AIM: start



MON, 12 MAR 2001 13:19:26 GMT

Mali i Zi pas akuzave per Dubrovnikun

Cili do te udhetoj per ne Hage? Pas shpalljes se lajmit per ngritjen e akuzave te vulosura per ne Hage per shkak te "Operacionit te Dubrovnikut" ne Mal te Zi shume individe nuk do te kene gjume te qete. Jo vetem komandantet, por edhe politikanet

AIM, Podgorice, 06.03.2001

Tribunali i Hages ka vulosur padine e vet me 27 shkurt. Jane paditur "me shume njerez", per, si emrohet, shkelje te rende te Konventes se Gjeneves dhe krime te tjera lufte te kryera gjate sulmit te ish APJ-s ne Dubrovnik dhe rrethinen e tij ne vitin 1991. Kjo eshte ajo qe mund te vertetohet me siguri te plote.

Edhe kjo eshte e mjaftueshme qe aktoret e "shterngates dubrovnikase" ne te ardhmen te mos kene gjume te qete. Cilet do te jene udhetaret malazes per ne Hage?

Sipas shkrimit te javores "Monitor", krahas komandanteve te ushtrise, gjeneralit Pavle Strugar, admiralit Miodrag Jokiq dhe Milan Zec, eshte e njohur se ne Hage priten me interesim te posacem edhe dy politikane te tjere- Momir Bulatoviq-i dhe Branko Kostiq-i, porse gjumi mund t'u jete prishur edhe gjeneraleve federativ Veljko Kadijeviq dhe Blagoje Axhiq.

Eshte e njohur se para disa muajsh hetuesit e Hages qendruan ne Mal te Zi dhe ne radhe te pare u interesuan per zinxhirin e urdherdhenesvet ushtarake. Ne kete aspekt lista eshte mjaft e gjate. Ne krye te Grupit te Dyte Operativ te APJ per frontin dubrovniko-hercegovas ishte gjenerali Pavle Strugar, kurse ndihmesit e tij ne kohen e rrethimit te Dubrovnikut ishin kolonelet e atehershem Savo Lukiq dhe Radomir Damjanoviq (vdiq me 1996). Me njesitet tokesore komandonin: gjenerali Milan Torbica ( ne anen Lindore te Hercegovines) dhe Radomir Eremija (vdiq me 1994), Jevrem Cokiq dhe Branko Stankoviq nga drejtimi i Malit te Zi. Njesitet e sektorit Ushtarako- detar te Bokes i udhehiqte admirali Miodrag Jokiq me ndihmesit e tij admiralin Milan Zec dhe kapetanin e anijes luftarake Mihail Zharkoviqin. Komandanti i Qendres Sabirna ne Njivice prane Igalos (nendega per placken e luftes) ishte koloneli Drago Pipoviq (vdiq vjet).

Nuk duhet te frikesohen vetem komandantet e grupeve operative, por edhe ekzekutoret e drejtperdrejte. Nga ana e Kroacise (" Slobodna Dalmacija") vertetohet se me dijen e gjeneralit Strugar dhe admiralit Jokica sulmin ne Srd dhe bombardimin e Dubrovnikut me 6 dhjetor te vitit 1991 e kreu kapetani i klases se pare Vlado Kovaceviq, i ashtuquajturi Rambo. Kurse rrethimin tremujor te Dubrovnikut ( pa uje, rryme dhe lidhje me boten) e planifikoi dhe zbatoi koloneli dr. Radosav Sviceviq. Rreth Dubrovnikut si edhe ne anet tjera vritnin dhe pritnin brigadat "Sava Kovaceviq" dhe "Velko Vllahoviq", ne krye te te cilave ishin nenkolonelet Milan Miliciq dhe Kostadin Koprivica. Qilipen e "cliroi" majori Srba Zdravkoviq, kurse Slanon kapetani i klases se pare, Svetozar Razhnjatoviq - Sveto, i cili kah fundi i vitit 1991 u vra ne vendin e "clirimit".

Nje regjister te vecante mbushin "trimat" e Hercegovines lindore, ne krye me prefektin luftarak te Trebinjes Bozhidar Vucureviqin dhe komandantet me te besueshem te tij te korparmates Hercegovase, gjeneralet Radovan Grubac, Bogdan Kovac, Radovan Sprema…

Gjenerali i Armates dhe ministri federativ i mbrojtjes se ish RFSJ, Velko Kadijeviq, ne librin e tij "Shikimi im i shperberjes - Ushtria pa shtet", pranon se praktikisht dhe konkretisht punohej per krijimin e Serbise se Madhe nepermjet te okupimit te nje pjese te madhe te territorit kroat. Librin e gjeneralit ne fjale ne vitin 1993 e botoi shtepia gazetare e Beogradit "Politika" dhe paraqet nje argument te shtrenjte ne duart e hetuesise se Hages, posacrisht per faktin se rrefimi i gjeneralit eshte tmerresisht i sinqerte. Kadijeviq-i ne detaje pershkruan detyrat dhe qellimet e grupacionit te APJ te Mostarit dhe te Malit te Zi: "Pushtimi i jugut te Kroacise dhe lugines se Neretves si baza pergaditore per veprime te metejshme ne drejtim te Splitit".

Kadijeviq ne kete menyre pranoi se "clirimi"i Dubrovnikut nuk u ndermor per shkak se "ustashet" ishin nisur ne drejtim te Malit te Zi (Kostiq, Bulatoviq, Strugar), dhe ende me pak per "shkaqe humanitare" (Branko Kostiq), per shkak te kazermave te rrethuara te APJ ose "luften per paqe" ( Svetozar Maroviq), "kufinjve te padrejte " (Milo Gjukanoviq)…

Branko Kostiq-i, ne ate kohe shef i Kadijeviqit dhe komandant suprem, idhtar i tezes se Mali i Zi mbrohej jasht kufinjve te tij, i cili sebashku me Momir Bulatoviqin ( kryetarin e atehershem te Malit te Zi) beri defilen e jugo-ushtrise ne Dubrovnik, ne intervisten e "Monitor" 1994, ne menyre decide do te thot:

"Opcioni im nuk ishte qe te pushtohet Dubrovniku, por qe te rrethohet edhe nga toka edhe nga deti, qe te shkohej deri ne Neretve dhe nese vinte deri ne terheqje te APJ-s, ashtu sic u terhoqem nga territori i Republikes se Krajines Serbe, te terhiqemi edhe nga Neretva deri te Debeli brijeg-u. Atehere kete territor do ta merrnin forcat paqesore te OKB pa juridiksionin e Kroacise. Ky ishte koncepti, dhe vetem pastaj te bisedohej per kufinjte".

Ne qofte se eshte keshtu, a thua si tingellojne sot fjalet e ministrit malazes te mbrojtjes Bozhidar Babiq-it (atehere kishte graden e kolonelit dhe u ngjit deri ne gjeneral- kolonel dhe komandant i Armates se Dyte), te shprehura ne parlamentin malazes ne kohen kur u sulmua Kroacia:" Valle duhet te shtrohet pyetja pse tani te shkohet jasht Malit te Zi? Valle do t'i leme ne meshiren e egersirave ustashe pjesetaret e APJ-s dhe te gjithe ata qe deshirojne te jetojne sebashku? Valle nuk eshte kufiri atje ku ndodhet ushtari yne, ku sulmohet ushtari i APJ-s? Perfundimisht forces duhet t'i pergjigjemi me force dhe kreret, kryetaret, te paret dhe strumbullaret e ustasheve t'i detyrojme qe ne suverenitetin te cilin enderrojne, mund te shkojne, porse ne nje menyre dic tjeter nga ajo qe e kane paramenduar."

Si tingellon sot deshmia e komandantit te atehershem te MT (mbrojtjes teritoriale) te Malit te Zi, gjeneral -kolonelit Pavle Strugar, te emruar ne krye te Grupit te dyte operativ te APJ per frontin dubroniko- hercegovas, se " personalisht ka qene prezent atij shtatori ne Herceg Novi, kur krisen 8 mina prej 82 mm ne siperfaqen e Malit te Zi. Para kesaj kishte zjarr snajperesh dhe armesh te tjera dhe ishim te detyruar te pergjigjemi."

Hapjen e frontit kah Dubrovniku e arsyetonte Svetozar Maroviq-i, atehere antar i Kryesise shtetrore dhe sekretar i pergjithshem i partise ne pushtet. " Paqa nuk mund te sigurohej ne menyre tjeter, ajo ishte e mundshme te mbrohej me ane te forces, sepse forca sulmoi per paqe dhe u kthye ne krim", spiegonte Maroviq-i.

Kryeministri i atehershem i Malit te Zi, Milo Gjukanoviq, ishte me i qarte ne bindjen se Mali i Zi do te fitonte mbi"luften e imponuar" ( me vone do te flase per "sankcionet e imponuara" por te pamerituara) dhe se pastaj "njehere e pergjithmone"do te kufizohej me Kroacine, me ate qe kufinjte e rinj do te shenoheshin shume me drejte dhe me arsyeshem se sa qe e kishin bere kete kartografet e paditur bollshevike".

Gjukanoviq-i me vone, si kryetar i Malit te Zi, do te bej gjest burreshteti dhe do t'u kerkoje ndjese te gjithe viktimave te asaj beteje, kurse para do kohe shprehu bindjen se ai ne asnje menyre nuk mund te gjendet ne Hage. Ne qofte se tribunali i Hages, megjithate, e shpall te dyshimte dhe e therret ne rolin e deshmitarit, vete do te shkonte para atij gjyqi, theksoi kryetari malazes.

Disa te tjere, nderkaq, kane filluar te fshijne gjurmet. Momir Bullatoviq-i, i cili ftonte ne kryengritje kunder "fashizmit", pergjegjesine e vet mundohet t'ia hudh gjeneralit Kadijeviq. Se pari ne intervisten ne"Splitska Dalmacija" (1996) tha se sulmi i Malit te Zi ndaj Dubrovnikut ishte rezultat i "kurthit luftarak " te Kadijeviqit. Te njejten gje e perseriti edhe ne magazinen beogradase "Profil",(1998) : " Si kryetar i Kryesise se Malit te Zi isha i lajmeruar se Kroacia kishte 30.000 njerez te armatosur te cilet duhej te pushtonin Prevlaken dhe Herceg Novin. Isha i detyruar te reagoj… Vetem me vone kuptova se atje nuk kishte patur tridhjete mije ustashe, por atje nuk kishte patur me shume se gjashteqind njerez te armatosur."

Fakti se Bulatoviqi dha urdher qe ne fushebetejen e Dubrovnikut te dergohen aradhat e Mbrojtjes teritoriale dhe njesitet e policise speciale" qe te kryejne detyrat luftarake te forcave te armatosura ne konfliktin luftarak ne kufirin ndermjet Republikes se Malit te Zi dhe Republikes Kroate", eshte nje akuze e drejtperdrejte. Dhe ky fakt nuk e akuzon vetem ate. Mirepo, per tera keto sa per tani te fshehten e dine vetem - Karla del Ponte dhe hetuesit e Tribunalit.

AIM Podgorice

BRANKO VOJICIQ