AIM: start



MON, 23 JUL 2001 21:00:39 GMT

Peripecia para shpėrbėrjes

Dėrgimi i Sllobodan Millosheviqit nė Tribunalin e Hagės ditėn e Vidovdanit shkaktoi tronditje politike qė brenda dy javėve deri te pėrēarjet brenda Opozitės Demokratike tė Serbisė (ODS), rrėnoi qeverinė federale dhe RF tė Jugosllavisė e solli njė hap para shpėrbėrjes

AIM, Beograd, 17.7.2001.

Vera beogradase ėshtė nė gjithēka e nxehtė, edhe politikisht. Me siguri se as marrėveshja pėr formimin e qeverisė sė re federale nuk do tė mundėsojė frymėmarrje tė lehtė, veēmas tek qytetarėt e pavarur. Kjo u arrit dhe u kumtua tė premten mė 13 korrik. Kryetari i RFJ-sė Voisllav Koshtunica pranoi propozimin e Partisė Popullore Socialiste qė kryeministėr i ri tė jetė Dragisha Peshiē, ministėr i finansave nė kabinetin e Zoran Zhizhiēit. Sipas deklaratave tė para qeveria e re federale do tė ketė vetėm nėntė ministri dhe nėnkryetar pėr marrėdhėnie ekonomike me jashtė. Pezulohen ministria e fesė, bujqėsisė, sportit dhe shėndetėsisė, kurse prej dy ministrive ekzistuese do formohet vetėm njė – ministria pėr komunikacion dhe lidhje.

Opozitės Demokratike tė Serbisė (ODS) i takojnė pesė ministri, kurse koalicionit malazez katėr ministri dhe vendi i kryeministrit federal. Sipas deklaratės sė Predrag Bullatoviqit, kryetar i Partisė Popullore Socialiste tė Malit tė Zi (PPS), renditja e re e forcave nė qeverinė federale pamundėson mbivotimin mes pjesės serbe dhe malazeze, qė ai e konsideron si njė ndryshim tė rėndėsishėm nė raport me gjendjen pas 28 qershorit. Dragolub Miēunoviēi, njė nga liderėt e ODS dhe kryetar i Kėshillit tė qytetarėve nė Kuvendin Federal, lajmėroi gazetarėt pėr marrėveshjen sipas sė cilės qeveria e re vazhdon me reformat, duke "ruajtur Jugosllavinė derisa tė pėrgatitet platforma pėr rregullim shtetėror".

Pėrsa i pėrket ngjarjeve qė pasuan pas dorėzimit tė Sllobodan Millosheviqit madje edhe deklaratat e kursyera u dukėn mjaft optimiste. Mossuksesi pėr tė arritur marrėveshje nė mes ODS dhe Koalicionit pėr Jugosllavi rreth miratimin tė Ligjit pėr bashkėpunim me Tribunalin e Hagės, qė duhej tė votohej nga Kuvendi federal, me insistim tė kryetarit tė RF tė Jugosllavisė Voisllav Koshtunicės, solli deri aty sa Qeveria federale, pa anėtarėt e Malit tė Zi, - veē njėrit qė ishte prezent dhe me pėrmbajtjen e tij gjatė votimit mundėsoi sjelljen e vendimit – arriti bashkėpunim qė mundėsoi sjelljen e vendimit. Me kėrkesė tė avokatėve tė Millosheviqit, Gjykata Kushtetuese e RFJ-sė – gjithashtu nė njė pėrbėrje jo tė plotė “millosheviqiane” – nė mėnyrė rutinore suspendoi pranimin e vendimit si jokushtetues. Qeveria e Serbisė reagoi tė njėjtėn ditė, mė 28 qershor, duke sjellur vendimin pėr bashkėpunim, dorėzimin e Sllobodan Millosheviqit, duke u thirrur nė ligjet e Kushtetutės “millosheviqiane” tė Serbisė – me siguri kur ai kishte hipur nė helikopter pėr nė Tuzėll. Vendimin e nėnshkruan gjithė anėtarėt e kabinetit tė Gjingjiqit, por edhe disa ministra federal, prej tė cilėve ca pėrmes faksit nga jashtė; siē ishte rasti me nėnkryetarin Mirolub Labus drejtpėrdrejtė nga Konferenca e donatorėve qė RF tė Jugosllavisė i solli 1,28 miliard dollarė. Kryeministri i qeverisė federale, Zoran Zhizhiē (PPS), dha dorėheqje, qė automatikisht solli deri tek rėnia komplete e qeverisė federale.

Pasojat e kėtyre ngjarjeve, gjykuar sipas tė gjithėve, gjatė kohė do tė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė marrėdhėniet politike mes Malit tė Zi dhe Serbisė, nė kėtė Jugosllavi tė tanishme, por edhe nė ODS, nė kėtė koalicion qė mė 5 tetor tė vitit tė kaluar rrėzoi Sllobodan Millosheviqin nga pushteti.

Gjatė dy javėve tė kaluara u dhanė plot deklarata, ankesa, kundėrankesa dhe sqarime nga aktorėt kryesor tė ngjarjeve qė tejkaluan edhe paraqitjet radikale nė Kuvendin e Serbisė. Ishin mė tė shumta dhe mė tė zėshme se sa ato tė protestave dhe demonstratave kundėr dorėzim – shitjes “tradhėtare”, pėrkundėr socialistėve millosheviqian qė tek sa po hyrėn nė “serbizim”. Voisllav Koshtunica mėnyrėn e dorėzimit tė Millosheviqit nė Hagė e quajti grushtshtet, kurse pozitėn e vet tė kryetarit tė shtetit e pėrshkroi si gjendje pengu tė bashkėsisė ndėrkombėtare nga njėra anė dhe forcave politike tė brendshme nga ana tjetėr. Koalicioni malazez pėr Jugosllavinė, opozitė nė republikėn amė, akuzoi ODS pėr dyftyrėsi – veēmas nėnkryetarin e qeverisė Mirolub Labusin shkaku i mėnyrės se si "ngatėrroi" sjelljen e vendimit – dhe pengoi shpėrbėrjen e koalicionit, nė rast se raporti ndaj PPS – si partner politik nuk ndryshohet me zor.

Kryeministri i qeverisė serbe Zoran Gjingjiq vazhdoi tė vepronte si njė politikan qė i pėlqen tė ketė dukje tė njė pragmatisti dhe njė tė vendosuri, por shpesh duket se “rrėshqet”. Ndaj akuzave se Millosheviqi ishte nė rrugė pėr nė Hagė ndėrkohė qė qeveria po vendoste pėr dorėzimin e tij edhe demantet duken jo aq tė besueshme, veēmas rreth asaj se a ishte lajmėruar Voisllav Koshtunica pėr ēka u dhanė shumė deklarata ("e ka ditur", "ka heshtur, dhe ka thėnė ‘po’”, "ministri i tij e ka ditur", "ėshtė informuar", "nuk ėshtė informuar... por edhe unė nuk kam ditur gjithēka") duke lejuar zbulimin e pakėndshėm, kontravers tė detajeve teknike.

Duket se dorėzimi apo sė paku mėnyra se si u dorėzua nuk u mirėprit as nga Kisha Ortodokse Serbe, sė kėndejmi edhe vendimi mė i ri, i thatė, i Gjingjiqit pėr mėsimin e fesė nė shkollat fillore dhe tė mesme qė nga shtatori, pa pėrgatitje si dhe paralajmėrimi i vazhdimit tė punimeve nė altarin Shėn Sava – qė mund tė ndėrlidhen. Analisti i javores beogradase "Vreme" kėtė potez tė Gjingjiqit pėr ngritjen e varreve kishtare e kualifikoi si tė shpejtuar duke aluduar nė vrasjen e Karagjorgjit, nė stilin koka dėrguar sulltanit dhe varrosja e shpejtė e vrasėsit.

Veē fjalėve tė rėnda, vendimi i shpejtė i ditėve tė fundit ēoi deri tek pasojat rėndėsia e tė cilėve mund tė tregohet nė tė ardhmen. Partia Demokratike e Serbisė e Koshtunicės solli vendimin qė nė Kuvendet e Serbisė dhe Vojvodinės tė ndante deputetėt e vet nė dy klube tė veēantė deputetėsh tė ODS-sė. Tė njėjtin vendim e solli edhe Nova Srbija (NS) e Velimir Iliēit, "luftėtarit" tė revolucionit serb tė tetorit dhe kandidatit tė vetėshpallur pėr kryetar tė Serbisė, kurse kėtė e paralajmėruan edhe Lėvizja pėr Serbi Demokratike e ish- shefit tė shtatmadhorisė tė UJ Momcillo Perishiēit. Nė aspektin teorik, 46 deputetė e PDS dhe 8 deputetė tė NS "vrasin” shumicėn e tanishme komode tė ODS nė Kuvend, qė do tė thotė brishtėsi ose vėshtirėsi marrėveshjeje tė partnerėve tė koalicionit nė tė ardhmen dhe bashkėpunim me opozitėn parlamentare tė pėrbėrė nga socialistėt, radikalėt dhe ish-partia e Arkanit Partia e Unitetit Serb (PUS).

Kėrkesat e Koalicionit malazez pėr Jugosllavinė, gjatė bisedimeve rreth formimit tė qeverisė sė re federale, detyruan nėnkryetarin nė dorėheqje, Mirolub Labus, qė gjatė javės sė kaluar t’i dėrgonte letėr Voisllav Koshtunicės, Zoran Gjingjiqit dhe “shefit” tė dikurshėm Zhizhiēit ku sqaron se shkon nė pushim tė merituar, me lutjen ta lajmėrojnė atėherė kur do tė pėrfundonte farsa e bisedimeve. Mirolub Labus, i panjohur pėr opinionin si frikacak, qė e mposht vetėm Voisllav Koshtunica, njė kopje tė letrės ua dha edhe mediumeve, kėshtu qė adhuruesit e skandaleve mėsuan se gjatė muajve tė kaluar Labus kishte bėrė edhe punėt e kryeministrit Zoran Zhizhiē. Ai u pėrgjigj se gjithēka e bėri “kryesisht korrekt” – Labus punoi pėr Zhizhiēin sipas vendimeve tė tij. Duket se shkaku pėr kėtė plasje ėshtė kėrkesa e PPS dhe Koalicionit pėr Jugosllavi qė nė qeverinė e re federale tė merrte kontrollin mbi ministrinė e finansave apo ministrinė e bashkėpunimit ekonomik me botėn e jashtme. Nė secilin rast kjo ėshtė diēka e madhe – jo aq shkaku i kualifikimit dhe kuadrit, por nga fakti se Mali i Zi i Gjukanoviqit nga njėra anė kaherė nuk finanson buxhetin federal, kurse nė anėn tjetėr nuk pret mjetet e ardhura nga jashtė.

Dr Slobodan Samarxhiq, ekspert pėr ēėshtje tė federalizimit dhe bashkėsive politike, kėshilltar i Voisllav Koshtunicės, vėren se vazhdojnė konfliktet brenda ODS dhe, nė masė tė madhe, mes ODS dhe Koalicionit pėr Jugosllavinė me gatishmėrinė pėr tė kaluar tek Millo Gjukanoviqi. Gjatė muajve tė kaluar gjėrat i qetėsoi disi fushata pėr pavarėsimin e Malit tė Zi qė sėrish u ndez. Milo Gjukanoviē, kryeministri malazias Filip Vujanoviē dhe kėshilltari Miodrag Vukoviē hodhėn poshtė goditjet e sajuara: referendumi pėr pavarėsinė u paralajmėrua pėr marsin e vitit tė kaluar, kurse bisedimet pėr tė ardhmen duhet t’i zhvillojnė qeveritė republikane tė Gjukanoviqit dhe Gjingjiqit

Pėrgjigja e kėsaj porosie nuk mund tė pėrmbajė atė qė pritet, veēmas karshi intensitetit tė diskutimeve brenda ODS-sė. Qeveria federale do tė formohet, kurse gjithė pjesėmarrėsit pajtohen me konstatimin se qėllimi i saj ėshtė inkuadrimi nė institucionet ndėrkombėtare dhe vazhdimi i punimeve pėr pėrgatitjen e platformės sė pėrbashkėt pėr pėrcaktimin kushtetues sė shtetit tė pėrbashkėt. Zoran Gjingjiqi nė deklaratėn e kolegut - kryeministrit Filip Vujanoviēit se bisedimet (e pacaktuara) tė tė dy qeverive "nė mėnyrė kualitative, tė qartė dhe tė pranueshme do tė prezentonin nevojėn pėr bashkėpunim tė ndėrsjelltė nė rregullimin e federatės prej dy shteteve tė pavarura, tė pranuara ndėrkombėtarisht”, u pėrgjigj: “Jam shumė i lodhur nga taktizimet e Malit tė Zi". I prekur nga porosia e Gjingjiqit se pasi tė gjithė pajtohen se duhet pėrcaktuar pėr statusin e Malit tė Zi ėshtė e pashmangshme dhe e nevojshme mbajtja e referendumit e jo vazhdimisht tė paralajmėrohet dhe tė shtyhet, Millo Gjukanoviqi u pėrgjigj se Serbia nuk mund tė caktojė se kur do tė pėrcaktohet Mali i Zi.

Kėshtu, nė mes kėsaj vere tė nxehtė, qytetarėt e Jugosllavisė presin se ēka do tė ndodh pastaj. Dr Slobodan Samarzhiē parasheh dy mundėsi tė komplikimit tė situatės sė tanishme. Rreth federatės me funksione minimale – tė drejtat njerėzore, punėt e jashtme, mbrojtja, baza e sistemit ekonomik dhe telekomunikacioni e lidhjet – pajtohen pushtetarėt e ODS dhe Koalicioni pėr Jugosllavi, dhe gjithė partitė opozitare serbe. Pavarėsi tė plotė tė Malit tė Zi kėrkojnė Lidhja Liberale (LS) dhe Partia Socialdemokrate (PSD), kurse "ndarje dhe kurorėzim tė zbehtė" parasheh programi i Partisė Demokratike tė Socialistėve (PDS) tė Gjukanoviqit. Me fjalė tjera, vendimi do tė varet nėse do tė pranohet apo refuzohet platforma e PDS-sė pėr njė federatė tė rirregulluar. Nė rastin tjetėr, vėshtirė se mund tė flitet pėr ēfarėdo lloj Jugosllavie. Madje edhe sikur PPS gjegjėsisht Koalicioni pėr Jugosllavi afron gjatė muajve tė ardhshėm rreth vetes pjesėn mė tė madhe tė elektoratit, nuk do tė mund tė pengojė ndarjen politike tė Malit tė Zi. Nė kėtė rast, sipas vlerėsimit tė Dr. Slobodan Samarzhiēit, nė skenėn politike vetėm se do tė ndėrronin aktorėt.

Gjykuar sipas fjalės sė mbajtur tė Millo Gjukanoviqit nė festėn e 13 korrikut, ditės sė kryengritjes sė Malit tė Zi, ai vazhdoi ofronte rreth vetes pjesėn tradicionale tė trupit votues. Sipas interpretimit tė tij, komunistėt malazias mė 1941 ripėrtrinė shtetėsinė e Malit tė Zi, tė humbur nėn presionin e ambicjeve serbomėdha mė 1918. Interpretimit tė kėtillė tė historisė mbase nuk duhet dhėnė rėndėsi tė veēantė, sepse indirekt nuk vėrteton vlerėsimin politik tė analistėve se kryetari i Malit tė Zi gjatė viteve tė kaluara zbrazi gjithė rezervoarin “e tij” nė trupin votues dhe se dy partitė kundėrshtare PDS dhe PPS janė "ngujuar" pėr votuesit e “vet”. Gjatė dhjetė viteve tė kaluara nė Mal tė Zi as nė hije tė tė dy krahėve tė ish-komunistėve nuk u zhvillua opozita autentike. Pėrsa i pėrket Serbisė, duket haptas njė qetėsi rreth ēėshtjes sė pavarėsimit tė Malit tė Zi. Opinioni publik ėshtė mė shumė i interesuar rreth jetės sė pėrditshme, qė shumė pak ndryshoi gjatė kėtyre tetė muajve, kurse pason ēėshtja se athua, kur dhe nė ēfarė fraksionesh do tė ndahet ODS. Katėr grupimet themelore – Partia Demokratike e Gjingjiqit me satelitėt, PDS me Koshtunicėn e popullarizuar, “autonomistėt” vojvodinas, partitė rajonale, nacionale – janė shumė tė theksuar, gjithashtu vėrehet pėrparėsia e dukshme e PDS nė raport me gjithė partitė tjera, veēmas apo nė koalicion. Sėkėndejmi, me siguri, edhe padurimi i “autonomistėve” vojvodinas qė ēėshtja e Vojvodinės tė zgjidhet nė aspektin territorial sesa nė zgjedhjet e ardhshme eventuale, si dhe gatishmėria e madhe, e papritur, e herėpashershme verbale e Gjingjiqit pėr rikonstruimin e qeverisė republikane – pa iu kėrkua kjo.

Akti i parafundit i tragjedisė antike, peripecia, zgjidhet shpesh pėrmes deus ex machina, ndėrhyrjes hyjnore nė ngjarje. Nė dramėn e komplikuar jugosllave, as engjujt shpirtmirė nuk treguan aftėsi nė kėtė rol. Sėkėndejmi, sado qė tė duket paradoksale dhe e pabesueshme, nė kėtė rast doemos duhet mbėshtetje nga arsyeja e kufizuar njerėzore.

ALEKSANDAR QIRIQ