AIM: start



FRI, 08 JUN 2001 21:23:25 GMT

Dreka akademike qe u kthye ne rast politik

AIM TIRANA, 08.05. 2001

Kur kryetari i Akademise se Shkencave te Shqiperise, Ylli Popa, gjate nje konference te akademive te Ballkanit ne Shkup ne fund te majit kaloi nje dreke me kryetarin e Akademise se Shkencave te Maqedonise Gjorgji Efremov, veshtire se e kishte menduar se kjo do te shnderrohej ne nje dreke politike dhe ne nje date te rendesishme per marredheniet dypaleshe. Gjate asaj dreke kryetari i akademise maqedonase i paraqiti homologut shqiptar nje propozim per zgjidhjen e krizes aktuale maqedonase nepermjet shkembimit te territoreve dhe te popullsive midis dy shteteve, Maqedonise dhe Shqiperise. Profesor Popa e kaloi ne heshtje kete propozim, duke menduar se ishte nje diskutim i lire akademik ne nje dreke akademikesh, por nuk kishte qene plotesisht ashtu. Kater dite me pas kryetari i akademise maqedonase e lancoi publikisht planin e shkembimit te territoreve dhe te popullsive midis dy shteteve si nje propozim per zgjidhjen e krizes, dhe mediat maqedonase njoftuan se propozimi i ishte dorezuar kryetarit te akademise se Shkencave te Shqiperise. Ne kete menyre nje dreke akademike u shnderrua ne nje rast politik, qe kishte te bente me nje situate te re ne marredheniet midis dy shteteve.

Ne te vertete propozimi i kryetarit te Akademise se Shkencave te Maqedonise erdhi si nje rrufe ne dite te kthjellet ne marredheniet midis dy shteteve, sepse per here te pare nje oferte prishjesh kufijsh e shtetesh dhe nderrimit te territoreve dhe popullsive vinte nga nje nivel aq i larte maqedonas. Por pikerisht per kete Tirana duket u ndodh ne nje pozite jo te lehte per te reaguar. Ne fakt propozimi i kryeakademikut maqedonas, ndonese tingellon si fantapolitike, eshte i guximshem thjeshte ne oferten qe ben per prishjen e kufijve ekzistues te shtetit te vet. Sidomos po te mos harrohet se per kete gje, pra per synimin per prishjen e kufinjve, qeveria maqedonase ka akuzuar ate qe quhet Ushtria e Clirimit Kombetar,e cila eshte perfshire ne nje konflikt te armatosur me forcat qeveritare ne Maqedoni.

Ndonese propozimi bombe i leshuar nga Shkupi kishte te bente me marredheniet midis dy shteteve dhe ndonese harta e ndarjes se tokave, e propozuar nga maqedonasit , qartasi ishte paraprakisht e papranueshme per shqiptaret, qeveria ne Tirane u tregua e kujdeseshme te mos bente ndonje deklarate zyrtare. Kryeministri Ilir Meta i angazhuar teresisht ne fushate elektorale per zgjedhjet parlamentare te 24 qershorit, kur u pyet nga gazetaret gjate nje mitingu, e hodhi poshte propozimin e Akademise maqedonase. Ne pozita me te forta kritike u paraqit presidenti i Shqiperise Rexhep Mejdani, i cili nuk eshte i perfshire ne fushaten elektorale. Ne nje interviste per nje te perditeshme italiane ai e cilesoi si te gabuar propozimin e akademikut maqedonas dhe nenvizoi se nderkohe qe shqiptaret dhe perfaqesuesit e tyre politike flasin per ruajtjen e integritetit territorial te Maqeedonise, perfaqesuesit e elites kulturore e politike maqedonase leshojne kete ide, e cila mbart rrezikun e demtimit te rende jo vetem te stabilitetit te Maqedonise, por edhe te gjithe rajonit te Ballkanit.

Ajo qe bie ne sy eshte se propozimi maqedonas, i cili kerkonte qe qyteti i Pogradecit dhe pjesa shqiptare e Liqenit te Ohrit dhe te Prespes ti jepeshin shtetit maqedonas, u be ne kulmin e fushates elektorale ne Shqiperi. Megjithese ai mund te ishte nje rast i mire per te rritur tonet dhe temperaturat nacionaliste te partive politike te angazhuara ne fushate, nuk ndodhi aspak keshtu. Ceshtja maqedonase vazhdoi te mos zere ose te zeje shume pak vend ne fushaten elektorale te partive politike. Partia Demokratike ne nje pronocim te vecante me 2 qershor i denoi propozimet maqedonase si lajthitje te shkaktuara nga korentete e forta sllavo- maqedonase qe kerkojne dezintegrimin e Maqedonise dhe si te papranueshme per mentalietin modern. Nenkryetari i Partise Demokratike Gjana e cilesoi planin nje cmenduri politike, ndersa Partia Socialiste, qe kryeson koalicionin qeverises, ne nje deklarate te saj theksoi se tani eshte koha ti shkrijme kufijte e jo ti ndryshojme. Partite e tjera politike nuk jane marre deri tani me kete teme. Reagime te shumta pati ne qytetin e Pogradecit, i cili sipas plani maqedonas propozohet ti jepet Maqedonise, dhe kryetarja e bashkise deklaroi se propozimi eshte nje absurditet.

Ne dallim nga partite politike,mediat shqiptare i kane kushtuar nje hapesire dhe vemendje me te madhe propozimit maqedonas, duke e kritikuar ashper ate. Madje ne mediat shqiptare eshte terhequr vemendja qe destabilizimi i Maqedonise po kerkohet nga qarqe te ndryshme maqedonase dhe te gjitha ato kane nenvizuar ngjashmerine midis memorandumit te njohur te Akademise se Shkecave te Serbise per Kosoven qe u be platforma e politikes nacionaliste te ish presidentit Miloshevic dhe planit te tanishem te akademise maqedonase. Ne fakt edhe qeveria, edhe partite politike ne Shqiperi, i permbahen te njejtit qendrim te partive politike shqiptare ne Maqedoni, te cilat kembengulin ne ruajtjen e Maqedonise si shtet i perbashket i maqedonasve dhe shqiptareve. Nje studim i Departamentit Amerikan te Shtetit para disa ditesh konkludonte se 87 perqind e shqiptareve te pyetur ne Maqedoni jane per ruajtjen e Maqedonise. Zevendesministri i jashtem shqiptar Pellumb Xhufi, duke folur per planin e Akademise Maqedonase deklaroi se nuk jemi per ndarje, por per shoqeri demokratike dhe idea e mesiperme na kthen ne fundin e shekullit 19-te, ndersa ne jemi ne shekullin e 21, ku mbizoteron idea e bashkejeteses.

Ndonese propozimi i akademikeve maqedonas per shkembimin e territoreve dhe te popullsive midis Shqiperise dhe Maqedonise vjen ne kulmin e fushates elektorale ne Shqiperi dhe te krizes brenda ne Maqedoni , ai nuk pati efektet qe mund te mendohej se do te kishte.Kjo ka shpjegimet e veta.

Duke qene se qeveria maqedonase dhe faktori nderkombetar kane kritikuar ashper grupet e armatosura te shqiptareve te Maqedonise te mbledhur nen emblemen e UCK-se, se duan te shkaterrojne shtetin, qarqet zyrtare e politike ne Tirane mendojne se nuk do te ishte e pershtateshme te hyhej ne polemika me disa qarqe maqedonase qe kerkojne te njejten gje, duke menduar se vete komuniteti nderkombetar do ta kundershtoje ate plan. Dhe ne kete drejtim duket se Tirana ka pasur te drejte, sepse si Bashkimi Evropian, nepermjet Solanes, ashtu dhe NATO nepermjet zyrtareve te saj dhe SHBA nepermjet zevendesndihmesit te sekretarit te shtetit, Xhejms Svajgert, e cilesuan propozimin e kryeakademikut maqedonas si te rrezikshem. Ne kete mes Tirana llogarit se do ishte me mire te mos implikohej edhe ajo ne fushaten e kritikes se ketij plani. Nga ana tjeter fakti, qe pas reagimeve te forta nderkombetare, edhe udheheqesit kryesore politike te Shkupit, e kritikuan planin e Akademise se tyre, ia lehtesoi qeverise shqiptare permbajtjen e saj.

Ne keto kushte ne Tirane kane menduar se neglizhimi do te ishte nje pergjigja me e drejte per propozimin e akademise maqedonase, por ketu po perhapet mendimi se ai duhet te gjeje nje pergjigje nga homologet akademike shqiptare, te cilet duket se do ta ndjejne detyrimin moral te kompensojne edhe ata dreken e tyre akademike ne Shkup me nje pergjigje politike nga Tirana.

ARJAN LEKA