THU, 26 JUL 2001 17:02:22 GMT
A po avancon kriza maqedonase srejt kufijve te Shqiperise?
AIM Tirana, 26.07. 2001
Askush ne zyrat e rendesishme qeveritare ne Tirane, te kontaktuara nga
AIM , nuk e di nese ekziston vertet nota e protestes maqedonase qe, sic
njoftoi me 23 korrik ne Shkup zedhenesi i Ministrise se Mbrojtjes se
Maqedonise Marjan Gjurovski, i eshte drejtuar Qeverise shqiptare. Sipas
zedhenesit te mesiperm protesta maqedonase ka te beje me incidentet e
ndodhura ditet e fundit ne kufirin me Shqiperine midis forcave
policore maqedonase dhe grupeve te armatosura shqiptare, te cilat sipas
Ministrise se Mbrojtjes se Maqdonise kishin ardhur nga Shqiperia. Madje
perfaqesuesi i dikasterit ushtarak maqedonas beri me 23 korrik
deklaraten me te ashper qe nje zyrtar maqedonas ka bere ne adrese te
Shqiperise qysh kur filloi konflikti i armatosur ne Maqedoni midis
forcave qeveritare dhe gueriljeve shqiptare. Ai deklaroi se perzierja e
Shqiperise ne krize dhe mbeshtetja per terroristet do te zgjeroje krizen
e luftes ne gjithe rajonin dhe do te marre drejtime te padesheruara.
Eshte hera e pare qe nga Shkupi paraqitet pothuajse si e vertete nje
forme e perzierjes se Shqiperise ne konfliktin e brendeshem maqedonas.
Ne te vertete mundesia e nje perzierje me dashje apo pa dashje e
Shqiperise ne kete konflikt qe ka vene perballe maqedonasit me
shqiptaret ne Maqedoni, eshte diskutuar vazhdimisht ne qarqet
diplomatike dhe politike ne kryeqytetin shqiptar. Por ajo qe ka
perjashtuar qe ne fillim cdo hipoteze ne kete drejtim ka qene qendrimi i
qarte dhe i vendosur i qeverise se Shqiperise ne te njejten vale me
qendrimin perendimor, duke denuar aktet e armatosura te guerileve
shqiptare dhe duke mbeshtetur sovranitetin e Maqedonise. Ne fjalen e tij
mbajtur ne MPJ te Shqiperise me 21 korrik kryeministri Meta ritheksoi se
ne krizen delikate maqedonase Shqiperia nuk mund te behet dhe nuk do te
behet pale ne konflikt, sepse nuk mund t’i fryje zjarrit qe mund te
perfshije gjithe Evropen Juglindore. Ky qendrim eshte e vleresuar
vazhdimisht nga faktori nderkombetar dhe keto dite edhe presidenti i
Komisionit Evropian, Romano Prodi, edhe kryeministri i Britanise se
Madhe Toni Bler, ne letrat e tyre derguar kryeministrit te Shqiperise
Ilir Meta kane pershendetur ne menyre te vecante pikerisht linjen e
ndjekur nga qeveria shqiptare ne krizen maqedonase.
Ne fakt kujdesi i autoriteteve ne Tirane per te shmangur cdo mundesi qe
linte shteg per ndonje akuze per perzierje te Shqiperise ka qene teper i
madh. Shqiperia jo vetem ka forcuar kontrollet ne kufirin e saj me
Maqedonine, por qysh ne fillim te krizes iu drejtua zyrtarisht NATO-s
per te derguar ekipe dhe pajisje qe te kontrollonin kufirin shqiptar me
Maqedonine. Dhe kjo ka pasur rezultatin e vet. Shefi i Misionit te
OSBE-se ne Shqiperi, ambasadori G.Ahrens, pas nje inspektimi qe beri
ne kufijte e Shqiperise, deklaroi me 17 korrik se qendrimi i qeverise
shqiptare ndaj Maqedonise ka mbeshtetjen e plote te komunitetit
nderkombetar dhe se pergjate kufirit me Maqedonine (ku OSBE ka zyra
lokale ne Peshkopi, Korce, Elbasan) nuk eshte shenuar asnje rast i
kalimit te elementeve te armatosur nga Shqiperia ne anen tjeter te
kufirit.
Ky realitet dhe ky vleresim i faktorit nderkombetar duket ka ndikuar qe
Tirana te jete shume e permbajtur dhe te mos reagoje ndaj deklarimeve te
herepashereshme te Ministrise se Mbrojtjes dhe te Brendeshme te
Maqedonise se elemente te armatosur kane hyre nga Shqiperia. Ne kete
kuader Qeveria shqiptare nuk reagoi as edhe ndaj deklarates se forte te
23 korrikut te zedhenesit te Ministrise se Mbrojtes se Maqedonise. Ne
fakt ajo iu pergjegj ne menyre te terthorte ketij pretendimi, nepermjet
nje deklarate te zedhenesit te qeverise shqiptare me 24 korrik, ku
nenvizon se ne bashkepunim me NATO-n qeveria do te intensifikoje
perpjekjet e saj per forcimin e kufirit dhe te luftes kunder cdo
tentative per trafiqe ilegale te armeve nepermjet Shqiperise.
Ne fakt autoritetet zyrtare ne Tirane kane arritur qe te evitojne cdo
lloj incidenti qe mund te krijoje pershtypjen e ndonje forme te
perzierjes apo te nje qendrimi tolerant ndaj ndihmes per guerilet.
Policia shqiptare ka vendosur nje bllokade te forte qe ka bere
praktikisht te pamundur per cdo mjet transporti qe te transportoje arme
nga Shqiperia dhe ne dy tentative per trafik armesh nga shqiptare te
Maqedonise, ata jane arrestuar nga policia shqiptare.
Duhet pranuar se fakti qe guerilet jane shqiptare dhe qe partite
politike shqiptare ne Maqedoni kane paraqitur kerkesa per avancimin e te
drejtave te popullsise shqiptare atje, e ka vene ne nje pozite jo te
lehte te brendeshme Tiranen zyrtare. Ajo ndodhet nen presionin e disa
qarqeve te opinionit publik apo politik per ta radikalizuar qendrimin e
saj ndaj Shkupit dhe kesaj jave dy nga te perditeshmet kryesore
shqiptare kane kritikuar qeverine se po tregohet teper e bute me
Shkupin. Ndonese Shqiperia gjate nje muaji nga 24 qershori deri 29
korrik ndodhet ne nje proces te zgjatur zgjedhjesh parlamentare, ka
arritur me sukses te shmange perfshirjen e krizes maqedonase si nje teme
qendrore te debatit elektoral. Ketu ka ndikuar edhe qendrimi i partise
kryesore te opozites, e cila eshte treguar edhe ajo e kujdeseshme per te
mos e perfshire krizen maqedonase ne objektivat e kritikave ndaj
qeverise.
Sidoqofte fakti qe Shqiperia eshte ne kufi krijon dhe mund te krijoje
probleme te ndryshme qe mund te transformohen lehte ne incidente. Te
tilla kane qene rastet e keqtrajtimit te shtetasve nga Shqiperia qe
udhetojne ne Maqedoni. Sipas burimeve te policise shqiptare vetem gjate
dy mujave qershor-korrik organet policore maqedonase kane kthyer
mbrapsht 51 udhetare nga Shqiperia dhe disa prej tyre te keqrajtuar
shume rende. Por megjithe keto raste, Qeveria shqiptare deri tani nuk ka
ndjekur shembullin e qeverise se SHBA dhe te disa qeverive evropiane, qe
i kane paralajmeruar shtetasit e tyre te mos udhetojne ne Maqedoni. Kjo
eshte nje tregues i faktit se ne Tirane perpiqen me cdo kusht te
evitojne cdo gjest apo hap qe do te konsiderohesh jomiqesor nga ana e
Shkupit.
Ajo qe bie ne sy ne ngritjen e temperaturave ne marredheniet midis
Tiranes dhe Shkupit eshte fakti se akuzat dhe deklaratat per forma te
nderhyrjes apo te perzierjes se Shqiperise ne krizen maqedonase vine nga
autoritete ushtarke dhe policore dhe deri tani ka qene Ministria e
Mbrojtjes dhe ajo e Brendeshme autoret e deklaratave, ndersa Ministria e
Jashtme maqedonase nuk eshte prononcuar asnjehere per keto pretendime te
dikastereve te ushtrise dhe policise. Ne Tirane kjo shpjegohet me vijat
e ndryshme qe ekzistojne brenda udheheqjes maqedonase, ku linja e dores
se forte dhe e zgjidhjes ushtarake te krizes maqedonase duket e
interesuar per nje atmosfere acarimi edhe ne kufijte rreth Maqdonise dhe
sidomos me Shqiperine. Ndaj dhe zyrat e rendesishme qeveritare ne
Tirane nuk e dine se ku ndodhet protesta e Ministrise se Mbrojtjes te
Maqedonise dhe nese ajo ekziston vertet.
ARIAN LEKA
|