AIM: start



SAT, 21 JUL 2001 12:50:32 GMT

Votėbesim pėr qeverinė, gjeneralėt nė Hagė

AiM, Zagreb, 16.7.2001.

Marrėdhėniet me Gjykatėn e Hagės bėnė qė Kroacia brenda njė viti e gjysėm tė pėrjetonte gjithēka, kurse dhjetė ditėt e fundit krijuan aq shumė ngjarje sa gjithēka u zbeh para saj. Fillimisht dhanė dorėheqje nga Qeveria e Raēanit disa ministra tė Partisė Social Liberale Kroate (PSLK) tė Budishės, qė kundėrshtuan dorėzimin e dy gjeneralėve kroat nė Hagė Ante Gotovinės dhe Rahim Ademit, ndėrkohė qė kryeministri reagoi nė vetmbrojtje duke kėrkuar votėbesimin me ēka imponoi dorėheqjen e Budishės.

Kjo mjaftonte qė tė plotėsohej kronika e krizės mė tė thellė tė deritanishme nė Qeverinė e koalicionit nė Kroaci nė 500 ditėt sa ėshtė nė pushtet. Ngjashėm si nė rastin e Noraēit, ajo u ballafaqua me fshehjen e njėrit prej dy gjeneralėve tė akuzuar (Gotovinės, ndėrkohė qė Ademi ishte i gatshėm pėr ballafaqim), por edhe me ngjarjet nė popull, letrėn protestuese nė mbrojtje tė gjeneralėve tė akuzuar, nėnshkruar nga 11 sportistė tė njohur (Shukeri, Bobani, Bokshiqi, Raxha...), nė mesin e tė cilėve edhe fituesi i Wimbldon-it Goran Ivanisheviēi.

Mė me rėndėsi nė kėto ngjarje janė polarizimet e skajshme rreth bashkėpunimit me Hagėn, qė pėr sė pari herė krijoi ndarje nė qeverinė e koalicionit. Ndarjen e nxiti Drazhen Budisha, duke kundėrshtuar haptas dėrgimin e gjeneralėve kroat nė Hagė. Ivica Raēani, mė tepėr nga zori se sa qejfi u gjend nė pozitė tė kundėrt, kurse me tė u solidarizua edhe kryetari i Republikės Stipe Mesiē.

Raēani me vendimin e Qeverisė pėr tė dorėzuar dy gjeneralėt fitoi pėrkrahje nė skenėn e gjėrė botėrore, pėrkundėr Partisė Social Liberale Kroate tė Budishės, qė u godit me kritika tė ashpra nė Internacionalen liberale, kurse liberalėt irlandez ngritėn iniciativė pėr pėrjashtim. Njė analizė mė e thellė vėrteton se Raēani kishte manovruar, veēmas nėse kemi parasyshė se njė muaj kishte fshehur fletarrestin kundėr dy gjeneralėve dhe vėrejtjet e tij dėrguar Hagės. Kėtė e bėri tė njohur, vetė kryeprokurorja e Hagės Karla Del Ponte gjatė vizitės nė Zagreb, duke e detyruar Raēanin tė polemizonte me atė qė nuk mund tė polemizohet (Qeveria ėshtė e autorizuar vetėm tė dorėzojė fletarrestin deri tek i dyshuari para se tė dorėzohet nė Gjyqin e Hagės, kurse fletarresti mund tė hudhet vetėm nė Gjyqin e Hagės).

Me siguri, Raēani ishte i kėnaqur me vėrejtjet qė iu bėnė publikisht. Ai kėshtu u tregoi partnerėve tė koalicinit dhe opinionit mė tė gjėrė publik se bėri gjithēka qė mundi – dhe mė shumė se kaq – se u angazhua pėr gjeneralėt e akuzuar, por, ja forca e madhe pengoi tė shėnonte sukses nė kėtė drejtim. Ai vazhdoi nė stilin e njėjtė duke bėrė taktizime. Thamė se nė kompetencat e Qeverisė nuk ėshtė qė tė diskutojė pėr fletarrestin dhe dorėzimin e tė dyshuarve, por Raēani, dorėzimin e dy gjeneralėve, e vuri nė rend dite nė Qeveri, me qėllimin qė t’u krijonte mundėsi gjithė partnerėve tė koalicionit tė vendosnin pėr kėtė gjė kaq tė rėndėsishme dhe tė ndante pėrgjegjėsinė me ta pėr dorėzimin e Gotovinės dhe Ademit.

Budisha e hetoi kėtė dredhi, prandaj kėrkoi nga ministrat e tij tė votonin kundėr, por pėrgjithėsisht ata nuk e dėgjuan (vetėm njė votė ishte kundėr, dy ishin pro, kurse dy tė pėrmbajtura). Nė vend tė kėsaj shumica ofruan dorėheqje duke protestuar se detyroheshin qė tė shprehnin lojalitetin ndaj partisė apo Qeverisė, presion qė nuk mundi ta duronte Budisha. Ai doli me justifikimin se me qėndrimet e tij nuk dėshironte tė ngarkonte partinė dhe ta sillte partinė para njė situate sa tė hiqte dorė nga marrėveshja e koalicionit, qė nė njėfare mase i pėrgjigjet imazhit tė Budishės si njeri i cili u qėndron besnik qėndrimeve tė veta edhe kur e sheh se nuk i sjellin ndonjė dobi praktike. Por, pohimet e tij se nuk do tė pengonte partinė kishte mjaft patetikė, sepse nė krye tė PSLK, deri te Kuvendi i jashtėzakonshėm, erdhi Jozo Radosh, shumė i afėrt me Budishėn. Kjo flet se ish-kryetari i PSLK vazhdon prej aty ku mbeti, duke krijuar mundėsi mė tė mėdha manovruese, por duke udhėhequr njė tjetėr. Partia nuk tentoi mė me ultimatum tė kundėrshtonte bashkėpunimin me Gjykatėn e Hagės, por nė mėnyrė lojale votoi vendimin e qeverisė, por e ruajti tė drejtėn qė tė shprehte mendimin e vetė dhe vazhdimin e koketimit me zgjedhėsit qė e qendrės sė djathtė dhe tė djathtės klasike.

Kjo nuk e shmangu rrezikun pėr ndarje brendapartiake, sepse veē Bushishės dha dorėheqje edhe njėri nga nėnkryetarėt Joshko Kontiē. Por, PSLK doli disi nga kjo krizė, qė tė pėrkujton tronditjet e njė tė kaluare jo tė largėt, kėsaj rradhe tė provokuar nga Ivica Raēan. I pakėnaqur se partia e Budishės tash disa muaj ėshtė pengesė nė koalicionin qeveritar dhe e prirė pėr shmangie pėrsa i pėrket bashkėpunimit me Hagėn, ai vendosi ta mbėshteste pėr muri. E detyroi tė zgjidhte: votėbesim mes koalicionit ose anim i tėrėsishėm nga e djathta. Kėtė e bėri duke kėrkuar votbesim ndaj qeverisė nė Sabor (Kuvend).

Disa herė pėrsėriti se votėbesimi kishte tė bėnte vetėm rreth bashkėpunimit me Hagėn e jo me rezultatet e pėrgjithshme tė politikės qeveritare, duke i lėnė PSLK-sė shumė pak hapėsirė pėr pėrkrahje deklarative, ndėrkohė qė rreth ēėshtjes sė bashkėpunimit me Tribunalin vazhdoi me lėvizjet solistike. Gjėrat filluan tė dielėn nė seancėn maratonike nė Sabor, ku ishin njėqind deputetė, qė pėrbėjnė dy tė tretat e numrit tė pėrgjithshėm. U pa llava debatuese e ngritur ndaj kryetarit tė Saborit Zlatko Tomēiēit qė tė “mund tė luajmė” vetėm deri tė martėn, sepse tė mėrkurėn pason seanca e re e jashtėzakonshme e Saborit.

Kjo “tė luajmė” ishte nė llogari tė Bashkėsisė Demokratike Kroate dhe partive tjera opozitare qė ishin kundėr veprimeve tė fundit tė qeverisė, qė nė ēastin e fundit iu bashkangjit edhe Qendra Demokratike e Mate Graniqit, e pakėnaqur me fshehjen njėmujore tė fletarrestit nga ana e qeverisė, si dhe me ekzistimin vėrejtjeve nė letrat e Raēanit, nė vend se tė kėrkonte koncensus tė tė gjitha partive parlamentare rreth kėsaj ēėshtje. Duke ditur se qeveria pa PSLK mezi mund tė llogarisė nė shumicėn nė Kuvend, nė shikim tė parė u duk se Graniqi merr pjesėn nė fatin e Raēanit.

Por kjo ėshtė diēka sipėrfaqėsore. Qeveria e Raēanit pėr asnjė ēast nuk u vu nė pikėpyetje, kjo u hetua nga Graniqi, i cili luajti nė kartėn e pajtimit koncensual tė qėndrimeve rreth fletarrestit tė Hagės. Sabori (Kuvendi), ngjashėm si Qeveria nuk ka mandat pėr tė diskutuar rreth fletarrestit, por vetėm mund ta ndryshojė, gjegjėsisht suspendojė Ligjin Kushtetues pėr bashkėpunim me Hagėn, qė do tė ishte njė konflikt i hapur me botėn. Megjithatė, Raēani e solli indirekt nė rend dite fletarrestin e fshehtė kundėr dy gjeneralėve dhe foli pėr vėrejtjet dėrguar Hagės.

Nė kėtė mėnyrė demonstroi se nė kėtė punė ka nerv tė njėjtė kombėtar si edhe kundėrshtarėt e tij, por realiteti nė politikėn botėrore ėshtė i atillė sa nuk mund tė veprojė ndryshe. Kjo ėshtė e mjaftueshme qė kritikuesit mė tė zėshėm tė shndėrrohen nė pakicė, kurse ata mė pak tė zėshmit tė mbeten nė Qeveri. Deri te ndonjė rast tjetėr.

MARINKO ĒULIĒ