AIM: start



THU, 31 MAY 2001 12:34:08 GMT

Optimizmi i pėrbėrė prej skandaleve

Nė konferencėn ndėrkombėtare pėr investime nė turizmin malazez tė huajt nė vend se tė shihnin potencialet e pashfrytėzuara nė tė cilat ia vlen tė investosh ata hetuan ēėshtjet e pazgjidhura pronėsore dhe pakujdesinė ndaj natyrės.

AIM Podgoricė, 29.05.2001

Konferenca ndėrkombėtare rreth investimeve nė turizėm nė Malin e Zi ka pėrfunduar gjatė javės sė kaluar nė Budvė. Tė huajt e organizuan, tė huajt qėndruan – gjithsejt 160 pėrfaqėsues tė organizatave tė ndryshme turistike e finansiare. Nikoqir zyrtar i takimit ishte Qeveria e Malit tė Zi, kurse organizator "Burba Hotel Netvork".

Tė gjithė theksuan se ky ėshtė njė rast kryesor pėr rifillimin e shkėlqimit tė moēėm tė turizmit malazez dhe tėrheqjes sė sėrishme tė mysafirėve nga jashtė, por edhe investitorė. Megjithatė, konferenca e paralajmėruar me aq shumė pompozitet nuk kaloi pa skandal.

Athua nikoqirėt nga Ministria e Turizmit dhe institucionet tjera shtetėrore harruan se investuesve tė huaj u ofrojnė edhe pronėn e cila ėshtė kontestuese? Paralajmėrimet optimiste pėr 36 projektet e ofruara pėr ndėrtim dhe rikonstruim tė objekteve turistike pėr ēka janė tė interesuar tė huajt qė nga dita e parė e konferencės ranė nėn hijen e “ngjarjeve prapa kulisave”. Ish-pronarėt e objekteve dhe vendeve qė u nacionalizuan gjatė

kohės sė RSFJ-sė nuk kanė harruar se Qeveria malazeze ofron pėr shitje diēka qė nuk ėshtė e saj.

"Shoqata pėr kthimin e pronės sė dikurshme" nė Konferencėn ndėrkombėtare nė Igalo erdhi me qėllimin qė tė paralajmėronte investitorėt e huaj pėr rrezikun qė mbartin pėr hyrje nė turizmin malazez. Argument pėr kėtė janė raportet e papastruara pronėsore dhe ligji pėr denacionalizim qė ende nuk ėshtė miratuar nė Mal tė Zi. Pėrndryshe janė disa versione qė qarkullojnė nė Mal tė Zi qė prej njė viti, por asnjėri nuk e ka gjetur udhėn deri tek Parlamenti. Se kur do tė miratohet ligji dhe kur do t’u kthehet prona pronarėve tė dikurshėm askush kėtė nuk e di.

Kryetari i "Shoqatės pėr kthimin e pronės sė dikurshme” Velko Uskokovioē pohoi se gjatė tentimit pėr tė hyrė nė sallėn ku mbahej konferenca, ministri i turizmit Vlado Mitroviē e kishte kėrcėnuar me burgosje. Pas kėsaj Uskokoviē mbeti nė “shoqėri” me policėt. Nga ana tjetėr, ministri Mitroviē e demantoi Uskokoviēin, duke pohuar se ai vet kishte kėrkuar ta arrestonin.

Ndihmės ministri i turizmit Dragan Ivanēeviē gjithė rastin e sqaroi me faktin se nė konferencė “gjendeshin bankierė tė njohur dhe operatorė turistikė nga tė cilėt varet fillimi i ciklit investues nė turizmin malazez dhe tė cilėt njė vit e gjysmė i kemi lutur tė vinin nė kėtė konferencė”.

Ivanēeviē shtoi se nuk do tė ishte nė rregull qė investuesit e jashtėm tė pėrjetonin tė papritura tė padėshirueshme.

Ku ėshtė e vėrteta, dhe kush ēfarė qėllimi kishte, tani kjo nuk ėshtė aq e rėndėsishme. Ėshtė shumė mė e rėndėsishme pamja para sė cilės u shtangėn investitorėt potencial nga jashtė shkaku i incidentit qė ndodhi nė parahyrjen e sallės ku mbahej konferenca.

Vetėm njė ditė mė pas, kryeministri Filip Vujanoviē, duke iu drejtuar investitorėve tė mbledhur, theksoi se “Mali i Zi ofron kuadėr ekonomik stabil dhe tė sigurtė pėr investime”. Optimizmi e kaploi edhe Veselin Vukotiēin, nėnkryetarin e Kėshillit pėr privatizim, i cili duke folur pėr potencialet e shumta tė Malit tė Zi, vlerėsoi se perspektiva zhvillimore e Malit tė Zi ėshtė e qartė dhe e sigurtė.

Nė Konferencėn nė Igalo u prezentua edhe Master – plani i zhvillimit tė turizmit qė e kishin pėrgatitur ekspertėt gjerman. Ministri Federal i Gjermanisė pėr Bashkėpunim Ekonomik dhe Ripėrtrirje Folker Herman theksoi se studimi i master – plnait ishte bėrė nė pėrputhje me rrethanat ekonomike dhe ekologjike.

Se cilat janė kėto rrethana ekonomike e ekologjike, ėshtė e tepėr tė flasėsh. Organizata turistike e Malit tė Zi gjatė javėve tė kaluara priti gazetarėt sllovak e ēek qė do tė duhej tė ishin promovues tė begative turistike tė vendit tonė nė vendin e tyre. Megjithatė, i pyetur se ēka mendon pėr ofertėn e Malit tė Zi njė gazetar nga Ēekia tha se natyra ėshtė shumė e bukur, por ėshtė shumė e ndotur. "Nė ēdo hap deponi tė egra dhe grumbuj bėrrlloku”, tha gazetari duke shtuar se Mali i Zi, megjithatė, duhet t’i referohet klientėve vendės sepse tė huajve nuk ka se ēfarė u ofron, sė paku tani.

Por, t’i kthehemi Konferencės, e cila, pa mos llogaritur ngjarjet politike, u paralajmėrua nė Mal tė Zi si ngjarja mė e rėndėsishme pėr kėtė vit. Njė e dhėnė tjetėr pėr kėtė ėshtė edhe paraqitja e kryetarit malazez Milo Gjukanoviqit natėn e fundit tė Konferencės, i cili iu drejtuar investuesve tė pranishėm.

Atė natė, qė duhej t’i vinte vulėn gjithė ngjarjes, mysafirėt u ftuan nė

Shėn Stefan. Qytet-hotel, amza e turizmit malazez me tė cilin mburret gjithė opinioni malazez, qė “duhej” tė “bindte” tė huajt se ia vlente tė investohej kėtu.

Nė vend tė kėsaj edhe njė skandal. Tė huajt ishin tmerruar me ndotjen e detit rreth siujdhesės Shėn Stefani qė nuk duke si margaritarė i kaltėr, siē paraqitet nė katalog. Athua pėrfaqėsuesit e Qeverisė ua sqaruan mysafirėve se kjo ishte “vetėm” pasojė e ndėrtimeve tė egra dhe hudhjes sė pakontrolluar tė materialeve ndotės nė det ose gjetėn ndonjė pėrgjigje mė tė mirė – kjo ėshtė e panjohur.

Pas pėrfundimit tė Konferencės u shpreh edhe drejtori i SHTH "Budvanska rivijera" Ivo Armenko duke thėnė se pamja e plazhit nė Shėn Stefan paraqet njė “imazh tė keq dhe katastrofė ekologjike” , duke shtuar se tė huajt, investuesit potencial, gjatė qėndrimit nė natėn e fundit nė Shėn Stefan, ishin “tmerruar” me atė qė kishin parė.

Megjithatė gjithēka mbeti nė hijen e optimizmit qė e “shpėrndajnė” gjatė

kėtyre ditėve nėpėr opinionin publik punėtorėt turistikė. Kurse “nxitje pozitive” pėrhapin edhe disa konsultantė tė huaj qė marrin pjesė nė programin pėr zhvillimin e turizmit tė kėtushėm.

"Mali i Zi ka plazhe tė jashtėzakonshme, liqenin e Shkodrės, Bokėn e Kotorit, dhe bregdetin mė tė mirė nga Italia deri nė Shqipėri, gjegjėsisht gjitha mundėsitė tė afrojė investitorė tė jashtėm”, tha nė Konferencėn e

Igalos, Johan Fridrih Engel, njė nga konsultuesit kryesorė nga Gjermania. Sipas fjalėve tė tij Mali i Zi vetėm pret rastin tė zgjohet dhe sėrish tė pres mysafirė nga jashtė.

Pritet informata kthyese nga tė huajt. Athua do tė dėshirojnė tė vijnė sėrish?

MARIJANA KADIC