AIM: start



WED, 18 JUL 2001 21:08:02 GMT

Monarkėt nė Ballkan

Monarkia ne menyren serbe

AIM Beograd, korrik 2001

Dinastia Karagjorgjeviq ėshtė dy shekuj e vjetėr. Nė vitin 1804 tregtari serb i derrave Gjorgje Petroviē, mė vonė i njohur si Karagjorgje, nxiti serbėt pėr kryengritje kundėr Perandorisė Osmane. Karagjorgje mė 1811 u shpall si pushtetmbajtės. Kryengritėsit u mundėn mė 1813, turqit u kthyen nė Beograd, kurse Karagjorgje emigroi nė Austri. U vra mė 1813 gjatė tentimit pėr t'u kthyer nė Serbi pėr tė nxitur njė kryengritje. Pėr herė tė dytė karagjorgjeviqėt erdhėn nė fronin serb mė 1842. Monark u bė Knjaz Aleksandri I, i cili u rrėzua nga froni mė 1858, kurse nė fron u kthye Obrenoviqi.

Herėn e tretė dinastia Karagjorgjeviq kthehet nė pushtet nė vitin 1903, pas puēit ushtarak qė e bėri "Dora e zezė". Pas vrasjes sė Aleksandėr Obrenoviēit nė fron u kthye Petri, nip i Karagjorgjeviqėve. Mbreti Aleksandri I, nga 1914 kreu shėrbimet e Princ Regentit nė vend tė babait tė sėmurė. Atė, mė 1913, nė Marsej, e vrau njė terrorist maqedon, qė punonte pėr ekstremistėt kroat, me ndihmėn e hungarezėve dhe italianėve.

Djali i mbretit Aleksandri I, trashėgues i fronit tė Petrit, kishte vetėm 11 vjet kur iu vra babai, pas ēka u bė mbret. Nė emrin e tij udhėhoqėn vendin knjaz Pavle Karagjorgjeviqi, dr. Radenko Stankoviq dhe dr. Ivan Peroviq. Princi Pavle nėnshkroi Paktin pėr mossulmim me Gjermaninė dhe Italinė. Menjėherė pas kėsaj, mė 17 mars 1941, Princi Pavle dhe Qeveria e Kralevės, bėnė grushtshtet, kurse Mbreti i ri Petri II u shpall i mitur. Ditėn kur u bė grushtshteti, 27 mars 1941, mbreti Petar II, qė ende nuk kishte 18 vjet, morri pushtetin nga zėvendėsit e mbretit. Mbreti Petar II lindi mė 6 shtator 1923 nė Beograd, dhjetė vjet qėndroi nė Londėr pėr shkollim. Njė javė mė vonė Gjermania, Bullgaria, Hungaria dhe Italia sulmuan Jugosllavinė, kurse ushtria ishte e detyruar tė kapitullonte. Mbreti Petar II dhe qeveria jugosllave emigruan nė Londėr. Gjatė luftės, mbreti Petar u martua me princezėn greke Aleksandrėn, kurse nė vitin 1945 u lindi djali Aleksandri.

Pas shkatėrrimit tė Ushtrisė Jugosllave u formuan dy lėvizje tė kundėrta tė rezistencės. E para ishte Ushtria e Kralevės pėr Atdhenė (lėvizja ēetnike), nė krye me gjeneralin Dragolub (Drazhe) Mihajloviq, kurse tjetra ishte lėvizja revolucionare partizane, qė udhėhiqej nga komunisti Josip Broz - Tito.

Krijimi i Republikės

Para pėrfundimit tė luftės, nėn presionin e Ēerēilit, Mbreti Petar i dha mandatin ish banit kroat Subashiqit tė formonte qeverinė e pėrbashkėt me Josip Brozin (qeveria Tito-Subashiē). Mė vonė kjo qeveri, pėrmes qeverisė sė koalicionit dhe tė zėvendėsve tė mbretit, mė 1944 solli nė pushtet komunistėt. Kėtu u shua fati i Mbretėrisė Jugosllave. Njė vit mė vonė, nė nėntor tė vitit 1945, monarkia u shpėrbė pa referendum, kurse Jugosllavia u bė shtet njėpartiak nėn qeverisjen e Partisė Komuniste.

Mbreti Petar asnjėherė nuk u fal. Me Vendimin e Kryesisė sė Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė Republikės Popullore Federative tė Jugosllavisė nga 8 marsi i vitit 1947 u konfiskua gjithė pronėsia, kurse me tė njėjtin Vendim Karagjorgjeviqėve "pėrgjithmonė iu ndalua kthimi" nė vend.

Nė Los Angjelos mė 3 nėntor 1970 vdiq, mbreti Petar II Karagjorgjeviq, mbreti i fundit i Jugosllavisė. Mbreti Petar nėnshkroi dhiatėn: "Nėse do tė jetė nesėr Jugosllavia monarki apo republikė me sa dhe ēfarė njėsishė, kėtė do ta vendos populli i lirė me vullnetin e vetė, qė ėshtė burim dhe ushqyes i pushtetit nė shtetin e vetė tė lirė dhe pėrmes Kuvendit Kushtetues tė zgjedhur lirisht. Ne e lusim Zotin dhe besojmė se ditėn e gjykimit edhe Biri Ynė, trashėgimtari i vetėm Aleksandri, si pasardhės i Karagjorgjeviqėve tė lavdishėm, do tė tregojė vlera pozitive tė pushtetmbajtėsit tė ardhshėm tė Jugosllavisė sė lirė dhe demokratike, prandaj si baba dhe Mbret, i lė dhiatėn tė qeveris vendin me menēuri, tė jetė i drejtė, liridashės, shpirtlirė dhe besnik i paluhatshėm ndaj traditave tė familjes sonė tė Karagjorgjeviqėve, tė mbrojė unitetin e Jugosllavisė dhe pavarėsinė e atdheut tonė". Monarku tani jeton nė Londėr (Angli) dhe merret me biznes privat.

Kthimi i monarkut dhe pjesėmarrja nė jetėn politike

Princi trashėgimtar Aleksandri, pėr herė tė parė erdhi nė Jugosllavi mė 5 tetor 1991. "Relikti pa ndikim", siē e quajti atėherė BBC-ja Aleksandrin, u shndėrrua nė njė faktor tė ri politik gjatė vizitės dy ditėshe tė pėrshkuar me emocione. Formula me tė cilėn trashėgimtari i fronit mbretėror e pushtoi Beogradin ishte: "Paqė pėrmes negociatave. Liri pėrmes demokracisė parlamentare. Zhvillim kombėtar dhe pėrparim ekonomik". Te populli dhe nė opinionin publik kthimi i trashėgimtarit tė fronit mbretėror u prit mirė. Shumica vlerėsuan se ai paraqiste formulėn politike karshi kuazi - formulės shumėpartiake, qė nė thelb ishte nė sistemin politik komunist qė ndėrthurrej nė sistemin e demokracisė parlamentare. Koha dėshmoi se kjo formulė nuk vlen nė Jugosllavi, veēmas u qartėsua pas takimit tė Vidovdanit, protestat disamujore kundėr regjimit tė Millosheviqit. Atėherė u dėshmuan konstatimet se "vendosja e njė monarkie parlamentare dhe ardhja e Aleksandėr Karagjorgjeviqit tė dytė si pajtues, unifikues dhe shpėtimtar" nuk ishin asgjė tjetėr veē njė formulė e zbrazur politike e pazbatueshme nė politikėn serbe. Gjatė ardhjes sė parė nė atdhe Aleksandri theksoi pėrgjithmonė do tė braktiste vendin nėse "nuk e thirrin gjithė partitė nė Serbi", ftesė qė ende pret.

Kėshilli republikan i parlamentit jugosllav mė 26 shkurt 2001 suspendoi Vendimin pėr marrjen e nėnshtetėsisė dhe pronės sė familjes Karagjorgjeviq. Nė sqarimin e Qeverisė sė RFJ theksohet se Vendimi ishte i paligjshėm edhe nga aspekti i rendit juridik qė ishte nė fuqi nė vitin 1947 dhe ligjit tė atėhershėm pėr nėnshtetėsi.

Opozita Demokratike e Serbisė, qė tani ka pushtetin nė Serbi dhe RFJ, gjatė fushatės sė vitit tė kaluar zgjedhore premtoi se me ardhjen nė pushtet do t'ia kthente pronėn dhe nėnshtetėsinė familjes Karagjorgjeviq. Prona edhe mėtej nuk iu kthye. Nėnkryetari i Qeverisė federale Mirolub Labush tha se ligji do tė ketė vetėm fuqi juridike, kurse nė tė ardhmen: "Do t'ia kthejė nėnshtetėsinė familjes Karagjorgjeviq, kurse do ta lė menjanė ēėshtjen e pronėsisė. Prona shtetėrore dhe private do tė rregullohet me ligj tė posaēėm dhe ēėshtjet tjera pronėsore".

Gjatė viteve 1991 dhe 1992 u ngritėn shumė iniciativa dhe propozime qė organet shtetėrore zyrtarisht tė konstatonin anulimin juridik tė Vendimit tė pėrmendur. Njė iniciativė iu dėrgua Gjyqit Kushtetues tė Jugosllavisė sė dikurshme, por ky Gjyq e shpalli si tė pavlefshme, me arsyetimin se bėhej fjalė pėr akt individual e jo pėr akt juridik tė pėrgjithshėm. Kah fundi i vitit 1991 deputetėt e Lėvizjes sė Ripėrtrirjes Serbe ngritėn iniciativėn nė Kuvendin Popullor tė Serbisė me kėrkesėn pėr miratim tė Deklaratės pėr marrjen jolegale tė shtetėsisė dhe pronėsisė sė Karagjorgjeviqėve, ku kėrkohej kthimi i nėnshtetėsisė dhe pronės sė marrė. Megjithatė, Kuvendi e refuzoi Deklaratėn me arsyetimin se Vendimi i vitit 1947 nuk ishte nė kompetencat e saj.

Ekzistimi i partive monarkiste dhe pjesėmarrja e tyre nė jetėn politike nė vend dhe nė institucionet legale qeveritare.

Trashėgimtari i fronit mbretėror u paraqit si jashtėpartiak, i qetė, skajshmėrisht unifikues dhe si nikoqir i mirė, si njė faktor i njėmendtė koheziv. Lėvizja e Ripėrtrirjes Serbe (LRS) ėshtė partia mė e rėndėsishme qė nė programin e vetė parasheh referendumin rreth ēėshtjes Monarki apo Republikė dhe shpesh herė paraqitet nga pozicionet monarkiste. Nė programin e LRS-sė thuhet se angazhohet pėr "ripėrtrirjen e monarkisė nė Serbi… ku mbreti do tė kishte rol dekorativ e jo pushtetor dhe do tė ishte simbol i bashkimit nė shtet – ombrelė mbipartiake nė demokracinė shumėparlamentare". Pas vazhdės sė veprimeve tė gabuara nė politikėn e brendshme kjo parti nė zgjedhjet e fundit pėr Kuvendin republikan pėsoi humbje tė mdhe duke mos plotėsuar kuotėn qė rezultoi me mosmarrjen e asnjė mandati nė Parlament.

Veē LRS, nė mesin e partive me ndikim qė pėrkrahin monarkinė ėshtė edhe "Nova Srbija" ("Serbia e Re). Kryetari i saj Velimir Iliē, njė nga liderėt e Opozitės Demokratike tė Serbisė, ka filluar me shumė pasion fushatėn presidenciale, edhe pse deri tek zgjedhja e kryetarit tė Serbisė na ndan edhe njė vit. Por ministrin e policisė dhe nėnkryetarin e Partisė Demokratike nuk e ka pyetur askush publikisht se pse "Nova Srbija", si parti monarkiste propozon dikėnd pėr kryetar Republike".

Partitė tjera politike qėndrojnė pak a shumė nė distancė nga monarkia, por respektojnė njė pjesė tė trupit zgjedhor qė ėshtė i pėrcaktuar pėr monarki, prandaj edhe haptas koketojnė pėr monarkinė.

Cili ėshtė qėndrimi i partive politike kryesore dhe drejtuesve shtetėrore ndaj Monarkisė?

Anketat thonė se vetėm njė e katėrta e popullatės sė Serbisė pėrkrah idenė pėr monarki, kurse partitė politike shohin tek princi simbolin e vazhdimėsisė shtetėrore dhe dėshminė e Serbisė tjetėr, asaj jokomuniste dhe opozitėn e qetė. Para ardhjes nė pushtet liderėt e ODS deklaruan se pėrsa i pėrket qėndrimit ndaj monarkisė kėtė "duhet ta zgjidh Kuvendi Kushtetues qė ėshtė i vetmi institucion kompetent pėr ēėshtje kaq tė rėndėsishme dhe tė ndjeshme".

Partia Socialiste e Serbisė – E Majta e Bashkuar Jugosllave dhe Partia Radikale Serbe, para ca kohe parti nė pushtet me qėndrim antimonarkist, edhe nė kėtė pėrbėrje vazhdojnė traditėn e pushtetit komunist. Gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit nuk u mbajt referendum pėr monarki/republikė ndonėse opozita propozoi tė organizohej njė referendum i kėtillė. Por, opozita nuk kishte fuqi tė mjaftueshme politike tė realizonte kėtė kėrkesė. Ky ishte shkaku qė opozita ngulmoi nė opcionin tjetėr- Kuvendin Kushtetues, si mjet qė duhej tė vendoste pėr rendin shtetėror. As kjo ide nuk u realizua, edhe pse edhe tani, herėpashere e propozojnė shumė parti qė aktualisht janė nė pushtet nė kuadėr tė koalicionit me emrin Opozita Demokratike e Serbisė (ODS).

Princi Aleksandėr, pranon haptas se dėshiron tė ndjek shembullin e fisit tė tij tė largėt, mbretit spanjoll Huan Karlosit: "Unė nuk dėshiroj t'ia imponoj popullit monarkinė". Gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit monarku ėshtė gjithmonė i pranishėm nė skenėn politike. Para zgjedhjeve tė fundit organizoi dy takime me liderėt e partive opozitare, njėri i mbajtur nė Athinė (2000), tjetri nė Budapestė (fundi i 1999). Aty morrėn pjesė liderėt e atėhershėm opozitar, qė tani janė nė pushtet. Pėr takimin e liderėve opozitar nė Athinė mė 22 prill 2000, Dragor Hiber, nėnkryetar i GSS dhe njė nga jesėmarrėsit tha se kėtu nuk bėhet fjalė pėr "ndonjė takim rreth monarkisė, por nėpėrmjet ndėrmjetėsimit tė princit Aleksandėr Karagjorgjeviqit, tentohet shmangia e mosmarrėveshjeve brenda opozitės, qė pėr ēastin nuk janė tė shumta".

Veē kontakteve tė drejtpėrdrejta me partitė monarku vepron pėrmes Kėshillit tė Kurorės dhe Kuvendit tė Kurorės. Njė nga anėtarėt e Kėshillit ėshtė Dushan T. Batakoviē, ambasadori i tanishėm i Jugosllavisė nė Greqi, kurse nė Kuvendin njėzetanėtarėsh tė Kurosės janė emėruar dhe punėtor tė respektuar shkencor dhe akademikė (Ivan Atniq, profesor i arkitekturės, Mirosllav Gashiq, profesor i kimisė, Matia Beēkoviq, poet, Dragolub Kavran, profesor i shkencave juridike, Predrag Palavestra, historian i letėrsisė, Pavle Nikoliq, profesor i sė drejtės, Milorad Paviq, shkrimtar, Dushan Kovaēeviq, shkrimtar, Svetlana Velmar Jankoviq, shkrimtare ...).

Gjasat qė monarku tė ndikojė nė tė ardhmen e vendit janė tė pakta. Ai ka ndikim si pjesėmarrės i thjeshtė nė sistemin politik republikan, por relativisht pak. Nė pyetjen rreth rolit nė tė ardhmen dhe fatit tė monarkisė Aleksandėr Karagjorgjeviqi u pėrgjigj se "kur do tė vinte nė shtėpi, do tė lejonte qė gjėrat tė shkonin nė drejtimin e vetė" dhe pėrsėriti se nuk dėshironte hakmarrje por pajtim dhe integrim tė vendit nė bashkėsinė ndėrkombėtare. Do tė vazhdoj tė promovoj demokracinė dhe tė krijoj afėrsinė time miqėsore me popullin serb. Dėshiroj tė shoh Jugosllavinė e tanishme tė pėrbėrė nga Serbia dhe Mali i Zi". I pyetur se si do tė reagonte nėse referendumi i ardhshėm do tė ishte negativ, Karagjorgjeviqi tha se "ėshtė i sigurtė se asnjė nė Serbi nuk do tė dėshironte tė mė shihte qė tė ik edhe njėherė".

DRAGOSLLAV GJURIQ