AIM: start



MON, 23 JUL 2001 21:03:45 GMT

"Kush nuk jep autonomi, do tė japė republikė"

Janė gjithnjė e mė tė zėshme vėrejtjet se "centralizmi ėshtė mė i fuqishėm se sa nė kohėn e Millosheviqit", siē thekson blloku ende jozyrtar i partive vojvodinase qė udhėhiqet nga Liga Socialdemokrate e Vojvodinės (LSV) e shoqėruar nga Reformistėt e Vojvodinės. Si impuls shtesė ishte refuzimi i amandmaneve tė kuvendit krahinor pėr ligjin e privatizimit nga ana e parlamentit republikan.

AIM Beograd,19.07.2001.

Pėr momentin nė Vojvodinė askush nuk ėshtė i kėnaqur: as autonomistėt, as mbrojtėsit e "interesit nacional", as reformistėt pragmatik. Edhe pas ndėrrimit tė pushtetit temat janė tė njėjta. Orari, siē thotė Nenad Ēanaku, kryetar i parlamentit vojvodinas ishte: "mė e nevojshme ishte largimi i Millosheviqit nga pushteti, burgosja dhe dorėzimi i tij nė Hagė. Domosdoshmėria e sigurimit tė bazės elementare ekonomike nė vend, dhe tė bisedojmė mėtej. Tani ka ardhur koha qė tė bisedohet edhe mėtej, tė shikojmė se ēka dhe si nė Vojvodinė”.

Sipas shijes sė autonomistėve vojvodinas koncepti shtetėror millosheviqian pėr Serbinė centralise ndryshohet shumė ngathtė. Gjithnjė e mė tė zėshme janė vėrejtjet se "centralizmi ėshtė mė i madh se nė kohėn e Millosheviqit", siē thotė blloku jozyrtar i partive vojvodinase tė udhėhequra nga Liga Socialdemokrate e Vojvodinės (LSV) e pėrkahur nga Reformistėt e Vojvodinės. Si impuls shtesė ishte refuzimi i amandmaneve tė kuvendit krahinor pėr ligjin e privatizimit nga ana e parlamentit republikan. Thelbi i propozimit ishte kushtėzimi dhe privatizimi i firmave nga Vojvodina t'i pėrshkrueshin krahinės. Ky opcion politik insiston qė, pasi Millosheviqi ėshtė nė Hagė, tė fillojė ndėrtimi i sistemit qė ishte i pafuqishėm dhe ndėrtimi i institucioneve qė ai i shkatėrroi sistematikisht.

Partia e kryetarit Koshtunica (PDS) duke kumtuar formimin e grupit tė veēantė parlamentar nė parlamentin krahinor, zyrtarizoi mospajtimin permanent me pjesėn tjetėr tė ODS edhe nė Vojvodinė, por pa braktisur funksionet nė pushtet, qeveri, organe drejtuese dhe nė tė gjitha vendet ku kuotat partiake arsyetojnė profesionalizimin.

Kėtu PDS demonstron njė pėrmbajtje tė hapur ose kundėrshon jo vetėm idenė pėr autonomi, por edhe gjithēka tjetėr, pėrmes sqarimeve tė herėpasershme se si tė drejtat e pakicave nacionale cenojnė tė drejtat (kombėtare) e shumicės. Njė pohim mbėshtetės pėr platformėn politike tė ODS-sė dha Mirolub Leshnjak, nėnkryetar i Kuvendit tė Krahinės Autonome tė Vojvodinės, duke vlerėsuar se ekshumimi i kufomave tė kosovarėve dhe gjetja e frigoriferėve tė fshehur ka mundur edhe mė tė presė, sepse ky hap, nė kėtė moment, nuk ėshtė i justifikueshėm moralisht: "Zbulimi i krimeve tė ngjashme tė luftės tė bėra ndaj serbėve nė Kroaci dhe nė territorin e Kosovės mund tė na bėjnė tė llogarisim nė pasoja tjera, kėshtu serbėt mund tė shpallen si fajtorė kolektiv". Pohimet e tij morale nuk kishin kurfarė publiciteti.

Nuk janė tė kėnaqur as ithtarėt e Partisė Demokratike tė Gjingjiqit (PD). Ata qė kishin dalė nė rrugėn Beograd - Novi Sad, pėr shkak se ishte shtyrė nė mėnyrė kontraverse shitja e fabrikės sė Beoēinskės e kėrkuar nga fabrika franceze e ēimentos Lafarzhu, e kishin tė qartė se faza autonomiste e Gjingjiqit ishte "decentralizim plus demokratizim e barabarta me njė Serbi tė re". Demokratėt e tij filluan tė flasin pėr autonominė dhe tė votonin nė Kuvendin e Vojvodinės, me njė pėrmbajtje dhe me mjaft kujdes e jo siē kishin premtuar nė fushatėn zgjedhore. Gara pėr madhėsinė e autonomistėve ("unė jam mė shumė autonomist se Canaku", tha Gjingjiē) ėshtė njė rrėfim i pėrfunduar pėr "autonominė ekonomike", qė e lansuan demokratėt dhe qė tani hudhet nėn rrogoz.

Fjalėn "internacionalizim" mbi tė ardhmen e Vojvodinės, para disa muajsh, e futėn nė fjalimet politike reformistėt e Mile Isakovit, por askush nuk i kushtoi kujdes. "Fjalė e madhe" u bė atėherė kur filloi kryqėzimi i diskutimeve pėr dhe kundėr pjesėmarrjes sė Nenad Ēanakut nė bisedimet nė tryezėn e rrumbullakėt tė Qendrės pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare. Tema ishte: "Kthimi i autonomisė sė Vojvodinės: modeli stabil shumėnacional nė Jugosllavi". Argumentet kundėr ishin statutarė (athua Ēanaku edhe nė Uashington shkoi si kryetar i Kuvendit tė Vojvodinės, nėse po atėherė pėrse nuk e konsultoi parlamentin, ose atje ishte "vetėm" si lider i LSV). Donka Stanēiē (PDS) si deputete nė Kuvendin e Vojvodinės shtroi pyetjen - athua "internacionalizimi" ėshtė term i ndėrlidhur me situatėn postkonfliktuoze ose jo.

Siē e transmetoi "Madar So" drejtori i programit pėr Evropėn Lindore nė Qendrėn pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare nė Uashington, Janush Bugajski i bėri thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė pa u vonuar tė pėrkrahte zhvillimin e ekonomisė vojvodinase, si mė e pasur dhe mė produktive nė vend, qė nė suaza tė integrimit tė autonomisė ekonomike dhe integrimeve rajonale do tė ndihmonte dhe integrimin e Serbisė nė proceset evropiane. Ideja e tij ėshtė formimi i grupit tė ekspertėve ndėrkombėtar qė sė bashku me pėrfaqėsuesit e pushtetit novosadas dhe beogradas, tė ndėrtonin statusin buxhetor tė Vojvodinės – tė plotėsuar me sugjestionin se pėr sigurimin e tė drejtave tė pakicave duhej krijuar forma gjegjėse e vetėqeverisjes dhe vetėorganizimit. Biseda nė tryezėn e rrumbullakėt nė Uashington nuk ishte frymėzuese pėr askend nė Serbi. As pėr polemika.

Skena pėr pėrēarjet e ardhshme po ndėrtohet gradualisht. Globalisht - nė tė dominon konflikti mes "legalistit" Koshtunica dhe "pragmatistit" Gjingjiē, por jo aq shumė rreth koncepteve tė ndryshme shtetėrore. As legalistėve, as pragmatistėve, nuk iu duk gjė e rėndėsishme vėrejtja se 102 ligje, si jokushtetues, edhe mė kufizojnė tė drejtat edhe ashtu tė reduktuara tė krahinės. Kėtė temė e problematizon "blloku i tretė", veēmas autonomistėt dhe partitė e theksuara qytetare.

"Nė zgjedhjet e ardhshme do tė shohim se si do tė duket skena politike e Serbisė, ku unė nuk pres qė ndonjė forcė mbinacionale, qytetare, ose vėrtet reformatore etj, tė ketė shumicė tė fuqishme. Kjo nuk mund tė pritet sepse kėto forca e humbin fuqinė, duke pėrfshirė edhe atė pjesė tė ODS qė graviton Voisllav Koshtunica, kurse pjesa e ODS-sė qė graviton Zoran Gjingjiqi nuk pėrkrahet" thotė pėt AIM Nenad Ēanak.

"Deri tani ngjarjet nė Serbi kanė ndryshuar teknikisht, e jo nė aspektin strategjik, kurse koordinata kryesore ėshtė nė Serbi. Sepse ajo qė deri dje u quajt "ndryshimi i 5 tetorit", tani me eufemizėm quhet "ngjarja e 5 tetorit". Kjo flet qartė se nė thelb nuk ka ndonjė ndryshim, pėrkundėr angazhimit dhe vetflijimit tė madh tė qytetarėve tė tė gjithė vendit, pra nuk u bė ajo qė duhet - ndryshimi i sistemit" , thotė Ēanak.

Nė kremten e 11- vjetorit tė formimi tė Ligės Socialdemokrate tė Vojvodine Ēanak konstaton: "kjo ėshtė ditėlindja e parė qė nuk e festojmė si opozitė dhe mendoj se e fundmja". Para kėsaj tėrhoqi vėrejtjen se me dorėzimin e Sllobodan Millosheviqit nuk do tė thotė se u ekstraduan gjitha tė kėqijat nga vendi. Gjatė bisedės pėr AIM-in kujton se Opozita Demokratike e Serbisė bleu shumė nė emėr tė rrėzimit tė Millosheviqit nga pushteti ("Kjo ndodhi") dhe ėshtė e palogjikshme tė pritet se ODS-ja tė bėjė gjithēka pėr demokratizimin e shoqėrisė. Ēanak kujton se ODS-ja ka, ("nuk do tė thoja dominues, por") numėr tė madh njerėzish qė ishin kundėr Sllobodan Millosheviēit qė nuk i arsyetuan pritjet, jo pse nuk u pėrpoqėn nė qėllimet e tyre; por ishin njerėz qė dėshiruan reforma personale pėr disa struktura tė pushtetit dhe jo t'i ndėrronin sistematikisht. Nė pyetjen se "a ėshtė nė rradhė" pėrgjigja rreth ēėshtjes sė Vojvodinės, ai u pėrgjigj shkurt: "Nuk jam i sigurtė se ėshtė nė rradhė ēėshtja e Vojvodinės", por do tė jetė kur do tė vihet nė rend dite, dhe kjo nuk mund tė vihet aty pa mos e bėrė kėtė njerėz nga Vojvodina, nė mėnyrė "insitucionale ose jashtėinstitucionale, nė rrugė ose nė forume, por duhet tė vihet".

Sipas fjalėve tė tij, ēėshtja duhet shtruar nė mėnyrėn vijuese: se vetėm ēėshtja vojvodinase nuk ėshtė pjesė e problemit nė Serbi, por vetėm si pjesė e pėrgjigjeve tė problemeve nė Serbi. Pėr kėtė shkak, thotė ai, duhet fokusuar dhe artikuluar vullneti politik qė kjo tė imponohet nga Vojvodina.

"Ēėshtja kryesore e Vojvodinės, nė raport me Serbinė, ėshtė: si tė pengohet mbivotimi. Neve na kanė mbivotuar gjatė miratimit tė amandmaneve tė ligjit pėr privatizimin para shtatė ditėsh. Kjo ėshtė ēėshtja kryesore dhe pengesa kryesore. Sepse, nėse ndodh, shpesh dhe shumė herė mbivotimi nė Parlamentin e Serbisė, atėherė Vojvodina mė nuk do t'i drejtohet Parlamentit serb pėr mendime". Nė njė rast tjetėr kėtė Ēanaku e mendoi dhe e definoi nė mėnyrė precize: "kush nuk jep autonomi, do tė japė republikė, kush nuk jep republikė, askush nuk do ta pyesė?.

Sipas Ligjit tė ri tė privatizimit, Vojvodinės do t'i takojnė pesė pėrqind e vlerės sė pronės sė shitur nė territorin e saj, pesė pėrqind do tė marrin qytetet ose komunat, kurse pjesa tjetėr do t'i takojė pushtetit qendror. Asnjė nga ligjet qė parlamenti vojvodinas ia paraqiti parlamentit republikan nuk u sollėn nė rend dite. Kryetari i Parlamentit serb Dragan Marshiēanin (PDS), u detyrua qė pėrmes njė letre "legale" tė informonte Kryesinė e ODS-sė se parlamenti vojvodinas ka legjitimitet kushtetues pėr tė propozuar ligje dhe ata doemos, sipas procedurės, duhet tė hidhen nė votė, dhe do tė ishte e pakėndshme qė partitė t'i urdhėronin deputetėt tė tėrhiqnin propozim ligjet! Kjo rezultoi me formimin e komisioneve tė tė dy qeverive (krahinore dhe republikane) qė do t'i shqyrtonte ato.

Gjatė kėsaj kohe, tre e katėrta e qytetarėve (70%) konsideron se mbi 70 pėrqind e tatimeve dhe tė hyrave publike tė grumbulluara nė territorin e Vojvodinės duhet tė ngelin nė buxhetin e Vojvodinės, kurse 15,8 pėrqind mendojnė se paratė duhet tė mbeten nė buxhetin e krahinės, pra Vojvodina edhe mėtej mbetet nė pėrbėrjen buxhetore tė Serbisė. Nenad Ēanak theson se "pėr 36 orė nga Vojvodina dalin aq para sa ėshtė buxheti vjetor i saj". Sipas autorizimeve edhe paratė. Dhe kėshtu nė qark.

MILENA PUTNIK