WED, 11 JUL 2001 20:04:53 GMT
Gjeneralėt doemos nė Hagė
AIM, Zagreb, 07.07.2001
Nė tavolinėn e kryeministrit kroat Ivica Raēan para njė muaji arriti
dėrgesa e rekomanduar nga Prokuroria e Tribunalit Ndėrkombėtar pėr Krime
Lufte: nė zarfėn e mbyllur Kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės Karla
Del Ponte i dėrgoi Raēanit fletpadinė pėr dy gjeneralėt kroat (ėshtė
fjala pėr Ante Gotovinėn dhe Rahim Ademin), ku kėrkohej nga zyrtarėt e
kėtushėm
burgosja e menjėhershme e dy gjeneralėve dhe dorėzimi i tyre. Pasi
pranoi letrėn kryeministri veproi sipas statutit tė Gjyqit tė Hagės,
sepse Karla Del Ponte i dėrgoi letėr ku shprehu vėrejtjet rreth
pėrmbajtjes sė aktakuzės dhe shkaqeve pėrse duhet tė jepet autorizim pėr
burgosje. Mė 6 korrik, tė premten, Karla Del Ponte arriti nė Zagreb, dhe
mbajti njė sesion katėrorėsh me kryeministrin kroat dhe kėshilltarėt e
tij mė tė ngushtė.
"Shkaku mė i rėndėsishėm i vizitės sime ėshtė se institucioni im para
njė muaji dėrgoi dy aktakuza tė vulosura, qė kanė tė bėjnė me
autorizimet pėr arrest dhe ju dorėzuan qeverisė", tha Karla Del Ponte
pas takimit dhe vazhdoi: "Kryeministri Raēan nė formė tė shkruar
kundėrshtoi fletpaditė, por unė erdha pėr tia sqaruar se nga shkaqe
drejtėsie nuk mund ti plotėsojmė kėrkesat e tij. Gjithashtu doemos
duhet tė them se deri tani kemi pasur bashkėpunim mjaft tė mirė me
qeverinė kroate. Por, dorėzimi i tė akuzuarve nė Den Hagė ėshtė testi i
fundit pėr ēdo qeveri, pėr ēdo shtet. Asnjėherė, pėr asnjė qeveri nuk
ekziston ndonjė kohė e mirė pėr tė bėrė ndonjė veprim tė vėshtirė. Unė
insistoj nė atė qė qeveria kroate, jo shkaku i Beogradit, por shkaku i
detyrimeve ndėrkombėtare tė vazhdojė me realizimin e autorizimeve pėr
burgosje".
Para se ta braktiste Oborrin e Banskos Karla Del Ponte tha se Gjykata e
Hagės asnjėherė nuk e ka vėnė nė pikėpyetje legjitimitetin e asnjė
operacioni ushtarak apo policor tė kroatėve, as ka sajuar aktpadi pėr
kriminalizimin e luftės atdhetare. "Ne merremi me pėrgjegjėsitė
individuale nė nivelet e larta tė zinxhirit urdhėdhėnės, tha
kryeprokurorja.
Pas fjalės sė saj, gazetarėve iu drejtua Ivica Raēan, i cili nuk mundi
tė tregonte se a dėshironte kabineti i tij tė plotėsonte kėrkesat e
Hagės. "Vetėm mund tė them se nė seancėn e jashtėzakonshme Qeveria do ta
ketė nė rend dite kėtė temė dhe do tė vendos pėr kėtė ēėshtje", tha
Raēani dhe shtoi: "Nuk do tė pėrgjigjem nė pyetjen se nė ēfarė afati
pret dorėzimin Karla Del Ponte. Do tė shohim se ēka mundemi dhe nė ēfarė
afati ta bėjmė".
Qeveria kroate nuk ka kurfarė mundėsie tu ik kėrkesave tė Hagės pėr
dorėzimin e tė akuzuarve emrat e tė cilėve janė nė aktakuzat
e vulosura: sipas Ligjit pėr bashkėpunim me Gjykatėn ndėrkombėtare,
Qeveria kroate pasi pranon aktakuzėn ėshtė e obligueshme ta
informojė tė akuzuarin me pėrmbajtjen dhe autorizimin pėr arrestim,
kurse pas kėsaj duhet tė ngris procedurė pėr dorėzim nė gjykatėn
rajonale tė autorizuar; pastaj pason vendimi gjyqėsor qė i dorėzohet tė
akuzuarit nga Gjykata ndėrkombėtare, kurse ankesa mund tė dorėzohet
vetėm nė Gjykatėn kushtetuese, qė duhet ta shqyrtojė nė procedurė tė
shpejtė; dorėzimi mund tė pezullohet pėrkohėsisht vetėm me vendimin e
ministrit tė drejtėsisė shkaku i gjendjes shėndetėsore tė tė akuzuarit
ose ndonjė shkaku tjetėr justifikues.
"Nuk mund tė zbuloj pėrmbajtjen e letrės sė Carla Del Pontes dhe
vėrejtjet qė ia kam dėrguar pas leximit tė aktakuzės sė vulosur. Statuti
i
Gjykatės sė Hagės mė obligon qė tė mos bėj publik pėrmbajtjen e
aktakuzės sė vulosur, gjithashtu edhe pėrmbajtjen e vėrejtjeve qė i kam
dėrguar", tha Ivica Raēan, kurse nė pyetjen gazetareske se a u
frikėsohet pakėnaqėsive publike nė vend shkaku i kėrkesave tė Hagės pėr
dorėzimin e mundshėm, kryeministri u pėrgjigj se vendimi i Gjyqit tė
Hagės e obligon secilin. "Ne mund tė thyejmė kėtė vendim, por mbartim
pasoja. Qeveria do tė bėjė gjithēka sa i pėrket bashkėpunimit me
Gjykatėn e Hagės duke ndjekur politikėn qė e kemi definuar si qeveri dhe
shtet kroat, potencoi Raēani.
"Ēka mendoni se e kujt ishte lufta atdhetare? Ishte lufta jonė, luftė
kroate, e jo luftė imja private", deklaroi pėr Jutarni listin e
Zagrebit
gjenerali i pensionuar i Ushtrisė Kroate Ante Gotovina, pasi ishte
spekuluar nė mediume se emri i tij gjendej nė aktakuzėn e vulosur qė
Karla Del Ponte ia kishte dėrguar Ivica Raēanit. Gotovina pėrndryshe
ishte ushtar shumėvjeēar i Legjionit Francez tė tė Huajve, kurse
Ushtrisė
Kroate iu bashkangjit mė 1991: nė fillim ishte instruktor pėr stėrvitjen
e njėsive speciale, shėrbeu nė Brigadėn e parė tė gardistėve, kurse
gjatė
operacionit Stuhia ishte udhėheqės i Zonės Operative nė Split, dhe
udhėhoqi trupat kroate ndaj Kninit. Udhėheqja e forcave tė Ushtrisė
Kroate nė Knin, me siguri se pėrbėn pjesėn mė tė madhe tė aktakuzės sė
Hagės kundėr gjeneralit Gotovina, sepse nė kėtė drejtim ishin bėrė
mjaft krime ndaj civilėve serb.
Pas "Stuhisė" Gotovina u hodh nė Bosnjė e Hercegovinė, ku ishte kryeshef
i shtatmadhorisė sė bashkuar tė Ushtrisė Kroate dhe Kėshillit
Kroat tė Mbrojtjes nė aksionet ofenzive "Maestral" dhe "Potezi jugor":
nė kėto aksione tė forcave tė pėrbashkėta kroate u krijua njė hapėsirė e
madhe nga Glamoēa dhe Bosanski Grahi, pėrmes Shipovit dhe Drvarit, deri
nė Jajcė dhe Mrkonjiē-Grad. Kur u ndėrprenė aktivitetet luftarake
u bė inspektor kryesor i Ushtrisė Kroate, kurse pas grupimit me 11
gjeneralė tė tjerė me tė cilėt i shkroi letrėn puēiste kryetarit tė
Republikės
dhe komandantit suprem tė forcave tė armatosura - u dėrgua nė pension.
"Nuk kam frikė. Pėrse duhet tė kem frikė? Cili ėshtė ai pėrbindėsh qė do
tė mund tė mė frikėsonte sė afėrmi? Nėse unė jam fajtor, atėherė
fajtor jeni edhe ju! Edhe ju duhet tė frikėsoheni! Unė jam plotėsisht i
qetė", i tha Gotovina gazetares sė "Jutarnji listit", kurse javorja nga
Spliti
"Feral Tribune" botoi informacionin se gjenerali nuk do ti dorėzohet
vullnetarisht Gjykatės sė Hagės dhe se do tė rezistonte me forcė ndaj
atyre qė do tė tentojnė ta arrestojnė.
"Mua askush asgjė nuk mė ka thėnė zyrtarisht, as nga Qeveria, as nga
Ministria e Mbrojtjes. Nė ēka mund tė bazohet Gjykata e Hagės qė tė
ngre aktakuzė ndaj meje pėr kryerje tė krimeve tė luftės", tha pėr
"Jutarnji list" gjenerali Rahim Ademi, i cili gjithashtu pėrmendet si
emėr nė
fletarrestin e vulosur nga Haga. Ademi edhe mėtej ėshtė epror aktiv nė
Ushtrinė Kroate, ku erdhi nga Armata Popullore Jugosllave: tė
mirėinformuarit thonė se Ademi ėshtė eprori mė i mirė pėr artileri qė ka
Ushtria Kroate, kurse vlerėsohet se fletarrestimi ndaj tij ka tė bėjė me
aksionin e Ushtrisė Kroate nė Medaēki Xhep afėr Gospiēit. Nė kėtė
operacion, qė ndodhi nė shtator 1993, trupat kroate kishin vrarė disa
dhjetėra civilė serbė, kurse gjeneral Ademi ishte njėri nga eprorėt
kryesor nė shtabin e gjeneralit Mirko Norē, komandantit tė atėhershėm tė
Zonės Operative tė Gospiēit. Nė operacionin "Stuhia dhe operacionet e
mėvonshme nė Bosnjė ai shėrbeu nė shtabin e gjeneralit Gotovina.
Pasi Qeveria nė seancėn e vet tė jashtėzakonshme do tė vendos se ēka
duhet bėrė me fletarrestet e Hagės (kurse hapėsira manovruese
kryesisht ėshtė ngulfatur), Kroacinė mund ta trondisin njė valė
mitingjesh e pakėnaqėsishė publike tė djathtistėve ku, padyshim, do tė
kėrkohet ndėrprerja e gjithė marrėdhėnieve me Hagėn. Veē kėsaj, Raēanit
mund ti ndodh edhe kriza qeveritare, sepse kryetari i HSLS-sė
Drazhen Budisha paralajmėroi se partia e tij do tė largohet nga Qeveria
e koalicionit nėse Kroacia vazhdon ti dorėzojė gjeneralėt nė Gjykatėn
Ndėrkombėtare pėr Krime Lufte. Pėr ēdo rast kėtė vend e presin ditė
mjaft interesante.
IVICA GJIKIĒ
|