AIM: start



FRI, 29 JUN 2001 17:37:19 GMT

Ivan Kostov jep dorėheqje nga posti i kryetarit tė LFD-sė

Humbja nė zgjedhjet parlamentare e tronditi mjaft partinė nė pushtet, pėr herė tė parė pas katėr vitesh e kėtej.

AIM Sofje, 25.06.2001.

Humbja e Lidhjes sė Forcave Demokratike (LFD) nė zgjedhjet parlamentare nė Bullgari nuk kaloi pa tronditje. Kritikat e dendėsuara njė kohė tė gjatė nė adresė tė qeverisjes sė Ivan Kostovit erdhėn nė shprehje gjatė shpalljes sė rezultateve zgjedhore - LFD fitoi diē mė shumė se 18 pėrqind tė votave. Opozita brenda partisė nuk dėshironte tė kuptonte, por kėrkoi pėrgjegjėsi pėr organizimin e saj.

Kėtė e pagoi lideri Ivan Kostov. I pari kryeministėr qė deri nė fund e plotėsoi mandatin e vet, pas ndryshimeve dempkratike tė 1989, ishte i detyruar tė jepte dorėheqje nga posti i liderit partiak. Kėshtu janė rregullat e lojės - kur humbish ik. Por ndėrrimi nuk ishte i lehtė. Pavarėsisht nga thirrjet qė kreu partiak tė hapte dyert pėr persona dhe ide tė reja, Kostov mbeti person me ndikim, sepse u zėvendėsua nga dora e tij e djathtė - drejtuesja e deritanishme e grupit parlamentar tė LFD-sė Ekaterina Mihajlova. Ndėrrim i liderit, por jo edhe i politikės - ky ėshtė pėrfundimi i bazuar nė ndryshimet postzgjedhore. Kostovi edhe mėtej mbetet njeri i fuqishėm, por vetėm nė hije.

Humbja zgjedhore ishte katalizator i asaj qė kishte munguar gjatė brenda partisė - zėri i opozitės sė brendshme nė LFD. Gjatė viteve tė fundit, partia e cila ishte simbol i ndryshimeve demokratike nė Bullgari, u bė kult i njė discipline tė brendshme dhe ankth pėr ata qė mendonin ndryshe. Sekretari kryesor i deridjeshėm i LFD-sė Hristo Biserov dhe anėtari i Kėshillit Kombėtar Ekzekutiv (KKE) Jordan Conev e hetoi fuqinė e cenzurės politike. Tė dy ishin dėbuar sepse kishin tentuar tė shprehnin mendim tė kundėrt me Ivan Kostovin pėr politikės e LFD-sė.

Tani, kur anėtarėt e LFD-sė pėrjetuan humbjen mė tė madhe prej se kishin marrė pjesė nė skenėn politike, u krijua mundėsia reale pėr tu dėgjuar mendimi tjetėr. Qarqet rreth prefektit tė Sofjes Stefan Sofijanskit dhe kryetarit tė shtetit Petar Stojanovit u ngjallėn tė parėt me kėrkesėn pėr dorėheqjen e liderit tė kaltėrt. Tė dy u bazuan nė rejtingun e tyre dhe angazhimin pėr fatin e LFD-sė.

"Nėse ju kujtohet viti 1994, qė ditėn e parė pas zgjedhjeve, e gjithė udhėheqėsia e atėhershme - Filip Dimitrov, Evgeni Mihajlov, Asen Agov dhe unė u tėrhoqėm", tha i motivuar prefekti i Sofjes. Gati njėkohėsisht, por nga njė tjetėr vend kryetari Stojanov pėrsėriti tezėn e Sofijanskit pėr ndėrrimin e udhėheqėsisė sė tanishme partiake. "Nėse flasin pėr dorėheqje sipas principeve, sipas mendimit tim, LFD-ja tash ka njė model moral i formuluar mė 1994", komentoi kryetari.

Kėto deklarata ishin mesazhe direkte pėr Ivan Kostovin se patjetėr duhej tė tėrhiqej nga pozicioni i liderit partiak. Pėrkundėr sukseseve tė Bullgarisė nė viteve tė fundit qė lidheshin me tė, qėndrimi negativ i zgjedhėsve ishte nxitur pikėrisht nga politika e tij, sepse nuk arriti tė mposhte korrupsionin dhe klientelizmin nė LFD. Qė nė natėn e zgjedhjeve ai pohoi se "do tė bėnte tė domosdoshmen, por nė vend tė caktuar dhe nė kohė tė duhur". Megjithatė, pasi e vonoi pak dorėheqjen, simbolet tjerė tė kaltėr, siē janė Sofijanski dhe Stojanov patjetėr duhej t'ia kujtonin.

Fushata u nxit gradualisht nga qendra e LFD-sė dhe filloi tė kėrkohej dorėheqja e udhėheqėsisė partiake. Madje edhe Kėshilli i Sofjes, i udhėhequr nga kundėrshtari fillestar i Kostovit - Evgeni Bakardxhijev - pėrkrahu ndėrrimin e kryetarit.

Kur dorėheqja e Kostovit ishte vetėm ēėshtje kohe, shtrohej pyetja se kush do vinte nė vendin e tij. Emri mė i pėrmendur ishte ai i ministres

sė punėve tė jashtme Nadezhda Mihajlova, njė figurė karizmatike dhe e kompromisit brenda LFD-sė. Partisė i duhej njė fytyrė tjetėr, konsideronin shumica e liderėve tė kaltėr, dhe ajo ėshtė simbol i sukseseve.

Konferenca e Kėshillit Nacional vendosi ndryshe - nė krye tė partisė tė vendoste Ekaterina Mihajlovėn. Ajo njihet si njeri nga rrethi mė i ngushtė i Ivan Kostovit, sė bashku me ish-kryetarin e parlamentit Jordan Sokolovin. Mihajlova nuk ka aq shumė pėrkrahje, ajo ende thirret si "eprorja kujdestare" e LFD-sė. Nga ana tjetėr Nadezhda Mihajlova do tė bėhej udhėheqėse e grupit parlamentar tė LFD-sė, nė rast se Lidhja nuk arrin deri tek njė marrėveshje pėr koalicionim me fituesin e zgjedhjeve - Lėvizjen Nacionale tė Simeon II dhe sėrish tė zgjidhej si ministre e punėve tė jashtme.

Ivan Kostov luajti nė kartėn sipas thėnies "edhe ujku i ngopur edhe dhentė nė vend". Ai iu pėrgjigj kėrkesės sė opozitės sė brendshme pėr ndryshime nė kreun e LFD-sė duke dhėnė dorėheqje. Njėkohėsisht ruajti privilegjet e pushtetit, tė cilat edhe tani i gėzon.

Ky zhvillim i ngjarjeve nuk ėshtė aspak i ēuditshėm. Ivan Kostovi kontrolloi gjithė kundėrthėniet dhe koalicionimet brenda LFD-sė. Kierarkia e rreptė dhe disciplina sollėn deri te krijimi i aparatit tė kaltėr partiak qė ishte nėn kontrollin e liderit. Kostovi eliminoi nga udhėheqėsia gjithė kundėrshtarėt dhe afroi njerėzit e besueshėm. U pa se ishte vėshtirė ndonjė figurė e popullarizuar e LFD-sė tė pėrzihej nė betejėn pėr pozitėn e liderit. Aparati i kaltėr absolutisht nuk pranoi kurfarė pėrzierje nga jashtė edhe kur ishin nė pyetje pjesėtarėt "eminent" tė LFD-sė. Ky ishte

njė problem i madh nė LFD, i dėshmuar, veēmas gjatė dy viteve tė fundit.

Mungesa e politikanėve tė ri me ide tė freskėta solli deri te multiplicimi masovik i tezave tė Kostovit. Kurse kėta, siē u dėshmua, nuk ishin mesazhe tė drejta pėr trupin votues. Pėr votuesin e rėndomtė Stefan Sofijanski dhe Petar Stojanov nga LFD-ja ishin politikanė tipik popullo.

Ky ėshtė njė fakt qė edhe mėtej do tė jetė ngarkesė e veēantė e partisė dhe udhėheqėsisė sė re.

Megjithatė, a dėshirojnė Stojanovi dhe Sofijanski qė pėrmes njė flirti me lėvizjen mbretėrore ta ndryshojnė situatėn nė skenėn politike? Pėrgjigja do tė dihet pas pėrfundimit tė bisedimeve pėr qeverinė e re.

GEORGI FILIPOV