AIM: start



FRI, 08 JUN 2001 21:24:14 GMT

Afera “Nacional” dhe Mali i Zi

Afera “Del Turko”, gjegjėsisht shkrimet e shtypit italian dhe serb nė kohėn e Millosheviqit, ishte mė pak e rrezikshme se sa fushata aktuale tė cilėn e ka inicuar “Nacional-i” zagrebas

AIM Podgoricė, 31.05.2001

Opinioni politik malazez (dhe jo vetėm ai) ėshtė shqetėsuar shumė nga era e njė drejtimi tė papritur - nga ai i Kroacisė. Javorja zagrebase “Nacional” ka publikuar nė tre vazhdime tekste tė gjata pėr “bosin e kontrabandės nė Ballkan”, Stanko Subotiq Cane-n, nga Ubi, me banim tė pėrhershėm nė Zvicėr. Nė pamje tė parė, shkaku pėr njė botim tė kėtillė voluminoz - zbulimi i prapavijės se si dhe pse Subotiq, nė vitin 1999 mundi tė fitojė nėnshtetėsinė kroate, duket fare banal.

Pasoshi i Subotiqit, ndėrkaq, nuk ėshtė detaji mė i diskutueshėm. Ai, Subotiqi, sipas shkrimit tė “Nacional-it” vite me radhė po gėzon pėrkrahjen e qeveritarėve mė tė lartė malazez dhe serbė. Nė radhė tė parė tė presidentit malazez Milo Gjukanoviq, pėr tė cilin javorja nė fjalė vėrteton se me Subotiqin e pasur ndan fitimin nga kontrabanda e profitit tė lartė tė cigareve.Krahas Gjukanoviqit, nė rrjetėn e ngatėrruar tė lidhjeve tė interesit, nė kontekst kompromitues pėrmendet edhe kryeministri serb Zoran Gjingjiq, ish kryetari i parlamentit malazez, Svetozar Maroviq, si edhe shumė persona tė estradės kroate dhe serbe, pjesėtarė tė emruar dhe tė paemruar tė shėrbimeve tė ndryshme informative, njerėz tė nėntokės malazeze dhe serbe…

Nė llogari tė Gjukanoviqit janė shkruar plot akuza tė rėnda, nga tė cilat mė e rėnda ėshtė pikėrisht ajo se ai qėndron pas porosisė pėr vrasjen e Goran Zhugiqit, tė likuiduar nė Podgoricė para gjysėm viti. Zhugiq-i ishte kėshilltar pėr sigurim kombėtar i Gjukanoviqit. “Faji” i tij, sipas javores zagrebase, ka qenė se, duke qenė i angazhuar rreth fshehjes sė tė hollave tė fituara bashkė me Subotiqin, ka ditur shumė gjėra lidhur me vendin e sigurtė ku janė fshehė. Pėr Subotiqin, “mbretin e kotrabandistėve” vėrtetohet, poashtu, se ka patur “eskadrone tė vėrteta tė vdekjes” nė ēdo kohė tė gatshme pėr akcion nėse ndokush bėhej i padėshiruar nė atė zinxhir tė komplikuar tė biznisit. Mbi shpirtin e Subotiqit vihet madje edhe vrasja e Radovan Stojēiq Baxhės, njeri i Millosheviqit, zėvendės i dikurshėm i ministrit tė policisė serbe. Nė “Nacional” lista e vrasjeve tė “ortakut afarist” tė Gjukanoviqit zgjėrohet edhe me emrat e shumė njerėzve tė njohur tė nėntokės sėrbe.”Logistiku” i tij i pėrmendur i Podgoricės, Bllagoja Baja Sekuliq, pėr tė cilin vėrtetohet se para disa vjetėsh nė Athinė ka likuiduar ortakun e dikurshėm tė Subotiqit tė viteve tė hershme tė nėntėdhjeta, Vanja Bokan, u vra para dy ditėsh nė Budva.

“Nacional-i”, pėrveē serialit tė pėrmendur tė vrasjeve sipas regjisė sė Subotiqit dhe Gjukanoviqit, nė vazhdime parashtron edhe shumė detaje tė tjera kompromituese - orgji seksuale dhe megalomani e salltanete tė kėtyre dy aktorėve kryesorė tė kėtij rrėfimi. Si njė nga burimet kryesore tė kėtyre informatave, javorja malazeze pėrmend shėrbimin informativ amerikan, i cili, me gjasė, ka filluar tė hulumtojė burimet e tė ardhurave tė Gjukanoviqit prej nė kohėn kur pėr kėtė u intriguan nga blerja e njėrit nga tre aeroplanėt tė cilėt tani janė pronė e qeverisė malazeze nga ana e presidentit. Nė vazhdimin e fundit u publikua njė intervistė e gjerė e “mbretit tė duhanit” malazez, nėnshtetasit poashtu “tė freskėt” kroat, Sreēko Kestner, i cili gjerėsisht rrėfen pėr funkcionimin ilegal tė tregtisė sė cigareve nė Mal tė Zi, rreth asaj se si ėshtė ndarė profiti dhe pėr aktorėt kryesorė tė kėsaj pune me fitim tė madh nė kėto vise gjatė dhjetė vjetėve tė fundit, nga koha e aplikimit tė sankcioneve nga KB-ja. Pėr Gjukanoviqin ai vėrteton se pjesėn mė tė madhe e ka marrė pėr vete, kurse pėr Svetozar Maroviqin, thotė se nga Cane Subotiqi, ka marrė njė shtesė mujore “vetėm qė tė heshtė”. Njė apanazh tė tillė ka marrė, sipas fjalėve tė Kestnerit, edhe i ndjeri Goran Zhugiq.

Tė gjitha kėto tekste i publikon me pedanteri edhe e pėrditshmja e Podgoricės “Dan” e cila ėshtė nėn mbikqyrjen e Partisė Popullore Socialiste jashtparlamentare, parti kjo e ish kryeministrit federativ, Momir Bullatoviq.

Shkrimi i javores zagrebase pa dyshim, nė radhė tė parė, i dedikohet opinionit malazez. Dhe vėrtetė nė Mal tė Zi kjo ka marrė pėrmasat e njė afere tė jashtėzakonshme. Vetė Gjukanoviqi e demantoi shkrimin e “Nacional-it”, duke thėnė se bėhej fjalė pėr shpifje monstruoze dhe duke paralajmėruar aktpadinė kundėr “Nacional-it” dhe “Dan-it” Shkrimin lidhur me apanazhin e ka demantuar edhe Svetozar Maroviq-i. Subotiq-i, ndėrkaq, duke mohuar shkrimin e javores zagrebase nėpėrmjet avoketėve tė vet, si burim tė informatave, madje edhe si koautorė tė teksteve, e ka shpallur biznismenin dhe hotelxhiun malazez Ratko Dokiq, si dhe shefin e dikurshėm tė misionit tregtar malazez nė Uashington dhe ish mikun e afėrt tė Gjukanoviqit - Ratko Knezheviq. Kundėr tyre ka ngritur edhe aktpadi publike pėr shkak se, si thot, ofertės sė ryshfetit. Para se ta vritnin, Bllagoja Sekuliqi ka shprehur publikisht gadishmėrinė qė tė paraqitet nė gjyq si dėshmitar nė favor tė Subotiqit.

Shkrimi i “Nacional-it” ka shkaktuar njė vėrshimė tė paparė demantesh, deklaratash dhe akuzash tė ndėrsjella nė faqet e “Dan-it”. Nė orėt e vona vėshtirė ėshtė ta gjesh gazetėn nėpėr qoshqet e Podgoricės.

Mediat shtetrore dhe gazeta e pavarur “Vijesti”, qė vlerėsohet i afėrt me koalicionin e Gjukanoviqit, tėrė kėtė aferė, thjeshtė dhe lehtė - e kalon nė heshtje. Ėshtė e ēuditshme sidomos ajo se po hesht edhe gazeta opozitare “Glas crnogoraca” e cila ėshtė nėn mbikqyrjen e koalicionit “Pėr Jugosllavinė”, i cili prin nė kritikat kundėr Millo Gjukanoviqit dhe nė aferėn kundėr idhtarėve tė pavarėsisė sė Malit tė Zi. Njė qėndrim i kėtillė i “Gllas-it” shpjegohet me faktin qė “Nacional” edhe kryeministrin serb Zoran Gjingjiq e pėrmend nė rolin e “mentorit” tė Subotiqit nė Serbi, derisa koalicioni i Bullatoviqit dhe Soēevės - nė rolin e bashkėpuntorit tė DOS-it nė shkallė federative.

Edhe vetė “Dan-i” madje i kushtoi njėherė njė faqe reagimit tė politikanėve malazezė nė shkrimin e “Nacional-it”. Por, pėrveē partisė sė Momir Bullatoviqit dhe “Dan-it” i cili nė Mal tė Zi shitet mė tepėr se ēdo gazetė tjetėr, tė tjerėt sikur ngurojnė qė tė sigurojnė poena politike nė llogari tė aferės sė madhe. Liberalėt “shpresojnė se shkrimi nuk ka kurrfarė lidhjeje me tė vėrtetėn”; pėr Partinė Popullore Serbe tė Dr. Bozhidar Bojoviq-it ky ėshtė edhe njė fakt se pushteti nė Mal tė Zi ėshtė i kompromituar dhe korruptuar, kurse pėrfaqėsuesi i Partisė Socialiste popullore Predrag Bullatoviq thot se si njeri “i vjen jashtėzakonisht rėndė kur pėr Malin e Zi dhe malazezėt shkruhet nė atė mėnyrė, madje sikur ata tė jenė edhe pėrfaqėsues tė pushtetit tė kėtushėm”. Pėr kryetarin e Partisė Popullore kjo aferė ishte shkas qė tė lajmėrojė prokurorin shtetror tė Malit tė Zi qė tė ngrejė hetimet zyrtare me qėllim qė tė vėrtetohet saktėsia e shkrimit tė “Nacional-it”

Predrag Popoviq-i, funkcionar i lartė i partisė sė Soqit, paralajmėroi debat tė bujshėm parlamentar lidhur me kėtė temė nė parlamentin e sapokonstituuar malazez. As kjo deklaratė, madje, nuk tingėlloi si ndonjė kėrcnim serioz. “Dan-i”, sipas njė qėndrimi tė skajshėm demagogjik, publikisht ua ofroi faqet e veta Milo Gjukanoviqit, Svetozar Maroviqit, Zoran Gjingjiqit dhe kryeministrit maqedonas Lubēo Georgijevskit ( pėr tė cilin vėrtetohet poashtu se ėshtė mbrojtės i Subotiqit) qė tė “ shpallin qėndrimet e tyre”. Gjingjiqi zgjodhi faqet e shtypit serb, kurse tė tjerėt kėtė ofertė nuk e pėrfillėn fare.

Nuk duhet, ndėrkaq, tė mashtrohemi. Nė Mal tė Zi mbretėron mendim i pėrgjithshėm se, sado e zhurmėshme, afera “Del Turko” dhe fushata dyvjeēare antigjukanoviqase e faqeve tė shtypit italian dhe serb e cila kėsaj i parapriu, pėr bashkėpunimin me mafiozėt italianė, ishte diē mė pak e rrezikshme pėr presidentin malazez se kjo tani, e inicuar nė Kroaci. Vlerėsohet se pushteti i Gjukanoviqit kurrnjėherė mė parė nuk ėshtė rrezikuar sikur tani. Askush deri tani nuk e mohon, por mendim i pėrgjithshėm ėshtė se krahėt i ka mjaft tė shkurtuar pėr realizimin e projektit tė Malit tė Zi tė pavarur.

Nė Podgoricė bėhen kalkulime tė ndryshme jozyrtare lidhur me prapavijėn dhe motivet e shkrimit tė “Nacional-it” Ekziston bindje e pėrgjithshėm se prapa kėsaj qėndron, para sė gjithash, shėrbimi i fshehtė amerikan dhe interesat amerikane. Mė saktė: me komprometimin e Gjingjiqit dhe Gjukanoviqit do tė forcohet pushteti i Koshtunicės si njė “atu ballkanik” proamerikan. Zbulimi i detajeve lidhur me kotrabandėn e cigareve nė Mal tė Zi nuk do tė skandalizonte askend. Pėr kėtė temė flitet haptaz edhe nė instancat mė tė larta. Prandaj projekti pėr Malin e Zi tė pavarur nė “Nacional”shpjegohet ekskluzivisht vetėm si dėshirė e njohur e Gjukanoviqit pėr tė mbrojtur pushtetin “apsolut mafioz”. Lidhur me kėtė, shihet qartė, nuk ekzistojnė dilema. Fakt dhe vėrtetim pėr kėtė ėshtė edhe vrasja e Sekuliq-it, pa marrė parasysh se cili mund ta ketė porositur dhe kryer kėtė vrasje.

GORDANA BOROVIQ