AIM: start



WED, 18 APR 2001 12:00:02 GMT

Kur studentėt persekutojnė profesorėt

Nė shėnjestrėn e “Otporit" (“Rezistencės"), grupit tė studentėve tė verbuar nga urrejtja nacionaliste u gjet njė nga historianėt mė tė ēmuar malazez, profesor Serbo Rastoder

AIM Podgoricė 17.05.2001

Fushata parazgjedhore pėr zgjedhjet e parakohėshme parlamentare qė do tė mbahen mė 22 prill ėshtė "pasuruar" me gjėra tė shumta prapa kulisave. Mė aktiv janė treguar njė pjesė e studentėve tė Fakultetit Filozofik nė Nikshiq qė prezentohen si anėtarė tė "Rezistencės" malazeze.

Viktima e re ėshtė profesor Serbo Rastoder, ligjėrues nė katedrėn e historisė, tė cilin, ky grup studentėsh, e akuzojnė "se ka ngatėrruar profesionin duke paraqitur teza tė gabuara pėr krimet mbi malazezėt pas 1918 nga ana e ushtrisė serbe gjegjėsisht asaj jugosllave". Rastoder ėshtė akuzuar gjithashtu se "me vetėdije ka keqpėrdorur xhirimet arkivore dhe i ka shfrytėzuar pėr tė pėrhapur urrejtje mes vėllezėrve nė prag tė zgjedhjeve nė Mal tė Zi".

Fushata mediale filloi pas botimit tė fotografive nė gazetėn "Vijesti", nė fejtonit e profesor Rastoderit. Pra pėr fotografinė kontestuese qė u ilustrua teksti "Varja e patriotėve malazez nė Cetinjė mė 1920." Bėhej fjalė pėr njė gabim qė u pranua ditėn e nesėrme nga gazeta "Vijesti" pėrmes njė sqarimi se autori i fejtonit nuk ka asnjė lidhje me lėshimin e bėrė dhe se pėr kėtė ėshtė pėrgjegjėse redaksia. U konstatua se ishin nė pyetje fotografi tė tė varurve serb nė Trebinjė nė vitin 1914.

Megjithatė "Rezistenca" (Otpori)- malazeze nuk e morri parasyshė faktin se "Vijesti" vet e kishte pėrmirėsuar gabimin e bėrė dhe se dr Rastoder nuk e kishte bėrė rradhitjen e tekstit nė gazetėn e pėrmendur, kurse pas kėsaj filluan sulmet e ashpra dhe publike ndaj Rastoderit duke paralajmėruar bojkotimin e ligjėratave tė tij shkaku i "veprimtarisė sė tij antiserbe". Mė pas me ndėrmjetėsimin e gazetave "Dan" dhe "Glas Crnogorca", filloi njė fushatė e ashpėr kundėr dr Rastoderit.

Por, fushata e bojkotit duket se nuk i dha frytet e dėshirueshme: ligjėratat e kėtij profesori ishin vizituar si asnjėherė mė parė - thonė studentėt e Fakultetit tė Nikshiēit qė ndjekin ligjėratat e Rastoderit. Megjithatė, nga dita mė ditė gazetat "Dan" dhe "Glas Crnogorca" nuk lėshojnė asnjė rast tė "kujdesen" pėr dr Rastoderin, duke e fokusuar pėrcaktimin e tij nacional si tė "papajtueshėm" dhe "parakusht i keq" pėr forcimin e marrėdhėnieve serbo-malazeze, temė me tė cilėn merret dr Rastoder me dekada.

Cilat janė gabimet e profesorit Serbo Rastoder? Njė nga gabimet mė tė mėdha me siguri ėshtė ai se niset nga njė bazė e njohur hulumtimi dheparaqitjeje tė historisė malazeze si pjesė e historisė serbe. Dhe jo vetėm kaq. Profesor Rastoderi me punėn e tij shkencore arriti tė ndriēonte ngjarjet traumatizuese tė historisė kombėtare malazeze, para sė gjithash ato tė lidhura pėr vitin 1918 (vepėr kapitale e dr Rastoderit "pjesė e errėt e historisė ", studim katėrvėllimėsh pėr historinė e Malit tė Zi nė kohėn e vitit 1920 rreth "Kryengritjes sė kėrshėndellave" tė malazezėve).

Tani ėshtė e sigurtė se politika ka hyrė nė Universitetin e Malit tė Zi pėrmes dyerve tė mėdha. "Bėhet fjalė pėr tentimin e sėrishėm qė animozitetet partiake dhe nacionaliste dhe jotoleranca fetare tė futet nė kuadėr tė Universitetit", thotė dekani i Fakultetit Filozofik prof. dr Miladin Vukoviē. Ai thotė se bėhet fjalė pėr njė manipulim klasik tė opinionit studentor dhe Fakultetit.

Qėndrim tė njėjtė ka edhe profesori i tė njėjtit fakultet, dr Novak Kilibarda: "Kjo qė ndodhi ėshtė shprehje e atmosferės bajate klerikale dhe politike qė e tronditi pjesėrisht Fakultetin Filozofik nė Nikshiq. Ėshtė njė recidivitet i tė kaluarės sė afėrt - kurse nga deklaratat e kėtilla deri tek thikat e pėrgjakura nuk ka shumė largėsi. Jam i sigurtė se ata qė pėrgatitėn protestėn nuk u pengon profesor Rastoderi, asgjė nga ajo qė quhet Serbo Rastoder dhe pse pėrgatiti njė libėr tė pėrkryer rreth dinakėrive tė politikės serbe tė Pashiqit kur u suprimua Mali i Zi", thotė Kilibarda.

Problemi qėndron aty se gjithė kėsaj qė u pėrmend mė lartė, pra fushatės kundėr dr Rastoderit iu bashkangjitėn edhe disa gazeta ditore malazeze. Nė "Glas Crnogoraca" u botua teksti ku thuhet se "pas kėtij akti tė tmerrshėm dhe joprofesional u shfaqėn nė Mal tė Zi disa tentime pėr keqtrajtimin e serbėve", duke e mbėshtetur me "faktin" se "pas falsifikimit tė xhirimeve arkivore u keqtrajtuan edhe fėmijė tė nacionalitetit serb". Pas kėsaj, nuk pėrmendėt ku, kush dhe kur ėshtė bėrė "keqtrajtimi i serbėve" nė Mal tė Zi.

Por rrjedha e veprimeve dhe polemikave tė kėtilla rreth kredibilitetit profesional tė Serbo Rastoderit nuk mbeti vetėm nė kufijtė e Malit tė Zi. Si duket kjo fotografi e "tendencės demokratike" tė ashtuquajtur "Otpor" nė Mal tė Zi kur dikush e shikon nga jashtė?

- Do tė ishte shumė afėr realitetit qė ky grupacion tė quhej "Hitlerjugendi malazez",qė sipas karakterit edhe ėshtė, por kjo me siguri pjesėtarėve dhe krerėve ideologjik nuk u tingėllon si "Otpor" (Rezistencė), pohojnė njė grup i ballkanologėve ēek nė letrėn dėrguar me rastin e paraqitjeve mediale rreth Serbo Rastoderit.

"Ajo qė pengon rezistuesit malazez nuk janė qėndrimet e profesor Rastoderit. Puna shkencore dhe publike e tij pėr ata ėshtė e panjohur, sepse nė tė nuk mund tė gjendet asfarė dėshmie tė urrejtjes sė tij ndaj serbėve dhe ortodoksizmit", thuhet nė letrėn nga Ēekia, me vėrejtjen se pėr "rezistuesit" profesor Rastoderi ėshtė simboli i gjithė asaj qė atyre nuk u pėlqen nė Mal tė Zi".

"Sulmojnė ata qė paraqesin modernen, Malin e Zi tė hapur dhe demokratik dhe mbrojnė karakterin e saj multinacional dhe multikonfesional, me njė sqarim ironik se nxit urrejtje nacionale, racore dhe fetare, ku gjatė dhjetėvjeēarit nė Mal tė Zi kishte mė shumė se sa ishte e mjaftueshme", thuhet nė njė pjesė tė letrės sė ballkanologėve tė pėrmendur nga Ēekia.

Nė ndėrkohė, organizata me emrin "Otpor" ėshtė regjistruar nė Ministrinė e Drejtėsisė si organizatė joqeveritare dhe tani nuk mund tė konsiderohet si ilegale dhe e fshehtė. Megjithatė, sipas fjalėve tė dekanit tė Fakultetit Filozofik, puna e kėsaj organizate dhe veprimtaria e saj politike nuk ėshtė e lejuar nė fakultet, sepse sė paku sipas ligjit, universiteti ėshtė i depolitizuar.

Megjithatė, "Otpor" edhe mėtej vepron. Opinioni malazez, pėrndryshe i shqetėsuar para zgjedhjeve qė duhet tė sjellin pėrgjigjen pėr tė ardhmen e Malit tė Zi, edhe mėtej shqetėsohet nga aktivitetet e kėsaj organizate. A dėshiron NGO me emrin e "huazuar" "Otpor" gjatė fushatės parazgjedhore tė gjejė viktimė tė re, tė zgjedhur sipas ēelsit nacional, fetar, profesional apo diēkaje tjetėr apo do tė vazhdojė tė satanizojė profesor Rastoderin?

AIM Podgorice

MARIJANA KADIĒ