AIM: start



TUE, 24 JUL 2001 15:52:02 GMT

Pa para bie qeveria

"Rėnia eventuale e qeverisė sime do t'i kushtojė bashkėsisė ndėrkombėtare 10 miliardė dollarė", tha kryeministri serb Zoran Gjingjiq. BE dhe donatorėt tjerė duhet tė kuptojnė se Serbisė urgjentisht i duhen paratė e premtuara pėr tė mbijetuar periudhėn deri te marrėveshja me tė besuarit ndėrkombėtar.

AIM, Beograd,16.7.2001.

"Seriozisht e paralajmėroj Perėndimin se nėse bie qeveria ime, kjo do t'i kushtojė bashkėsisė ndėrkombėtare 10 miliardė dollarė. Neve na duhet

ndihmė e sinqertė e jo deklarata boshe pėrpkrahjeje. Nėse nuk e marrim menjėherė injeksionin finansiar, mė sė voni deri nė shtator, do tė shfaqen demonstriime dhe trazira sociale, sepse nuk do tė mund tė plotėsojmė premtimet". Kėshtu reagoi kryeministri serb Zoran Gjingjiē me

paralajmėrimin se nga 300 milionė euro, sa premtoi BE-ja pėr Jugosllavinė nė Konferencėn e Donatorėve nė Brisli, pjesa e parė qė arriti nė RFJ ishte 75 milionė euro, dhe atė nė nėntor e jo nė gusht, kurse pjesa tjetėr u ndal si pagesė pėr borxhet e mėparshme.

Lajmi se ministrat e ekonomisė dhe finansave tė BE propozuan qė mjetet e miratuara si ndihmė tė shfrytėzoheshin pėr kthimin e mėparshme ndaj Bankės Investuese Evropiane (BIE), arriti kur dukej se Jugosllavia nė Brisli, nė Konferencėn e Donatorėve, tregoi se ka program cilėsor, qė tėrhjek vėmendjen e investitorėve tė huaj dhe se bota me ndihmėn e miratuar nė vlerė prej 1,3 miliardė dollarėsh tregon se ishte pajtuar me

kursin qė e morri. Saktėsisht, ka mbetur vetėm se tė kurorėzohen programet dhe paratė e premtuara dhe kjo tė kumtohet pėr njė afat sa mė tė shkurtėr, qė do tė thotė paratė tė vijnė nė Jugosllavi qė nė fillim tė vjeshtės. Me fjalė tė tjera, rezultatet konkrete tė Konferencės sė Donatorėve qytetarėt mund t’i ndjejnė para fundit tė vitit nė mėnyrėn mė

tė drejtpėrdrejtė – tė kuptojnė se janė tė kursyer nga restrikcionet e energjisė elektrike, se njė e pesta e donacioneve tė pėrgjithshme tė aprovuara janė dedikuar pėr remontin tė termo dhe hidroelektranave, rrjeteve transmetuese dhe furnizimit me naftė. Pėr kėtė qėllim Elektroekonomia ka marrė 270 milionė dollarė. Ėshtė e vėrtetė se nga kėto mjete janė harxhuar 110 milionė dollarė amerikan, kurse nė realizim

e sipėr ėshtė edhe shpenzimi i 83.5 milionė dollarėve pėr rrymėn verore,

remontet e termoelektranave, xeheroreve, naftėsjellėsve, sqaron Goran Novakoviē, ministėr pėr energjetikė nė Qeverinė e Serbisė, duke shtuar se falė donacioneve tė tanishme janė bėrė remont 54 pėrqind e kapaciteteve.

Pėrndryshe 64 pėrqind e donacioneve janė nė mjete, kurse 36 pėrqind janė kredi me kushte mė tė favorshme, me kamatė tė vogėl dhe afat tė gjatė pagese. Pėr 40 pėrqind tė ndihmave tė premtuara janė precizuar edhe qėllimet e destinuara. Sipas fjalėve tė Boris Begoviēit, anėtarit tė Ju-delegacionit nė Brisli, 820 milionė dollarė Jugosllavia i ka marrė si

mjete tė pakthyeshme, jo tė gjitha si para, por edhe si mall, pjesė rezerve dhe pajisje. Pjesa mė e madhe e miratuar ėshtė dhėnė nga vendet anėtare tė BE, gjithsejt 506 milionė dollarė, ku pjesa e parė prej 220 milionė euro duhet tė jenė tė pakthyeshme, 300 milionė euro janė rezervuar pėr ripėrtrirjen e sistemit energjetik, komunikacionin, furnizimin me vaj dhe sheqer dhe pėr arsim. Pjesa tjetėr prej 460 milionė dollarėsh janė kredite tė levėrdishme qė duhet tė vijnė nga Banka Investuese Evropiane, Banka Evropiane pėr Zhvillim dhe Ripėrtrirje

dhe Banka Botėrore.

Zyrtarėt jugosllav u kthyen nga Brisli duke besuar se shpejtėsia e ardhjes ndihmave tė premtuara varet nė masė tė konsiderueshme nga RFJ-ja dhe nuk fshehin se kjo nuk ėshtė kuptuar mirė nė vend. U ilustrua detaisht se qeveria jugosllave ende nuk e ka miratuar vendimin rreth ndihmės prej 30 milionė dollarėsh qė RFJ-sė ia miratoi Banka Botėrore para Konferencės sė Donatorėve pėr finansimin e programit tė privatizimit, rikonstruimit energjetik, kurse 9.2 milionė dollarė pėr shtesa fėmijėrore pėr rreth 330 mijė familje nė Serbi qė duhet tė paguhet nė fund tė muajit gusht. Qė kjo ndihmė tė jetė operative veē vendimit tė qeverisė duhet pajtueshmėria e ju-parlamentit. Banka Botėrore selinė rajonale e ka mbartur nga Budapesta nė Beograd.

Nga donacionet e drejtpėrdrejta nga Brisli mjetet e parapara pėr energjetikė janė rreth 600 milion marka, pėr infrastrukturė rreth 500 milion marka, pėr ēėshtje sociale 400 milionė marka, njė pjesė, deri nė fund tė vitit, do tė shfrytėzohet si ndihmė pensionistėve - nė vlerė prej 200 milion markash. Pėr projekte buxhetore dhe makroekonomike janė dedikuar 360 milion marka, pėr zhvillim tė firmave 260 milion marka qė kryesisht do tė realizohen pėrmes krediteve pėr firmat e vogla dhe tė mesme, bujqėsisė duhet t’i takojnė 165 milion marka, kurse pėr arsim pritet tė ndahen 200 milion marka, pėr shėndetėsi 155 milion marka. Me paratė dedikuar zhvillimit ekonomik, sipas vlerėsimeve tė Institutit tė Shkencave Ekonomike nė Beograd, gjėrat mund tė shėnojnė proges deri kah fundi i vitit.

"Qė nga ky vit do tė fillojnė punėt rreth projekteve prioritare tė komunikacionit. Dihet se do tė fillojnė punimet nė rindėrtimin e rrugėve

me rėndėsi nacionale, me vlerė prej 120 milion dollarėsh, kurse projekti

duhet tė realizohet deri nė fund tė vitit tė ardhshėm. Pėr rivitalizimin

e hekurudhės do tė ndahen 59,2 milion dollarė kurse ky plan do tė fillojė menjėherė dhe duhet tė kryhet gjithashtu deri nė fund tė vitit tė kaluar. Nga mjetet e Konferencės sė Donatorėve gjatė kėtij viti do tė

ripėrtrihet rivitalizimi i pajisjeve tė sigurisė, lidhjeve dhe pajisjeve

elektrike. Vlera e kėsaj llogaritet nė 19,7 milion dollarė. Nė mesin e prioriteteve ėshtė edhe rikonstruimi i urės hekurudhore nė Ostruzhnici nė vlerė prej 14,6 milion dollarėsh, kurse pėr ndėrtimin e urės "Sloboda" nė Novi Sad do tė ndahen 26,5 milion dollarė. Kjo punė duhet tė kryhet nė afat prej 15 muajsh. Nė plan janė edhe projektet pėr rivitalizimin e sistemeve tė mėdha tė komunikacionit siē janė NH Beograd dhe JAT, si dhe rikonstruimi i aeroportit nė Nish, sqaron ministrja pėr komunikacion dhe telekomunikim nė qeverinė e Serbisė Marija Rasheta-Vukosavljeviē duke shtuar se kėto punime nėnkuptojnė aktivizimin e shumė fabrikave nė Serbi.

Vetėm njė ditė pas Konferencės sė Donatorėve nėnshkrimi i marrėveshjes pėr garancion tė RFJ-sė dhe Bankės Evropiane Investuese u sigurua kushti i parė qė Jugosllavisė t’i arrinin 150 milion euro qė i miratoi BE nė Brisl. Ėshtė fjala pėr tė ashtuquajturit kredite tė buta pėr vitin e ardhshėm, me afat pagese deri mė 25 vjet dhe greis periudhė deri mė 7 vjet.

"Vlerėsimi real ėshtė se kėto para do tė fillojnė tė arrijnė kah muaji tetor-nėntor dhe do tė ndahen pėr infrastrukturė. Pėrparėsi, qė nė vitin

e kaluar, i ėshtė dhėnė rikonstruimit tė magjistrales sė Ibrit, drejtimeve hekurudhore Shid-Beograd-Nish, Beograd-Tivar, koridorit 10, Rzav-Kokin Brod, terminalit pėr bartjen e naftės deri nė Panēevė dhe Novi Sad, vendkalimit kufitar Sremska Raēa dhe Preshevė, urės sė Ostruzhnices dhe Zhezhelevi nė Novi Sad, rrugės Bujanovc – Preshevė, modernizimit tė aeroportit Beograd", thotė Mirolub Labus, nėnkryetar i qeverisė federale.

"Deri mė tetor, kur bordi i Komisionit Evropian duhet tė sjellė vendim pėr projektet nė Jugosllavi, nė vendin tonė duhet tė sigurohet dokumentacioni i nevojshėm i pėrpiktė, kurse “gropat” pėr finansimn e huave nga BIE do tė mbulohen me 195 milion dollarėt qė ia ka miratuar qeveria zvicerane RFJ-sė si ndihmė afatshkurte, me ēka plotėsohet edhe kushti i dytė pėr miratimin e kreditit tė BIE”, sqaron Labus.

Kjo marrėveshje nuk ėshtė veprimi i vetėm konkret i bėrė nga 29 qershori. Agjencia Suedeze pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar nėnshkroi nė Beograd marrėveshjen pėr donacion prej 800 mijė markash pėr rikonstruim tė nxemjes qendrore. Gjatė vitit tė sivjetėm priten edhe dy konferenca donatorėsh. E para do tė mbahet nė tetor nė Konferencėn Rajonale nė Bukuresht, nė kuadėr tė Paktit pėr Stabilitet tė Evropės Juglindore.

"Prioritet do tė jetė hekurudha Segedin-Kikindė-Temishuar, ku si tė interesuara paraqiten tre shtete”, sqaron Milan Pajeviq, koordinator i Paktit pėr Stabilitet nė RFJ.

Konferenca e tretė donatore pėr kėtė vit do t’i dedikohet aftėsimit tė Danubit. Pa marrė parasyshė se RFJ-ja pret para nga donatorėt me siguri se nuk do tė mund tė vijė nė tėrėsi tek kėto donacione.

"Disa vende aq shumė vajtuan sa kur u ndėrprenė donacionet pėrjetuan zhgėnjime tė mėdha politike. Doemos duhet tė vazhdojmė me reforma, me rend nė shtėpi dhe tė mos ketė korupsion, sepse askush nuk finanson nė njė shtėpi ku nuk ka rend dhe nuk kursehet. Nėse arrijmė ta bėjmė kėtė pėr tre deri katėr vjet do tė jemi tėrėsisht tė lirė”, thotė Bozhidar Djeliē, ministėr i finansave nė qeverinė e Serbisė.

Vladimir Gligorov, anėtar i G 17 megjithatė nuk e ndan kėtė mendim. Sipas tij, ėshtė e qartė se edhe gjatė kohė Jugosllavia do tė mbėshtetet

nė ndihmat e jashtme me rrezikun qė tė mbetet nė pozitėn kur borxhi nuk bie nėn 70 pėrqind tė BPSH (bruto prodhimit shtetėror). Se rruga deri te

stabilizimi ekonomik ėshtė e gjatė pajtohen edhe ekspertė tė tjerė duke thėnė se ēelėsi i gjithė kėsaj ėshtė marrėveshja e shtatorit me tė besuarit pėr kushtet e kthimit tė borxhit tė jashtėm jugosllav. Duhet gjetur zgjidhja pėr kthimin gradual tė kėtyre borxheve, nėpėrmjet njė ringjalljeje tė mundshme ekonomike tė vendit.

"Nė rast se pjesa prej 12 miliardė dollarėsh e borxhit tė jashtėm jugosllav nuk ēregjistrohet dhe riprogramohet vėshtirė se pėr Jugosllavinė dhe Serbinė vijnė ditė tė mira”, thotė ekonomisti Nebojsha Saviē - duke shtuar se njė pjesė e mirė e parave qė duhej tė vinin pas Konferencės sė Donatorėve duhet tė shkojnė patjetėr nė servisimin e kėtyre borgjeve. Sipas fjalėve tė Milica Uvaliēit, ndihmės – ministre pėr bashkėpunim ekonomik me botėn e jashtme shumica prej 150 milion dollarėsh nga Banka Botėrore si dhe 220 milion dollarėsh nga gjithsejt 530 milion dollarėsh sa premtoi BE-ja do tė shkojnė pėr kėtė qėllim.

Problemi qėndron aty se BE-ja dhe donatorėt tjerė duhet ta kuptojnė se Serbia urgjentisht duhet tė marrė paratė e premtuara qė tė mbijetojė periudhėn deri tek marrėveshja me tė besuarit. Evropa dhe Amerika e dijnė mjaft mirė se sa i kushtoi Jugosllavisė, por edhe bashkėsisė ndėrkombėtare, hamendja pėr tė ndihmuar qeverinė e Ante Markoviqit.

TANJA STANKOVIQ