AIM: start



SUN, 29 JUL 2001 20:59:45 GMT

Nga ideologjia komuniste deri tek ajo ortodokse

Mėsimi fetar nuk ėshtė pėrfshirė nė kushtetutė. Orėt fetare shumė dobėt vizitohen edhe nė kishė. Athua feja, veēmas ajo ortodokse, pasi tė mėsohet nė shkollat shtetėrore, do tė bėhet dukuri masovike? Gjingjiqi mėsimin fetar e futi nėpėr dyert e vogla, por Koshtunica qė mė parė Kishėn Ortodokse Serbe e futi pėrmes dyerve tė mėdha.

AIM, Beograd, 22.07.2001.

Nė shtatorin e vitit tė kaluar qytetarėt e Serbisė u pėrcaktuan se kush ėshtė pėr ODS (Opozitėn e Demokratike tė Serbisė) dhe kush pėr Sllobodan Millosheviqin. Njė vit mė vonė vendimi i qeverisė serbe pėr aplikimin e mėsimit fetar do t'i ndajė ata nė ortodoksė, katolikė, islamė, besimtarė tė bashkėsisė hebreje, tė Kishės evangjeliste e asaj reformatore sllovake. Kėshtu qytetarėt e Serbisė demokratike nė shekullin 21 do tė ndahen nė grupe konfesionale, tė pranuara zyrtarisht qė para njė shekulli nė Mbretėrinė Serbo - Kroate -Sllovene. Jobesimtarėt (ose ata qė nuk janė tė pėrfshirė nė fetė e pranuara) kanė mundėsi qė fėmijėt e tyre t'i dėrgojnė nė orė tė etikės. Kjo do tė jetė lėndė alternative nė vend tė lėndės sė deritanishme fakultative pėr demokraci dhe tė drejta njerėzore, tha Bogolub Shijakoviqi, ministėr federal i fesė nė dorėheqje. Edhe pse mėsimi fetar do tė aplikohet nė shkollat e Serbisė, vendi i ministrit federal nuk do tė ekzistojė nė qeverinė e re. Ai tha se nuk do tėė ketė problem aplikimin e mėsimit fetar, sepse shteti do tė paguajė 350 mėsimdhėnės, qė do tė mėsojnė besimtarėt e vegjėl sipas teksteve shkollore qė do tė botohen para fillimit tė vitit shkollor, qė me siguri se do tė arrijnė gjatė shtatorit.

Shijakoviqi gjithė ata qė kritikuan aplikimin e shpejtė tė mėsimit fetar nėpėr shkolla, nė mesin e tė cilėve juristė, sociologė, politikologė, historianė, pedagogė, ndihmės ministri serb i arsimit i porositi se "veprojnė nga pozicionet e njohura tė kohės sė komunizmit ". Ai rikujtoi se e drejta pėr mėsim fetar garantohet me njė sėrė dokumentesh ndėrkombėtare. Gjithsesi, e drejta pėr mėsim fetar garantohet edhe me kushtetutė tė Jugosllavisė dhe Serbisė, por Shijakoviqi, qėllimisht ose rastėsisht nuk pėrmendi se kjo askund nuk theksohet se ėshtė i ndėrlidhur me zbatimin e mėsimit fetar nė shkollė.

Biljana Kovaceviē-Vuēo nga Komiteti jugosllav i juristėve pėr tė drejtat e njeriut (JUKOM) konsideron se as sipas ligjit, as sipas Kushtetutės nuk ka bazė pėr mėsimin fetar nėpėr shkolla.

"Shkollat, sipas ligjit pėr shėrbimet publike, vendbanime publike, ėshtė kundėrkushtetues, prandaj kundėrkushtetues ėshtė edhe mėsimi fetar nėpėr vendet publike, ndėrkohė qė kisha ėshtė e ndarė nga shteti. Sipas kushtetutės, bashkėsitė fetare mund tė formojnė vetėm shkolla fetare. Pa ndryshimin e Kushtetutės nuk mund tė aplikohet mėsimi fetar as si lėndė fakultative, sepse mėsimi i fesė pėrcaktohet saktėsisht se ku mund tė mėsohet. Me aplikimin e mėsimit fetar qytetarėt de facto, nė kundėrshtim me Kushtetutėn, do tė detyrohen tė pėrcaktohen pėr pėrkatėsinė e tyre fetare", vlerėsoi ajo.

Ithtarėt e mėsimit fetar pėrkujtojnė se gjithēka qė nuk ėshtė ndaluar nė Kushtetutė, njėherit ėshtė e lejuar, prandaj pasi shkenca fetare nuk ėshtė e ndaluar nė shkolla, nėnkupton se ėshtė e lejuar.

Shijakoviqi dhe ata qė e pėrkrahin vazhdimisht aplikimin e mėsimit fetar edhe vetė nuk vizitojnė shumė kishėn sepse, nė tė kundėrtėn, ēdo kishė do tė mund tė organizonte orė tė fesė pėr fėmijė dhe pėr tė rritur nėse do ta dėshironin kėtė. Nė njė nga tryezat e rrumbullakėta pėr aplikimin e mėsimit fetar nė shkolla, ku u ftuan gjithė ata qė janė tė thirrur pėr kėtė, Divna Stefanoviq nga Forumi i prindėrve, njėra nga kundėrshtaret e rralla nė kėtė tryezė, tha se prindėrit janė mė tė rėndėsishėm, kurse ata kanė vendosur qė mėsimi fetar duhet tė shpėrngulet nė shkolla.

Pas vizitės sė disa altareve tė Kishės Ortodokse Serbe (KOS) nė Beograd, u vėrtetuam se nė orėt e mėsimit fetar tė mbajtura nė kishė shumė pak prindėr i dėrgojnė atje fėmijėt e tyre. Klerikėt e lartė pranojnė se njerėzit edhe mėtej vizitojnė kishėn kryesisht gjatė kohės sė festave tė mėdha fetare, por besojnė se mėsimi fetar do ta pėrmirėsojė kėtė gjendje. Nė interpretimin e lirė, zyrtarizimi i fesė nėpėr shkolla mund tė bėhet dukuri masive, veēmas masovizimi i fesė ortodokse.

Rrezikun nga kjo dukuri e apostrofoi para ca kohe, gjatė njė tryeze tė rrumbullakėt tė organizuar nga Komiteti i Helsinkut pėr tė drejtat e njeriut, prof.Zagorka Goluboviq nga Instituti i shkencave shoqėrore, e cila vlerėsoi se me aplikimin e mėsimit fetar nėpėr shkolla "pas ideologjisė komuniste, pastaj nacionaliste, tani vendoset ideologjia ortodokse".

Pjesėtarėt e Kishės Ortodokse Serbe (KOS) demantojnė vendosmėrisht kėto vlerėsime, dukepėrdorur si argument pajtueshmėrinė e bashkėsive tjera fetare pėr aplikimin e mėsimit fetar nėpėr shkolla. Kjo gatishmėri pėr aplikimin e mėsimit fetar nuk ėshtė argument, sepse ēdo bashkėsi fetare ėshtė e natyrshme tė tėrheq rreth vetes sa mė shumė besimtarė.

Ithtarėt e aplikimit tė mėsimit fetar nėpėr bankat shkollore thonė se gati gjithė vendet evropiane (nė pėrjashtim tė Francės, Hungarisė, Sllovenisė, Maqedonisė, Shqipėrisė) aplikojnė mėsimin fetar. Kjo renditje paraqet njė "imtėsirė" sepse Serbia, historia e re e sė cilės shėnon nacionalizėm, sistem totalitar, cenim tė tė drejtave tė njeriut, krime lufte, dhe raport shpesh tė diskutueshėm me KOS nė gjithė kėto ngjarje, nuk mundi qė pas 5 tetorit deri tani tė ngris nė kėmbė tė sigurta demokracinė dhe tė merret me njė ēėshtje kaq delikate siē ėshtė mėsimi fetar. Ėshtė interesant se edhe ithtarėt e mėsimit fetar nuk mund tė jenė tė sigurtė se pas vendimit zyrtar pėr aplikim tė mėsimit fetar nėpėr shkolla, kjo do tė mund tė mbijetonte mė shumė se disa muaj. Nė vendet e bllokut lindor ka kaluar mė sė paku njė vit deri tek kjo, por dihet nė kėto vende demokracia nuk u ndėrpre si nė Serbi, e cila disa vjet ka qenė nė agoni.

Ndihmės ministri serb i arsimit Vigor Majiē, i cili pas paralajmėrimit tė kryeministrit serb Zoran Gjingjicit pėr hyrjen e kishės nė shkollė ofroi dorėheqje, pėrmend se dikur edhe marksizmi hyri nė shkollė pas njė diskutimi dyvjeēar. Pra, as komunistėt nuk e futėn brenda natės ideologjinė e tyre nė ēantat shkollore.

Majiē thotė se nuk ka mjete tė pėrshtatshme pedagogjike dhe profesionale, asfarė diskutimesh tė ekspertėve dhe nuk dihet se ēfarė do tė pėrmbajnė librat fetar. Klerikėt kishtar na bindin se librat fetar do t'i pėrshtaten moshės sė fėmijėve dhe se ato do tė pėrpilohen si Bibėl e ilustruar pėr fėmijė. Se si do tė mėsojnė fėmijėt fenė mbetet ēėshtje e hapur. Psikologjia rreth kėsaj ēėshtjeje edhe mėtej mbetet e papėrcaktuar definitivisht, pėrveē se konstatohet se fėmijėt, nė mesin ku do tė aplikohet mėsimi fetar, do tė jetė si lėndė fakultative, qė do tė pėrjetohet si dėnim sepse pėr dallim nga fėmijėt tjerė kėta do tė detyrohen tė qėndrojnė nė shkolla. Psikologjia pėrmend edhe aspekte negative tė zhvillimit tė fėmijėve, veēmas kur pėrmbajtja e mėsimeve fetare nuk i pėrshtatet moshės sė tyre, kur i frikėsojnė ose kur vetė mėsimdhėnėsit janė rigjidė dhe tė rreptė. Athua mėsimi fetar do t'i ndajė fėmijėt, veēmas nė mjediset shumėkonfesionale, pritet tė shihet. Si do tė sillen nė gjithė kėtė situatė prindėrit e fėmijėve dhe nxėnėsit e shkollave tė mesme qė duhet tė zgjedhin nė mes fesė dhe etikės, kėtė do ta tregojnė statistikat nė fillim tė vitit shkollor.

Ministria e arsimit lė njė mundėsi ngushėlluese qė pėrmes Komisionit pėr mėsimin e fesė, ku janė edhe pėrfaqėsuesit e bashkėsive fetare, tė ndikohet nė zhvillimin e mėsimit. Tė gjithė ata qė me tė drejtė pas kėsaj shtrojnė pyetjen se athua Serbia pas kėsaj ėshtė shtet sekular, nuk mund tė ndryshojnė asgjė - vendimi pėr hyrjen e kishės nėpėr shkolla ėshtė direkte. Majiqi thekson se vendimi ėshtė sjellur qė nė muajin prill kur njė "grup i ithtarėve nė mbledhjen e ministrisė sė fesė, ku ishin edhe pėrfaqėsuesit e bashkėsive fetare, kumtuan se mėsimi fetar nėpėr shkolla ėshtė ēėshtje e zgjidhur".

Qarqet politike beogradase pohojnė se patriarku serb Pavle ka marrė premtime pėr mėsimin fetar nėpėr shkolla qė nė vitin e kaluar. Patriarku nė fillim tė janarit tė kėtij viti nė intervistėn pėr javoren beogradase NIN tha se mėsimi fetar do tė aplikohet nė shkollat fillore dhe tė mesme. Burime nga Opozita Demokratike e Serbisė pohojnė se Gjingjiqi nė njė seancė tė Qeverisė sė Serbisė pranoi haptas se bėhet fjalė pėr njė vendim politik. Qarqet politike vlerėsojnė se Gjingjiqi pas ekstradimit tė Millosheviqit (28 qershor), qė e hidhėroi Kishėn Ortodokse Serbe, e kishte doemos tė arrinte njė kompromis pėr aplikimin e mėsimit fetar. Mitropoliti Amfilohije (Radoviq) deklaroi njė ditė pas ekstradimit tė kryetarit tė dikurshėm jugosllav se ata qė e dorėzuan Millosheviqin nė Vidovdan do tė shėnohen nė histori me shkronja tė zeza. Tė njėjtėn ditė Koshtunica bisedoi rreth dorėzimit tė Millosheviqit me Patriarkun, e mė pas u takua me kreun ushtarak.

Gjingjiqi e kumtoi vendimin pėr mėsimin fetar nėpėr shkolla mė 4 korrik. Atė ditė Patriarku sė pari bisedoi me Koshtunicėn, pastaj me Gjingjiqin, qė nga ky takim menjėherė u paraqit para gazetarėve dhe e kumtoi risinė. Kryeministri mė nuk mundi ta mohonte se Kisha Ortodokse Serbe u bė njė faktor i pashmangshėm nė jetėn politike serbe. Gjingjiqi tenton qė mėsimi fetar tė hyjė nėpėr dyer tė vogla, por nuk duhet harruar se Koshtunica qė mė parė e futi KOS nėpėr dyer tė mėdha.

OLIVERA MAMUZIQ