 |
MON, 16 JUL 2001 20:35:39 GMT
Pse qe i shpejte vleresimi nderkombetar per zgjedhjet?
AIM TIRANA, 16.07.2001
Edhe pas dy raundeve me 24 qershor dhe 8 korrik zgjedhjet
parlamentare ne Shqiperi nuk kane mbaruar ende, duke shenuar rekordin e
radhes si zgjedhjet me te gjata ne historine e politikes shqiptare.
Interesimi nderkombetar per keto zgjedhje parlamentare ne Shqiperi ka
qene gjithashtu me i madh se per cdo lloj zgjedhjesh te tjera. Ajo qe e
ben interesant eshte fakti se per keto zgjedhje ka pasur nje fare
nxitimi nga ana a faktorit nderkombetar per te afirmuar menjehere
vlefshmerine e tyre demokratike dhe per ta mbyllur procesin zgjedhor.
Madje ne qarqet diplomatike ne Tirane behet e ditur se te dy partive
kryesore politike, Partise Socialiste dhe Partise Demokratike u eshte
dhene me force mesazhi nderkombetar se procesi zgjedhor duhet te
perfundoje me 22 korrik.
Per zgjedhjet e tanishme parlamentare ky afirmim erdhi nga zyrat me te
rendesishme te diplomacise nderkombetare. Sekretari i pergjithshem i
NATO-s, Lordi Xhorxh Robertson, qe erdhi per nje vizite ne Tirane me 12
korrik, pra pas raundit te dyte, ne krye te delegacionit te keshillit te
ambasadoreve te vendeve te NATO-s, deklaroi se rezultati i zgjedhjeve
konfirmoi se instituciont demokratike ne Shqiperi jane te forta. Madje
ai shkoi edhe me tej dhe uroi ne nje konference shtypi kryeministrin
socialist Ilir Meta per rizgjehjen e tij. Ne fakt deklarata e Robertsoni
u be ne nje kohe kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kishte dhene
rezultatet perfundimtare te raundit te dyte dhe kur PS nuk e ka caktuar
ende zyrtarisht kryeministrin per nje mandat te dyte. Nje dite perpara
sekretarit te poergjitshem te NATO-s,ne Uashington, Beth Xhonson,
ndihmesja e sekretarit amerikan te shtetit, deklaroi ne Komisionin e
Jashtem te Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit amerikan se zgjedhjet
parlamentare ne Shqiperi qe perfunduan kete uikend, pra raundi i dyte,
ishin nje hap tjeter perpara ne zhvillimin demokratik te vendit. Ne
sintoni me ta edhe kryetari i radhes i OSBE, ministri i jashtem i
Rumanise Mircea Geoana, deklaroi me 13 korrik se zgjedhjet ne Shqiperi
perfaqesojne nje progres te qarte drejt standarteve evropiane dhe u beri
thirrje partive politike shqiptare qe te njohin rezultatet e ketyre
zgjedhjeve ne menyre demokratike.
Ajo qe terheq vemendjen ne deklarimet e Brukselit, Uashingtonit,etj. per
vleresimin e zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi eshte se ato u bene ne
keto rrethana: Se pari, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk ka
shpallur zyrtarisht rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve ne Shqiperi,
sepse ne kater zona do te kete perseri balotazhe me 22 korrik si dhe
perseritje ne disa qendra votimi. Se dyti, kur nje pjese e kandidateve
te shpallur si humbes nga KQZ-ja jane ende ne faza te ndryshme te
proceseve gjyqesore prane gjykatave te shkalles se ulet apo ne Gjykaten
Kushtetuese per shqyrtimin e ankesave te tyre per rezultatin individual.
Se treti, kur koalicioni i opozites se djathte, "Bashkimi per fitore", i
udhehequr nga Partia Demokratike i konteston zgjedhjet e tanishme si te
manipuluara e te zhvilluara nen presion policor.
Sidoqe te jene rrethanat e brendeshme, eshte e konfirmuar tashme pas dy
raundeve te zgjedhjeve se mandatin e formimit te qeverise se re ne
Shqiperi nga keto zgjedhje parlamentare do ta marre Partia Socialiste.
Kjo eshte e qarte si per forcat e brendeshme politike ne Tirane, ashtu
edhe per faktorin nderkombetar, dhe sido qe te jete ecuria e disa
proceseve gjyqesore, ato nuk e ndryshojne dot balancen parlamentare te
vendosur.
Ne pamjen e pare duket se nga bashkesia nderkombetare nuk jane
konsideruar objeksionet e opozites se djathte ndaj zgjedhjeve
parlamentare. Por eshte nje fakt historik se qe nga viti 1996 ne
Shqiperi asnjehere pala humbese nuk e ka pranuar palen tjeter si
fituese. Kjo ka ndodhur ne zgjedhjet parlamentare te vitit 1996, me pas
ne zgjedhjet e parakoheshme parlamentare te vitit 1997, ne zgjedhjet
lokale te vitit 2000 dhe kjo po ndodh edhe tani ne zgjedhjet
parlamentare. Faktori nderkombetar dhe misionet e tij vezhguese ne
zgjedhjet shqiptare jane mesuar tashme me kete praktike dhe ata po i
kushtojne me shume vemendje hapave dhe elementeve te progresit ne
organizimin dhe administrimin e procesit te zgjedhjeve. Dhe pavaresishjt
se si dhe sa jane kontestimet e opozites se udhehequr nga PD dhe
drejtuesi i saj, ish presidenti Sali Berisha, fakti eshte se misionet
monitoruese nderkombetare te ardhur ne te dy raundet ne Shqiperi, i
kane vleresuar ato si nje hap perpara ne konsolidimin e demokracise.
Madje kryetarja e komisionit te Evropes Juglindore ne parlamentin
evropian, Doris Pack, qe njihet per afinitetin e saj me te djathten
shqiptare, deklaroi me 13 korrik se zgjedhjet ne Shqiperi ne shume
drejtime ishin shume me te mira se te gjithe zgjedhjet e mepareshme.
Aftesia e misioneve dhe e faktorit nderkombetar per te kapur karakterin
dhe elementet pozitive te zhvillimeve elektorale dhe politike ne
Shqiperi, ka qene dhe eshte me e madhe se e vete opozitave shqiptare. Ne
kete kuptim faktori nderkombetar e gjykon te nevojshme te shprehet
shpejt dhe te shperndaje ate mosbesim qe ekziston ne nje pjese te mire
te elektoratit shqiptar dhe qe eshte ushqyer me shume pikerisht nga
paaftesia e partive politike shqiptare per te pranuar humbjen dhe
fitoren si pjese te zgjedhjeve.
Duhet vene ne dukje se ajo qe e quajtem nje fare nxitimi i faktorit
nderkombetar per te sanksionuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare ne
Shqiperi dhe per te mbyllur kapitullin e procesit zgjedhor atje,
diktohet jo pak edhe nga situata ne rajon. Vazhdimi i nje konflikti te
armatosur ne Maqedoni midis guerileve shqiptare dhe qeverise maqedonase,
pikerisht prane kufijve te Shqiperise ka bere qe te linde edhe nje
shqetesim per ndonje shtrirje te mundeshme te konfliktit. Nje rrethane e
tille e ben teper te rendesishem per planin strategjik nderkombetar te
stabilizimit te rajonit qendrimin e Tiranes ndaj krizes dhe konfliktit
ne Maqedoni. Kryeministri Ilir Meta eshte vleresuar se tepermi nga
Bashkimi Evropian, NATO, OSBE, etj dhe madje edhe nga vete autoritetet
maqedonase, per qendrimin qe ka mbajtur ndaj konfliktit,per denimin e
akteve ekstremiste te armatosura dhe per mbeshtetjen qe i ka dhene
sovranitetit dhe integritetit te Maqedonise. Aftesia e tij per te
mbajtur Shqiperine jashte krizes maqedonase, megjithe incidentet e
ndodhura ne kufirin midis dy vendeve gjate periudhes se krizes e deri
ditet e fundit kur nje patrulle usharake maqedonase hyri ne territorin e
Shiperise dhe grabiti afro 400 koke dhen, ka gjetur vleresimin e gjere
nderkombetar.
Kjo ka bere qe edhe faktori nderkombetar t’i shohe zgjedhjet
parlamentare shqiptare edhe ne driten e kursit qe do te mbaje nje qeveri
e ardheshme e Tiranes pas zgjedhjeve. Sekretari i pergjithshem i NATO-s
e deklaroi hapur ne Tirane se zgjedhjet e tanishme parlamentare ne
Shqiperi jane te rendesishme per te gjithe rajonin. Te njejtin vleresim,
shprehu edhe kryetari i radhes i OSBE-se. Qarqet me te rendesishme
nderkombetare duke perfshire edhe ata te djathta si administrata e
presidentit amerikan Bush apo kryeministri italian Berluskoni, kane
shprehur qarte keto dite deshiren per te vazhduar bashkepunimin me
qeverine e kryeministrit Meta. Dhe kur rezulatet e dy raundeve
konfirmuan fitoren e qeverise socialiste, kjo krijoi shtytjen per
faktorin nderkombetar per te shpejtuar ne shprehjen e vleresimit pozitiv
te zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi.
ARIAN LEKA
|
 |