AIM: start



FRI, 30 MAR 2001 23:27:07 GMT

Dėnohet “faraoni” mė i madh

Shefi i piramidės finansiare "Lajfcojs" u dėnua me 23 vjet burg, por vėshtirė se do t’ua kthejė paratė tė mashtruarve

AIM Sofija, 20.03.2001.

Pėr herė tė parė nė Bullgari njė mashtrues i shkallės sė parė dėnohet me dėnimin e merituar – ėshtė ky shefi i piramidės finansiare "Lajfcojs interneshenel" Majkl Kapustin qė do tė duhet tė kalojė 23 vjet nė burg, sepse ka bėrė pėrvetėsim tė hollash dhe mashtrime.

Dėnimi iu shqiptua shtetasit kanadez Mihail Kapustinit, i njohur si Majkl Kapustin pėr shkak tė pėrvetėsimit tė afėr 260 milionė levash tė vjetėr duke mashtruar 2821 kursimtarė nė piramidėn e tij qė kishin kursyer gjatė periudhės prill 1994 - maj 1995. Veē kėsaj faraoni do tė duhet tė paguajė edhe shpenzimet gjyqėsore prej 13.474 levash, gjegjėsisht markash.

Vlerėsohet se ky dėnim ėshtė i drejtė kur kemi parasyshė se sanksionimi pėr pėrvetėsim parashė parasheh prej 10 deri 30 vjet burg. Ėshtė ēėshtje tjetėr se a do tė mbetet i njėjtė dėnimi. Kapustin paralajmėroi se do tė shfrytėzonte tė gjitha mundėsitė qė tė “fitojė drejtėsia”, duke e kaluar lėndėn edhe nė dy instanca tjera – Gjyqin e Apelacionit dhe Kasacionit. Lėnda hetimore kundėr Kapustinit ėshtė ngritur mė 1995. Nė shkurt tė vitit 1996 ai u burgos nė Gjermani dhe u ekstradua nė Bullgari. Mė 1998 hetuesia ia kaloi lėndėn gjyqėsisė, kurse nė prill tė vitit 1999 filloi procesi gjyqėsorė kundėr Kapustinit. Pėr shkak tė pengesave tė kursimtarėve, nė gusht tė vitit 2000, Gjyqi vendosi qė gjykimi tė bėhej pas dyerve tė mbyllura.

Kapustin ėshtė akuzuar pėr pėrvetėsim tė 509 milionė levave tė vjetėr duke mashtruar 4731 kursimtarė. Gjyqi megjithatė e arsyetoi pėr larje tė 249 milionė levash tė vjetėr nga 1910 kursimtarė.

Viktima tė Kapustinit pėrgjithėsisht ishin pleqtė e mashtruar qė u garantohej njė pleqėri dinnjitoze. Nė mesin e tė mashtruarve kishte shefa tė mediave dhe gjyqtarė, por asnjė rom. Kursimtarėt u mashtruan shkaku i zyrave tė bukura, reklamave dhe dilerave tė shumtė qė premtonin se bėhej fjalė pėr fitime tė mėdha. Besueshmėria u rrit edhe shkaku i pėrshėndetjeve dhe urimeve qė i dėrgonte pėr vitin e ri vet Kapustini.

Gjatė kohės sė procesit gjyqėsorė u pėrzie edhe emri i kryetarit Petar Stojanov, qė sipas dėshmitarėve u afrua si konsultant pėr kėshilla juridike nė filialėn e piramidės nė Plovdiv mė 1994. - 1995. Nga sekretariati pėr shtyp u demantuan kėto informacione duke pohuar se Petar Stojanovi gjatė kėsaj kohe ishte deputet.

Kapustin nė mėnyrė periodike hynte nė grevė urie nė burg duke u ligėshtuar nga 130 nė 70 kilogramė. Kohėn prapa grillave e shfrytėzoi pėr pikturim dhe organizim tė ekspozitave nė burgun qendror tė Sofjes.

Gjykimi do tė mbahet mend pėr zhagitje tė vazhdueshme shkaku i ndėrrimit tė shpeshtė tė avokatėve dhe pėrkthyesve dhe kėrkesave qė lėnda tė kthehej nė hetim tė mėtejmė. Faraoni gjithashtu kėrkoi qė hetuesi dhe gjyqtari sqarime se ē’janė ato kėrkesa ligjore tė autoriteteve tė drejtėsisė. Veprimi tjetėr pėr zhagitjen e lėndės ishte premtimi i rrejshėm i Kapustinit se do t’ua kthente paratė kursimtarėve. Pėrndryshe, sipas gjitha gjasave tė mashtruarit nuk do tė fitojnė asgjė, sepse nė llogaritė bankare tė Kapustinit nė Bullgari nuk ka asnjė lev. Ai gjithė paratė i deponoi jashtė, saktėsisht nė vendin Sejnt Xhons, nė pushimoren e ishujve Karpe, Antigua dhe Barbuda. Atje paratė qėndruan tre muaj pėr tė humbur pastaj nė drejtim tė panjohur.

Derisa gjykimit tė tij nė Sofje nuk i dihej fundi, familja e tij ngriti padi kundėr Bullgarisė nė Vankuver me vlerė prej 900 milion dollarėsh amerikanė, sepse shteti kishte shkatėrruar biznesin e tij. Pas burgosjes sė Kapustinit Bullgaria ndėrpreu prodhimin e ilaēit "Faktor R" qė shkaktoi rrezik pėr mijėra kanadezė tė sėmurė nga SIDA, thuhet nė ankesėn e gjyqėsisė kanadeze.

Procesi gjyqėsor i Kapustinit qė zgjati rreth gjashtė vjet paraqet tė njė tė arritur nė teorinė e drejtėsisė, sepse dėshmon pėr lėshimet nė ligjet penale qė doemos duhet tė pėrmirėsohen, komenton hetuesi i parė i kėsaj lėnde Mario Stojanov.

Ėshtė e vėrtetė se procesi gjyqėsor nxorri nė shesh shumė paqartėsi tė jurispondencės bullgare, tė bėra gjatė 10 vjetė reforma tė vazhdueshme. U dėshmua se rrjedhat e reja demokratike nė jurispondencėn bullgare ofrojnė mundėsi pėr ēdo mashtrues qė tė mashtrojė sa tė mundet. Duke shfrytėzuar gjithė defektet ligjore Kapustin vazhdimish ua solli nė majė tė hundės si gjyqtarėve poashtu edhe kursimtarėve tė mashtruar. Nė fund tė fundit ai u fajėsua vetėm pėr gjysmėn e veprės kriminale. Hetuesia gjyqėsore nuk arriti tė dėshmonte se ai kishte vjedhur 2800 njerėz.

Megjithatė cili lejoi ngritjen e shjetėra piramidave gjatė viteve 90-ta ku u mashtruan 140 mijė bullgarė? Arsyetimi se bullgari ėshtė naiv dhe ėshtė vet fajtor, sepse shteti nuk mund tė pėrzihet nė raportet private qytetare nuk janė bindėse. Hetuesia konstatoi se gjithė makineria shtetėrore mbeti pasive. Pėrse?

Nė fillim tė vitit 1996 me urdhėr tani mė tė ish – kryeprokurorit Ivan Tatarēevit filloi tė mbykqyrej veprimtaria e udhėheqėsisė sė atėhershme tė Bankės Popullore Bullgare (BPB) dhe veēmas shėrbimit pėr “mbykqyrje bankare". Tatarēevi dėshironte tė dinte se athua nėpunėsit nuk kishin bėrė vepra penale shkaku i pasivitetit tė tyre apo paaftėsisė nė lidhje me piramidat finansiare.

U dėshmua se qė nė fillim tė 1994 hetuesisė nė Dobric, Varna dhe Krxhali u ishin dėrguar letra pėr mbykqyrje bankare duke iu bėrė me dije bankave pėr rrezikun nga piramidat. Nga BPB megjithatė nuk u ndėrmorr asnjė hap. U vėrtetua se rreth njėqind persona paguan prej njė deri dy mijė leva, kurse morrėn mė shumė se 4 milionė para pėrmbysjes sė tyre. Pėrgjigja e Bankės Popullore Bullgare ėshtė se nė rastin e piremidave nuk bėhet fjalė pėr veprimtari bankare dhe me kėto raste duhet tė merret hetuesia. Kurse hetuesia ose nuk ka reaguar ose reagimi ėshtė bėrė me inicim tė BPB. Kėshtu, nė mesditė, ka lulėzuar ky hazard publik qė nė fund tė fundit e ka paguar bullgari.

Edhe mė i madhi, Majkl Kapustin nuk ishte i vetmi faraon dhe mashtrues. Ndėrtuesit e “Qytetit tė ėndrrave” nė Sofje Solomon Anzhel dhe nėnkryetari i firmės sė tij Cavdar Rajēev duhet tė dalin para gjyqit nė maj. Ata doemos duhet tė pėrgjigjen pėr pėrvetėsim parashė nė vlerė prej 169.918.897 leva tė vjetėr, tė marrė pėr 309 banesa tė pangritura. Procesi kundėr firmės "Ist Uest Interneshenel" gjithashtu duhej tė fillojė nė maj. Iv Nedjalkov ėshtė akuzuar pėr pėrvetėsim tė 203.227.912 leva tė vjetėr nga njė shoqėri gjatė periudhės 1993-1994. Janė paratė e afėr 5.000 aksionerėve tė kėsaj piramide. Lėnda gjyqėsore kundėr vėllezėrve Fjodor dhe Ronald Cihijės dhe kundėr Emil Stoilovit nga "MCS Bulgarija" ėshtė kthyer nė rishqyrtim pėr shkak tė disa thyerjeve tė rregullave procedurale. Pėrndryshe ata akuzohen pėr pėrvetėsim tė 1.450.710 dollarėve amerikanė dhe 579.000 DM, tė marrė nga 4.673 kursimtarė nė periudhėn 1993-1995. Kėta tė tre njė kohė kanė qėndruar nė burg dhe janė lėshuar pasi kanė paguar kaucionin. Tani nuk janė nė vend kurse gjykimi vazhdon nė mungesė tė tyre.

Nė tetor tė vitit tė kaluar Gjykata rajonale e Varnenskit e arsyetoi pronarin e shoqatės "Pram-Hristov" Rumen Hristovin, gruan e tij Pavlinėn dhe kunatėn Zhasmina Bonov qė ishin akuzuar se kishin mashtruar gjatė periudhės 1994-1996 gjithsejt 424 kursimtarė pėr njė shumė prej 104.031.788 leva.

Dėnimi qė iu shqiptua faraonit Majkl Kapustinit pėrbėn njė satisfaksion moral nė vend, por tek kursimtarėt e mashtruar ka shijen e hidhur, sepse pėrmban vetėm dimensionin moral. Ata qė nuk mundėn tė dėshmonin se ishin tė mashtruar nuk kanė asnjė gjasė qė tė marrin paratė e tyre nėse merret ndonjė hap qytetar pėr gjykim kundėr faraonit. Tė tjerėt mund ta padisin qė t’ua kthejė paratė. Megjithatė ēka, kur nuk ka para?

AIM, Sofje

PLAMEN KULINSKI