AIM: start



SUN, 01 JUL 2001 19:51:01 GMT

Millosheviqi nė Hagė: E ēka tani?

Dorėzimi i Millosheviqit nė Tribunalin e Hagės pėr krime lufte nė Jugosllavi e dikurshme dhe tė tanishmen, sėrish sipėrfaqėsojė ēėshtjen e

mbijetesės sė koalicionit qeveritar nė nivelin federal dhe republikan.

AIM, Beograd, 29.06. 2001.

Nė konferencėn e jashtėzakonshme pėr gazetarė, tė martėn mė 26 qershor, kryetari i RFJ-sė Voisllav Koshtunica nė formė tė "rrėfimit personal " tha vetėm njė gjė tė re: se nė vend pėrveē profiterėve lutarak dhe antiluftarak, ekzistojnė edhe “profiter tė Hagės”. Gjithēka tjetėr ėshtė e njohur kaherė, veēmas nė arrestimin treditor spektakular tė Sllobodan Millosheviqit, pėr ironi tė bėrė mu nė 1 prill. Disa me kėtė ironi deshtėn qė tė luanin edhe njjėherė duke vendosur qė dy ditė mė vonė ta dėrgonin Millosheviqin nė Hag nė ditė feste.

Ėshtė e ditur se nė koalicionin 18 anėtarėsh, aq sa e pėrbėjnė Opozitėn Demokratike tė Serbisė (ODS), ekzistojnė dallime tė mėdha rreth bashkėpunimit me Tribunalin e Hagės; Koshtunica bėri publik faktin se partia e tij, Partia Demokratike e Serbisė, gjatė “koordinimit” nė ODS-sė ka mbetur pakicė. Gjykimi i Millosheviqit ishte i pamundshėm tė mbahej nė Beograd shkaku i presionit tė jashtėm - tė Uashingtonit dhe presionit

tė brendshėm - tė shumicės sė koalicionit qeveritar. Nė mesin e “profiterėve tė Hagės”, janė politikanėt programi i tė cilėve pėrmban bashkėpunimin e pakushtėzuar nė tė gjitha drejtimet, madje dhe anticipimin e kėrkesave qė do tė parashtrohen. Kėtu kanė pėrparėsi bashkėpunėtorėt e dikurshėm tė Millosheviqit dhe ata qė dikur negocuan me tė. Koshtunica u pėrmbajt tė pėrmendte emra, ashtu si shumica e gazetave u pėrmbajtėn tė nesėrmen tė pėrmendnin njė pjesė tė paraqitjes sė tij. Dushan Mihajloviē, ministri aktual i policisė sė Serbisė dhe Nebojsha Ēoviē, nėnkryetar i qeverisė republikane i autorizuar pėr zgjidhjen e problemit nė Serbinė Jugore, kishin funksione tė larta nė regjimin e Millosheviqit. Nė mesin e “negociatorėve” gjithashtu ėshtė edhe kryeministri mė i mbrojtur i Serbisė, Zoran Gjingjiē: bisedat e tij tė fshehta me Millosheviqin gjatė kohės sė protestave qytetare nė vitin 1996/97 shėrbyen si njė kurth pėr prishjen e koalicionit tė atėhershėm “Sėbashku”, kurse sot disa mediume malaziase pėrmendin dy takime tė fshehta me Millo Gjukanoviqin gjatė 15 ditėve tė fundit.

Voisllav Koshtunica nė fushatėn e para njė viti pėrmendte shpesh se Haga ishte “birra e fundit e kavallit", tha se se Tribunali funksionon sipas pėrcaktimeve politike e jo njerėzore, pastaj, si kryetar i RFJ-sė, tha se Millosheviqi mė parė duhet gjykuar nė Beograd, pastaj se bashkėpunimi

me Hagėn ėshtė i domosdoshėm, por brenda kuadratit juridik qė do tė kėnaqnin Uashingtonin, Hagėn dhe opinionin e brendshėm, pas kėsaj se bashkėpunimi doemos duhet rregulluar me ligj, pastaj vendimi i qeverisė dhe mė nė fund sė paku respektimi i procedurės pėr vendosjen e dėrgimit tė tė akuzuarit. Pjesa tjetėr e ODS nuk ishte aq shumė pėr respektimin e rregullave, procedurave dhe manireve tė bukura. Koshtunica e gjykoi si tė pakėndshme numrimin e ditėve deri tek dorėzimi i Millosheviqit nga ana e liderėve tė koalicionit, kurse qeveria e Serbisė veproi ashtu sa nė ndarjen e pushtetit demokratik nuk ishte kompetente. Kjo ka tė bėjė me paralajmėrimin e Gjingjiqit se qeveria qė e udhėheq ai , nė rast se Gjyqi Kushtetues me kėrkesė tė avokatit tė Millosheviqit suspendon vendimin pėr bashkėpunim me Tribunalin, atėherė bashkėpunimi/dorėzimi i tė akuzuarve do tė bėhet me pranimin direkt tė statutit tė Tribunalit, qė ndodhi ditėn e nesėrme.

Zoran Gjingjiēi morri epitetin e politikanit “pragmatist” falė ndėrrimit tė shpeshtė tė qėndrimeve, gatishmėrinė pėr tė mohuar deklaratat e dhėna

dje apo veprimeve tė bėra pa dhėnė ndonjė sqarim tė veēantė dhe sė fundi pranimin si koordinator i fushatės zgjedhore tė ODS-sė tė punojė nė dobi tė kandidaturės sė Koshtunicės pėr kryetar tė RFJ-sė. Koshtunica pėrherė, nė njė masė tė konsiderueshme, mbajti fjalėt: pėrndryshe fushata e tij zgjedhore filloi me slloganin "Jap fjalėn...". Ky detaj mbase na shpie nė papėrvojėn politike tė tė dy liderėve: edhe njėri edhe tjetri me firmėn e hedhur garantuan se Sllobodan Millosheviqi nuk burgosej qė tė dorėzohej nė Hagė, kurse tani ėshtė ēėshtje se kė e obligon mė shumė firma e hedhur. Nga ky kėnvėshtrim tronditja qė e shqetėson Jugosllavinė mund tė interpretohet si (keq)pėrdorim i Koshtunicės nga partnerėt e koalicionit: duke mos mundur tė burgosnin Milloshevqin gjatė mungesės sė Koshtunicės nė vend, kėrkuan firmosjen e tij si garancė, e morrėn dhe kur nuk u arrit dot marrėveshja me partnerin e koalicionit nė nivel federal pėr sjelljen e ligjit pėr bashkėpunim me Tribunalin, shumica nė ODS dhe pjesa mė e madhe e Serbisė vendosi qė ta dorėzonte Millosheviqin, kalimthi duke e “ndarė” Serbinė nga Jugosllavia.

Mė 28 qershor Zoran Gjingjiē veproi seriozisht dhe me vendosmėri duke kumtuar se qeveria e tij solli aktin pėr bashkėpunim me Tribunalin nė bazė tė nenit tė Kushtetutės (“millosheviqiane”) tė Serbisė qė parasheh se nė rast tė mospėrputhjes sė ligjeve republikane dhe federale atėherė republika ka tė drejtė tė veprojė pavarėsisht, se vendimi tashmė ishte shtypur nė gazetėn zyrtare, se kishte hyrė nė fuqi dhe se zbatohej menjėherė... Seanca e qeverisė u bė “fluturimthi”, gjykuar sipas asaj se disa anėtarė u paraqitėn pak para kumtimit tė vendimit. Nė kėtė ēast Millosheviqi ishte nė rrugė pėr nė Hagė, nė duart e prokurores sė Tribunalit - kurse gjithė procedura, nga fillimi i seancės sė qeverisė sė Serbisė deri tek vėrtetimi se Sllobodan Millosheviqi gjendet nė Hagė, zgjati disa orė. Shkas pėr vendimin qeveritar dhe dorėzimin e shpejtė tė

Millosheviqit Zoran Gjingjiqi e gjeti tek zgjidhja e Gjykatės Kushtetuese tė Jugosllavisė sipas sė cilės vendimi i qeverisė federale pėr bashkėpunim me Hagėn u suspendua shkaku i kushtetutshmėrisė qė, pėrndryshe, bėn pjesė nė procedurėn rutinore. Shkaku i dytė ėshtė konferenca e donatorėve nė Bruksel, gjegjėsisht mundėsia qė mosdorėzimi i Millosheviqit tė ndikonte nė rrjedhėn e donacioneve, rrjedhėn e bisedimeve me klubet dhe ardhmėrinė e gjithė vendit. Mė nė fund, kryeministri u thirr nė atė se Gjyqi i tanishėm Kushtetues federal nuk funksionon nė interes tė Serbisė, sa Gjingjiqi gjithsesi duhej ta dinte rregullin se gjykatat punojnė sipas kushtetutės dhe ligjeve e jo sipas interesave.

Siē ndodhi duket se grusht mė tė fortė ndaj autoritetit tė Koshtunicės paraqet mossuksesi i ligjėsimit tė bashkėpunimit me Tribunalin e Hagės, pėr ēka duhej pajtueshmėria e domosdoshme e Partisė Popullore Socialiste (PPS) tė Malit tė Zi. Pėr ta bindur u humbėn gati dy muaj, sepse PPS-ja duke u thirrur nė qėndrimet e trupit tė vet votues pėrfundimisht refuzoi qė nė Kuvendin federal tė pėrkrahte ligjin pėr bashkėpunim. Kėshtu, pa marrė parasyshė kalkulimet e PPS, i mbeti Opozitės Demokratike tė Serbisė tė sillte vendimin qė e festoi krejt bota, me ēka do tė pėrfundojė njė periudhė e errėt, kurse zėdhėnėsi i prokurores sė Tribunalit, Florans Artman, siē e pranoi edhe vet, tashmė kishte pirė njė sasi tė pijes.

Duke vlerėsuar se momenti ishte mjaft i vėshtirė, madje vendimtar, Voisllav Koshtunica iu drejtua opinionit publik tevona mė 28 qershor duke konstatuar nė fillim problemet e trashėguara tė Jugosllavisė nga regjimi i Millosheviqit sollėn shtetin tė ballafaqohet me problemin "qė kotnasikoti dhe pa u menduar ėshtė bėrė kėtu”. Dorėzimi i mbrėmshėm i kryetarit tė dikurshėm tė RFJ Sllobodan Millosheviqit nė Tribunalin e Hagės, si dhe dorėzimi i mėparshėm i Milomir Stakiēit, nuk mund tė konsiderohen si tė ligjshėm dhe kushtetues". Injorimi i vendimit tė Gjykatės Kushtetuese nga ana e qeverisė sė Serbisė mund tė “komentohet si njė cenim serioz i rendit kushtetues nė vend”, kurse shteti juridik, njė qėllim programor i ODS-sė, “nuk mund tė ndėrtohet me padrejtėsi”. Nga arsenali i politikės sė Millosheviqit, qė ishte vrastare pėr shtetin dhe popullin, tani merren dhe ringjallen elementet mė jodemokratike: mungesa e ligjit, bėrja e veprimeve nėnēmuese qė askush nuk i kėrkoi nga bashkėsia ndėrkombėtare.".

Qetė dhe pa ndonjė dramaticitet tė jashtėm, Koshtunica nė vazhdim kritikoi njė bashkėpunim tė detyrueshėm me Tribunalin e Hagės duke bėrė "dėrgimin e kėtillė tė tė akuzuarve, pa asnjė mbrojtje tė qytetarėve dhe pėrfundimisht pa mbrojtje tė shtetit.

“Nuk ėshtė respektuar asnjė hap. Dikush nė vend dhe jashtė sikur shpejtoi tė plotėsojė kushedi pėrse, si dhe kur obligimin e marrė ".

Pėrmes dorėzimit tė Millosheviqit Qeveria e Serbisė praktikisht anuloi edhe atė kuadėr tė vogėl tė bashkėpunimit, vendimin e qeverisė federale.

Nė paraqitjen e shkurtėr para kombit Voisllav Koshtunica pėrfundoi se "pa lėkundje, por me koka tė ftohta" pason ballafaqimi me shkaqet dhe pengimin e mė sė keqes, se ky dhe veprime tjera nuk e cenojnė seriozisht vendin, qytetarėt e tij dhe paqen tashmė tė cenuar nė rajon: "Do tė bėj ēmos qė ėshtė nė fuqinė time tė pengohet mė e keqja dhe tė ruhet uniteti i vendit, interesi i qytetarėve tė saj, si dhe gjithēka e mirė qė ėshtė arritur deri tani nė bashkėpunim me bashkėsinė ndėrkombėtare nė bazė tė bashkėpunimit ndėrkombėtar - juridik".

Tė njėjtėn mbrėmje dy - tre mijė ithtarė tė Millosheviqit - socialistė tė tij dhe radikalė tė Sheshelit - protestuan nė Sheshin e Republikės nė

Beograd. Televizioni shtetėror (RTS) dhe disa mediume elektronike qė mė 5 tetor tė vitit tė kaluar iu bashkangjitėn fituesve “neutralizuan” tė gjitha reagimet qė tė mund tė vinte nė pikėpyetje vendimin e Qeverisė sė Serbisė, duke botuar lajmin pėr gropimin e varrezave me kufoma tė shqiptarėve nga Kosova, kurse mė nė fund Zoran Gjingjiēi iu drejtua drejtėpėrdrejtė opinionit publik. Duke pėrmendur shkaqet pėr sjelljen e vendimit pėrmes njė sqarimi tė ēuditshėm ose tė paqartė se Gjykata Kushtetuese federale e suspendoi vendimin pėr bashkėpunim me Hagėn ai shtoi se vendimi i vėshtirė pėr dorėzim u soll “jo nė emrin tonė apo tė baballarėve, por nė emrin e fėmijėve tanė”.

Si nė rastin e arrestimit tė Millosheviqit mė 1 prill, qeveria e Serbisė gjatė dorėzimit tė tij mė 28 qershor tregoi pėrshpejtim pėr ēka nuk ka arsyetime kur rrethanat janė tė njohura publikisht. Disa lajme flasin pėr rezistencėn e Millosheviqit kur kuptoi se pėr ēfarė bėhej fjalė, tė tjera pėr refuzimin e drejtuesit tė Burgut Qendror tė Beogradit pėr ta dorėzuar. Gjykatėsi hetues pėr rastin Millosheviē - Goran Cavlina, i cili gjatė tre muajve tė kaluar nuk dha kurfarė rezultatesh tė hetimeve, siē ėshtė e njohur, akuzėn nuk e zgjeroi as me “zbulimin” e varrezave masive - ai refuzoi tė nėnshkruante letrėn pėr “transfer”... Rrėfime tė ngjashme kėtyre ditėve do tė ketė mjaft, pėrkundėr deklaratės sė Departmentit tė shtetit se Uashingtoni e di dorėzimin, kurse Beogradit i ishte lėnė tė zgjidhte "problemet teknike".

Sipas traditės sė kėtushme ngjarjet shumė shpejt harrohen, kurse Gjingjiqi llogarit nė veprimet pozitive tė Konferencės sė donatorėve, si dhe njė unitetin e partnerėve tė koalicionit, qė vizualisht u demonstrua pėrmes daljes sė pėrbashkėt para gazetarėve pėr t’ua kumtuar lajmin pėr dorėzimin e Millosheviqit, duke i theksuar publikisht emrat e gjithė atyre qė votuan vendimin. Zhvillimin e ngjarjeve ėshtė vėshtirė ta parashohėsh. PPS e cila deri nė sjelljen e vendimit pėr bashkėpunim me Hagėn mundėsoi funksionimin e qeverisė federale, me siguri se do tė tėrhiqet nga koalicioni, nga fakti se renditja e forcave nė parlamentin federal ēon deri tek njė paralizė e pashėrueshme tė pushtetit federal. Kriza qeveritare formalisht mund tė jetė shkas pėr shpalljen e zgjedhjeve federale, kurse pėr momentin kanė disponim pėr to vetėm radikalėt e Sheshelit, por edhe socialistėt. Partitė malazeze, qė pėrkrahin Millo Gjukanoviqin, pėrfshirė edhe aleatėt e saj, kanė vlerėsuar se vendimi i qeverisė sė Serbisė, ku ėshtė cenuar kushtetuta e Serbisė dhe Jugosllavisė, ėshtė fakt se shteti i pėrbashkėt nuk ekziston. Ambicjet separatiste qė duken tė ftohura shkaku i faktit se nė mesin e qytetarėve tė Malit tė Zi nuk ekziston gatishmėri e mjaftueshme pėr ndarje duke shtuar kėsaj edhe presionin e bashkėsisė ndėrkombėtare, tani kanė marrė (ose duhet tė marrin) njė goditje tė fuqishme.

Nė rend dite sėrish ėshtė ēėshtja e vjetėr, gjegjėsisht shkaku qė do tė sjell deri tek shpėrbėrja e ODS. Gjatė nėntė muajve “federal” dhe tre “republikan” koalicioni i larmishėm tregoi njė rezistencė ndaj goditjeve qė vinin kryesisht nga brenda, nga "politbiroja" e liderėve partiak dhe bashkėpunėtorėve tė tyre mė tė ngushtė. Hulumtimet mė tė reja tė opinionit publik tregojnė se ODS-ja nė ndėrkohė ka harxhuar popullaritetin qė e solli nė pushtet. Zhgėnjimin pėr mungesėn e shenjave pėr pėrmirėsimin e standardit ose gatishmėrinė qė tė pritet mė sė voni deri nė fund tė kėtij viti e kanė shprehur 45 pėrqind tė qytetarėve, kurse durim pėr njė apo dy vjet kanė shprehur 34 pėrqind tė tė anketuarve tė bėrė publik nga ana e qendrėn beogradase tė hulumtimit Qendra pėr Hulumtimin e Alternativave (QHA). Nė listėn e popullaritetit tek qytetarėt bindshėm udhėheq Voisllav Koshtunica (raporti i vlerėsimeve pozitive dhe negative 77:5) pastaj guvenatori i Bankės Popullore Mlladan Dinkiē (54:11) dhe nėnkryetari i qeverisė federale Mirolub Labush (52:8), tė dy tė njohur pėr opinionin si ekspert tė ekonomisė e jo liderė politikė. Pasojnė Nebojsha Ēoviēi (50:15), Goran Svilanoviē (48:13) dhe Zoran Gjingjiqi, i cili edhe mėtej merr nota tė dobėta (43:25).

Sipas hulumtimeve publike mė shumė pėrkrahje ka Partia Demokratike e Serbisė e Koshtuniēit, ku “bilansi pozitive”, i dallimeve nė vlerėsimet e mira dhe tė kėqija, ėshtė 51. Partia Demokratike e Gjingjiqit (14), Alternativa Demokratike e Ēoviēit (11) dhe Lidhja Qytetare e Svilanoviēit (5). Analistėt e QHA-sė vlerėsojnė se nė opinionin publik ekziston njė pajtueshmėri pėr zgjidhjen e problemeve thelbėsore nė shoqėri, por ėshtė dallimi madh nė zgjedhjen e prioriteteve tek qyetarėt nga njėra anė dhe qeveria nga ana tjetėr. Sėkėndejmi edhe pėrfundimi pėr domosdoshmėrinė qė DOS-it "me kohė duhet tė sqarojė para qytetarėve rreth asaj qė tė “mos ketė ndonjė drekė tė papaguar” se nė dialogun me socialistėt duhet tė caktohen prioritetet, qė tė mos vijė mė vonė ndonjė konflikt dramatik me ndryshime qeveritare ".

Njė pjesė e opinionit publik serb do t’i duartrokasė qeverisė dhe Zoran Gjingjiqit shkaku se morri barrėn qė nė procedurė tė shkurtė tė dorėzonte Millosheviqin nė Sheveningen, njė pjesė do tė shqetėsohet me faktin se orientimi paqėsor demokratik i Serbisė gjatė nėntė muajve nis me veprime revolucionare, tė tretėt do tė merakosen se kishin lėshuar rastin qė Millosheviqin ta gjykonin ata qė mė sė shumti i ka helmuar, kurse ca tė katėrt do tė ngrenė supet para njė fakti tjetėr tė njė gatishmėrie tė pamjaftueshme tė tėrheqjes sė pushtetit dhe padurueshmėrisė sė vartėsve tė tyre... Nė kėtė moment vendimi mė i vėshtirė ėshtė pėr Voisllav Koshtunicėn, vendimi qė nė mėnyrė lapidare pėrshkruhet me thėnien e vajtimit nė urė, vajtimin e atyre qė vijnė dhe nuk vijnė dhe urtėsi tė tjera tė ngjashme. Nė kėtė kuptim mund tė thuhet se kryetari jugosllav nuk ka se ēfarė tė humb. Fitoret e partnerėve koalicionues, kėshtu apo ashtu, do t’i sqarojnė vetė. Deri nė zgjedhjet e ardhshme.

ALEKSANDAR ĒIRIQ