AIM: start



THU, 28 JUN 2001 19:32:50 GMT

Kush i fito zgjedhjet ne Shqiperi

Kush i ka fituar zgjedhjet e javes se kaluar nė Shqipėri dhe kush do tė ndėrtojė qeverinė e ardhshme nė Tiranė? Kjo pyetje cfilitėse qė pėrmbledh brenda vetes kureshtjen, shqetėsimin pėr tė ardhmen dhe pėrgjegjėsinė normale qytetare, duket se nuk po merr njė pėrgjigje tė saktė nė shtypin shqiptar. Kaosi shtohet akoma mė shumė jashtė kufijve, nė Kosovė dhe Maqedoni, ku pėr hir tė gjendjes sė tensionuar, zhvillimet politike tė qeta dhe normale nė Shqipėri, marrin njė vlerė tė shumėfishuar. Nė tė vėrtetė edhe pse me shumė pikėpyetje, zgjedhjet shqiptare kanė ravijėzuar qartė tashmė forcėn politike qė duket se i ka fituar ato dhe raportin e forcave nė parlamentin e ardhshėm. Por pėrpara se tė arrihet deri tek kjo, duhet bėrė njė analizė e shkurtėr, por e qartė e sistemit elektoral nė Shqipėri dhe e mėnyrės se si zgjidhen deputetėt.

Sipas kushtetutės sė aprovuar mė 28 Nėntor 1998, parlamenti i Shqipėrisė pėrbėhet nga 140 deputetė, tė zgjedhur me sistemin mazhoritar (tė drejtėpėrdrejtė) dhe atė proporcional (sipas listave paraprake tė hartuara nga partitė politike). Mazhoritari parashikon zgjedhjen e 100 deputetėve me votė tė drejtėpėrdrejtė, sipas njė ndarje tė Shqipėrisė nė 100 zona elektorale. 40 deputetė tė tjerė futen nė parlament, sipas votave qė partitė politike marrin nė sistemin proporcional. Pra nė ditėn e votimit njė shqiptar duhet tė plotėsojė dy fletė. Nė tė parėn renditen kandidatėt me emra dhe me partinė qė pėrfaqėsojnė dhe nė tė dytėn tė gjitha partitė politike qė marrin pjesė nė zgjedhje. Qė kandidati tė ketė fituar zonėn e tij elektorale duhet tė fitojė 50 % + 1 tė votave tė vlefshme nė atė zonė. Nė rast se ai nuk e arrin kėtė shifėr, ėshtė i detyruar t’i nėnshtrohet njė raundi tė dytė, pra balotazhit , nė tė cilin marrin pjesė vetėm kandidati qė ka dalė i pari me atė qė ka dalė i dyti. Nga ana tjetėr, pėrqindjet e partive llogariten qė nė votimin e parė dhe pas pak kohe, partitė e dinė fare mirė se cila ėshtė pėrqindja e tyre nė rang vendi.

Nė kėtė sistem disi tė komplikuar, zgjedhjet e 24 qershorit kanė dhėnė rezultate tė paralajmėruara, por jo aq tė qarta sa mendohej nė fillim. Pas raundit tė parė ėshtė vėrtetuar se Partia Socialiste (PS) ka fituar 35 zona; Partia Demokratike (PD) ka fituar 18 zona; nė njė zonė zgjedhjet do tė zhvillohen nė datėn 8 Korrik, ndėrsa nė 46 zona do tė kemi balotazhe nė po kėtė datė. Problemi qėndron sidoqoftė nė njė tjetėr llogaritje. Nga rezultatet e raundit tė parė del se nė 45 balotazhe do tė ndeshen kandidatėt e PS me ata tė PD, ndėrsa nė njė zonė, ai i PS me kandidatin e PBDNJ (partia e minoritetit grek nė Shqipėri). Por 46 zonat qė do tė votohen nė datėn 8 korrik kanė dhėnė rezultate tė ndryshme mė 24 qershor. Nė 40 zona kandidatėt e PS kanė marrė mė shumė vota dhe janė pėrpara kandidatėve tė PD, ndėrsa nė 6 zona, PD ėshtė nė avantazh ndaj socialistėve. Diferenca e votave ėshtė shumė e ndryshme, por bie ne sy qe ne Jug te vendit socialistėt kanė njė avantazh prej 2 – 3 mijė vota ndaj kundėrshtarėve demokratė.

Nė votat e proporcionalit, PS ka fituar gati 44 %, PD 37 %, ndėrsa Partia Demokrate, e drejtuar nga ish Nėnkryetari PD, Genc Pollo, llogaritet tė ketė marrė 5 – 6 % tė votave dhe Partia Socialdemokrate rreth 3.5 perqind te votave. Nė vėshtirėsi janė Partia Aleanca Demokratike qė ka pak me shume se 2 % tė votave dhe Partia e Minoritetit Grek me 2 – 2.5 % tė votave. Sipas ligjit shqiptar, ajo parti qė nuk fiton mė shumė se 2.5 % nuk pėrfaqėsohet nė parlament. Ndėrsa duke filluar nga 2.5 % njė parti mund tė regjistrojė njė deputet pėr ēdo 0.8 % tė votave, me kusht qė asnjė deputet i saj tė mos ketė fituar drejtėpėrdrejtė nė zonė.

Po si shpjegohet atėherė qė tė dyja partitė kanė deklaruar fitore dhe kush ka fituar realisht? Njė matematikė e thjėshtė tė bėn tė kuptosh se PS i ka fituar zgjedhjet dhe se njė fushatė normale nė dhjetė ditėt e ardhshme do t’i japė asaj numrin e nevojshėm tė vendeve nė parlament pėr tė qeverisur vendin. Socialistėt kanė fituar nė raundin e parė 35 deputetė. Ata do tė pėrballen nė 46 balotazhe, ku nė 40 prej tė cilave kandidatėt e saj janė nė avantazh ndaj kandidatėve tė PD. Nga ana tjetėr, pėrvojėapolitike shqiptare e dhjetė viteve tė fundit ka treguar se ajo forcė politike qė fiton raundin e parė merr edhe 90 % tė zonave qė janė nė balotazh. Nga ana tjetėr, votat e PSD, PAD, PBDNJ dhe Partisė Agrare janė deklaruar qė tani nė favor tė PS, duke i dhėnė asaj shansin tė fitojė nga 38 – 42 zona nė balotazh. Pra nė ēdo llogari, PS do tė fitojė 73 deri nė 77 deputetė. Nė kėtė llogjikė asaj i duhen vetėm 71 deputetė pėr tė krijuar e vetme dhe pa aleanca qeverinė.

Nė llogaritjen e proporcionalit PS nuk ka mė shanse. Ajo merr mbi 70 deputetė ndėrkohė qė ka fituar 45 % tė votave proporcionale. Pra nuk ka tė drejtė tė fusė asnjė deputet nga lista e saj shumėemėrore. Ndėrsa PD qė llogaritet tė fitojė pas raundit tė dytė nė total nga 22 deri nė 24 deputetė ka edhe 36 % tė votave proporcionale. Sipas njė llogaritje tjetėr, PD do tė fusė edhe 22 deri nė 23 deputetė nga proporcionali, duke ēuar numrin e tyre nė parlament nga 53 nė 54 deputetė. Por pa arritur asnjėherė tė bllokojė krijimin e qeverisė nga socialistėt.

Atėherė pse Berisha deklaroi se ka fituar dhe ku e mbėshteti kėtė deklaratė? Nė tė vėrtetė Berisha asnjėherė nuk ka deklaruar se fitoi “Bashkimi pėr fitore” koalicioni i partive qė drejtohet nga PD. Nė njė konferencė shtypi 48 orė pas zgjedhjeve Berisha deklaroi se nė Shqipėri forcat liberaldemokrate kanė mazhorancėn e mbėshtetjes popullore karshi forcave tė majta. Berisha deklaroi se votat e marra nga PD sė bashku me ato tė Partisė sė Pollos, tė Partisė Aleanca Demokratike dhe tė Partisė sė Minoritetit Grek, janė mė tė mėdha se sa votat e marra nga socialistėt. Kjo nuk mund tė zgjidhė asgjė, nisur edhe nga fakti se Partia Aleanca Demokratike dhe ajo e Minoritetit grek janė nė aleancė me PS, ndėrsa Pollo duket mė i gatshėm pėr t’u marrė vesh me socialistėt se sa me Berishėn. Nga ana tjetėr, edhe nė njė rast tė tillė, tė gjithė deputetėt qė mund tė kenė kėto forca nuk mund tė pengojnė 72 ose 75 deputetėt qė PS duket se do tė zgjedhė drejtpėrdrejtė nė zonat.

Deklarata e Berishės ka pasur tjetėr qėllim. Ai e bėri kėtė pėr tė motivuar militantėt dhe mbėshtetėsit e partisė sė tij, komisionerėt e PD dhe gjithė infrastrukturėn qė merret me zgjedhjet. Hezitimi qė ai shprehur nė fillim, kur deklaroi se mund tė mos njohė rezultatin e zgjedhjeve provokoi indiferentizėm tek votuesit e PD. Nuk ėshtė ēudi qė shumica e tyre, duke bėrė llogarinė se kanė humbur, tė mos shkojė fare nė votime mė 8 korrik, duke i lėnė PS avantazhin e tė fituarit tė 46 zonave nė balotazh. Nga ana tjetėr, duke folur me tone entusiazte pėr partitė qė deri dje i sulmonte ashpėr, Berisha kėrkoi qė edhe votuesit e tyre tė rėnditen me tė. Berisha e ka tė qartė se ai i ka humbur zgjedhjet dhe se ai nuk mund tė ndalojė socialistėt qė tė krijojnė qeverinė. Por Berisha kėrkon qė tė ndalojė krijimin e njė koalicioni me 84 vende nė parlament, i cili do tė lejojė socialistė tė zgjedhin Presidentin vitin e ardhshėm dhe ta shpėtojnė vendin nga kriza parlamentare. Sipas kushtetutės, Presidenti zgjidhet me 3/5 e vendeve nė parlament dhe nėse konsensusi nuk arrihet pesė herė rresht, parlamenti shpėrndahet dhe vendi hyn nė zgjedhje tė parakohshme. Pra Berisha synon tė fitojė 57 deputetė, duke lėnė shanse pėr njė vit mė pas dhe duke kėrcėnuar socialistė se pushteti i tyre nuk do tė jetė i qėndrueshėm dhe nuk do tė zgjasė mė shumė se 12 muaj. Nėse ai fiton mė pak se 57 deputetė, gjithēka ka marrė fund. Partia e Pollos, Socialdemokratėt, Aleanca Demokratike, Partia e Minoritetit Grek apo edhe ajo Agrare janė shprehur se nė rast se do tė pėrfaqėsohen me deputetė nė parlament janė tė gatshėm tė gjejnė njė kompromis dhe tė mos bllokojnė procesin e zgjedhjes sė Presidentit. Nė kėtė rast, PD mbetet e vetme, praktikisht pa asnjė peshė dhe do t’i duhet tė rishihet me socialistėt vetėm pas tre vjetėsh, nė zgjedhjet lokale tė dhjetorit 2003. Deri nė atė kohė, praktikisht ajo mbetet jashtė politike. Pėr tė gjitha kėto, Berisha ėshtė fiksuar tek numri magjik 57, me tė cilin shpreson tė manovroje vitin e ardhshem. Pra nėse qeveria e ka tashmė nė njė llogari paraprake fituesin, parlamenti nuk i ka dhėnė ende fund dilemės pėr kohėzgjatjen e tij. Njė mandat i plotė katėr vjeēar, apo njė parlament qė do tė shpėrndahet pas njė viti nė pamundėsi pėr tė zgjedhur Presidentin.

BLENDI FEVZIU