AIM: start



FRI, 18 MAY 2001 10:49:31 GMT

Spliti i nėnshtruar

AIM, Zagreb, 15.05.2001.

"Jeni tė sigurtė se ky pushtet nuk do tė lejojė ekstremistėt, tė cilėt nė Split janė marrė vesht tė marrin komandėn nė vend”, tha dikur kryeministri kroat Ivica Raēan nė njė konferencė pėr shtyp, duke tentuar tė paraqitej sa mė bindės. Tani, pėr Ivica Raēanin gjithēka ėshtė vetėm fjalė. Ky njeri, pesėmbėdhjetė muaj sa ėshtė nė pushtet, nuk shkoi nė Split, qyteti i dytė nė vend pėr nga madhėsia, qytet i cili gjendet nė prag tė eksplodimit dhe krismave nė tė gjitha anėt dhe ku ka njė trend nė rritje tė tė djathtės sė rebeluar, nacionalizmit ekstrem dhe dhunės mė tė egėr. Nė qytetin ku Raēani me mjeshtri i iku vizitės gjatė pesėmbėdhjetė muajve tė kaluar, dy herė ndodhėn qėrim brutal hesapesh nė stadium mes pjesėtarėve tė "Torcidės" dhe forcave policore speciale, duke u mbart nė rrugėt e qytetit qė, gjykuar sipas tė gjithėve, kishin motivim tė qartė politik; ndodhi bllokimi i pjesėve hyrėse nė Split dhe tubimi masovik pėr t’i dhėnė pėrkrahje gjeneralit Mirko Noraēit nė Rivi; ndodhi ofendimi i gėrditshėm i Stipe Mesiēit nė kazermėn e Draēevcit; ndodhi pastaj tubimi i pėrkrahjes sė djathtistėve tė "Sllobodna Dalmacia", pėrndryshe pesėmbėdhjetė muaj vazhdimisht ndodhi vetėm "Sllobodna Dalmacia" si njė skandal i pėrhershėm civilizues; ndodhėn nderimet e veēanta tė ithtarėve tė Condiēit ku u kėndua "O, Ivicė o Stipan, korbat e zi do t’u hanė" dhe ku u pėshtynė gazetarėt e Feralit...

Mbrojtėsit, tė palėkundshmit kryesor dhe gjeneralė tė veēantė tė hidhėruar, qė sė bashku merren me prodhimin e ekstremizmit, urrejtjes dhe dhunės, as qė kanė mundur tė gjejnė poligon mė tė mirė pėr tė shijuar kėnaqėsitė e pushtetit se sa Splitin, qytetin i cili gjatė dhjetė viteve tė kaluara u shndėrrua nė fortesė ushtarake e mbushur me material tė fortė shpėrthyes. Materiali u mblodh nga gjitha anėt – nga Ēapllina deri te Livna, nga Drnisha deri Imoti – dhe mandej me plan u populluan nė Split qė artificialisht dhe me dhunė tė ndėrrohej fotografia e gjakut tė “qytetit tė kuq”. Gjatė kohės sė Tugjmanit Spliti, pėrndryshe, ka funksionuar si poligon pėr pagesėn e shėrbimeve luftarake dhe patriotike, kurse pagesa, kryesisht bėhej nė formėn e dhėnies sė banesave. Njerėzit qė luftuan nė betejat jugore ose nė Hercegovinė (ose aspak nuk luftuan, por qė merreshin me aktiviteteve spiunazhi) janė shpėrblyer me banesa nė Split, kurse deri tek banesat mund tė arrije nė dy mėnyra: sė pari me dėbimin e banuesve dhe uzurpimin e banesave pronarėt e tė cilave e lėshuan qytetin, kurse metoda e dytė nėnkuptonte ndėrtimin e banesave nga shteti

pėr luftėtarėt e merituar ose pėr ata qė e shpallėn vetveten si tė tillė.

Sipas tė dhėnave tė organizatave joqeveritare nga Spliti, nė kėtė qytet janė evidentuar 280 raste tė dėbimit jolegal nga banesa. Nuk bėhet fjalė vetėm pėr raste kur janė dėmtuar gjatė procedurės gjyqėsore tek kėrkonin tė drejtėn e tyre, por edhe kur tė shpėrngulurit ngrisnin padi pėr hetime. Paramendohet se shpėrnguljen e kanė paraqitur madje njė e treta e tė dėbuarve: pra, njė pjesė e atyre qė janė dėbuar me dhunė nga banesat e tyre dhe kanė braktisur Kroacinė, me ē’rast aspak nuk ėshtė tentuar tė bėhet testimi i gatishmėrisė sė gjyqit tė kėtushėm pėr tė mbrojtur tė drejtat e tyre. Njė pjes tjetėr e ndjenė nė lėkurėn e tyre mosfunksionimin e shtetit juridik.

Ėshtė e njohur se disa gjykatės nga Spliti vazhdimisht u kanė thėnė tė dėbuarve se do tė ndiqnin uzurpatorėt juridikisht, por duke shtuar se “problemi mė i madh ėshtė bashkėshortėsia me serb (serbe) " ose u kanė sugjeruan se nuk ka kurfarė logjike qė tė ngrisin padi sepse edhe ashtu asnjėherė nuk do tė zgjidhet”.

Sipas vlerėsimeve relevante nė qytetin e Splitit, nė fillim tė nėntėdhjetave,rreth dhjetė mijė ushtarė uzurpuan banesat e atyre qė kishin braktisur qytetin. Kėto banesa automatikisht kaluan nė pronė tė Ministrisė sė Mbrojtjes, kurse resori i Shushkovit pastaj ua ndau vullnetarėve tė merituar. Kėshtu Spliti "u fisnikėrua" me tridhjetė mijė pronarė me gjak tė pastėr kroat, kurse nė kėtė operacion tė krijimit tė fortesės mbrojtėse qė funksiononte si burim i gjithė rrymave djathtiste nė vend qė nuk kishin droje as gjatė thyerjeve mė tė skajshme tė ligjit: pėr kėtė dėshmon e dhėna se gjithė ata tė merituar, tė cilėt deri tek banesat erdhėn pėrmes dėbimit ose uzurpimin e banesave tė zbrazėta, shumė shpejt sipas aksionit pėr ēlirim nga Ministria e Mbrojtjes morrėn vendime pėr shfrytėzimin e banesave tė tyre tė reja. Shumica e tyre qė morrėn vendime pėr shfrytėzimin, filluan me blerjen e tė njėjtave banesa, natyrisht, sipas kushteve tė privilegjuara.

"Spliti, me siguri, ėshtė qyteti mė i polarizuar mes qarkut tė zgjeruar tė tė varfėrve dhe rrethit tė ngushtė tė tė pasurve me ndikimin; gjithashtu, kėtu janė mė tė shprehura frustracionet e ish-luftėtarėve, qė mendojnė se fitoret e tyre nuk janė trajtuar nė mėnyrė adekuate, dhe kėtu, natyrisht, ėshtė konflikti mes modelit kulturor mediteran dhe kulturės tipike rurale dinarike. Por, unė nuk pajtohem me ata qė gjithė problemin e orientojnė nė drejtimin e kulturės dhe jokulturės: kėtu, mė parė, bėhet fjalė pėr politikė qė e udhėheq dikush, e organizon, qė ka rrjetin e vet institucional, qė din ēka kėrkon dhe ėshtė shumė e rrezikshme. Mund tė flitet se kjo politikė kaloi nė njė lloj kulture qė vetėm prodhon sjellje tė caktuar politike, dhe ky drejtim bazohet nė themelet e armiqėsive", tha pėr "Feral Tribun" nga Spliti, sociologu Srdan Vrcan.

Pėrveē popullimit tė planifikuar me luftėtarė– qė mu pėr kėtė shkak i mbetėn besnik deri nė fund regjimit tė kaluar – Spliti u bė qendra e sė djathtės sė bashkuar falė oportunizmit tė theksuar tė koalicionit qeveritar nė nivel lokal. Derisa oportunizmi PSD mund tė sqarohet deridiku me kalkulimet proverbiale tė partisė sė Raēanit, HSLS lokale ėshtė e pėrbėrė nga njerėz qė vėrtetojnė se partia e Budishinit ėshtė vazhdimėsi e BDK-sė me mjete tjera. Veē Ante Nakiēit, anėtar eminent i HSLS-sė lokale, i cili zėshėm pėrkrah aksionet e ithtarėve tė Condiēit pėr mbrojtjen e dinjitetit tė luftės atdhetare, aty ėshtė edhe Ivica Bota, zv.ministėr nė ministrinė e Radimir Caciēit, autor i deklaratės legjendare se me "gishtės dhe shpatė do tė thyejnė pllakėn e ēlirimtarėve tė qytetit, nėse dikush e kthen nė Pjacė". Pllaka “pėrkohėsisht” u zhvendos nga kreu i prirė nga Nikola Grabiēi, kurse u kthye me njė korigjim: iu bashkangjit pllaka kushtuar ēlirimtarėve tė qytetit nga lufta e mbramė. Edhe mė keq kaloi pllaka pėrkujtimore kushtuar formimit tė batalionit tė parė italian tė partizanėve "Garibaldi" qė u gjend nė sarajet e ipeshkvisė: ajo u hoq dhe asnjėherė mė nuk u kthye.

Udhėheqėsia e qytetit, veē kėsaj, me vite injoroi kėrkesėn pėr ndėrrimin e emrit tė rrugės Mile Budaka, kurse e njėjta u riemėrua pas ndėrrimit tė pushtetit shtetėror: deri atėherė PSD dhe HSLS sqaruan se me “ripagėzimin e rrugės diplomacia e BDK-sė fitoi poena nė botė". Gjithashtu ka njė aleancė tė heshtur tė prefektit Ivica Shkariēit me tė djathtėn ekstreme qė u vėrtetua me fjalimin e tij nė tubimin pėrkrahės pėr gjeneralin Mirko Noraēin nė Riv, paraqitja nė tubimin pėr “Sllobodna

Dallmacinė”, tezėn e tij tė shprehur disa herė se “mė mirė ka bashkėpunuar me pushtetin e BDK-sė se sa bashkėpunon me kėtė tė tanishmin "... Shkariē nė tė vėrtetė gjithė kohėn ishte sponzor i ithtarėve tė famullitarit djathtist pėr Splitin e Dallmacinė, Branimir Lukshiēin, kurse pėrkrahja e prefektit pėr ata qė propagandojnė nacionalizėm dhe urrejtje tė skajshme mbase mė mirė erdhi nė shprehje nė rastin e "Sllobodna Dallmacisė" ku haptas kaloi nė anėn e Ivicit dhe Joviēevit. Nė kėtė drejtim nuk ishte i vetmuar, sepse kolegu i tij partiak Mirosllav Buliēiē, zv.prefenti i Splitit, gjatė muajve tė fundit u pėrpoq maksimalisht nė aksionin pėr gjetjen e letrės pėr shtypjen e vazhdueshme tė “Sllobodna Dallmacisė".

"Politika aktuale e pushtetit kroat niset ėshtė e mendimit se ballafaqimi i vazhdueshėm me tugjmanizmin e trashėguar prodhon krizė, nė vend se tė mendohet ndryshe. Mungesa e kėtij ballafaqimi – pra koketimi dhe kompromisi i kėtij pushteti – padyshim se prodhon krizė. Vėshtruar nga ky kėnd, Spliti ėshtė vetėm shembull qė mė sė miri e tregon krizėn politike tė tanishme nė Kroaci”, pohon Vrcan.

Fundi i rrėfimit mbi Splitin – qytet qė numėron rreth 25 mijė tė papunėsuar dhe ku gjatė viteve 90-ta mbeti pa punė ēdo i treti banor – ėshtė i rezervuar pėr Kishėn Katolike, ku pėrfaqėsuesit mė eminent tė kėtij rajoni, gjatė pesėmbėdhjetė viteve tė fundit, ishin ithtarė tė ideve ekstreme djathtiste dhe nacionaliste: nga arqipeshkvi Frane Franiē, i cili nė paraqitjet e tij i ngriti pėrmendore kardinalit ustash Iv Rojniēit, pėrmes arqipeshkvit Ante Juriē e deri tek arqipeshkvi aktual Marin Barishiq, i cili publikisht i dha pėrkrahje turmės qė protestonte pėr Mirko Noraēin. Ky i fundit – sėbashku me agjutantėt e vet- funksionon si opozitė mė e ashpėr e arqipeshkvit zagrebas Josip Bozaniēit. Ky tekst ėshtė mė sė miri tė pėrmbyllet me Kishėn Katolike, sepse zotėrinjtė kryesorė tė saj gjithsesi janė mė tė thirrur tė ndihmojnė atė qė ėshtė shtrirė nė shtratin e agonisė duke e vajtuar tė sėmurin dhe menjėherė pastaj – prehje e amshueshme.

IVICA GJIKIĒ