AIM: start



TUE, 17 APR 2001 11:52:17 GMT

Bullgaria hapi dyert pėr NATO-n

Pjesėtarėt e parė tė Paktit pas disa muajsh do tė vendosen nė bazėn ajrore ushtarake

AIM Sofje, 11.04.2001.

Bullgaria me vendosmėri pretendon anėtarėsim nė NATO, kurse Parlamenti ka ratifikuar memorandumin pėr lėvizjen e papenguar dhe gratis tė forcave tė Paktit Veriatlantik nėpėr territorin e saj. Pas kontesteve shumėvjeēare "pro" dhe "kundėr" NATO-s, pėr herė tė parė partitė kryesore mbėshtesin kėtė politikė.

Vet dokumenti, i cili mė 21 mars u nėnshkrua nga ministri bullgar i mbrojtjes dhe Bojko Noev dhe sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Xhorxh Robertsoni, u jep forcave tė NATO-s tė drejta tė shumta tė hyjnė dhe tė renditen nė territorin bullgar. Kėshtu gjatė ndonjė konflikti tė armatosur nė Ballkan, Bullgaria do tė ishte baza mė e afėrt dhe mė e sigurtė e NATO-s.

Memorandumi mundėson qė nė Bullgari tė krijohen edhe baza tė NATO-s qė paraqet njė presedan pas shkatėrrimit tė Paktit tė Varshavės. Sipas njė teksti Aleanca "mund tė disponojė, tė shfrytėzojė ose tė ndėrtojė ndėrtesa, pėrgatitje, hapėsira dhe gjithė mallra tjerė" nėse janė kėrkesa pėr qėllime tė aksioneve. Nuk ka kufizime rreth pėrqėndrimit tė forcave tė NATO-s nė territorin bullgar – kushtet pėr kalimin nėpėr vend do tė rregullohen me marrėveshje tė posaēme.

Bullgaria ka tė drejtė tė refuzojė tranzitin e trupave nėse vlerėson se kjo nuk ėshtė nė interesin e saj, kurse kjo nuk do tė trajtohet si parregullėsi ndaj marrėveshjes.

NATO – ja nuk do tė paguajė pėr kalimin e saj nėpėr territorin bullgar, por vetėm pėr shėrbimet qė shfrytėzon. Pra p.sh. vetėm masat plotėsuese pėr siguri, nė rast se do tė kėrkoheshin nga pjesėtarėt e Paktit. Forcat e Aleancės janė tė liruar nga pagesa e tatimeve, taksave dhe doganės pėr hyrje ose vendosje tė pėrkohėshme tė ushtarėve, pajisjeve, municionit, eksplozivit, mjeteve ushtarake, avionėve, anijeve, aparaturės apo mallit. Ata pa pagesė do tė shfrytėzojnė komunikimet bullgare. Veē kėsaj Bullgaria merr pėrsipėr tė kėmbejė informata me NATO-n, tė cilat mund tė jetė me karakter tė besueshėm.

NATO nuk do tė marr parasyshė ligjet bullgare pėrsa i pėrket arritjes sė marrėveshjeve me persona juridik dhe tregėtar, si dhe nė licencim.

Kryeministri Ivan Kostov ka vlerėsuar se Bullgaria nuk merr obligime tė njėanshme dhe se shėrbimet qė i ofrohen NATO-s do tė paguhen me ēmim shumė tė arsyeshėm. "Nuk do t’u japim gratis bukė e ujė forcave tė NATO. Pėrsa i pėrket porosive gratis dhe pohimeve se do tė hanė bukėn bullgare dhe nuk do tė paguajnė, ėshtė njė populizėm i papėrgjegjshėm. Ata madje as nuk do tė donin tė hanin bukė Bullgarie", deklaroi kryeministri.

Aleanca do tė ketė prezencė tė hapur nė tė tėrė territorin e vendit. Klauzola e marrėveshjes ka tė bėjė edhe me shtetet qė nuk janė anėtare tė Paktit, por qė marrin pjesė ose janė pjesėmarrėse nė ndonjė operacion nėn komandėn e saj.

Konsiderohet se pėrkrahja gati e njėzėshme e memorandumit pėr NATO-n, i ofron Bullgarisė gjasa mjaft tė rėndėsishme qė brenda vitit tė marrė ftesė pėr anėtarėsim tė plotė. Shkak pėr kėtė ėshtė pėrkrahja e kėtillė qė garanton vazhdimėsi nė raportet ndaj Paktit edhe pas ndėrrimit eventual tė qeverisė pas zgjedhjeve tė 17 qershorit.

Pėrgjithėsisht, Partia opozitare socialiste e Bullgarisė (PSB) ka kaluar pjesėn mė tė rėndėsishme gjatė udhėtimit tė vet drejt pėrkrahjes sė memorandumit dhe anėtarėsimit nė NATO. Pas shpėrbėrjes sė Paktit tė Varshavės pasardhėsit e komunistėve tė dikurshėm disa vite mbėshtesnin idenė se nuk duhej bashkangjitur me NATO-n. Ishte viti i kaluar kur PSB-ja bėri rrotullim pėr 180 shkallė dhe pranoi si qėllim tė vetin anėtarėsimin e plotė nė NATO. Vetėm fraksioni i majtė i PSB-sė "Forumi i hapur" dhe "Alternativa marksiste" edhe mėtej pėrkrah orientimin prorus nė tė gjitha aspektet, kurse Kėshilli ekzekutiv i PSB deri tani ia ka arritur tė qėndrojė nė pozicionin e vet.

Kontest mes partive udhėheqėse politike ka shkaktuar vetėm teksti rreth tė drejtės sė qeverisė qė vet tė miratojė hyrjen e forcave tė NATO-s atėherė kur parlamenti ėshtė i shpėrbėrė. Sipas Kushtetutės bullgare tė drejtė pėr lejimin e trupave tė huaj nė territorin e vendit ka vetėm Kuvendi popullor. Socialistėt insistuan qė nė situatė tė kėtillė parlamentarėt tė mblidhen me ftesė tė kryetarit, por shumica hodhi poshtė kėtė ide.

Gjithnjė e mė shpesh jepen tė dhėna qė flasin pėr bashkėpunim mes Bullgarisė dhe NATO-s jo vetėm nė bazė dokumentare. Sipas informatave tė gazetės elektronike "Medijapul", tė vėrtetuara edhe Ministria e mbrojtjes, ekziston ideja pėr ndėrtimin e njė baze ajrore ushtarake tė Paktit nė Bullgari.

Janė zhvilluar bisedime pėr vendosjen eventuale tė avionave pėrgjues pa pilot tė SHBA-ve nė aeroportet ushtarake bullgare.Grupi i ekspertėve vlerėson mundėsitė teknike pėr kėtė vendosje. Pritet qė marrėveshja pėr kėtė ēėshtje tė arrihet gjatė muajve tė ardhshėm, kumtoi press-qendra e ministrisė sė mbrojtjes. Atėherė kur do tė arrihet marrėveshja do tė ofrohet pėr shqyrtim nė parlament.

Pas vizitės sė ekspertėve amerikanė u bė e qartė se me siguri do tė shfrytėzohet aeroporti Graf Ignatijev afėr Plovdivit. Ai tani ėshtė duke u rikonstruuar pėr ushtrimet e caktuara nė shtator "Kooperativiteti 2001". Pista do tė zgjatet pėr 500 m dhe do tė pėrforcohet qė tė mund tė fluturojnė dhe aterrojnė avionėt mė tė rėndė transportues. Do tė ripėrtrihet gjithė pajisja navigatore dhe ndriēimi qė t’u pėrashtatet standardeve tė NATO-s.

Aeroporti i dytė i pėrshtatshėm pėr bazė tė pėrhershme ėshtė Kondofrej, kanė vėrtetuar ekspertėt ushtarak amerikan pasi kishin vizituar edhe aeroportet nė Dobrosllavcim dhe Gabrovnic. Pa marrė parasyshė se pėrkohėsisht ėshtė i braktisur dhe rrallė shfrytėzohet, pista e Kondofrejt mund tė shfrytėzohet pėr avionet papilot jopretencioz dhe vėzhgues. Baza gjendet afėr 36 kilometra nga kufiri me Maqedoninė. Konsiderohet se atje NATO –ja do ta zhvendos bazėn e vet qė aktualisht gjendet nė Maqedoni.

Vendosja e forcave tė NATO-s nė territorin bullgar do tė jetė fakt dhe do tė varet edhe nga situata nė rajon. Ambasadori i Bullgarisė nė NATO Konstantin Dimitrov pa hezitim deklaroi se nėse shkallėzohet situata nė Maqedoni, NATO mund tė vijė edhe mė shpejt se sa pritet. Gjykuar sipas politikanėve mezi pritet tė dėshmohet zemėrgjėrėsia e nikoqirit nė emėr tė procedurės sė shpejtuar pėr anėtarėsim tė plotė nė paktin e NATO-s.

GEORGI FILIPOV