AIM: start



TUE, 26 JUN 2001 16:37:32 GMT

A do tė sjell vjeshta trazira sociale?

Derisa nga tė gjitha anėt e Malit tė Zi arrijnė informacione se punėtorėt bėjnė grevė urie ose bllokojnė rrugėt, shumė pak zyrtarė malazez bisedojnė pėr kėtė problem. Gjėrat ende mbesin nė terrenin politik. Pėr rastet sociale thuajse askush nuk mendon

AIM Podgoricė, 24.06.2001

"Paqa sociale nė Mal tė Zi mund tė qėndrojė vetėm gjatė muajve tė verės", tėrheq vėrejtjen Slavko Drlleviē, drejtor i “Hipotekarne banke”.

Drljeviē "parasheh" se "nė vjeshtė do tė ketė njė brengė tė madhe qė duhet tė dihet, kurse pushteti doemos duhet tė bėjė gjithēka qė t’u ik pasojave tė kėsaj gjendjeje".

Se Mali i Zi ėshtė nė prag tė trazirave sociale vėrtetohet edhe nga numri gjithnjė mė i madh i protestave tė punėtorėve. Xhadeja malazeze mbase ėshtė pasqyra mė e mirė e gjendjes sociale. Punėtorėt gjithnjė e mė shpesh vendosin qė pakėnaqėsinė e vet ta shprehin pėrmes bllokimit tė rrugėve. Kėshtu punėtorėt e “Obodit” nga Cetinja gjatė kėtyre ditėve ndėrprenė komunikacionin nė njė nga vijat mė tė leverdishme nė Mal tė Zi: Podgorica – Budvė. Nė shtypin ditor u paraqitėn titujt e tipit : "Kryetari i Kuvendit Maroviē vonohet nė punė shkaku i bllokimit tė rrugės".

Sikur tė gjithė menduan mė tė bėheshin mė parė rrugėt e kalueshme dhe punėtorėt tė ktheheshin nė shtėpi. Pėr gjendjen e punėtorėve nė fabrikė – asnjė fjalė. Nė ndėrkohė, duke parė se punėtorėt e "Oboda" ishin "nderuar" me vizitėn e kryetarit Gjukanoviq dhe pas kėsaj u bė aranzhmani punues i kėsaj firme me firmat sllovene, edhe shumė tė tjerė u angazhuan nė "regullimin e komunikacionit ". Kėshtu, nė gjithė Malin e Zi, u ngritėn "barikada sindikale". Punėtorėt nė shikim tė parė nuk kėrkojnė shumė. Kryesisht ata kėrkojnė pagesėn e tė ardhurave tė papaguara. Si tė mos kėrkojnė kur ka firma qė u kanė borxh punėtorėve edhe nga pesėdhjetė rroga.

Njė veprim tė kėtillė nuk e ndėrmorrėn vetėm punėtorėt dhe fabrikat e falimentuara. Shoqata tė ndėrmarrjeve private paralajmėruan se duke bllokuar rrugėt do tė shprehnin pakėnaqėsinė e tyre. Ē’kanė ata?

Qeveria e Malit tė Zi kah fundi i vitit tė kaluar vendosi qė pėrfundimisht tė vinte rregull te privatistėt dhe i "detyroi " tė paguanin tatimin nga i cili kishin ikur vite tė tėra. Tregu i zi, firmat fiktive, pėrmes sė cilave u dhanė llogari tė rrejshme, u shikuan nga pushteti nėpėr gishta shkaku i situatės sė vėshtirė nė vend… qė mundėsoi mbijetesėn e tyre, por edhe tė pėrfitonin mjaft dhe tė krijonin njė pasuri tė njėmendtė. Megjithatė, shteti tha – stop. Kėtė e bėri pėrmes vendimit qė tė gjithė dyēanet, zanatēinjtė e objektet hotelerike detyroheshin tė kishin regjistėr tatimor tė arkave ku automatikisht u llogaritet tatimi nga malli i shitur.

Pa gėnjeshtra e mashtrime. Drejtoria e tė hyrave publike, e cila ėshtė e thirrur pėr rregullimin e gjithė kėsaj pune filloi fushatėn - "Rendi ėshtė rend". Siē qėndrojnė tani punėt rendi i planifikuar vetėm se solli parregullėsi. Privatistėt ndaj fushatės sė zėshme dhe tė shtrenjtė ngritėn njė llavė akuzash kundėr autoriteteve. Para sė gjithash e akuzojnė shtetin pėr monopol. Qeveria e Malit tė Zi krijoi ndėrmarrjen SEKAS qė do tė servisojė arkat qė tregėtarėt privat i blejnė mė parė nga Drejtoria e tė hyrave publike. Thėnė shkurt – Qeveria vendosi se ēfarė arkash do tė pėrdoren, nga kush do tė blehen dhe ku do tė riparohen. Janė nė pyetje arkat "sarp" pėr tė cilat privatistėt thonė se janė tė vjetra, njė model qė askund nuk pėrdoren nė botė dhe se ata detyrohen qė pajisjet e veta t’i zėvendėsojnė me tė vjetra sepse kėshtu thotė Qeveria.

Edhe pse sipas ligjit ēdo objekt shitės duhet tė ketė arkė deri mė 1 janar tė kėtij viti qė mė vonė, gradualisht dhe varėsisht nga veprimtaria tregėtare, duhet t’i vė nė funksion, megjithatė shumė tregėtarė privat edhe sot e kėsaj dite nuk kanė. Nuk duan tė jenė viktima tė monopolit shtetėror. Policia finansiare shkaku i mospasjes sė arkave ka mbyllur disa firma private.

Tani edhe tregėtarėt privat, sipas shembullit tė punėtorėve, kėrcėnohen se do tė bllokojnė rrugėt, por kanė “menduar” edhe njė lloj tjetėr mospajtimi. Nėse nuk mundėsohet qė arkat tė blihen edhe nga distribues tjerė privat, qė kanė qenė tė detyruar tė blejnė arkat nga shteti, paralajmėrojnė se do t’i sjellin para Kuvendit tė Malit tė Zi gjatė kohės sė ndonjė seance dhe do t’ua vėnė deputetėve “e le tė shohin se ē’janė ato”, siē thotė njė pronar i njė kafeneje nė qendėr tė Podgoricės.

"Ka shumė gjėra tė njė cilėsie tė dyshimtė dhe nuk punohet qartė", komenton Slavko Drljeviē reformat aktuale tatimore. "Hyjė nė radhėn e atyre qė pėrkrahin vendosjen e arkave tatimore dhe rendit tatimor, por gjykuar sipas reagimeve, kjo duhet bėrė nė mėnyra tjera", thotė Drljeviē.

Dhe derisa nga tė gjitha anėt e Malit tė Zi arrijnė informacionet se punėtorėt e disa fabrikave bėjnė grevė urie ose bllokojnė rrugėt shumė pak zyrtarė malazez bisedojnė pėr kėtė problem. Gjėrat ende janė nė terrenin politik. Pėr problemet sociale thujase askush nuk mendon.

"Kam frikė se ne nuk e kuptojmė se nė ēfarė situate jemi”, tėrhjek vėmendjen Drjeviē. "Tė huajt, megjithatė, dijnė shumė mė tepėr nga ne. Sllovenėt nė bazė tė informacioneve tė tyre prognozojnė tė ardhme tė keqe ekonomike pėr Malin e Zi, kurse tė dhėnat pėr llogaritė pėrfundimtare tė ekonomisė malazeze pėr vitin e kaluar, qė ne tani i bėjmė publike, ata i kanė pasur kaherė", thotė Drljeviē.

Opinioni publik malazez tani pret formimin pėrfundimtar tė qeverisė sė pakicės, e cila, gjykuar sipas tė gjithėve, gjendet para sfidave tė mėdha. Nė kėtė ēast nuk ėshtė reale tė pritet qė ēėshtjet politike dhe ajo e shtetėsisė tė anashkalohen shkaku i problemeve sociale. Megjithatė, nėse bėhen realitet prognozat e disa ekspertėve se vjeshta do tė sjell trazira sociale ėshtė e vėshtirė qė tė paramendohet se ēka na pret neve tė gjithėve.

Nė ndėrkohė, Qeveria vendosi tė bėjė njė veprim radikal – tė shesė "Telekomin", momentalisht firma mė e leverdishme malazeze. Athua me kėtė shitje dėshiron t’i mbush “gropat buxhetore” dhe tė blejė edhe pak mirėqenie sociale?

MARIJANA KADIQ