AIM: start



WED, 04 JUL 2001 11:05:06 GMT

Ndarja nė Vidovdan

Mashtrohet secili qė mendon se me njė helikopter dhe me njė fluturim aeroplani nga Serbia ka fluturuar edhe gjithė dhjetėvjeēari i kaluar i saj. Ballafaqimi do tė zgjasė shumė mė gjatė se sa gjykimi nė Hagė.

AIM, Beograd, 2.07.2001.

"Vėllezėr serb hajt tungjatjeta!" Kjo, sipas "Nedelni Telegraf-it” ishte fjalia e fundit e ish-kryetarit jugosllav Sllobodan Millosheviqit thėnė nė Beograd. Athua fjalia e parė e thėnė gjatė deklarimit tė tij nė gjykatoren e Hagės do tė jetė "Nuk jam fajtor" ose "Nuk e pranoj kėtė gjyq” do tė dihet tė martėn mė 3 korrik.

Nė ditėn e Vidovdanit mė 28 qershor tė 2001 – nė ditėn e dorėzimit tė Millosheviqit nė Gjykatėn ndėrkombėtare pėr krime lufte nė ish- Jugosllavi, nė Hagė – njė politikan nuk e arsyetoi shpresat se do tė bėhej burrėshteti, kurse tjetri, kur askush nuk e priste nga ai, solli vendim shtetėror.

Vazhdojmė mėtej: rėnia e qeverisė federale, kriza mė e madhe nė RF tė Jugosllavisė nė ekzistimin nėntėvjeēar, suksesi i papritur nė Konferencėn e Donatorėve nė Bruksel, projekti mė i papritur i kryetarit malazias Millo Gjukanoviqit pėr pavarėsim tė Malit tė Zi, impotenca e pritur dhe pafuqia e Partisė Socialiste tė Serbisė (PSS) pėr ta mbrojtur shefin e vet, ndarjet e pritura brenda Opozitės Demokratike tė Serbisė (ODS), rrahjet e gazetarėve, policėve dhe homoseksualėve.

Ajde tė shkojmė me rradhė.

Kryetari jugosllav Voisllav Koshtunica teksa i drejtohej kombit tha se nuk e kishte ditur qė Millosheviqi do t’i dorėzohej Gjykatės sė Hagės, se ishte fjala pėr njė vendim inferior, jokushtetues dhe joligjor qė askush nuk e kishte kėrkuar nga jashtė, qė krijoi nė vend ndarje dhe trazira. Ka tė vėrtetė nė fjalėt e tij. Megjithatė, Koshtunica nuk ofroi alternativė. Nuk tha asgjė kur dėshtoi Ligji mbi bashkėpunimin me Gjyqin e Hagės, tė cilin vetė e propozoi; nuk bėri asgjė kur Gjykata federale kushtetuese nė pėrbėrjen e tė cilės janė kuadrot e besueshėm tė Millosheviqit ndaloi Vendimin e qeverisė federale pėr bashkėpunim juridik me Tribunalin; Ē’bėri kur bashkėsia ndėrkombėtare caktoi si kusht ndihmėn pėr RF tė Jugosllavisė dhe riintegrimin nė botėn normale me kėrkesėn pėr dorėzimin e tė akuzuarve, kur nėntė muaj, qė nga pesė tetori, nuk kishte kurfarė sinjali se shkaku i fletarrestit tė Hagės do tė pėrgatitej ndonjė gjykim nė vend? Shkaku i mungesės sė kėtyre pėrgjigjeve deklarata e dhėnė nga Koshtunica nuk mund tė largojė atė nga pėrgjegjėsia pėr njė mungesė tė skajshme tė vendosmėrisė dhe pėr mėnyrėn se si dėshiroi me ēdo kusht tė ruante rejtingun e lartė politik nė mesin e trupit zgjedhor.

Kryetari i qeverisė sė Serbisė Zoran Gjingjiq, i cili pėr dallim nga Koshtunica asnjėherė nuk ėshtė karakterizuar si principiel, zgjodhi krizėn nė mėnyrė mjaft principiele. Duke zbatuar rregullat e Gjykatės sė Hagės, u ngrit mbi interesat e politikės ditore dhe spekulimeve dhe, sė bashku me gjithė qeverinė, solli tė vetmin vendim tė mundshėm. Pa ndonjė hamendje pranoi se fuqia e zotit nuk lut – vazhdimi i lojėrave politike – burokratike i kushtoi Serbisė me kredibilitet dhe kredite. Duke u thirrur nė tė ardhmen Gjingjiqi e flijoi popullaritetin e vet dhe pranoi gjithė pėrgjegjėsinė pėr pasojat e mundshme.

Partia Popullore Socialiste (PPS) e Malit tė Zi e Predrag Bulatoviqit dhe Zoran Zhizhiēit duket sikur e bėri tė pakuptimtė ēdo lloj Jugosllavie. Nga rėnia e qeverisė federale shkaku i dhėnies sė dorėheqjeve si shenjė mospajtimi pėr dorėzimin e Millosheviqit, mė sė shumti dobi pati Gjukanoviqi. Pas goditjes sė marrė nė zgjedhjet parlamentare kryetari malazias tani e mori veten sėrish – a nuk ka thėnė para shumė kohe se shteti i pėrbashkėt ėshtė i pamundshėm pa marrė parasyshė se kush e prezenton Malin e Zi nė Beograd. Ėshtė vėshtirė tė shohish daljen nga kriza: ndonjė zgjidhje kalimtare apo qeveri kalimtare nuk janė tė kontestueshme, e kontestueshme ėshtė mėnyra e ridefinimit tė federatės me dy blloqe politike malazeze – njėri qė nuk don, kurse pėrkrahja politike e tjetrit ėshtė kundėrproduktive. Pėrndryshe edhe nė vet Serbinė numri i atyre qė janė tė gatshėm tė lusin apo tė pėrdorin forcėn qė ta detyrojnė dikėnd tė jetojė me zor me ata nė tė njėjtin shtet ėshtė gjithnjė mė i vogėl.

Kur ėshtė nė pyetje fuqia socialistėt dhe radikalėt do tė donin tė bėnin diēka me tė, por nuk munden, prandaj tėrbimin nėpėr mitingjet protestuese ithtarėt e Millosheviqit e nxjerin me fotoreporterėt dhe xhiruesit. E deziorentuar dhe shpėrndarė Partia Socialiste e Serbisė gjatė mitingjeve tė veta nė rrugė nuk bėn asgjė tjetėr veēse i mundėson Partisė Radikale Serbe tė Voisllav Sheshelit edhe njė paraqitje para Kuvendit pėr tė shprehur demagogji nėntoke dhe pėr t’u vetreklamua. Frika e socialistėve nuk ėshtė e vogėl. Haga, por edhe hetimet pėr vepra penale kundėr funksionarėve tė saj, imponojnė qė kjo parti sė shpejti tė shlyhet nga regjistri i partive parlamentare. Thirrjet "Kryengritje, kryengritje", "Do ta vrasim Gjingjiqin" dhe tė ngjashme, nuk paraqesin asgjė tjetėr veēse njė pasthėnie tė njė njeriu dhe tė politikės sė tij qė e solli Serbinė buzė humnerės.

Ndarjen e Partisė Demokratike tė Serbisė (PDS) sė Voisllav Koshtunicės me klub tė veēantė deputetėsh jashtė ODS-sė, shumica e panė si fundin e koalicionit. Megjithatė duhet pasur rezervė: rėnia e qeverisė aktuale do tė paraqiste fundin e reformave tė filluara dhe do tė krijonte njė krizė tė thellė politike. Zgjedhjet e reja vėshtirė se do tė zgjidhnin diēka – edhe sikur Partia Demokratike e Serbisė tė fitonte shumicėn dhe vetė tė formonte qeverinė, herėt ose vonė, doemos duhej tė punonte si kjo e tanishmja, por pas njė kohe mjaft tė humbur dhe nė rrethana edhe mė tė vėshtira. Koalicioni me socialistėt ose radikalėt do tė ishte vetėvrasje politike; pėrndryshe kėtė as e pėrmend dikush. Pėr kėtė shkak veprimi i PDS duhet kuptuar si shtrirje e ndikimit tek pjesa votuese e pakėnaqur me punėn e ODS-sė me qėllim tė kapitalizimit nė kohėra mė tė mira, kur do tė vlerėsohej pėr kėtė.

Se dėrgimi i Millosheviqit nė Hagė paraqitet njė ēudi qė zgjat tri ditė mė sė shumti mund tė dėshmohet pėrmes homoseksualėve qė janė simpatizues tė flaktė tė “Crvena Zvezdės”, “Partizanit” dhe “Radit” qė kaluan me tėrbim nėpėr qendrėn e Beogradit duke tentuar tė festonin 30 qershorit “Ditėn e madhėshtisė". Skenat e maltretimeve shtazarake, kėngėve, sulmeve ndaj policisė qė u mbrojt me tė shtėna nė ajėr ishin aty-kėtu mė dramatike se “udhėtimi” i Millosheviqit nė Hagė. Por, kjo nuk do tė thotė se me njė helikopter apo me njė fluturim avioni pėr nė Hagė Serbia pėrgjithmonė ka shmangur dhjetėvjeēarin e saj tė fundit. Mashtrohet ai qė mendon kėshtu – tani vjen koha e ballafaqimit me tė. E kjo do tė zgjasė shumė mė tepėr se sa gjykimi.

FILIP SHVARM