AIM: start



SUN, 04 MAR 2001 07:22:54 GMT

Hyrje vetėm pėr tė zgjedhurit

Ndėrrimet nė ligjin pėr partitė politike rrisin ndikimin e forcave politike parlamentare dhe u garantojnė sponzorizim pa kontroll.

AIM Sofje, 27.02.2001.

Kasta politike qeveritare bėri njė tentim pėr tė forcuar pozicionet e veta ku pėrmes sjelljes sė ligjit mbi partitė izoloi forcat jashtėparlamentare. Deri tani ky eksperiment ende nuk ėshtė bėrė realitet sepse kryetari bullgar Petar Stojanov e ktheu ligjin pėr rishqyrtim shkaku i ndėrrimeve skandaloze. Leximi tjetėr nė sallėn plenare, megjithatė, nuk ėshtė garancion se partitė e mėdha nuk do ta ligjėsojnė mbretėrinė e tyre nė tė cilėn ata qė mendojnė ndryshe janė tė padėshirueshėm.

Kryetari Stojanov e ktheu ligjin shkaku i pesė neneve tė Ligjit pėr partitė politike, qė paraqet veton e dymbėdhjetė prej se erdhi nė kėtė funksion nė vitin 1996. Tekstet kontestuese kanė tė bėjnė me mundėsinė e padisė nė rast tė refuzimit tė regjistrimit, mundėsinė e shuarjes sė partisė politike dhe pjesėn e tekstit pėr riregjistrimin.

Njė nga masat mė drastike kundėr hyrjes sė partive tė reja nė jetėn politike ishte ndėrrimi sa i pėrkt riregjistrimit. Sipas pėrcaktimeve kalimtare dhe pėrfundimtare tė gjitha partitė qė nuk janė tė pėrfaqėsuara nė parlament dhe nuk kanė fituar mė shumė se njė pėrqind tė votave nė zgjedhjet e fundit pėr Kuvendin Popullor, duhet tė riregjistrohen nė afat prej tre muajsh. U shfaqėn dyshimet se ky nen ėshtė vendosur me qėllim tė eliminojė disa formacione tė reja siē janė Partia Qytetare e ish-ministrit tė punėve tė brendshme Bogomil Bonevit dhe lėvizjes "Gjurgjevdan". Dy partitė e reja zhvillohen shumė shpejt nė jetėn politike bullgare. Arrijnė tė fitojnė pėrkrahjen e grupeve potenciale tė zgjedhėsve qė janė tė zhgėnjyer me modelin e tanishėm bipolar tė konfrontimeve mes Partisė Socialiste tė Bullgarisė (PSB) dhe partisė qeveritare Lidhjes sė Forcave Demokratike (LFD).

Disa analistė konsiderojnė se afati tremujor pėr riregjistrimin do tė flak partitė e vogla nga vrapi pėr zgjedhjet e ardhshme. Jo pse partitė nuk do tė mund tė organizojnė mė shumė forume ose t’i pėrgatisin dokumentet, por sepse gjyqi mund tė ndikojė nė shpejtėsinė e riregjistrimit pėrmes veprimeve tė ndryshme procedurale. Kėshtu ndonjė lėndė pėr riregjistrim mund tė hudhet poshtė dhe partia pėrkatėse nuk do tė mund tė regjistrohej pėr zgjedhje nė qershor.

Partia Qytetare e Bullgarisė vendosi tė sigurohej pėr rastin qė deputetėt tė mos i ndėrronin tekstet qė kryetari i vendit i ktheu pėr tu rishqyrtuar. Ky formacion thirri me urgjencė kongresin qė sėrish tu pėrmbahej dhe pėrgjigjej kėrkesave. Partia Qytetare ka gjithnjė e mė shumė ithtarė duke iu falemnderuar liderit Bogomil Bonevit, i cili ishte ministėr i punėve tė brendshme deri nė fund tė vitit 1999 nė kabinetin e LFD-sė dhe Ivan Kostovit. Gjenerali fitoi pėrkrahje sepse gjatė kohės sa e drejtonte MPB-nė ēėshtjen e kriminalitetit e solli nė kufinjtė e arsyeshėm.

Veē kėsaj sipas njė ndryshimi tė ligjit flaket mundėsia qė pėrmes procesit gjyqėsor tė kontestohet refuzimi i gjyqit pėr tė regjistruar parti politike. Kjo do tė thotė se vetėm pėr partitė politike nuk vlen procesi gjyqėsor nga tre instancat, qė kryetarit Stojanov iu duk e ēuditshme. Kėshtu me dy ndryshimet nė ligj krijohet mundėsia qė disa formacioneve tė reja aktive automatikisht tu pamundėsohet gara parazgjedhore.

Termi "partitė e pėrfshira nė parlament" gjithashtu ėshtė i paqartė sepse disa parti deri tani kanė marrė pjesė nė pėrbėrjet e koalicioneve nė Kuvendin Popullor. Kėshtu ėshtė me VMRO-nė qė ka dy deputetė nė kuadėr tė koalicionit Forcat e Bashkuara Demokratike (FBD), por qė ka ndėrmend nė zgjedhjet e ardhshme tė paraqitet si e pavarur. "Nuk ėshtė e qartė se ēdo tė thotė ky tekst. Cila parti ėshtė e pėrfshirė nė parlament – ajo qė ka pasur vetėm njė deputet ose ajo qė ka pasur grup parlamentarėsh", deklaroi kryetari Stojanov.

Veē kėsaj deputetėt e Kuvendit tė 38 Popullor miratuan nenin sipas tė cilit ēdo parti politike mund tė shpėrbėhet pėrmes njė procesi gjyqėsor nėse nuk regjistrohet dy herė rradhazi pėr pjesėmarrje nė zgjedhjet parlamentare. Qėllimi i kėtij ndryshimi ėshtė qė tė flaken nga skena politike partitė fantome. Ky ndryshim ka edhe dimensionin finaciar. Sapo afrohen zgjedhjet organizata tė ndryshme kandidohen pėr tė ardhurat shtetėrore, fitojnė mė pak se njė pėrqind tė votave dhe pas kėsaj humben sė bashku me paratė, harxhojnė kohė nė TV pėr debate etj. Megjithatė, nga ana tjetėr, shpėrbėrja e tyre cenon tė drejtėn e grupimit tė qytetarėve bullgarė nė organizata dhe parti. "Vullneti politik i qytetarėve nuk realizohet vetėm gjatė zgjedhjeve parlamentare. Partitė mund tė nxjerrin kandidatė pėr kryetar, pėr kėshilltarė komunal dhe pėr prefektė", deklaroi kryetari.

Ai kėrkoi qė tė precizohej koha pas sė cilės partia mund tė shpėrbėhej pėrmes procesit gjyqėsor. Sipas tij do tė ishte mė e drejtė tė shpėrbėheshin partitė qė gjatė dhjetė vjetėve tė fundit nuk kanė marrė pjesė nė zgjedhjet nacionale dhe lokale.

Kryetari Stojanov e ktheu nė rishqyrtim edhe pėrcaktimin nė fq1 nenin 22 sipas sė cilit nuk lejohet sponzorizim anonim mė shumė se 25 pėrqind tė tė ardhurave vjetore tė partisė pėrkatėse. Nė arkėn e partisė qė nė zgjedhje ka fituar sė paku 1 pėrqind tė votave do tė hyjė njė lev pėr ēdo votė tė fituar. Pra nėse ndonjė parti e madhe ka fituar dy milionė vota, do tė fitojė dy milionė leva, gjegjėsisht DM, si dhe deri 500 mijė leva nga sponzorėt. "Termi sponzorizim anonim nuk ekziston nė jurispondencėn bullgare. Sponzorizimi pėrherė ėshtė marrėveshje bilaterale dhe sponzori nuk mund tė jetė anonim", deklaroi Petar Stojanov.

Partitė parlamentare megjithatė janė tė vetmet sa i pėrket sponzorizimeve. Sipas disa politikanėve sponzorėt nuk dėshirojnė qė tė publikohen emrat e tyre, qė tė mos dėmtohen nga pushteti i ri. Nga ana tjetėr sponzorizimi anonim krijon mundėsi tė pakufizuara pėr para tė ndyra dhe shfrytėzim tė tyre nė garėn parazgjedhore. Pra qė t’i iket hyrjes sė mjeteve tė dyshimta janė krijuar tė ardhurat shtetėrore. Duket se lobimi nė dobi tė personave tė dyshimtė dhe grupacioneve i shkon pėr qejfi elitės politike.

AIM, Sofje

GEORGI FILIPOV