kosovės, qė sipas Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurisė, ende konsiderohet pjesė e kėsaj federate.

Sipas kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, pavarėsinė e Malit tė Zi, nėse kjo republikė do tė organizonte referendumin ku shumica do tė pėrcaktohej pėr pavarėsi, Serbia nuk do ta pengonte, si dhe as ndarjen e Malit tė Zi. Ndėrkaq, Gjingjiq shprehet se zhbėrja eventuale e federatės sė Serbisė me Malin e Zi nuk do tė duhej tė influenconte aspak nė ēėshtjen e statusit tė Kosovės, si njėsi pėrbėrėse e Serbisė. Serbia, sipas tij, nuk ėshtė shtet etnik, por shtet qytetar, dhe ky shtet do tė duhej tė insistonte nė mbetjen e Kosovės nė kuadėr tė tij.

Nė Kosovė dhe nė qendrat botėrore, ndėr politikanėt dhe ekspertėt e tė drejtės ndėrkombėtare, dominon bindja e kundėrt se me shpėrbėrjen e federatės jugosllave, qė sot konsiderohet se ėshtė subjekt i tė drejtės ndėrkombėtare dhe bartėse e sovranitetit tė Republikės sė Serbisė, Republikės sė Malit tė Zi dhe tė Kosovės me status tė protektoratit tė OKB-sė, nuk do tė ishte e vetėkuptueshme mbetja e bashkėsisė sė Serbisė me Kosovėn. Nė tė vėrtetė, pėr shkak se Serbia nuk ka mė kontrollin militar dhe administrativ mbi Kosovėn, nuk ėshtė i imagjinueshėm kthimi i administratės dhe i forcave serbe nė Kosovė pa provokimin e njė luftė tė re. As qeveria serbe mbase nuk ka iluzion pėr kėtė.

Ajo ēka pretendojnė autoritetet serbe sot mė mirė sqarohet nga deklarata e zėvendėskryeministrit tė qeverisė serbe, Nebojsha Ēoviq, nė tė cilėn thuhet se Serbisė i ėshtė hapur njė deriēkė e vogėl pėr t'u kthyer nė Kosovė, oportunitet ky qė do tė mund tė shfrytėzohej vetėm nėse Serbia do tė udhėhiqte politikė tė menēur, dhe jo duke ndjekur interesat partikulare dhe sidomos ambiciet e liderėve serbė nga Kosova, qė nuk kanė sens pėr raportet e forcave dhe interesat reale shtetėrore tė Serbisė. Ēoviq, qė ėshtė njė politikan pragmatist dhe i cili ka udhėhequr me sukses negociatat pėr pėrfundimin e konfliktit nė Luginėn e Preshėvės, me gjasė angazhohet pėr njė solucion minimalist tė kthimit tė forcave serbe vetėm nė enklavat serbe, para sė gjithash nė pjesėn veriore tė Kosovės. Ai ėshtė i bindur se ky ėshtė njė qėllim i arritshėm, qė nuk do tė ēonte drejt njė konflikti tė ri, derisa Kosova ėshtė nėn mbikėqyrjen e KFOR-it. Ēoviq angazhohet pėr krijimin e dy entiteteve nė Kosovė, tė atij shqiptar, qė do tė pėrfshinte pjesėn dėrmuese tė Kosovės, dhe atij serb, i cili do tė shtrihej nė veri tė Kosovės, nė zonėn ku serbėt janė shumicė e popullsisė. Forcat serbe do tė mund tė ktheheshin, supozon Ēoviq, nė pjesėn veriore, duke garantuar kėshtu autonominė territoriale dhe politike tė pjesės serbe. Ky solucion nuk nėnkupton ndarjen e Kosovės dhe ndryshimin e kufijve, por kantonizimin e Kosovės, si zgjidhje kalimtare.

Nė Beograd mendohet se ky ėshtė opcioni mė realist pėr Kosovėn multietnike, bazuar nė faktin se edhe vetė KFOR-i dhe UNMIK-u faktikisht kanė krijuar entitete tė ndara etnike, duke i mbrojtur me trupat e veta enklavat serbe. Kthimi i forcave serbe ne enklavat, sipas modelit tė Bosnjes, do tė ēonte nė ndarjen e Kosovės. Edhe pse zėdhėnėsit e politikės sė Beogradit pohojnė se Kosova do tė mbetej njė tėrėsi territoriale-politike, ajo vėshtirė se do tė funksionalizohej dhe bėhėj njė tėrėsi kooperative. Subjektet politike nė Kosovė mendojnė se me njė zgjidhje tė tillė Serbia do tė siguronte kontrollin e plotė tė njė pjesė tė Kosovės, duke lejuar qė pjesa tjetėr, ajo me shumicė shqiptare, tė ndjekė fatin e vet dhe nė perspektivė edhe tė pavarėsohej ose edhe tė lidhė raporte mė tė ngushta me Shqipėrinė.

AIM Prishtinė, Shkėlzen MALIQI