AIM: start



WED, 30 MAY 2001 15:57:51 GMT

Ėshtė ndėrprerė dialogu mes Sofjes dhe Paktit pėr Stabilitet

Marrėdhėniet qartėsohen pėrmes mediumeve

AIM Sofija, 24.05.2001.

Koordinatori i Paktit pėr stabilitet Bodo Hombah tmerrėsisht iu hidhėrua

qeverisė bullgare. Sjellja e kabinetit nė Sofje ndaj Paktit pėr stabilitet nuk u shkon pėrshtati standardeve evropiane, pohoi nė fillim tė muajit maj kėshilltari i dikurshėm i kancelarit gjerman Gerhard Shrederit dhe adresoi kritika tė ashpra kundėr qeverisė sė kryeministrit Kostov.

Pa ndonjė qėndrim diplomatik, gjatė njė interviste pėr radion Dojēe Velen, ai duke mos u hamendur deklaroi se ėshtė i irituar tejmase me mosgatishmėrinė e qeverisė nė Sofje tė marrė pjesė nė ndėrtimin e dy programeve nga tė cilėt njėri paraqet iniciative antikorrupcion pėrbrenda Paktit.

Para se Hombah tė shprehte pakėnaqėsinė e vet, ish-kėshilltari pėr politikė tė jashtme i kryetarit bullgar dhe koordinatori i tashėm nacional i Paktit pėr Stabilitet Vladimir Filipov u dha njė intervistė mediumeve bullgare ku e kritikoi ashpėr Paktin. Ai lansoi idenė qė tė ndėrrohej emri i Paktit pėr Stabilitet sepse kishte ndėrrim tė realitetit nė rajon.

Sipas Filipovit gjėrat po ngecin nė sferėn ekonomike. Mendimi i tij ėshtė se investuesit i ikin rajonit sepse nuk ka siguri. Kurse siguri nuk ka sepse Pakti ka harruar tė investojė nė zhvillimin ekonomik tė rajonit, kurse situata nė Maqedoni solli deri tek ngathtėsia e projekteve tė mėdha ndėrkombėtare, veēmas nė sferėn e infrastrkturės.

Nga ana e tij Hombah nė intervistėn pėr Dojēe Velen e quajti Filipovin "koordinator i cili nuk koordinon, por vetėm ngatėrron" dhe shprehu dėshirėn e tij "qė tė ndėrrohej". Ėshtė shumė vėshtirė tė mendohet qė ish-diplomati Filipov tė shprehte mendim tė kėtillė pėr Paktin nėse para tij nuk ishte shprehur ngjashėm edhe kryeministri Ivan Kostovi. Gjatė kohės sė vizitės sė tij nė SHBA ai deklaroi se Pakti ėshtė menduar si njė instrument pėr zhvillimin e rajonit, por nė kontekst tė Jugosllavisė nga koha e Millosheviqit. Sipas Kostovit, pasi diktatura nė Beograd u zėvendėsua me njė pushtet demokratik, gjithė iniciativa duhet tė rishqyrtohet.

Duket mjaft e ēuditshme se kontakti mes Hombait dhe koordinatorit nacional pėr Bullgarinė fillojė tė realizohet pėrmes mediumeve. Por para se tė vinte deri te ky "dialog" Hombah mjeshtėrisht shprehu habinė e tij rreth sinjaleve penguese qė vinin nga Sofja. Gjatė takimit tė tij me kryetarin bullgar Petar Stojanovin nė Bukuresht mė 1 maj ai lajmėroi se shefi i shtetit dhe kryetari i qeverisė kanė divergjeca ndaj iniciativės pėr Evropėn Juglindore koordinator i sė cilės ėshtė ai. Atėherė potencoi se janė ndarė para pėr njė urė tjetėr mes Bullgarisė dhe Rumanisė nė Danub, por bėri me dije se do tė jepen me njė kusht qė Sofja tė pastrojė raportet me Paktin.

Pėr Hombah, por edhe vėzhguesit nga jashtė ėshtė e pakuptueshme se si ka mundėsi qė qeveria e Ivan Kostovit tė distancohet nga iniciativat antikorrupsion tė Paktit pėr Stabilitet. Ėshtė e mundshme qė nė kėtė mėnyrė kryeministri dėshiron tė sugjerojė se korrupsioni pėr kėtė qeveri ėshtė diēka e huaj, por vėshtirė se nė kėtė mėnyrė do tė mund ta bind dikend. Aq mė tepėr kur janė mė tė pranishme dyshimet pėr tė kundėrtėn.

Nė programin kundėrkorupsion potencohet qartė se para se tė finansohet projekti nė kuadėr tė Paktit pėr Stabilitet duhet tė bėhet e qartė se nuk do tė keqpėrdoren mjetet. Programi parasheh aksione pėr pengimin e korupsionit, inkuadrimin e grupeve drejtuese tė krijuara me pjesėmarrje tė nėpunėsve tė Paktit, kryesuesve tė BE, vendeve rajonale dhe iniciativave ndėrkombėtare tė specializuara pėr pengimin e korupcionit.

Ky nuk ėshtė rasti i parė qė qeveria bullgare ta ketė nė shėnjestėr Paktin pėr Stabilitet. Nė vjeshtėn e kaluar shefi i komisionit parlamentar pėr politikė tė jashtme Asen Agov qė pėrndryshe ėshtė pjesėtar i Lidhjes sė forcave demokratike nė pushtet u kėrcėnua se Bullgaria do tė dalė nga Pakti nėse nuk largohet nga lista negative pėr viza. Me kėtė rast nė shenjė proteste kundėr "pėrdorimit" jokorrekt tė Paktit koordinatori i atėhershėm nacional Nikola Karadimov dha dorėheqje. Atėherė vendin e tij e zuri Vladimir Filipov.

Nėse atėherė sulmet nė adresė tė Paktit ishin tė diktuar me dėshirėn qė tė tėrhiqej vėmendja ndaj problemit tė vizave, sot nė kritikat e kryeministrit Kostov dhe nėpunėsve tė tij nuk mund tė gjendet asnjė argument i logjikshėm. Aq mė tepėr qė Perėndimi ofroi garancion se nuk ka ndėrmend tė inkuadrojė Bullgarinė nė ndonjė skemė rajonale, pėr ēka kishte droje gjatė vjeshtės sė kaluar. Mbase dėshmia mė e mirė pėr kėtė ėshtė heqja e shengen vizave pėr bullgarėt.

Ėshtė e vėrtetė se sipas vlerėsimeve tė shumė vėzhguesve Pakti pėr Stabilitet ka mjaft mangėsi veēmas sa i pėrket projekteve tė infrastrukturės. Por kur njė vend parashtron pyetjen kritike se athua Pakti punon mirė ose jo, duhet tė shikojė se ēfarė ka bėrė vet, cili ėshtė kontributi i tij qė ndonjė iniciativė tė funksionojė me sukses. Dhe kur tėrhiqet nga njėri apo programi tjetėr fillon dyshimi rreth seriozitetit tė njė metropole tė caktuar rreth idesė sė Paktit.

Veē kėsaj, sa i pėrket Paktit, vendet e Evropės Juglindore nuk duhet tė llogarisin vetėm nė projektet e tyre, janė kategorik vėzhguesit e proceseve nė rajon. Qėllimet e tyre bazė janė qė vendet e Evropės Juglindore tė demokratizohen, qė tė zhvillohen ekonomikisht dhe tė kenė stabilitet politik. Kėto tre qėllime shkojnė sė bashku me njė qėllim strategjik - tė shpejtojnė pėrgatitjet e gjitha vendeve pėr inkuadrim sa mė tė shpejtė nė Bashkimin Evropian.

Nė kėtė kuptim sulmet nė adresė tė Paktit mė shumė dėm i sjellin Bullgarisė nė raport me Be-nė dhe nė linjave tė perspektivės evropiane tė Sofjes.

Sepse Pakti para sė gjithash ėshtė njė marrėveshje pėr bashkėpunim mes vendeve tė rajonit, nga njėra anė dhe atyre qė duan tė ndihmojnė vullnetarisht, nga ana tjetėr. Kurse baza e kėtij bashkėpunimi ėshtė dialogu.

Natyrisht, mediumet janė faktor i rėndėsishėm pėr intensifikimin e dialogut, por ėshtė vėshtirė qė ata tė mund tė jenė si ndėrmjetės nė kėtė dialog. Ai duhet tė ndodhė pėrherė, tė jetė principiel dhe qėllim mirė. Dhe nėse Sofja arrin ta ripėrtrijė, atėherė nga kjo do tė pėrfitonte edhe Pakti edhe rajoni edhe Bullgaria.

PLAMEN KULINSKI