AIM: start



FRI, 11 MAY 2001 11:37:24 GMT

Kufomat nga kamioni-frigorifer

"Kam kėputur zinxhirin dhe kam hapur derėn. Atė ēast u shfaqėn trupa njerėzish. Nė shikim tė parė, pashė fėmijė gjysmėlakuriq, veshje pleqsh e tė rinjsh".

AIM, Beograd, 08. 05. 2001.

Kėshtu ėshtė shprehur zhytėsi profesionist nga Kladovi Zhivadin Gjorgjeviēit pėr gazetėn "Politika". Ai, mė 6 prill 1999, me ftesė tė policisė sė Kladovit u zhyt nė lumin Danub, tek vendi Tekia. Vėrejti se nėn ujė kishte njė kamion - frigorifer i tipit "mercedes", me ngjyrė jeshile: frenat e dorės nuk ishin bllokuar, kurse nė shtypėsen e gazit kishte njė gurė tė madh. Presa "HE Gjerdap 1" me fuqi prej 200 tonelatash nuk kishte mundur tė tėrhiqte frigoriferin, tė vėrejtur sėpari nga tė dehurit. Kur me propozimi e Gjorgjeviqit u hap dera - sėandejmi filluan tė binin kufomat. Ai thotė se ishte fjala pėr tridhjetė viktima tė tė dy gjinive. Duke u mbėshtetur nė pėrvojė e tij, trupat kishin qėndruar nė ujė mė sė paku dhjetė ditė. Gjithashtu edhe frigoriferi nuk ishte futur nė lumė nė vendin ku u gjet, por diku tjetėr.

DPB-ja e Kladovės, menjėherė, mė 6 prill 1999, e paraqiti kėtė rast nė organet mė tė larta nė Beograd: "Sipas rregullave duhej menjėherė tė fillonte hetimi, tė bėhej shqyrtimi i rastit, obdukcioni dhe gjitha gjėrat tjera rreth rastit. Pasi ishte natė, u propozua tė pritet deri nė mėngjes", deklaroi Mirosllav Srzentiē, gjykatės hetues nga Negotina. Megjithatė, mė 7 prill 1999 nuk ndodhi asgjė. Srzentiē thotė se gjykatėsi i atėhershėm hetues Nestoroviē kumtoi se nuk do tė kishte hetime: "U tha se kjo ngjarje nuk ekziston dhe paraqet fshehtėsi shtetėrore". Menjėherė reaguan ish-nėpunės tė lartė tė MPB-sė sė Serbisė: menjėherė u sigurua vendi dhe, siē thuhet zyrtarisht, kufomat u ngarkuan nė frigorifer me regjistrim tė Beogradit, kurse frigoriferi nga Danubi u ngrit nė poligonin policor nė Petrovo Sello.

Kufomat nga frigoriferi i hudhur nė Danub, gati dy vjet ishin fshehtėsi publike nė Tekia dhe Kladovė. Atėbotė zhytėsi Gjorgjeviq vizitoi pronarin e "Krim-revia e Timokut" Dragan Vitomiroviēin nga Zajeēari. Ky polic i dikurshėm, sipas fjalėve tė zhytėsve, dinte diēka pėr gjithė rastin, por

rrėfimi mbi kufomat nga Danubi u humb nė Danub.

Rreth asaj qė ka ndodhur ekzistojnė dy hipoteza. E para se nė frigorifer u gjendėn emigrantė ilegalė tė nacionaliteteve tė ndryshme qė duhej tė shkonin nė Evropėn Perėndimore. Duket se puna filloi mbrapsht nė mbartjen e tyre, prandaj u vendos qė tė eliminoheshin brutalisht dėshmitarėt. Sikur bėhet fjalė pėr njė punė nėn ombrellėn e kreut tė kriminalizuar policor, prandaj edhe rasti ėshtė mbyllur. Megjithatė, shumėēka ėshtė lėkundshme nė kėtė teori. Nė rend tė parė sepse shumė njerėz nga aparati shtetėror ishin tė involvuar nė kėtė fshehje. Mandej, nėse gjithė puna ishte bėrė me mbrojtjen e policisė - ndryshe nuk mund tė bėhej sepse gjatė kohės sė bombardimeve tė NATO-s nė tė gjitha anėt ishin punktet kontrolluese - atėherė pėrse njerėzit u mbartėn me frigorifer tė bllombuar. Tridhjetė persona nė njė hapėsirė kaq tė ngushtė edhe ashtu nuk do tė mund tė qėndronin gjallė pėr njė kohė tė gjatė, veē nėse kishin arritur tė shtyheshin disi.

Hipoteza e dytė duket shumė mė e besueshme dhe niset nga fakti numėr i madh i trupave tė shqiptarėve tė vrarė nė Kosovė nuk ishin gjetur. Tribunali i Hagės, por edhe disa raportues tjerė, pohojnė se ka pasur zhvendosje varrezash masive prandaj asnjėherė nuk u gjetėn kufomat. Gjithēka filloi nė ditėt e para tė bombardimeve tė NATO-s kur kreut tė dikurshėm shtetėror, me shkallėzimin e luftės, iu bė e qartė se ėshtė e pashmangshme prania ndėrkombėtare nė Kosovė. Kur mediumet perėndimore ndezėn opinionin me raportet pėr masakrat mbi popullatėn shqiptare, njėsitė speciale tė sigurimit shtetėror - "Beretat e kuqe", "Shkorpionėt", "Frenkievcėt", Njėsitė pėr operacione tė veēanta (NJOV), siē e quajnė - filluan fshehjen e gjurmėve pėr krimet e bėra. Trupat u zhvarrosėn, u ngarkuan nė kamionė -

frigoriferė dhe u mbartėn nė Serbi. Operacioni ishte relativisht i thjeshtė: vetura tė konfiskuara dhe tė vjedhura nė pranverėn e 1999 nė Kosovė kishte plot, tė llojllojshme, madje edhe auto-frigoriferė.

Nė rastin konkret bėhet fjalė pėr Pejėn; flitet se nė kamion kishte njė mbishkrim nė gjuhėn shqipe. Udha nėpėr Serbi, gjithashtu, mund tė kalohej pa asnjė vėshtirėsi. Pėrcjellja shoqėrohej me legjitimacione pėrkatėse - automjetet dhe automobilat me siguri kanė pasur leje tė mos ndaleshin dhe pyeteshin nė punktet kontrolluese. Problemi, gjykuar sipas tė gjithėve, ishte zhdukja e kufomave. Groposja nė vendet e shkreta dhe vėshtirė tė kalueshme kėrkonte mė shumė mekanizma dhe njerėz. Djegia nė termoelektranė ose furrė nuk do tė mund tė fshehej nga sytė e punėtorėve. Nga i njėjti shkak nuk vinin nė shprehje as varret nė qytetet e mėdha. Por, njė "zgjidhje" gjithsesi se u gjend.

Edhe nėse ėshtė e saktė kjo hipotezė, megjithatė ėshtė pak e besueshme qė dikush ta bėnte fundosjen e gjithēkaje nė Danubin e thellė. Edhe nėse ėshtė kėshtu, atėherė bėhet fjalė pėr gabim nė operacion: tre kufoma, nė sanduqet e betonuar nga pesė-gjashtė qind kilogram u gjetėn verėn e vitit 2000 afėr Golubcit nė Danub, pasi kishte filluar shterja e ujit (deri tani nuk ėshtė bėrė identifikimi i tyre). Kamioni - frigorifer, doemos duhet tė ketė notuar. Prandaj shkaku i vorbullės nė lumė, duke marrė parasyshė rrethanat e paparashikuara, nuk duket si zgjidhje pėr tė humbur gjurmėt e aktorėve nė teren.

Nė momentin derisa shkruhet ky tekst, MPB-ja ende nuk ėshtė prononcuar zyrtarisht. Nėse pushteti i dikurshėm kishte arsye ta fshihte rastin dhe ta shpallte fshehtėsi shtetėrore, heshtja e pushtetit tė ri pason pėr dy arsye. E para se nė polici janė mbajtur njerėz, tė cilėt, thėnė mė butė, kanė dijeni pėr gjithēka qė ka ndodhur nė Kosovė, madje edhe pėr kufomat nga kamioni-frigorifer nė Danub, afėr Tekies. Shefi i tanishėm i sigurimit publik tė MPB-sė sė Serbisė gjenerali Sreten Lukiē, p.sh. ishte nė atė kohė komandant i shtabit tė policisė nė Kosovė. Kėshilltari i ministrit federal tė punėve jashtme Goran Vesiē, si anėtar i Kėshillit Drejtues i Partisė Demokratike u shpreh me droje se kėsi raste do tė ketė edhe mėtej dhe se nė tė njėjtit "kanė marrė pjesė njerėz nga aparati i dikurshėm shtetėror".

Arsyeja tjetėr lidhet me Gjykatėn e Hagės. Ka paralajmėrime jozyrtare se nga hetuesit e kėtij trupi do tė fillohen edhe hetime pėr gjetjen e kufomave nė Danub, kurse kjo, gjithsesi, nuk u shkon pėrshtati kundėrshtarėve tė kėtushėm tė kryeprokurores Karle del Ponte. Pėrkundrazi - Tribunali i Hagės do tė shtojė kėrkesat e veta, kurse kėto kėrkesa do tu parashtrohen edhe 18 partive politike tė koalicionit qeveritar tė Opozitės Demokratike tė Serbisė, veēmas forcave tė moderuara, do tė kėrkohet pajtueshmėri dhe marrėveshje. Nė peshojėn e kėtushme nuk janė vetėm veprat kriminale tė regjimit tė dikurshėm, por edhe gjithė mėnyra e udhėheqjes sė politikės nacionale.

Ėshtė e qartė vetėm njė gjė: Serbia pret periudhėn e ballafaqimit me ngjarjet nga dekada e fundit dhe verifikimet, me njė vėmendje tė veēantė dhe me njė vetėdije tė re, tė rrėfimeve tė ngjashme me kėto tė kamionėve-frigoriferė. Konsekuencat doemos duhet tė jenė tė prera: gjithkush qė ka qenė i thirrur dhe ka punuar nė kėtė drejtim duhet tė pėrgjigjet pėr implikim nė kėto raste. Justifikimi shkaku i vėshtirėsive objektive ose nėse nuk ndėrmerren hapa rigoroz ndaj kryerėsve tė krimeve mbi serbėt janė vetėm pėrpjekje qė Serbia sėrish tė zhytet nė njė krizė morale, juridike e ēka jo tjetėr.

FILIP SHVARM