AIM: start



WED, 27 JUN 2001 20:10:25 GMT

Suspendimi i serbėve nga pushteti

AIM, Zagreb, 24.06.2001.

Pėr momentin nė Kroaci jemi dėshmitarė tė njė praktike interesante: Njė i panjohur vendosi tė fillonte me aksionin e gjėrė tė eliminimit tė serbėve nga institucionet vendore, prandaj jemi pėrpara njė dukurie qė pėrbėhet nga koalicionet e jashtėzakonshme qė kanė vetėm njė qėllim – tė mos u lejojnė serbėve tė inkuadrohen nė organet e pushtetit lokal. Si pasojė kemi njė absurd: pjesėmarrja e partive serbe nė pushtetin lokal, pas konstituimit tė qeverive komunale, qytetare dhe rajonale, dukshėm ėshtė zvogėluar se sa nė kohėn e qeverisjes sė BDK-sė, me ēka rezultatet e partive politike serbe nė zgjedhjet e fundit, kryesisht ishin mė tė mira se sa rezultati i tė njėjtave parti politike nė zgjedhjet e 1997.

Shembull Vukovari. Nė zgjedhjet lokale nė kėtė qytet Partia e Pavarur Demokratike Serbe (PPDS) fitoi mė shumė se 30 pėrqind tė votave dhe sipas marrėveshjes sė parė ndėrpartiake duhej tė fitonte vendin e bashkėprefektit tė Vukovarit, pastaj zėvendės kryetarin e Kėshillit tė qytetit dhe tre kolltuqe nė udhėheqėsinė e komunės. Por, njėzet e katėr orė nga marrėveshja e parė pasoi mbledhja e pėrfaqėsuesve tė BDK-sė, PSD, PSK dhe DC sė Graniēit: nė kėtė mbledhje u vendos qė PPDS tė flakej ashpėr gjatė ndarjes sė funksioneve vendore dhe pushteti tė pėrbėhej nga i ashtuquajturi blloku kroat. Sikur gjithė kėtij rrėfimi tė mos i mungonte cinizmi, PPDS (pėr tė cilin opcion votoi ēdo i treti banor i Vukovarit) iu ofrua vendi i zėvendės kryetarit tė Kėshillit tė qytetit. Kėtė ofertė, natyrisht, e refuzuan.

"Politikisht ėshtė papėrgjegjėsi, juridikisht e papranueshme, retrogarde, jocivilizuese qė nė qytetin me marrėdhėnieve tė brishta ndėretnike tė vendoset njė pushtet njėnacional. Kėshtu asnjėherė nuk ka ndodhur nė historinė e Vukovarit", shkruanin krerėt PPDS-sė nė kumtesėn e tyre.

Megjithatė, vendimi i partive kroate ėshtė i papėrgjegjshėm, juridikisht pa mbėshtetje, retrogard, jocivilizues, qė mund tė ketė pasoja mjaft serioze pėr banorėt e Vukovarit dhe gjithė rajonit. Pyetja qė mund tė dėgjohet kėtyre ditėve nė qarqet e OSBE-sė dhe te funksionarėt e lartė tė Bashkėsisė Evropiane ėshtė: a duhet qė nė Podunavlen kroate sėrish tė vendoset administrata ndėrkombėtare si nė kohėn e UNTAES-it dhe tė kthehet gjenerali Jacques Klein nė pozitėn e guvernatorit?

Pyetja ėshtė tėrėsisht e bazuar, sepse vendoset njė pushtet njėnacional nė rajonin e Podunavles, pėrkundėr gjithė pėrpjekjeve tė bashkėsisė ndėrkombėtare qė nė kėtė rajon tė krijohen kushte pėr njė jetė normale dhe pėr gjetje tė mirėbesimit nė mes kroatėve dhe serbėve. Situata ėshtė shumė mė e keqe se sa nė kohėn e Tugjmanit, kur marrėveshja e Erdutit u siguroi serbėve pjesėmarrje nė pushtetin vendor nė rajonin e Sllavonisė dhe Baranjes. Siē qėndrojnė punėt pushteti aktual pesėpartiak i pėrmbahet marrėveshjes sė Erdutit aq sa ka borė nga viti i kaluar, duke pėrhapur vetėm fjalė pėr njė dokument tė pėrkohshėm qė askėnd nuk e obligon, por gjithashtu duket se i njėjti pushtet aspak nuk mendon pėr tė ardhmen e kėtij rajoni. Sikur e kanė kuptuar se bashkėsia ndėrkombėtare dhe organizatat ndėrkombėtare humanitare nuk e kanė ndėrmend tė japin tė holla nė rajonet ku nuk respektohet principi multietnik i qeverisjes dhe ku nuk respektohet vullneti demokratik i zgjedhėsve.

Sikur tė kishin menduar ndryshe atėherė me siguri nuk do tė kishin formuar njė qeverisje njėnacionale kroate edhe nė Beli Manastir: atje PPDS pėr nga numri i kėshilltarėve fitoi vendin e dytė, por koalicioni lokal kroat krijoi pushtetin pa asnjė pėrfaqėsues tė popullit serb. Ose nė Dardi, ku u arrit koncensusi gjithėkroat (nga PSD-ja e Raēanit e deri te PSK-ja e Gjapicevit) qė tė eliminoheshin nga pushteti serbėt, qė iu ofrua njė vend thjesht margjinal nė udhėheqėsinė vendore. Ose nė Knin, ku serbėt gjithashtu mbetėn nė opozitė shkaku i njė lidhjeve gjithėkroate; madje nė Kistanjam afėr Kninit, ku PSD-ja bėri koalicion me BDK-nė qė tė mund ta mposhte PPDS-nė...

Pushtetmbajtėsit aktual sikur tė kishin menduar pak pėr kėta atėherė do tė kishin siguruar instrumente pėr mbajtjen e seancės nė komunėn e Vijniēit ku duhet tė formohet pushteti vendor. Pėrndryshe me Juron dhe Bobanin nė gojė dhe transparentet ku shkruhej "Kroatėt asnjėherė nuk do tė jenė pakicė nė Vojnicėn kroate” dhe "Nuk u vramė qė t’iu mundėsojnė tė krijoni Krajinėn nė rrugė paqėsore" qindra demonstrues kroat penguan hyrjen nė ndėrtesėn e komunės pėr pesė kėshilltarė tė PSD-sė dhe tre kėshilltarė serb, kurse nė ndėrtesė normalisht u lėshuan pesė tė zgjedhurit e BDK-sė tė cilėt nuk mundėn tė formonin pushtetin vendor me ēka u ngrit tensioni. Demonstruesit pėrmes aksioneve tė veta, dėshironin tė bėnin presion ndaj pesėshes sė PSD qė tė hynte nė koalicion me BDK-nė duke aktruar vullnetin e popullit dhe pėrjashtuar pėrfaqėsuesit serb nė formimin e pushtetit. Ėshtė interesant se policia nuk e lėvizi as gishtin pėr tė siguruar mbajtjen e seancės konstituive tė Kėshillit komunal, kurse nėpunėsja qeveritare Marija Horvatiē deklaroi se vetėm “populli i kėsaj ane ka tė drejtė tė veprojė sipas bindjeve tė veta".

Pas incidentit nė Vijniē, Qeveria e Raēanit gjet forcė tė kumtonte se do “tė insistonte nė ndėrrimet strikte tė ligjit kushtetues pėr tė siguruar tė drejtat e etniteteve dhe bashkėsive nacionale apo pakicave, qė do tė mundėsonte inkuadrimin e pakicave nacionale nė komunat, qytetet, rajonet, ndryshime qė pėrkraheshin nga tė gjithė organet". Mbetet e paqartė prej nga kjo deklaratė kur nė shumicėn e vendeve, qė u drejtohet

deklarata, pushteti tashmė ėshtė formuar. Por ėshtė e qartė diēka tjetėr: Kjo deklaratė ėshtė plasuar shkaku i ndjeshmėrisė sė bashkėsisė ndėrkombėtare, qė gjithnjė e mė shumė ndėrron qėndrimin pėr pushtetin aktual kroat. Diplomatėt ndėrkombėtar, menduan se ky pushtet ėshtė dukshėm i moderuar dhe nuk do t’i shkonte ndėrmend qė tė diskriminonte pakicat kombėtare, por tani gjithnjė e mė shumė vėrejnė se kanė qenė nė mjegull.

IVICA GJIKIĒ