AIM: start



SUN, 27 MAY 2001 01:09:58 GMT

Mbreti mbledh votat e protestes Bullgare

Forcat qeveritare kanė mobilizuar tėrė pushtetin kundėr Simeonit II, por kjo vetėm ka shtuar pėrkrahjen e zgjedhėsve lėvizjes sė tij

AIM, Sofje, 20.05. 2001

Kurdo qė dikujt i kėrcėnohen me thikė, Bullgari mban anėn e tė rrezikuarit. Sidomos nėse ai qė kėrcėnon me thikė nuk i duket i afėrt.

Diēka e ngjashme dhe pothuaj e njėjtė ndodhi edhe me tė ashtuquajturėn ēėshtje e mbretit. Paraqitja nė skenėn politike e Simeonit II, tė cilin pushteti komunist nė vitin 1946 e dėboi nga vendi, dhe paralajmėrimi se do tė marrė pjesė nė zgjedhje me tėrė formacionin e vet politik, ka tronditur fort Lidhjen e Forcave Demokratike (SDS) nė pushtet. Nga ana e SDS-it - i cili veten e vlerėson si parti demokristiane - pjesėmarrja e Simeonit II nė garat parazgjedhore ėshtė pritur pra si fatkeqėsia mė e madhe pėr Bullgarinė. Kjo, pėrndryshe, ėshtė diēka paradoksale kur dihet se nė radhėt e saj ka edhe mjaft monarkistė. Por humbja nė zgjedhjet e 17 qershorit, qė me gjasė ėshtė evidente, ka bėrė vend pėr njė betejė tė mundimshme pėr zhdukjen e kundėrshtarit. Sipas tė gjithas gjasave, nė dėshirėn e tyre tė marrė qė tė groposin kundėrshtarin Simeon II, pushtetarėt nuk do tė ndalen as pas zgjedhjeve.

Megjithatė, ēdo “kurth” i ri kundėr tij, do t’ia shtojė mė shumė autoritetin. Kėshtu vetėm brenda njė muaji pėrkrahja Lėvizjes Kombėtare Simeonit II (NDS II) ėshtė trefishuar dhe sipas sociologėve tė Qendrės kombėtare pėr hulumtimin e opinionit publik (NCIOM) ka arritur 34,4 % e pabesueshme. Duke marrė parasysh se Bullgaria ka 6,3 milionė banorė, atėherė del se pėr tė do tė votojnė 2 mln Bullgarė. Tė ngjashme janė edhe tė dhėnat e agjencive tė tjera sociologjike.

Nuk ėshtė e ēuditshme qė NDS II ėshtė paraqitur si fenomen elektoral. Ky sukses ėshtė arritur pa kurrfarė pėrpjekjeje tė vetė mbretit. Nė fillimi Simeoni II ishte mjaft i rezervuar nė fjalė dhe veprime- i vetmi premtim i tij ishte se do ta ngrejė nė kėmbė vendin pėr 800 ditė dhe qė Bullgarėt i ftoi qė tė kenė besim nė tė.

Dihet mirė se sikur dikush tjetėr dhe jo mbreti tė thoshte fjalėt “ Tė kini besim nė mua”, njerėzit do tė qeshnin dhe do t’ia kthenin shpinėn. Por shkaku i mozbatimit tė drejtė tė reformave nė jetėn politike tė Bullgarisė ka krijuar vend pėr forca tė tjera, tė cilat zgjedhėsve u premtojnė diēka tjetėr. U vėrtetua se njerėzit janė tė gatshėm t’i japin besimin dikujt qė deri tani nuk ėshtė ndyrė dhe nuk ėshtė turpėruar pėr diēka.

Pikėrisht pėr kėtė shkak kundėr Simeon Koburgotskos u shfaqėn “ngatėrresat”. Gjyqi dy herė me radhė nuk e regjistroi lėvizjen e tij. Por nė fund Komisioni Qendror zgjedhor (CIL), i cili Simeonin tėrė kohėn e mbante nė paqartėsi, vendosi ta lejojė tė marrė pjesė nė zgjedhje por bashkė me koalicionin nė pėrbėrjen e tė cilit janė dy parti fare tė panjohura. Tani kur Gjyqi Suprem i hudhi si tė pabaza ankesat e fundit, rruga e mbretit drejt fitores ėshtė e ēelur dykrahėsh. Kjo ėshtė ajo qė disave ua tendos nervat.

Tė gjitha mediat proqeveritare janė hedhur nė sulm sipas asaj qė “nėn kaun tė kėrkojnė viēin” mėnyrė kjo qė njerėzve t’ua “hapin” sytė. Ithtarėt e SDS-it kėtė rast e kanė shfrytėzuar qė Simeonin ta pėrbaltin edhe jasht vendit. Nė kėtė drejtim publicitet tė gjerė kanė fituar disa deklarata tė pėrfaqėsuesve tė Partisė Popullore Evropiane te tė cilėt paralajmėrohet njėfarė rreziku nga paraqitja e mbretit. Kulmin e arriti njė deklaratė e njė shefi tė njė organizate joqeveritare nė SHBA, e cila televizionit kombėtar bullgar dhe radios kombėtare bullgare i dha shkak qė tė trumbetojė se: “SHBA-tė janė kundėr mbretit!”

Brus Dzhakson, kryetar i komitetit amerikan pėr NATO-n, nė konferencėn e Bratisllavės deklaroi: “ Kthimi i figurave ose politikave tė sė kaluarės nė demokracitė e reja ėshtė diēka tė cilėn ne nuk mund ta pėrkrahim”. Ngeli e paqartė se cilėt janė “ne” tė cilėt nuk pėrkrahin figurat e tilla, duke patur parasysh se komiteti tė cilin udhėheq Xhaksoni ėshtė organizatė joqeveritare. Superior ishte krahasimi i tij :” Ne Austrisė ia thamė tė njėjtėn gjė pėr shkak tė Hajderit kurse Sllovakisė pėr shkak tė Meēijarit”.

Tė bėhet krahasim i ngjashėm me personin qė nė asnjė pikėpmaje nuk mund tė vlerėsohet si fashizoid ose si agjent komunist, kjo sipas shumicės sė opinionit ėshtė ose diē e porositur, ose flet pėr mosnjohje tė mjaftueshme tė ēėshtjeve.

Bullgaria ka fatin qė nė tė nuk ekziston njė parti e djathtė ekstreme, kurse sa i pėrket tė majtės ekstreme - ajo ndodhet pikėrisht nė vetė fundin e regjistrit dhe kėshtu kėtu nuk mbetet mė hapsirė pėr ide tė ngjashme. Hyrja nė pushtet e Simeonit nuk do tė dėmtojė imixhin e Bullgarisė dhe as qė do tė ngadalėsojė tranzicionin e saj, thonė me bindje tė plotė tė gjithė ata qė jetėn politike bullgare e njohin nga afėr.

Nė instancėn e fundit efekti i tė gjitha tentimeve qė Simeonit t’i bėhen pengesa dhe qė tė pėrbaltet personaliteti i tij pėrfundoi me rezultat tė kundėrt - ata qė ia hidhnin lėvoret e bananės qė tė rrėshqasė vetė ia vurėn kurorėn e martirit. SDS njėkohėsisht vazhdon tė humbas pėrkrahjen e zgjedhėsve.

Pėrkrahėsit e propagandės kundėr mbretit kanė nisur tė zhduken njėri pas tjetrit. “Argument” i fortė kundėr mbretit na qenka se nė njė rast ai paska deklaruar se hyrja e Bullgarisė nė NATO qytetarėve do t’u kushtuaka shumė shtrenjtė. Kjo pėr njė kohė u shfrytėzua si shkas pėr pėrgojimet se si Simeoni II qenka kundėr anėtarėsimit tė vendit nė pakt dhe se si, nė instancėn e fundit, u shėrbyeka interesave tė politikės ruse nė Ballkan, e cila ėshtė kundėr zgjėrimit tė paktit.

Programi parazgjedhor i NDS II ende nuk ėshtė shpallur, por ēeshtjet ngadalė shkojnė kah sqarimi. Gjatė ligjėratės sė tij nė Institutin pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare, nė Paris, Simeoni II deklaroi nė mėnyrė tė prerė se prioritet i vetėm i Bullgarisė ėshtė hyrja e saj nė BE dhe NATO. “ Unė isha nė akademinė ushtarake amerikane nė kohėn kur ata qė tani mė kritikojnė parakalonin me shamia tė kuqe pėr nder tė Paktit tė Varshavės”, deklaroi atė rast Simeoni.

Sa i pėrket frikėsimit me atė se ai dėshiron tė ringjallė monarkinė, e cila ėshtė hudhur me referendumin e vitit 1946, ai ėshtė pėrgjigjur se sot pėrparėsia qėndron nė ēeshtjet ekonomike.

Gjatė ditėve qė ngelin deri nė zgjedhjet e 17 qershorit Lidhja pėr Pajtim Kombėtar (ODS), e cila pėrfshin edhe SDS -in edhe Bashkimin Popullor shpreson se do ta rikthejė sėpaku njė pjesė tė pėrqindjes sė humbur. Mirėpo rezultatet e hulumtimeve sociologjike mohojnė mbėshtetjen e saj kryesore - pėrkatėsisht suksesin e qeverisjes katėrvjeēare. Ėshtė e qartė se zgjedhėsit nuk pajtohen me bindjen e tillė dhe prandaj pėrgaditen pėr protestė zgjedhore.

Partia opozitare Socialiste Bullgare (BSP) ndėrkaq vėshtirė mund tė shpresojė se votat do tė gjenden nė kutitė e saj. Njerėzit nuk kanė harruar se nė ēfarė gjendjeje e la Bullgarinė BSP-ja para katėr vjetėsh dhe nuk janė tė kėnaqur edhe me qėndrimin e saj si forcė e dytė parlamentare.

SDS dhe Koalicioni i majtė pėr Bullgarinė tani gati se i kanė barazuar shanset - nė kėtė fazė mund tė shpresojnė nė 15% tė votave tė zgjedhėsve. Rėnia e pėrkrahjes kėtyre dy partive pėr disa herė me radhė tregon se bullgarėt janė tė demoralizuar me atė qė kanė bėrė ato nga viti 1989 e kėndej duke ndėrruar njera tjetrėn nė pushtet. Shfaqja e NDS II partive tė vogla ua shkurtoi shanset pėr tė hyrė nė parlament, sepse votat e protestės do t’i vjelė Simeoni. Madje edhe sikur tė futen nė koalicion ashtu si bėri “Gjurgjevdan” dhe VMRO, ata pėrsėri do tė jenė mjaft larg 4% tė dėshiruar i cili duhet tė plotėsohet dhe tejkalohet.

Hulumtimet e fundit vėrtetojnė se lėvizja e ashtuquajtur mbretėrore do tė ketė numrin mė tė madh tė deputetėve dhe se pikėrisht asaj do t’i takojė formimi i qeverisė sė re. Votat e fituara, ndėrkaq, nuk do t’i ketė tė mjaftueshme pėr shumicėn e pavarur parlamentare, kėshtu qė do tė duhet tė kėrkoj partnerin e nevojshėm pėr koalicion. Kombinimi Lėvizje mbretrore - ODS ose Lėvizje mbretėrore - koalicion i majtė duket mjaft ireal. Por prandaj ėshtė fare i mundėshėm njė kabinet i fortė qendror i NDS II me Lėvizjen pėr tė drejta dhe liri (DPS), i cili llogarit nė votat e Turqve etnikė tė Bullgarisė. Pa dyshim, me bindje dhe me kusht qė deri mė 17 qershor nuk do tė vijė deri nė rėnien e pėrkrahjes sė Simeonit II. Kjo deri tani ėshtė jo aq e besueshme.

PLAMEN KULINSKI