AIM: start



THU, 28 JUN 2001 19:29:05 GMT

Frika nga opinioni publik

AIM, Zagreb, 26.06.2001.

Nė mediumet kroate gjatė kėtyre ditėve parashtrohet pyetja se a frikėsohet ekipi i kryeministrit Ivica Raēan nga opinioni publik. Pyetja pason pas disa sjelljeve tė ulta qė nuk janė pritur nga pushteti demokratik. Kupa u mbush pasi Ivica Raēan refuzoi pjesėmarrjen nė njė emision tė televizionin kroat, shkaku se njė bėrthamė e fortė nė qeverinė kroate vendosi, pėrkundėr premtimeve, ai tė mos ishte nė studio. Nė emision ishin ftuar gazetarė, tė njohur si kritikues tė qeverisė.

Duke refuzuar ballafaqimin me pyetjet e ashpra, ekipi qeveritar tregoi pasiguri dhe frikė tė madhe ndaj kritikave. Kėtė e sqaroi me deklaratėn qė u bė njė kul i skandalit: Raēani tha se ai dhe qeveria mund tė zgjedhin bashkėbiseduesit e vet. Nuk e demantoi se kishte nėnēmuar gazetarėt por e vėrtetoi se nė kėtė ka tė drejtė.

Kryeministri ėshtė mė i kujdesshėm nė Kuvend, para kamerave televizive, tė japė pėrgjigje nė pyetjet e rregulluara, qė ia parashtrojnė shokėt e tij partiak. Ata, pėr shembull, kėtyre ditėve e pyetėn se si e sqaron qė qeveria e tij merr lėvdata nė botė, kurse brenda kritikohet. Natyrisht, Raēani e shfrytėzoi kėtė porcion tė shumėllojshėm pėr vetreklamim. Kryeministri gjithashtu preferon njė lloj konspiracioni me gazetarėt, me ē'rast vet bėn listė tė tė ftuarve dhe pastaj bėhet seleksionimi, ngjashėm siē e praktikoi ish-pushtetari nga Pantovēaku.

Mė parė ai ftoi gjithė kryeredaktorėt e gazetave, veē disave, dhe kėrkoi biseda me ta tė jetė e fshehtė. Kėshtu tentoi qė pėrmes pjesėmarrėse tė krijonte njė praktikė tė errėt. Ėshtė interesant se nė listė janė tė njėjtit gazetarė qė ishin edhe nė kohėn e Tugjmanit. Pas dyerve tė mbyllura kryeministri u foli pėr arritjen e koncensusit nacional. Pėr ēka, nė cilat tema, kėtė nuk mundėn ta kuptonin as tė ftuarit.

Duket se Raēani koncensusin nacional e kupton ashtu siē e futi nėpėr vrimė nė Kuvend Deklaratėn pėr Luftėn Atdhetare, ku rrenėn qė e di gjithė bota -se Kroacia nuk ka marrė pjesė nė agresionin ndaj Bosnjė e Hercegovinė - tenton ta paraqesė si njė tė vėrtetė zyrtare. Koncensusi, gjykuar sipas tė gjithėve, nga ana e pushtetarėve nuk shihet nė ndonjė program, por si mundėsi qė Kroacia tė vazhdojė me njė mendim tė uniformuar. Qeveria e cila deri tani ka treguar aftėsi tė madhe pėr dėbimin e kėshilltarėve potencial, me bashkim nacional nėnkupton shmangie tė tė gjithė disonancave. Koncensusi nacional ka emrin tjetėr - shtypje e ēdo kritike.

Se kryeministri nuk honeps kritikuesit kjo tash ka mundur tė shihet. Ai beson se qeveria punon mirė, shkėlqyeshėm, por zėrat rreth kėsaj nė opinion nuk e paraqesin faqebardhė. Raēani mendon se kabineti i tij ėshtė i shkėlqyeshėm dhe shumė mė i suksesshėm se sa mund tė konkludojnė mediumet, qė do tė thotė se ėshtė viktimė e njė pasqyre e keqe dhe tė thyer. Pėr reputacionin e tij tė zbehtė nuk ėshtė pėrgjegjėse qeveria, por gazetarėt. Prandaj gjithnjė niset nga zėdhėnėsit, por sė mbrapshti. Ėshtė e vėrtetė se qeveria nė tėrėsi ėshtė tepėr e ngathėt nė komunikim me opinionin publik. Kjo ka tė bėjė me bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė Raēanit qė janė mjeshtėr tė deklaratave irrituese, njėkohėsisht armiq mė tė mėdhenj tė vetvetes. Problemi kryesor i qeverisė ėshtė se nuk arriti tė siguronte atė qė pritej nga ajo - konsolidimin ekonomik dhe social.

Vendimi i qeverisė qė tė mos merret pjesė nė emision, ku do tė ballafaqohej me gazetarėt, nuk duhet parė vetėm si tentim pėr t'i ikur pyetjeve tė papėrshtatshme. Mė parė duhet kuptuar si njė tregues se garnitura qeveritare ka probleme me disa standarde demokratike. Raēani haptas pėrkrah tezėn e partnerit tė tij tė parė Drazhen Budishės pėr marshin e sė djathtas nėpėr rrugė dhe tė majtėt nė institucione, duke e paraqitur kėshtu platformėn e ēuditshme karshi atyre qė mendojnė ndryshe.

Tha se marshet e sė djathtės nėpėr rrugė "nuk janė aq shumė tė rrezikshme pėr Kroacinė", se "e djathta radikale me kėsi aksionesh vetėm se e stabilizon Kroacinė, nxit shumicėn e qytetarėve kundėr kėtij opcioni: sa mė shumė e djathta ėshtė brutale, qytetarėt aq mė shumė e refuzojnė atė".

Zgjedhjet lokale treguan se nuk ėshtė kėshtu. Marshet nė rrugė, madje edhe ekstremiste, assesi nuk mund tė veprojnė si stabilizuese. Si i gabuar u dėshmua edhe vlerėsimi i Raēanit se vrulli djathtist stabilizon pushtetin e tij; se opinioni nga frika e marsheve rrugore, do tė jetė fatlum me qeverinė e tij.

Derisa e djathta e paraqiti si njė kėshilltar tė vetin nė Kroaci, siē u tha, pėr "tė majtėn radikale mjaft aktive" Raēani nuk gjeti asnjė fjalė mirėkuptimi. Kėtė e pėrjetoi si pastrim tė Sodomės dhe Gomorės! Por ėshtė interesante se ku hyri kryeministri nė kėtė ekstremizėm tė majtė. Fjala ėshtė, sipas tij, pėr "individėt dhe grupet qė pėrmes mediumeve dėshirojnė ta imponojnė vullnetin e vet politik, qė me tė gjithė janė tė pakėnaqur, qė duan tė jenė profetė politikė dhe qė kritikojnė pushtetin".

Pra, "e majta radikale mjaft aktive" sipas kryetarit tė qeverisė janė gazetarėt dhe intelektualėt qė paraqiten nė mediume. Nė botė tė njėjtit mezi do tė ishin liberalė, eventualisht socialistė. Raēani, natyrisht, kėtė e di mjaft mirė, por pėr dallim nga e djathta, kundėr sė cilės asgjė nuk ka bėrė, ai pėrmes etiketės pėr tė majtėt radikalė ua mbyll gojėn kritikuesve tė politikės sė vet dhe veprimeve qeveritare. Me siguri se e ka kuptuar se sa janė tė besueshėm.

Qeveria dhe njerėzit e saj tė parė kohėve tė fundit, sa i pėrket mediumeve, bėnė disa poteze qė janė tė rrezikshme pėr shijet demokratike. Mund tė kuptohet si nervozė e tyre, sepse gjėrat nuk lėvizin si dikur, kurse krizės ekonomike dhe sociale nuk i shihet fundi. Kėto veprime mund tė kuptohen si pasojė e rrethanave dhe situatave tė vėshtira pa mjete tė mjaftueshme. Funksioni i mediumeve, mes tjerash, ėshtė qė nė emėr tė opinionit publik ta kontrollojnė pushtetin, tė hap temat dhe ta problematizojnė realitetin. Pushteti aktual nė Kroaci kėtė nuk mund ta ndryshojė, vetėm se mund tė legjitimojė gjėrat negative. Pėrndryshe gjithnjė akuzohen se praktikojnė njė light tugjmanizėm.

JELENA LOVRIĒ