AIM: start



WED, 20 JUN 2001 20:54:14 GMT

Lufta e duhanit midis Kroacise dhe Serbise

AIM, Zagreb, 17.06.2001

Deri para dy muajsh, nė Kroaci askush nuk kishte dėgjuar emrin e Stanko Subotiq-it tė quajtur Cane. Por atėherė, pas shkrimit tė parė tė serialit nė tė pėrjavshmen “Nacional”, Stanko Subotiq Cane-ja u bė ylli i vėrtetė postjugosllav i Lijepa Nashės ( mendohet pėr Kroacinė - Bukurushja jonė, shėnim i pėrkth.). Fotografia e tij nuk hiqet nga faqet e gazetave. Sot Caneja ėshtė i njohur ashtu siē ishin dikur Vjeko Slishko-ja, Nikica Jelaviq-i ose Zllatko Bagariq-i. Vetėm titulli qė mba ėshtė disi “federativ” - derisa Slishko ose Bagariqi ishin tė njohur si mafiozė kroato-evropianė, Caneja ėshtė vlerėsuar si “ udhėheqės i organizatės mafioze ballkanike” e cila mbulon territorin e ish RFSJ-s me veprimtarinė e vetė…

Tregimi filloi nė kohėn kur e pėrjavshmja “Nacional” ndoshta fare rastėsisht zbuloi se i panjohuri i deridjeshėm Stanko Subotiq Cane, i ashtuquajturi udhėheqės i mafijės ballkanike, posedon nėnshtetėsinė kroate. Nė njė cilėsi tė panjohur, garancėn pėr Canen nė Ministrinė e punėve tė brendshme gjatė ndarjes sė nėnshtetėsisė - qė nė kohėn e qeverisė sė HDZ-es e kishte dhėnė Ljubo Qesiq Rojsi, kuadėr hercegovas i Tugjmanit, ultranacionalist dhe pronar i ndėrmarrjes ndėrtimore, i cili gjatė luftės menjėherė u bė shumė i pasur. Ministri i ri i punėve tė brendshme, Shime Lluēin, vėrtetoi se MPB kroate vėrtetė ishte ajo qė i kishte dhėnė nėnshtetėsinė Canes, por si dhe pse ishte bėrė kjo gjė, Lluēin pėr kėtė nuk kishte kurrfarė njohurie. Cane-ja, ndėrkaq, ishte njėri nga 243 personat tė cilėt gjatė luftės nė Kroaci kishin fituar nėnshtetėsinė, por shumica e tyre kishin edhe dosiet kriminale. Dihet mirė se nė atė kolonė u rradhitėn edhe njė numėr i konsiderueshėm serbėsh dhe malazezėsh. Pas shpėrthimit tė saj, kjo afere plot njė muaj nuk u hoq nga faqet e para tė tė pėrjavshmes Nacional. U pa fare qartė se kjo nuk ishte diēka e rastit.

Sipas hulumtimeve tė kėsaj gazete kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėr njė serial mafioz, por pėr njė zinxhir kotrabandistėsh i cili fillon nga krerėt e disa shteteve (Mali i Zi, Kroacia, Serbia, Bosnjė e Hercegovina, pėrkatėsisht - Herceg Bosnja e dikurshme), nėpėrmjet tė prodhuesve tė cigareve, deri te kotrabandistėt mė tė imėt tė cilėt shesin nė tregje pakot e Malboros dhe Ronhilit tė Rovinjit. Mė shkurt e mė drejtė, fjala ėshtė pėr punėn e ngjashme e cila gjatė luftės bėhej me naftėn. Me kėto punė, si dihet, qarkullonin miliarda dollarė - shumė individė u bėnė tė pasur brenda natės, kurse shumė tė tjerė, poashtu po aq lehtė, i lanė kokat e tyre … Subotiq-i, sipas vėrtetimeve tė Nacionalit, tėrė punėn e ka organizuar me ndihmėn e presidentit malazez, Millo Gjukanoviqit, shefit tė shėrbimit tė sigurimit shtetror, Jovica Stanishiq dhe drejtorit tė Televizionit tė Beogradit, Millorad Vuēeliq. Subotiq-i, -sipas shkrimeve tė Nacional-it - gjatė kohės sė luftės, vite me radhė ka gjetur furnizues dhe treg pėr kotrabandimin e cigareve; Millo Gjukanoviqi ka siguruar njėsitet e kontrabandistėve, Stanishiqi ka rregulluar punėn e kalimeve dhe manipulimeve doganore, kurse Vuēeliq-i ka siguruar informatat pėr planet dhe veprimet e klaneve kundėrshtare - atyreve, nė krye tė tė cilave qėndronte i biri i Sllobodan Millosheviqit, Marko Millosheviq.

Nė kohėn kur frakcioni i Millosheviqit vendosi tė pushtojė tėrė tregun, Stanishiq-in e ndėrruan kurse ndaj Subotiq-it u shpall fletėarresti. Vuēiniq-it nė tė njėjtėn kohė ia minuan automobilin; memzi shpėtoi gjallė nga atentati. Tregimi mė vonė filloi tė ndėrlidhet dhe tė shthuret edhe nė arenėn politike: nga Mali i Zi u forcuan kėrkesat pėr ndarje - nė bazė tė sė cilės Gjukanoviqi formoi policinė dhe doganėn e pavarur - kurse Subotiq-i, nėpėrmjet lidhjeve tė veta kroate, pėrkatėsisht me Ljubo Qesiq Rojsin - fitoi pasoshin kroat. Vendimin e dhėnies sė nėnshtetėsisė kroate Stanko Subotiqit e ka nėnshkruar ministri Ivan Peniq, kurse arėsyetimi ėshtė mjaft i paqartė : nė shėnimin figuron se kjo ėshtė rekomanduar nga Ljubo Qesiq Rojsi. Duket se kjo ėshtė njė rrugė qė tė zbulohen sa mė shumė hollėsi pėr strukturėn mė tė thellė tė bashkėpunėtorėve tė Canes nė Kroaci. Kur dihet se Subotiqi, sipas shkrimeve tė Nacional-it, pėr ēdo pasosh ka marrė 80 mijė marka gjermane, ėshtė e sigurtė se ai nė Kroaci ka patur shumė bashkėpunėtorė nė shkallėt e larta dhe mė tė larta tė pushtetit. Sepse, veē tjerave, nuk ėshtė jo aq e parėndėsishme qė nė strukturėn e cigareve tė kontrabanduara pėr tregun serb dhe malazez, prodhimet e Kroacisė pėrbėjnė njė pėrqindje tepėr tė lartė.

Mė vonė “Nacional-i” mori intervistė nga Sreqko Kestner-i, ortaku kryesor i kalibrit evropian i Stanko Subotiq Canes, i cili gjėrė e gjatė shpjegoi dhe pėrshkroi punėt e tij me Canen, duke treguar, nė radhė tė parė, se tė gjitha punėt lidhur me kotrabandėn e cigareve kanė kaluar me pėrkrahje tė parezervė dhe asistencė tė organeve shtetrore tė Malit tė Zi, Serbisė dhe Maqedonisė - mirėpo, publikimin e intervistės Kestneri e kushtėzoi me mospėrmendjen e emrave tė lojtarėve kryesorė kroatė. Sipas rrėfimit tė tij, nė ēdo pako me cigare ėshtė gėrshetuar njė rrotėz e mekanizmės - nga dilerėt e imtė deri te Gjukanoviqi dhe Gjingjiq-i.

Menjėherė pas botimit nė Nacional tė kėtyre artikujve , nė Budvė u vra Bllagota Baja Sekuliq, njėri nga bashkėpunėtorėt kryesorė tė Stanko Subotiq Canes. Flitet se Sekuliqi ka ditur shumė gjėra lidhur me punėt e kotrabandės sė cigareve, nė tė cilėn janė pėrfshirė disa nga njerėzit e garniturės udhėheqėse jugosllave. Cane, sipas disa vlerėsimeve mediale, ėshtė i rėndė pėr 500 milionė dollarė; Millo Gjukanoviqi pėr rreth 130 milionė, kurse kryeministri serb Zoran Gjingjiq ka shfrytėzuar logjistikėn dhe tė hollat e Subotiqit. Sekuliqi, thonė ata qė e kanė njohur, ka qenė psiqikisht mjaft i luhatur dhe pėr tėra kėto do tė tregonte mjaft lehtė, prandaj likuidimi i tij ishte puna mė e sigurtė. Pas shkrimeve nė Nacional, Zagrebi u vizitua edhe nga ministri i punėve tė jashtme i Malit tė Zi, i cili, si flitet, ka kėrkuar qė Mesiqi tė ndalojė shkrimet e mėtejshme tė Nacionalit lidhur me mafiozėt e duhanit.

Afera “Cane” u rrit dhe u shndėrua nė skandal ndėrkombėtar. Pas shkrimeve nė nacional, Millo Gjukanoviqi paralajmėroi aktpadinė kundėr kėsaj gazete, kurse Zoran Gjingjiqi deklaroi se nuk kishte kurrfarė lidhjesh me Subotiqin, kėshtu qė e ndaloi shitjen e atij numri tė Nacionalit nė Serbi. Mirėpo, Gjingjiq-i, kur pa se drejtori i BAT-it zviceran Eddy Walpen publikisht deklaroi se Subotiqi pėrfaqėsonte qeverinė serbe nė punėt rreth ndėrtimit tė fabrikės sė BAT-it nė Serbi, me gjasė e ndėrroi mendimin e tij pėr Subotiqin. Gjingjiqi shtoi pastaj se nė Serbi nuk do tė ndėrtohej kurrfarė fabrike duhani, por pranoi se nė udhėtimet zyrtare kishte udhėtuar me aeroplanin e Subotiqit, kinse me qėllim qė tė kursente buxhetin e shtetit. Bat-i, pas disa shkrimeve nė Nacional, por nuk dihet vallė vetėm pėr kėtė shkak - hoqi dorė nga ndėrtimi i fabrikės sė duhanit nė Kragujevc, pėr tė cilėn ishin paraparė mbi 150 milionė marka gjermane.

Lufta e duhanit vazhdoi punėn mė tutje. Menjėherė pas heqjes dorė tė BAT-it nga ndėrtimi i fabrikės sė duhanit nė Serbi, u lajmėrua prodhuesi i duhanit nga Rovinji, Fabrika e duhanit Rovinj - aktualisht ndoshta fabrika mė e fortė dhe mė e shėndoshė nė Kroaci - e cila gjatė vitit tė kaluar realizoi fitimin apo profitin mė tė lartė qė ishte arritur gjer atėherė, rreth 90 milionė marka, pothuaj dy herė mė shumė se sa gjatė vitit tė kaluar. Ndėrmarrjet e grupacionit tė TDR -sė rrotulluan gjatė vitit tė kaluar mbi njė miliardė e dyqind milionė marka. Ēmimi i veprimtarisė sė tyret gjatė tre vjetėve tė fundit u rrit pėr trefish. Drejtori i TDR-sė Ante Vllahoviq nė konferencėn e organizuar pėr gazetarė deklaroi se kjo fabrikė - pėrpos rezultateve tė mira, sė shpejti duhet tė zgjerohet, pėrndryshe mund tė vetėzhduket. Qė tė mos paraqiteshin dyshime, Vllahoviq shpjegoi se Fabrika e duhanit Rovinj planifikon tė bėhet “lojtare e rajonit”. Argumentet e tij ishin mjaft tė arėsyeshme: nė tregun e rajonit - domethėnė nė ish Jugosllavi - brenda njė viti shiten afėr 80 miliardė cigare : ky ėshtė tregu i vetėm tė cilin nuk e kontrollojnė kompanitė e mėdha multinacionale dhe prandaj, i vetmi nė tė cilin mund tė pėrpunohet ekspanzioni. Synimi i TDR-sė ėshtė qė tė shesė 20 miliardė cigare; shitja e tanishme ėshtė rreth 12 miliardė. TDR planifikon tė ndėrtojė fabrikėn e cigareve nė Novi Sad. Nė tregun e atjeshėm prodhimet e TDR-sė mbulojnė vetėm afėr 12 pėrqind, tha Vllahoviq-i, duke shtuar se nė tregun serb me kohė ėshtė bėrė i njohur kualiteti i cigareve tė Rovinjit.

Vėshtirė ėshtė tė thohet se e pėrjavshmja Nacional ėshtė vėnė nė shėrbim tė mėnjanimit tė konkurencės ndaj Fabrikės sė duhanit tė Rovinjit, por e qartė ėshtė poashtu se shkrimet e kėsaj gazete u kanė bėrė shėrbim mjaft tė mirė prodhuesve istrianė tė cigareve. Pasi e dėbuan konkurentin kryesor, BAT, nga tregu kroat -duke ia ndaluar atė kohė depėrtimin nė Zadėr - tani nė tė vėrtetė tė njėjtėn gjė e arritėn edhe nė Serbi. Disa analistė vėrtetojnė se shkrimet nė Nacional janė rezultat i faktit qė kryeredaktori i Nacionalit ėshtė mik me barunin tjetėr tė duhanit serbo-malazez, Ratko Knezheviq-in, i cili jeton nė Londėr, dhe tė cilit Subotiq- Caneja i bėnte konkurencė serioze. Ndoshta ėshtė mjaft me interes tė theksohet se nė shkrimet e Nacional-it nuk ėshtė zbuluar as edhe njė emėr i vetėm serioz nga lojtarėt e palės kroate: si bashkėpuntor i mafiozėve serbo-malazezė ėshtė shpartalluar vetėm Ljubo Qesiq Rojs, roli i tė cilit nė tė vėrtetė ka qenė ai i ndėrmjetėsuesit. Por kotrabanda e cigareve nga Rovinji nė Serbi, edhe pse ishte mė e vogėl nga ajo e perėndimit, megjithatė ishte punė e dekadės dhe nuk mund tė zhvillohej pa pėrkrahjen e lojtarėve tė fortė tė kreut kroat. Ēėshtja qė ata ende kanė ngelur tė panjohur nuk ėshtė e qartė dhe shkakton poashtu mjaft dyshime.

Si do qė tė jetė, pas fillimit tė ndėrtimit tė fabrikės sė duhanit nė Novi Sad, kotrabanda me cigare nė kėtė krahinė patjetėr do tė zvoglohet, kurse tregu, si edhe nė viset tjera, do tė fillojė tė normalizohet. Mafiozėt e kohės sė sankcioneve gjatė muajve nė vijim, sipas tė gjitha gjasave do tė fillojnė tė zhduken nė njė sėrė atentatesh tė pėrgaditura. Nė territorin e Jugosllavisė sė dikurshme ka filluar tė mbijė bashkėsia tregtare e duhanit, naftės dhe ajvarit. Nė Evropė dikur kjo filloi si bashkėsi e qymyrgurit dhe ēelikut. Dhe me diē mė pak atentate, por, kjo tani mund tė emrohet si specifikė rajonale.

BORIS RASHETA